• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fan Noli nga qielli i puthi në ballë nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në Bronx

November 21, 2022 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo

Fan Noli dhe Korifejtë e Vatrës iu dhanë bekimin për të mësuar Gjuhën Shqipe, gjuhën tonë hyjnore.

Kur të shohësh mbesa ime,

Se disa nuk flasin shqip,

Merr guxim dhe bëhu trime,

Hap shumë shkolla krejt pa frikë.

Se Shqipëria zemra ime,

Është e vjetër sa vetë bota,

Ndaj mëso të marrësh dije,

Shqipen, mos e hiq nga goja!

Kishte kohë që Bordi, mësuesit e Bronxit si: Davida Hasanaj, Mehrije Shala, Vjosa Rraci, Kade Lajqi dhe Merita Sinanaj asistente, nën drejtimin e themeluesit të Shkollave Shqipe Alba Life në gjithë Nju Jorkun dhe në Online z. Qemal Zylo kishin menduar që të festonin tek Vatra Ditët e Alfabetit Shqip dhe 110 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.  

Nxënësit mësuan nga mësueset nëpër klasa se cila ishte historia e Vatrës dhe natyrshëm kjo histori e mësuar teorikisht u ilustrua tek shtëpia e Vatrës në Bronx.  Që në hyrje të Vatrës tek shkallët e saj na mirëpriti ngrohtësisht editori i Diellit Sokol Paja.  Ishte tejet emocionuese të shikoje nxënësit se si ndaleshin pranë stendave të varura në mur dhe lexonin historinë e Vatrës filluar me korifejtë e Kombit Fan Nolin dhe Faik Konicën, ndaleshin pranë Flamurit dhe betoheshin. Ata të veshur kuq e zi e bënin festiv mjedisin, dhe sillnin gjallëri ashtu siç di vetëm bota e tyre e kristaltë.   

` Fjalën përshëndetëse në emër të Federatës Pan Shqiptare “Vatra” dhe gazetës më të vjetër në hapësirën shqiptare Dielli e solli Editori i saj z. Sokol Paja.  Midis të tjerash ai theksoi ndihmën dhe mbështetjen që Vatra e Dielli i ka dhënë Shkollave Shqipe në historinë 110 vjeçare. Fëmijët që mësojnë shqip, që këndojnë shqip, që flasin shqip jashtë Atdheut, janë ambasadorët e vërtetë të Kombit tonë.  Z.Sokol Paja me nje elekuence në të folur ashtu siç i shkon atij vendi të lartë iu uroi suksese gjithë mësuesëve dhe nxënësve për këtë punë shumë nderuese që po bënin për të ruajtur dhe mësuar Gjuhën Shqipe.

Z. Qemal Zylo falënderoi Vatren kryetarin e saj z.Elmi Berisha, vatranët si dhe Editorin e Diellit z.Sokol Paja për vazhdimin e rrugës së ndritur të Federatës Pan Shqiptare “Vatra”. 

Është kënaqësi të sjellim sot nxënësit pranë Vatrës së Nolit dhe Konicës dhe të festojmë së bashku. Ata do të njihen më nga afër me punënt titanike të vatranëve qe iu parapriu Pavarësisë së Shqipërisë.  Prindërit dhe nxënësit vazhdimisht janë njohur me reportazhet dhe shkrimet për Shkollën Shqipe “Alba Life” të botuara tek Dielli dhe ky është vlerësim që e çmojmë gjithmonë.  Ne kujtojmë këtu dhe 100 Vjetorin e Pavarësisë ku ish Konsulli i Përgjithshëm dhe ish Kryetari i Vatrës z.Dritan Mishto tha se Shkolla Shqipe “Alba Life” do të hapi siparin e aktiviteteve në gjithë Diasporën në prag të kësaj feste mbarë kombëtare. Në fund iu uroi gjithë vatranëve, nxënësve, pjesëmarrësve dhe mbarë shqiptarëve: Gezuar Ditën e Flamurit!

Programi i Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit Në Vatër

Programin e drejtoi me plot dashuri dhe me një gjuhë të kulluar nxënësja e talentuar Altea Bala e cila premton shumë.

