Nga Julia Petrovskaja/
Pergatiti per Diellin Gjon Kadeli/
Kur komandanti i Ushtrise Kazake qe u formue rishtazi, Viktor Zaplatin mbajti fjalimin e rastit, iu desht nji perkthyes, pra ishte rus. Ky general rus, i veshun me nji uniforme tipike kazake, u zgjodh njizanit, udheheqes i kesaj dege te re,ne mbledhjen qe u mbajte me 11 shtator,ne qytetin-port te Kotorrit.
Gjate fjalimit te rastit Zaplatin tha se”Bota Otodokse asht nji bote mevehte.” Ketu na shfim Serbe,Malazeze,Ruse e Bullgare.
Mbledhja u kryesue nga prifti ortodoks Momcillo Krivakapic. Nder te tjeret , te pranishem ne ate mbledhje ishte edhe nji grup biciklistash dhe motoristash pro rus, qe bajne pjese ne organizaten ruse “Ujqit e Nates.”udheheqsi i te ciles asht Aleksander Zaldistanov, shoq i ngushte i Putinit.
Antare te 26 organizatave, te cilat thone se kane 50 “luftetare” kazake, moren pjese ne ate mbledhje.Ne ate mbledhje moren pjese edhe perfaqesues nga Serbia, Republika Serbe e Bosnje-Hercegovines,Malit te Zi, Maqedonise, Bullgarise dhe Greqise.
Qellimi i Ushtrise Kazake ne Ballkan nuk asht i qarte, dhe perfaqsues te degeve antare, nuk prenuen t’a shqyrtoshin kete ceshtje me gazetaret.
Kazaket ne fjale, e kane prejardhjen e tyne nga grupe luftetaresh te vete organuem, te bashkesive kufitare, te ish Perandorise Ruse, qe nga qindvjeteshi i 16-te e deri ne pjesen e pare te qindvjeteshit 20-te, kane shume pake lidhje me Ballkanin.
Organizata kryesore kazake, qe gjindet tash ne Serbi, njihet me emnin Kazak Stania, u formue me 2011-ten, nga Ushtria Kazake me qender ne Moske, komandanti i te ciles emnohet drejte per drejte nga Putini.
Dega serbe e kesaj organizate, ne nji deklarate me rrjetin social, tha se vlerat perendimore jane te hueja, dhe si te tilla, nuk perputhen me ato vendase, dhe se” Putini asht si nji drite ne nji erresine, ne te cilen gjinden tashti popujte e Ballkanit.”
Qellimi i ketyne organizatave asht per “t’iu kunder vu planit historik” qe ka per qellim shkatrrimin e Serbise.” Me i ra troc muhabetit, kundershtimi ndaj Perendimit.
Kottori i zgjodh si vend per mbjatjen e mbledhjes,per formimin e deges se Ushtrise Kazake te Ballkanit; sepse ne ate vend kishte dikur konsullaten, Perandoria Ruse. Pervec kesaj, media pro-ruse ne Ballkan ka qene aktive per te krijue pershtypjen se porti i Kotorrit do te bahet baze ushtarake e NATO-s, mbasi Mali i Zi te perfundoje veprimet per t’u ba antare i aleances.
Udheheqsi i ushtrise kazake ne Ballkan Zaplatin, asht veteran i shume konflikteve qe pasuen shpartallimin e Bashkimit Sovjetik.Ai mori pjese ne luften e Bosnjes me 1992-93, ne ate te Gjorgjise,, te Abkhaias, Ostise jugore e te tjera.
Ne nji interviste me nji gazete te te ahtuquejtunes republika serbe e Bosnje-Hercegovines, Zaplatin kerkoi ndamjen e Bosnjes, dhe e cilsoi marreveshjen e Dejtonit te 1995-ses, qe i dha fund luftes ne Bosnje,:”nji e padrejte historike”. Ai Shtoi “Kombi Serb asht tuej mbrojtun veten, megjithse kjo gja interpretohet si nji qellim per ndamje dhe si krime lufte”Zapalin Shtoi, “une mendoi se pamvarsia e Republikes serbe te Bosnje-Hercegovines asht e pashmangeshme”.
Ne fruer Zaplatin mori pjese ne nji mbledhje te veteraneve serbe te luftave te ndryshme Balkanike, ku moren pjese edhe veterane ruse qe u mbajte ne Beograd, ai tha se, si ai po ashtu edhe shoket e tij, “jane ne pararojen e luftes kunder fashizmit ne Ballkan, dhe kunder imponimit te vlerave, te te ashtuquejtunit perendim””
Shtese nga perkthyes, po perdore nji shprehje vendase”Qebesa e Zotit, Baca Putin, nuk ka qysh me e tregue ma qarte, se ku i ka qellimet ne Ballkan.”