Anëtari i Asamblesë për Shtetin e Nju Jork-ut, z. Mark Gjonaj shpalli para Medias dhe Komuniteve të Zonës Nr. 13, kandidaturën për Këshillin Bashkiak, mandat që deri tani e mbanë z.James Vacca./
MARK GJONAJ, KANDIDAT PER KESHILLIN BASHKIAK NE NEW YORK/
Nga Dalip Greca/
Anëtari i Asaamblesë për shtetin e Nju Jork-ut, bashkatdhetari Mark Gjonaj, njoftoi të Hënën me 12 Dhjetor 2016, para medias dhe para një auditori entuziast paraelktoral kandidaturën e tij për Këshillin Bashkiak të Nju Jork-ut.
Ditën e hënë, 12 dhjetor, në orën 12 të drekës, Asambelmeni Mark Gjonaj, në prani të medias dhe të komuniteteve, njoftoi vendimin e tij për të kandiduar për Këshillin Bashkiak të Nju Jork-ut. Konferenca e publikimit të kandidimit u organizua në Klubin e Demokratëve, Club Chippewa, që ndodhet në Sheshin Westchester, në Bronx. Kandidatura e z. Mark Gjonaj paraqitet në zonën elektorale nr. 13 për të zëvendësuar anëtarin e Këshillit Bashkiak aktual, mikun e shqiptarëve, sponsorizues i emëritmit të rrugicës “Nënë Tereza” në Lydig Avenue, në Bronx, James Vacca.
Bashkatdhetari ynë Mark Gjonaj ka pasur mbështetjen e thujase të gjithë komuniteteve, që mbështesin demokratët. I shoqëruar dhe i mbështetur nga senatori i shtetit Jeff Klein, Ansambëlmeni Michael Benedetto, udhëheqësit e komunitetit, familja, komuniteti i grave, mesueseve, dhe shumë kategorive të tjera, me një prani të konsiderueshem të komunitetit shqiptar, Gjonaj tha se duke vënë kandidaturën për në Këshillin Bashkiak, ai dëshiron që të jetë më afër qytetarëve dhe më në shërbim të tyre. Kjo është dhe arsyeja ka spjeguar ai, pse po kandidon për këtë pozicion, që është më i ulët, pavarësisht se ka gati dyfishin e pagesës vjetore, krahasuar me atë të asambëlmenit.Gjithësesi z. Gjonaj tha se nuk janë paratë, ato që e motivojnë për të kandiduar për në Këshillin bashkiak, por devocioni i tij për t’u shërbyer më mirë dhe në menyrë më të drejtëpërdrejtë zgjedhësve.
“Unë kam qenë shumë me fat për t’ju shërbyer juve në Ansamblenë e Shtetit dhe jam duke kërkuar për një mundësi tjetër për t’ju shërbyer më mire dhe për të qenë më afër jush, për të vazhduar që t’ju shërbej me të gjitha forcat e mia, tha z. Gjonaj.
Ai premtoi në fjalimin e tij prezantues se do të luftojë për t’u ofruar më shumë shërbime cilësore qytetarve, për t’i adresuar më mirë dhe më drejt fondet, për të rritur cilësinë e shërbimeve të qytetarëve, për të adresuar më mirë cilësinë e jetës së banorëve në një shpërndarje më të drejtë të fondeve, në Staten Island, Pelham Bay, Throggs Naks, dhe Morris Park . Ai shtoi se në këshillin Bashkiak do të jetë në një pozitë më të mirë për të ndikuar që të krijohen më shumë vende pune, për të rritur nivelin e jetesës, për të rritur shërbimin policor, dhe për të luftuar më shumë për të pastrehët.
Gjatë katër viteve të fundit, ansambelmeni Gjonaj ka qenë një avokat mjaft i mirë për komunitetin dhe ka luftuar fort për strehim të përballueshëm dhe të moshuarit.(Për më shumë do të lexoni në Gazeten Dielli www.gazetadielli.com. Per fotografite, kush i perdor te citoje autorsine)