Bernard FITOUSSI: ” Francezët kanë ngelur të surprizuar nga tifozeria shqiptare”./
Kryetari Bashkis – Petrit Sinaj – Të hapur dhe të mirëpritur për bashkëpunim, për çdo lloj projkti si ky për rehabilitimin e qytetit.
BERAT – Mbështetja e dhënë nga Ambasada Franceze për Kryqin e Kuq Shqiptar mundësoi zbatimin e projektit “Integrimi i gruas në tregun e punës”, ku nëpërmjet degës së Beratit qindra gra dhe vajza në nevojë do të përfitojnë pregatitje profesionale në rrobaqepsi dhe qendistari, por dhe mbështetje psiko-sociale. Për të parë nga afër implementimin e këtij projekti nga Kryqi i Kuq, dega Berat në këtë qytet kanë qënë sot Ambasadori i Francës në Shqipëri Bernard Fitoussi dhe Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar. Ambasadori i Francës gjatë takimit me gratë dhe vajzat që janë bërë përfituese të këtij projekti që synon reduktimin e varfërisë së grave dhe vajzave në gjendje të vështirë, duke luftuar dhe madje diskrimimin e tyre në zonat rurale, i cilësoi ato si heroina të vërteta të cilat po bëjnë sot diçka të vlefshme për vete dhe për familjen e tyre. Më pas Ambasadori Francez zhvilloi një takim me kryetarin e bashkisë Petrit Sinaj ku folën për mundësi bashkëpunimi dhe të projekteve të tjera që do të ndikojn pozitivisht për qytetin e Beratit.
Bernard FITOUSSI Ambasadori i Francëz në Shqipëri, shprehu vlerësimet e tij maksimale për vlerat e trashëgimisë kulturorë të qytetit-Pasuri Botërore e Unesco-s , duke deklatuar se Berati është pa dyshim qyteti më i famshëm në Botë dhe e meriton të jetë destinacion ndërkombëtar i turizmit. ‘’Nga të gjithë turistët Francezë të cilët vizitojnë Shqipërinë , Berati mbetet destinacioni i tyre i parapëlqyer – u shpreh Ambasadori Francez, – ata e konsiderojnë si qytetin më të bukur në botë’’. Për këtë arsye Z.Fitoussi u shpreh se Ambasada Franceze në bashkëpunim me Bashkinë Berat do të angazhohen për të zbatuar një projekt për rehabilitimin e vlerave të Beratit , krahas projekteve të tjera që janë duke e përgatitur nga partneritete me Francën. Ambasadori i Francës vlerësoi faktin se një Sipërmarje Franceze po përgatitet të hapë aktivitetin e saj në Berat, e cila do të punësojë 200 punëtorë, investim i rëndësishëm për qytete si Berati. I pyetur në lidhje me perceptimin që tashmë francezët kanë mbi popullin shqiptar Ambasadori u shpreh se francezët kanë ngelur shumë të surprizuar nga tofozeria shqiptare:
“Francezët kanë ngelur shumë të surprizuar nga tifozeria shqiptare. Ishte shumë e ndryshme nga ajo se çfarë pam disa ditë më parë. Të gjithë kanë parë tifozët shqiptar duke vallëzuar në rrugët e Marsejës. Imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar në dy drejtime. E para ju jeni tifozeri fantastike dhe e dyta keni një ekip të mrekulleshëm”, keni vlera njërzore, sportdashëse ashtu si dhe keni unikale trashgimëninë që ekspozon në antyrë, si dhe është qyteti i Beratit me vlera unikale në botë, turistët Francezë të entuziazmuar pas Beratit, ka cituar në fund të fjalës së tij Ambasatori FITOUSS.
Petrit Sinaj – Kryetari i Bashkisë Berat e siguroi Ambasadoinr Bernard FITOUSSI, për angazhimin e Bashkisë Berat në realizimin e projektit të trajtimin e lumit Osum sipas perspektivës Europiane – Projekt i përgatitur në bashkëpunim me Shoqatën Franceze të Menaxhimit të Ujrave SICALA. Për këtë projekt është kryer studimi i fizibilitetit dhe pritet implementimi i tij nga fonde të Bashkimit Europian dhe Qeverisë Franceze. Berati është pjesë e Shoqatës Franceze të Qyteteve të Artit dhe Historise, ku Bashkia Berat ka përfituar deri tani mbështetje për ngritje kapacitetesh në fushën e planifikimit urban dhe trashëgimisë kulturore. Gjithashtu qyteti i Beratit ka një marrëveshje binjakëzimi me qytetin e “Beratit”, në Francze, kryesisht në fushën e shkëmbimeve të studentëve nga dy qytetet. Bashkëpunimet ndërmjet të rinjve Shqiptarë dhe Francezë kanë dhënë frytet e tyre, falë këtyre projekteve të vogla, është zbatuar në bashkëpunim me Bashkinë Berat projekti i shtegut të Goricës, duke pajisur me sinjalistikë shpjeguese mbi historinë, florën dhe faunën e zonës së Goricës dhe Kalasë së Goricës ( shek.IV p.e.s) dhe së fundmi, gjatë muajit Korrik 2016 një grup studentësh bojksautesh nga Franca dhe të rinj nga qyteti i Beratit, do të marrin pjesë në një projekt restaurimi, duke ringjallur traditën e gurskalitjes në lagjet muzeale në Berat. Aleanca Franceze ka degën e saj në Berat, e cila në bashkëpunim me Bashkinë organizon evente të ndryshme kulturore ka cituar për presidentit francez kryetari i bashkisë Sinaj..