Ajo tha: “Pershendetje dhe nga unë Altea Bala nxënëse e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit prej disa vitesh.  Unë jam shumë e lumtur të prezantoj sot para jush Shkollën Shqipe Alba Life këtu në Vatrën e Nolit dhe të Konicës.  Gëzohem shume kur lexoj artikujt e shkrimtares dhe mësueses së dashur Kozeta Zylos rreth Shkollës Shqipe të botuara në gazetën “Dielli” në gazetën më të vjetër shqiptare.

Tani ju ftoj të dëgjoni këngën: 1- “Ty Flamur të duam Shumë” në nderim të 110-të Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.  

2- Nxënësit Erza Shala dhe Leon Gashi intepretuan “O Flamur gjak, o Flamur shkabë” shkruar nga Fan Noli. 

3- Jozef Juncaj intepretoi poezi për Fan Nolin 

4-Poezia “Atdheu im” u recitua nga motrat simpatike Era dhe Morea Krasniqi

5-Poezia “Flamuri” u recitua nga: Ilirida Lajqi

6-Altea Bala këndoi: “Rroftë Shqipëria”!

7-Poezia “Flamuri Kuq e Zi” u recitua nga Apollonia dhe Mikail Saiti

8- Nxënësi Jozef Juncaj dukej sikur bashkoi gjithë trojet me këngën: “Thërret Prizreni mori Shkodër”

9-Poezia: “Mërgimtari” u recitua nga Eliona Shala

10-Altea Bala intepretoi poezinë “Ëvetarin e Veqilharxhit” shkruar nga K.Z.

11- Nxënësit të gjithë kënduan këngën Hymn të Shkollës Shqipe “Alba Life”, 

Gjuha shqipe, Gjuha jonë!

12- Programi për koncertin dinjitoz artistik u mbyll me Vallen e Mirënjohur të Tropojës.

Në këtë vizitë historike dukej sikur Fan Noli dhe Korifejtë e Vatrës iu dhanë bekimin për të mësuar Gjuhën Shqipe, gjuhën tonë hyjnore dhe për ta vazhduar atë përjetësisht.  

19 Nëntor, 2022

Bronx, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Zylo

Në Udhën E Shkronjave Shqip Drejt Washingtonit

November 12, 2022 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Fillimi i shkollave shqipe çdo shtator nëpër New York dhe në Online natyrshëm ka vështiresitë e veta për pajisjen e nxënësve me librat e abetares, gjuhës shqipe dhe lëndëve të tjera plotësuese.  Ky merak i madh sidomos për themeluesit dhe mësuesit shpesh herë është gërryes, por kur je këmbëngulës dhe durues gjithmonë ka një zgjidhje.  Sot e filluan pa zbardhur dita në ditën e Veteranëve që ishte dhe pushim për shkollat publike duke udhëtuar nga Nju Jorku drejt Ambasadës shqiptare në Washington për të marrë librat shqip.  Diplomati Shandro kishte kohë që ishte bashkuar me merakun tonë dhe e ftoi zyrtarisht z.Qemal Zylo themeluesin dhe drejtorin e shkollave shqipe për të marrë librat e Gjuhës 1-2-3.  Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Washington Floreta Faber i dorëzoi librat dhe i uroi punë të mbarë në këtë mision kombëtar. 

Z. Zylo ishte i shoqëruar nga z.Enes Basha i cili i është bashkuar këtë vit këtij programi serioz dhe me dëshirën e madhe shkuan së bashku për të tërhequr librat.  Ruajtja e gjuhës shqipe është një detyrë emergjente në Diasporë.  Mbajtja gjallë e saj ndër shekuj ka kërkuar sakrifica, gjak, luftë dhe patriotizëm të pashoq.  Një prej tyre ka qenë mësues Dhaskal Todri, një patriot, i cili kishte ardhur nga jashtë shtetit, kishte lënë gjithë pasurinë e tij për të sjellë në Shqiperi një ngarkesë me shkronja tunxhi dhe krijimin e shtypshkronjës së parë. Me kthimin e tij në Atdhe, armiqtë e tij nuk ishin të kënaqur. Karvanxhiu i thjeshtë që e shoqëronte ngarkesën nuk arrin ta kuptojë dot patriotin, se përse kishte kaq shumë vlerë e gjithë kjo. Mësues Todri nuk pati mundësinë të arrijë në vendlindje pasi armiqtë e gjuhës shqipe e vrasin mësuesin patriot.

