• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kështjella Mbretërore Kallmar- Regjioni më i pasur me liqej

October 25, 2013 by dgreca

NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (2)*/

Shkruan: SOKOL DEMAKU/
 Në Krahinën Småland një ndër qytetet më të njohura më kohë është qyteti Kalmar. Historia e kësaj krahine daton nga koha romakëve pra diku ne vitin 500 para krisht. Kalmar është qytet mbretëror me kalan e njohur të tij. Ky është një ndër qytetet më të madha të mesjetës të Suedisë, ku tregtarët gjerman vinin dhe bënin eksporte hekuri.  Shumë qytete të kësaj krahine janë shkatërrue në perioda të ndryshme kohore dhe atë krysisht nga fuqia e zjarrit dhe  luftës.

Småland është një peizazh fantastik dhe shumë i pasur për  Suedinë me liqenet që ka e që lë mbresa të pashlyera edhe tek vizitorët të cilët nuk janë të pakët në këto anë.

Ndodhemi në mbretërinë e Crystalit, në mbretërinë ku qelqi është ai i cili zbukron edhe jetën, i jep shpirt punës dhe cdo gjëje këtu. Në këto vise prodhimi i qelqit ka marrë lulëzim që në 1742. Së bashku me dizajnet dhe dizajnerët si dhe me  të fryerit në qelq këtu sfida fillon dhe vazhdimisht është potenciale që suveniret, enët  dhe gjësendet  prej qelqi të jenë atraktive për vizitorët dhe blersit.

Do të jetë një përvojë unike përshkimi i këtij segmenti natyrorë, dhe ajo mund të përjetohet vetëm në këto zona të Mbretërsisë sudeze.
Liqenet, fushatë e gjëra, malet jo të larta por karakteristike për nga përbërja e drunjëve përdoren rëndom dhe shfrytëzohen për turizëm, dhe kjo kthehet në një shëtitje të paharruar. Ju do të mbeteni pa fjalë nga natyra e mrekullueshme, shpatet e veshura me gjelbërim, thyerjet që krijon natyra me ato bukurit e rralla të cilat se vështirë njeriu mund ti përjetoi dikundi.
Ndoshta për banorët vendas që e përshkojnë çdo ditë këtë rrugë dhe janë mësuar me panoramat e shpateve të maleve, nuk është ndonjë ndjesi e veçantë, por për të gjithë ata që nuk kan patur asnjëherë rastin ta vizitojnë këtë krahinë të mrekullueshme, do të ndjejnë një përjetim të paharrueshëm.

Kështjella Mbretërore në qytetin Kalmar një mrekulli rasti për vizitoret në mënyrë që të njihen më të kaluarën e këtij vendi nordik.

Kalaja në Kalmar daton që nga viti 1100. Ajo ishte këtu që nga koha e Unionit të Kalmar që u nënshkrua në vitin 1397 dhe tashmë në kohën e mbretit Vasa në vitin 1500, kalaja mori pamjen e saj aktuale.

*Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: Keshtjella Kallmar, Sokol Demaku

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT