-Cikli me poezi “Dashuria… nuk ka mbiemër”, që vijon më poshtë është nxjerr nga libri më i ri i autores shqiptare-amerikane zonjës Kaltrina Hoti, me titull “MOS E PREK” që do të publikohet seshpejti, brenda kesaj vere dhe në serinë e botimeve të saja do të jetë i 7-ti liber, nderkohe që ka në perfundim e siper edhe një roman. Ishte dëshira e saj që ta prezantonte sëpari ardhjen e re të fjales së saj poetike nepermes revistes ZemraShqiptare. Pra mbas një Cikli komentesh me teme atdhetare, nen okelion: ”Mirëmengjes Bashkimi Kombetar”, Cikel i mirepritur nga lexuesit tanë dhe që do vazhdojë akoma, Çika e Hotit don të dalë para tyre edhe në zhanrin e saj shumë të preferaur e të levruar ka kohë, me të dashuren e saj të kahmotshme poezi.
…!
Në fund të këtij Cikli që do ndiqni, me poshtë, në vijim të tij, mund të mesoni edhe diçka (pak) më shumë per zonjen Hoti, poeten e piktoren e suksesshme, bashkpunetoren tonë të mirëpritur, të ciles edhe në emer të redaksisë së revistes ZSh, të lexuesve e simaptizanteve i urojmë arritje të reja…, dhe i themi sinqerisht:
-Mirë se vjen moj Çika e HOTIT!-
***
Dashuria… Nuk Ka Mbiemer
Nesër është sot
sot
në mes të rrezeve të diellit
u zgjova
e shkriva zjarrin e ngrirë
nga buza
ngjyrën e kuqe e rrjedha
u mundova ta robëroj
vetëm një rreze
nga lëkura ime
papritmas Hëna trokiti
u mbështet në gjirin tim
zjarri i diellit më takon mua
i mbylla sytë
ëndrrën e mbrëmjes Hënës ia dhurova
————–
O tokë e kuqe
sa e bardhë je
sa shumë eshtra mban në gji
edhe qielli shpesh mrrolet
derdhet i tëri mbi ty
me lot i lan
për pak freski
më thirre sot
të ulem pran ahut të moshuar
më the
pushoje kokën në baltën time
merre nga unë jehonën e fundit
nuk mundem veten ta peshoj
një unazë të nuses nuk mund ta mbuloj
po
E dëgjova zërin e saj të shtrydhur
shpëtim
shpëtim o Perëndi
dhe pastaj më mbylli në qetësin e saj
po
E dëgjova
vdekja si i pëshpërit
mbylli sytë bijë e malit
para se ta marrin shpirtin
dua zemrën me ta puth
të mos ndjesh dhimbje
rininë e pa jetuar do ta strehoj
në vreshtat e rrushit
puthjen e ëndërruar era do ta marrë
kur të lodhet trimi i dheut
aroma e zemrës tënde do ta ngushëlloj
mbylli sytë
të shndërroj në Zanë të Malit
E dëgjova jehonën e fundit
fjala më mbeti në fyt
o tokë e kuqe bëhu shtrat
mbuloja fytyrën
ajo e zbrazi zemrën.
————-
Është rreze e ditës
mëngjesi nuk i takon ditës
është pëshpëritja e natës së kaluar
mundohet
të na zgjon nga vetvetja
errësira nuk i takon natës
është rreze e ditës
mundohet
ta puthë shpirtin e pa prekur
kur frikohemi ta thërrasim
jehonën e emrit të emëruar
nga drita e jetës
———
Pa mbiemër
vjen pa pritur
troket pa tingull
të bënë frymë të lehtë
që kërkon pran melodisë të zemrës
të pushon
nuk e din kur fillon
nuk e din a ka fund
derdhesh nëpër valët e saj
dhe pret të bëhesh puthje e kërkuar
dashuria… nuk ka mbiemër
———-
Pa titull
të dua
fjala më e gjatë në hijen e jetës.
—————-
Mos e prek
mali është nga gurët e bekuar
unë jam mal
që duket si gur
por nëse më prek jam akull
nuk të ftohi
shpërthejë zjarr
nuk të djegi
por të ngri
shpirti i thatë shndërrohet
në skulpturë nga shiu
kur e prek shkrihet
dhe njeriu u zhduk pa gjurmë.
—————-
Mësoni (pak) më shumë per Kaltrina VB Hotin
-…Dy poezi të botuara në një Antologji të poezisë botërore “Serenity” të publikuara nga Eber & Wein Publishing (ku janë poezitë e poetëve më me famë botërore duke filluar nga Edgar Allan Poe), prezantojnë edhe poeten shqiptare Kaltrina VB Hoti. Me shumë sukses në gjuhën angleze mban çertifikatën “Çertifikata e World poetry movement “.-
E lindur më 26 qershor 1967 në Hot – Plavë. Shkollën fillore e kreu në Prishtinë “Hasan Prishtina” dhe shkollën e mesme të mjekësisë në “Xhevdet Doda”. Në vitin parë të fakultetit të mjekësisë e lenë folenë me të gjitha ëndrrat dhe merr rrugën e kurbetit. Në 1997 në New York mbaroi International Correspondence School-Diploma Interior Decorating. 2009-2011 Kaltrina e kishte radio programin e saj “Taking to Nancy and Chuck”. Në 2011 vendos të marr një hap në krijimtarinë e artit të pikturës. Për dy vite ajo studion te piktori i njohur Chuck DeHaan.
Kaltrina deri më tani në gjuhën angleze ka botuar: “Voices”, poezi 2011, “Touch of Italian attitude in your kitchen “, Monografi e artit të kuzhinës 2014, “Come dance with me through words of thoughts”, poezi 2013, “Dancing on the rain”, poezi 2016. Kaltrina është anëtare në Akademinë e piktorëve “FineArtAmerica”. Dy poezi të botuara në një Antologji të poezisë botërore “Serenity” të publikuara nga Eber & Wein Publishing ( ku janë poezitë e poetëve më me famë botërore duke filluar nga Edgar Allan Poe) prezantojnë edhe poeten shqiptare Kaltrina VB Hoti. Me shumë sukses në gjuhën angleze mban certifikatën “Certifikata e World poetry movement “.
Kaltrina VB Hoti bashkë me mësuesin e saj të pikturës Chuck DeHaan kanë botuar librin shkollor me piktura “Western coloring book “ 2009. Ndërsa në gjuhën shqipe; “Ta mora vargun”, poezi, 2016 Tetovë, “Preke ëndrrën”, poezi, 2016 Tetovë. “Puthja sekret” është libri i tretë poetik.
Kaltrina jeton në New York ku vazhdon me laps dhe brushë të shënoj kohën e kaluar dhe të përcjell eksperiencën e saj të kurbetit edhe nëpërmes të vargjeve dhe abstraktit në pikturë.
—————————-
- Redaksia e Diellit falenderon z. Zeqir Lushaj qe e ndau shkrimin me lexuesit e Diellit