Prandaj kushdo që i bashkohet këtij misioni ka bekimin e Martirëve, të parëve tanë, bekimin e nxënësve dhe të prindërve të shumtë të Alba Life, e cila ka mbi 15 vjet që është hapur dhe rritet për cdo vit pa u ndalur, pa u shkëputur qoftë dhe një ditë nga ky mision.

Në faqen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Washington për këtë vizitë shkruhet: 

“Vijojmë shpërndarjen e teksteve shkollore për klasat e gjuhës shqipe në SHBA.

Ambasadorja Faber kishte kënaqësi të veçantë të takohej sot me z. Qemal Zylo, president i shkollës shqipe “Alba Life”, në New York. 

Në një takim të ngrohtë dhe miqësor ajo i dorëzoi mbi 300 tekste shkollore në ndihmë të programit të klasave shqipe të të gjitha niveleve, për shkollat shqipe në Staten Island, Bronx, Queens dhe Brooklin të Nju Jorkut.

Gjatë takimit ata diskutuam mbi interesin e shtuar të prindërve në procesin e regjistrimit në programet e gjuhës shqipe, duke u ndalur në sfidat dhe prioritetet me të cilat përballen drejtuesit dhe stafi akademik këtë vit shkollor.

Ambasadorja falënderoi z. Zylo për punën e palodhur në komunitetin shqiptar në SHBA në ruajtjen e gjuhës dhe vlerave tona kombëtare”.

Në emër të stafit, mësuesëve, prindërve dhe nxënësve ju shprehim mirënjohjen tonë Ambasadore Faber!  Faleminderit Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Washington Floreta Faber për mikpritjen në zyrat tuaja me Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasadori i Kombit.  Ju gjithmonë e keni mbështetur këtë Mision Kombëtar me plot kulturë dhe mirësi dhe ne ju jemi mirënjohës.  T’ju mësosh fëmijëve në Diasporë Gjuhën Shqipe është detyrë sa e bukur po aq dhe e vështirë, dhe kjo vështirësi më shumë për shkak të largësisë të shpërndarjes së abetareve.  Sidoqofte ka qenë një ditë e florinjtë ngase mbajtja e tyre në duar nga Ambasadorja Faber, Qemali dhe Enesi anëtar i stafit dhe shpërndarja që do të bëhet tek nxënësit e ndriçojnë dhe më shumë këtë takim të bukur. 

Mirënjohje gjithmonë!

11 Nëntor, 2022

New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Zylo

Çështja e pazgjidhur Çame së shpejti në kongresin Amerikan

November 7, 2022 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Çështja shqiptare na bashkon të gjithëve pavarësisht nga bindjet politike, fetare apo krahinore…

Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, z.Gregory Meeks premtoi në praninë e shqiptaro amerikanëve se do të thërras në Kongresin Amerikan z.Sali Bollati të mbijetuarin e genocidit grek të dëshmojë për masakrat greke.

Në restorantin “Cello” në Staten Island Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane me Presidenet ish Kongresistin me origjinë arbëreshe Joe DiGuardi në bashkëpunim me organizatën “Rrënjët Shqiptare” organizuan darkë Kongresi për Çamërinë: “Çamëria Congressional Dinner”.

Darken për çështjen e Çamërisë e hapi aktivisti i njohur z. Safet Doci i cili përshëndeti të pranishmit dhe fjalën ia dha z.DioGuardi.  Joe DioGuardi ishte Kongresisti Amerikan që i kishte futur frikën në palcë Hitlerit të Ballkanit.  sllobodan milloshevicit i cili të vetmin që zuri në gojë në gjyqin e Hagës ishte Joe DioGuardi dhe Liga e tij Shqiptaro Amerikane që drejtonte.  

Fjala e tij u mirëprit me duartrokitje të zjarrta si heroi i shqiptarëve, pasi ai ishte i pari në Kongresin Amerikan që sensibilizoi opinionin për çështjen e Kosovës, ku shumica e kongresistëve, senatorëve nuk dinin se çfarë po ndodhte nga Hitleri i Ballkanit rreth shqiptarëve në Kosovë.  E njejta gjë do të ndodh vazhdoi Joe DioGuardi me Gregory Meeks i cili do të ngrejë çështjen çame në Kongres dhe do të sensibilizojë opinionin e ligjvënënsve amerikanë në Kongres.  

Po me aq duartrokitje u mirëprit fjala e z. Sali Bollati të mbijetuarit nga genocidi grek.   Unë tha z. Bollati kam lindur në Paramithi të Çamërisë më 1937.  Më 27 Qershor 1944, kur isha vetëm 7 vjeç; monarkofashistat grekë mbasi masakruan barbarisht, më vranë 7 njerëzit më të dashur e më të shtrenjtë të familjes sime: gjyshin Muharrem 82 vjeçar, gjyshen Ruhije 72, babain Ibrahim 52, nënën Betula 36, vëllain e madh Ferhatin 13 vjeç, vëllain e vogël Farukun 5 vjeç dhe motrën e vogël  Makbulen 2 vjeçe. Vetëm ne Paramithi u masakruan mbi 600 njerëz, në gjithë Çamërinë 2900, u përzunë me dhunë mbi 40,000 Shqiptarë Çamë, nga trojet etnike shqiptare.

Duhet të dënohet genocidi i ushtruar grek ndaj popullatës së pafajshme Çame;

Çamëria (Thesprotisë) krahina më jugore e Trojeve Etnike Shqiptare eshtë pushtuar që nga 

1913-ta nga Greqia.

Fjala e tij preku jo vetëm zemrat e vëllezërve dhe motrave shqiptare, por edhe të tre Kongresistëve që ishin aty prezent në këtë darkë Kongresi për Çamërinë.

Në këtë darkë ishin disa shqiptarë aktivistë me origjinë nga Çamëria si bashkëshortët Mimoza dhe Izmir Bako tëcilët medoemos mezi e presin ditën e zgjidhjes së Çështjes Çame.

Kongresmeni Gregory Meeks i zgjedhur për 13 herë është Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, anëtari i parë me ngjyrë i Kongresit që shërben si Kryetar i Komitetit.  Politikani i lartë në Kongresin Amerikan premtoi se do të thërras në Kongresin Amerikan z.Sali Bollati si dëshmitar dhe i mbijetuari i masakrës greke.  Premtimi i tij u mirëprit me ovacione të stuhishme, pasi është hera e parë që çështja çame do të sillet në vëmendjen e ligjvënënsve Amerikanë. Ky është një ogur i mirë për të gjithë ne shqiptarët, çka tregon se ne kur bashkohemi jemi më të fuqishëm dhe më pranë çështjeve të pazgjidhura kombëtare. Ne vazhdoi kongresisti Meeks historinë duhet ta mësojmë sic është me të vërtetat e saj si në rastin në fjalë të Çamërisë.

Shume e veçantë ishte fjala e aktivistit të njohur, atdhetarit të zjarrtë z.Uka Gjonbalaj.  Ndonëse është me pikëpamje republikane, ai foli aty si shqiptar që i dhëmb Kombi, i dhëmbin çështjet e padrejta, i dhëmbin trojet e shkëputura me të padrejtë nga trugu amë.  Z. Gjonbalaj vazhdimisht ndër vite është në krah të Çamërisë dhe mbështet pa rezerva çështjen e saj. 

Fjalim i zjarrtë ishte dhe i ish kongresistit Max Rose i cili ka hedhur kandidaturën përsëri për në Kongresin Amerikan.  Ai tha se është në krah të Çamërisë dhe nuk do të rresht për t’ju mbështetur për cështjen çame.  Kandidatura e tij u mbështet nga Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, z.Gregory Meeks.  

Darka e kongresit për Çamërinë ishte premtuese dhe besimplotë.  Është merite e aktivistëve të shquar, e organizatave të mirënjohura Ligës Qytetare Shqiiptaro Amerikane dhe Rrënjët Shqiptare që organizuan për herë të parë Darkë Kongresi për çështjen e pazgjidhur çame dhe premtuan shumë…

Dhe ashtu siç thotë historiani i shquar zviceran Dr. Aleksandre Lambert se: “Çështja Çame është çështje shqiptare që kërkon zgjidhje.  E kam mbrojtur me bindje shkencore dhe do të vazhdoj ta mbroj Çështjen Shqiptare. Europa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve”.

Ne shqiptarët të bashkuar dhe vetëm të bashkuar mund t’i heqim plagët kanceroze që na kanë shkaktuar ndër shekuj, provat i kemi dhënë me Kosovën.  Le të vazhdojmë të luftojmë për të drejtat tona kombëtare të mohuara, dhe këto fillojnë nga tempulli i Demokracisë në botë në Washington.  Dhe Shqipëria do të bëhet!

Darka u filmua nga TV “Alba Life” New York me kameraman Enes Basha dhe themelues dhe producent Qemal Zylo.  Aktiviteti do të transmetohet së shpejti në kanalet televizive.

5 Nëntor, 2022

Staten Island, New York 

Filed Under: Opinion Tagged With: Keze Zylo

Mark Gjonaj sjellë Gjergj Kastriot Skënderbeun në kalë në Bronx të Nju Jork-ut

May 24, 2022 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Qindra shqiptare me flamuj kuq e zi dhe amerikanë, me veshjet kombëtare, me plisa dhe qylaf të bardhë në kokë vërshuan në lagjen “Arthur Avenue” e “Rescent Avenue” Bronx, një zonë e populluar nga shqiptarë.

Ishte ftesa e dërguar nga zyra e z.Mark Gjonaj që iu kishte bërë gjithë shqiptarëve për të marrë pjesë në këtë ditë të madhe kombëtare, emërimin e një rruge me emrin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun.  Z.Mark Gjonaj është dishepull i Fan Nolit dhe Rilindas i kohëve moderne duke treguar me punë kolosale dhe tejet dinjitoze dashurinë dhe përkushtimin për Kombin shqiptar dhe Amerikën.  Premtimi i tij u bë realitet dhe sot e gëzuam me duartrokitje dhe lot gëzimi emërimin e kësaj rruge duke na bërë të ndihemi shumë krenarë si shiqptarë. 

Vlen të përmendet puna e përkushtuar e ekipit të tij tejet mbështetës si dhe e zonjës Vera Mjeku që punuan fort për të realizuar këto projekte madhështore.   

Ja i shikoja kalorësit dhe ndjeja rrahje të forta të zemrës, në mendje më vinin vargjet e Atit të poezisë Naim Frashërit i cili i ka kënduar Kryeheroit si: 

Krujë, o qytet i bekuar,

prite, prite Skënderbenë!

Po vjen si pëllumb i shkruar,

të shpëtojë Mëmëdhenë.

Ja vjen një ditë pas plot 6 shekujsh dhe Skënderbeu vjen hipur në kalë në Bronx, në Amerikë të përshëndes Mark Gjonaj dhe gjithë shqiptarët që ishin mbledhur sot aty për ta mirëpritur dhe për t’ju thënë qëndroni të bashkuar.  Jini bashkë gjithmonë u tha Gjin-ave shqiptarë, sepse kështu edhe pa mua do të fitoni.  

Programin e ka hapur humanisti i nderuar z.Aleks Nilaj nga shoqata Shqiptaro Amerikane “Duart e hapura”.

Hymnet Kombëtare Amerikane dhe Shqiptare u interpretuan nga mjeshtrja e madhe Merita Halili shoqëruar nga Maestro Raif Hyseni.  

Aktivitetin e moderoi me kulturë dhe profesionalizëm z.Ardhmir Dula një djalë me perspektivë dhe plot të ardhme.

Me shumë duartrokitje janë mirëpritur grupi “Shqiponja” nga Arbëreshët e Italisë, të cilët e kanë ruajtur më shumë se pesë shekuj Gjuhën Shqipe.  Midis të tjerash ata sollën këngën 600 vjecare: “Moj e bukura More” që këndohet si:  Si të lash e më ngë të pash/ Si të lash, si të lash/ siç të gjeta ngë të lash/ Atje kam unë zotin At/ atje kam unë zonjën Mëmë/ atje kam dhe tim vëlla/ gjithë mbuluar/ nën dhe/ Ah e bukura More!

Një performancë të shkëlqyer solli artistja e shquar Dëshira Ahmeti Kerliu e cila ishte e ftuar enkas për këtë aktivitet. 

Është e pamundur të flasësh për morinë e personaliteteve më të larta që morën pjesë në këtë ditë kombëtare shqiptare ata ishin të shumtë dhe folën plot respekt dhe dashuri për shqiptarët që kanë një vend të veçantë në zemrën e amerikanëve.  

Nderoi me pjesëmarrjen e tij udhëheqës i shumicës së Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Chuck Shumer, Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut z. Eric Adams, 

z.Erion Veliaj kryetar i Bashkisë së Tiranës i cili përshëndeti plot krenari këtë aktivitet tejet të rëndësishëm.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut z.Adams tha: “Ne jemi në shtëpinë më të madhe të komunitetit shqiptar në Amerikë. Shqiptarët janë pronarë biznesesh të vogla, punëtorë të vijës së parë dhe familje punëtore që e bëjnë qytetin tonë të gjallë. Është një nder të bashkohem sot me ju për të nderuar Heroin Kombëtar Shqiptar si Gjergj Kastrioti Skënderbeun.

Letra përshëndetje erdhën nga Kryeministri i Shqipërisë z.Edi Rama letër të cilën e lexoi z.Ferid Hoxha Ambasador i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.  Letrën përshëndetëse nga Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti e lexoi Konsulli i Kosovës në Manhattan z.Lulzim Krasniqi.

Në këtë ceremoni të inagurimit morën pjesë kryetari i Federatës Panshqiptare “Vatra” z.Elmi Berisha,  biznesmenë të suksesshëm dhe aktivistë të shquar z.Harry Bajraktari me bashkeshorten fisnike znj.Lisa Milicaj, z.Richard Lukaj, z.Sal Rusi etj, si dhe një numër shoqatash nga gjithë New Yorku dhe më gjerë. 

Program i pasur artistik

Në këtë program të pasur debutuan me plot dashuri Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, përgatitur nga mësueset e dashura Tafaj, Krasniqi, Shiqerukaj, Hasanaj etj, dhe koordinatorëve Xhaferri dhe Gjocaj.  Debutuan gjithashtu Gëzim Nika Mjeshtër i Madh, Grupi i valltarëve “Rozafati” nga Angjelina Nika,  Merita Halili dhe Raif Hyseni Mjeshtër i Madh, Denis Delia, Agron Maqellara, Barbara Dini, Arben Krasniqi, Shoqëritë Ana e Malit, Kraja, Ulqini valle grup, Shoqata “Rugova”, nxënësit e shkollës “Children of the Eagle”, Qendra Rinore Shqiptare në Greenwich etj. Arbërie Hetemi dhe Ernest Muhaxhiri, grupi i valleve Nora e Kelmendit, Bukurije Funici, Xhemi Nokshiqi Muzai, Kristina Marku, Bashkim Vushaj,, Fran Vulaj, Besim Murriqi, Faikije Zogaj, Lisa Bujaj etj…

Fëmijët u argëtuan me lodra të ndryshme sjellë dhe organizuar perfekt për këtë ditë të rëndësishme kombëtare.

Heroi Kombëtar na mblodhi të gjithëve bashkë ashtu siç e la në porosinë e fundit të tij: QËNDRONI BASHKË SE BASHKIMI BËN FUQINË.

15 Maj, 2022

Pranë rrugës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Bronx, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Zylo

Protestë për drejtësi kundër krimeve serbe nga Diaspora në Amerikë para konsullatës serbe

October 29, 2021 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Justice delayed is justice denied

Në Manhattan para konsullatës së përgjithshme serbe u organizua një protestë paqësore për të dënuar krimet serbe në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë, për gratë e dhunuara nga ushtarët kriminelë dhe paramilitarët serbë.  Protesta paqësore me moton “Rally for her justice”,  u organizua nga z.Mark Gjonaj Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut i cili është në ballë të këtyre protestave dhe udhëheqës i tyre.  Shtoj këtu se z.Mark Gjonaj së bashku me ekipin e tij me drejtore ekzekutive znj.Vera Mjeku kanë organizuar disa të tilla duke kulmuar deri në Capitol Hill në Washington, Justice and Hearing, më 30 prill 2019.  Z.Gjonaj deklaroi në protestë se nuk do të ndalet derisa të vendoset drejtësia në vend.

Ne shkuam atje në përkrahje të motrave tona kosovare si Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyrete Tahiri Sylejmani që janë dëshmitarë direkte të përdhunimit seksual.  Zonja Vasfije Krasniqi Goodman deputete në Parlamentin e Kosovës është e mbijetuara e dhunës ku është e para grua që dëshmoi para botës se ishte viktimë e dhunës seksuale nga kriminelët serbë. 

Fjala dhe betimi i Z.Mark Gjonaj

Fjalimi i Zotit Mark Gjonaj para protestuesve ngriti peshë zemrat e tyre duke hedhur parrulla: “Justice delayed is justice denied” që do të thotë drejtësi e vonuar drejtësi e mohuar,  Turp për Serbinë, drejtësia duhet të vihet në vend etj…

Mirëdita, komunitetet kroate, boshnjake dhe shqiptare të Amerikës. Më lejoni të filloj duke ju përshëndetur të gjithëve.

 Më lejoni të filloj duke ju përshëndetur të gjithëve. Nuk ka vend tjetër që do të preferoja, por këtu, me ju, të bashkuar dhe më të fortë se kurrë më parë, në kërkimin tonë për drejtësi.

Tre vjet më parë, në prill 2019, udhëtova në Prishtinë dhe isha krenar që isha për të nderuar mbi 20,000 të mbijetuarit që u sulmuan seksualisht gjatë luftës në Kosovë dhe për të rritur ndërgjegjësimin për krimet e pandëshkuara të luftës serbe. Isha vërtetë i përulur kur takova një Heroinë, dikë që theu heshtjen dhe tabunë dhe foli për veten dhe ata që nuk kanë zë. Dikush që është një emblemë në kërkimin e drejtësisë, një aktiviste për të drejtat e grave dhe një luftëtare

si Vasfije Krasniqi Goodman.

Atë ditë bëra një premtim se do të luftoja me të dhe të tjerët kundër krimeve të pandëshkuara të luftës serbe jo vetëm në Kosovë, por në mbarë Ballkanin.

Kongresmeni Adriano Espaillat, Kongresmeni Joe Morelle, të gjithë me kërkuan që ta di se ata qëndrojnë me ne në luftën tonë për drejtësi. Ata do të bashkohen për të qenë një zë për të pazëshmit, të mbijetuarit dhe viktimat.  Gjatë viteve të fundit ne kemi parë një sekuencë alarmante dhe përshkallëzuese të kërcënimeve ndaj sigurisë dhe stabilitetit rajonal nga qeveria e Aleksandër Vuçiqit me qendër në Beograd.

Secila prej këtyre rasteve janë vetëm manifestimet më të fundit të asaj që tashmë është bërë politika e deklaruar e qeverisë në Beograd për të minuar rendin rajonal të sigurisë. Ky nuk është më shumë se një rifillim i projektit të epokës së Millosheviqit “Serbia e Madhe”, i cili çoi në dhunën më të keqe dhe mizoritë më të këqija në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Vëmë re gjithashtu se të gjitha aktivitetet irredentiste të Serbisë deri më sot kanë ardhur me mbështetjen dhe mbështetjen e qartë të Federatës Ruse.

Moska ka vendosur në mënyrë aktive inteligjencë dhe mjete parakriminale në të gjithë rajonin për të përshkallëzuar më tej tensionet.

Nuk duhet të lejojmë një tjetër Srebenicë, Vukovar dhe Raçak.

Nuk mund të mpihemi nga përdhunimi. Ne nuk mund të jemi të shurdhër ndaj padrejtësisë së genocidit dhe mizorive. Trupi i femrës nuk mund të përdoret si fushë beteje.Përdhunimi nuk është një krim lufte i klasit të dytë.  Të gjithë duhet të ngrihemi dhe të flasim. Le të vazhdojmë të bashkohemi, le të flasim me zë të lartë që të gjithë kombet e lira të botës të dëgjojnë. Le të mos dorëzohemi kurrë.

Unë do të jem me ju në çdo hap të rrugës. Ju më frymëzoni. Dhe ju premtoj, së bashku do ta fitojmë këtë luftë. Zoti ju bekoftë! Zoti i bekoftë të mbijetuarit tanë! Zoti e bekoftë Amerikën!

***

Me duartrokitje dhe lot në sy u mirëpritën dy të mbijetuarat e dhunës seksuale zonjat Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyrete Tahiri Sylejmani të cilat kërkuan drejtësi për 20.000 vajzat dhe grate e dhunuara si dhe 50.000 gratë dhe vajzat e tjera në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë.  Zonja Vafsije Krasniqi Goodman tha se: “Ne po punojmë fort për të sensibilizuar mbarë opinionin botëror dhe bota ta marrë vesh se shteti serb i udhëhequr nga Sllobodan Milloshevic ka qenë barbar.  Gjithashtu zonja Vafsije Krasniqi Goodman në llogarinë e saj në F/B shkruan se dita e djeshme për atë ka qenë një ditë e mahnitshme në Uashington DC një ditë para Mitingut për Drejtësinë.   Ajo shkruan se ne morëm mbështetje për të mbijetuarit e krimeve të pandëshkuara seksuale të luftës serbe dhe Vëllezërit Bytyqi. Faleminderit liderit demokrat të Senatit Chuck Schumer, kongresmenit Lee Zeldin, kongresmenit Ritchie Torres kongresmenit Adriano Espaillat, kongresmenit Joe Morelli dhe shumë të tjerëve, si dhe zyrtarëve nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve për angazhimin e tyre për të luftuar së bashku me ne. 

Në emër të familjes Bytyci foli z.Ilir Bytyçi, vëllai i Yllit, Agronit dhe Mehmetit të vrarë nga forcat serbe pas përfundimit të luftës dhe akoma nuk gjenden trupat e tyre.  Ilir Bytyqi

është aktivist për të Drejtat e Njeriut, duke luftuar pandërprerë për Drejtësi në rastin e vëllezërve të tij Bytyqi

Ai tha se askush nuk është dënuar për krimet makabre që kryen kriminelët serbë.

Ai ishte i shoqëruar nga prindërit e tij dhe të tre bijve të UÇK-së, Baca Ahmet me zonjën Bahrije, të cilët kane 20 vjet që kërkojnë eshtrat e fëmijëve të tyre.  

Zonja Wiola Rebecka aktivistja për të drejtat e njeriut, psikoanaliste e licencuar PhD, autor e librit “Përdhunimi një histori turpi” dënoi gjithë krimet makabre serbe.  Një tjetër folëse ishte dhe Znj. Ida Sefer një e mbijetuar e genocidit në Bosnje dhe Hercegovinë, ajo i ka kushtuar një pjesë të madhe të jetës së saj studimit dhe ndarjes së historisë së Ballkanit dhe çështjeve të të drejtave të njeriut. Ajo eshte presidente e Institutit Boshnjako-Amerikan të Genocidit.

Në këtë tubim folësit e tjerë kryesor ishin si: Ligjvënësi në Westchester County z.David Tubiolo, Asambleistja e NYS Nathalia Fernandez, Tommi Mischel artistja kroate amerikane, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe komunitetit, z.Vedat Gashi, ligjvënësi i Qarkut Westchester, aktivistja e mirënjohur Ariana Elezaj anëtare e bordit të Organizatës së Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi”, hulumtuese e ndërtimit të komunitetit koheziv, gazetarja e shquar Albana Xhara, Blerina Kadribeg aktiviste e  komunitetit boshnjak që jetoi gjenocidin boshnjak.  dhe të tjerë të cilët denoncuan me forcë krimet serbe. Ata kërkuan në këtë tubim që të gjitha viktimat e dhunës seksuale si në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë e Kroaci, nga ushtria serbe, krimet e të cilëve duhet të cohen para drejtësisë ndërkombëtare.  Ata thanë se ushtarët që kryen krimet e luftës akoma nuk janë çuar para drejtësisë. 

Me shumë interes u mirëprit dhe asistent profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe publike në shkollën e çështjeve ndërkombëtare dhe publike të Universitetit të Kolumbisë dhe anëtar i fakultetit filial i Institutit Harriman,Tanya Domi.

Në këtë protestë foli në podium dhe z.Mark Qehaja kryetar i shoqatës shqiptaro amerikane Skënderbej Inc. i cili tha se ne duhet të luftojmë gjer në fund sa të cohen para drejtësisë gjithë kriminelët.  

Gjatë intervistës për TV “Alba Life” znj.Vasfije Krasniqi Goodman tha se unë tashmë jam deputete e zgjedhur me votat e popullit në Parlamentin e Kosovës dhe e kam për detyrë ta ngre me forcë zërin tim në mbrojtje të të gjtiha viktimave nga ushtria kriminele serbe. 

Të gjithë protestuesit ndërmjet tyre dhe Blerim Gjocaj ushtar i UÇK-së shpresonin se një ditë të gjithë kriminelët do të përfundojnë para drejtësisë për t’u ndëshkuar për krimet barbare, pasi shpresa vdes e fundit.  

Të gjithë betohemi!

28 tetor, 2021 

Manhattan, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Zylo

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 19
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT