Duket se panepirotët e Amerikës nuk mund të heshtnin për ngjarjet në Kishën e Përmetit pas mllefit të Janullatosit, “kalit të Trojës të helenëve” në Tiranë, pasi ata kane nje jete qe punojne dhe enderrojne per Shqiperine e Jugut.
Në një deklaratë në faqen zyrtare, kjo organizatë e konsideron sulm brutal ndaj Kishës Ortodokse ndërhyrjen e përmbarimit më 16 Gusht për të nxjerrë prej ambienteve të Pallatit të Kulturës klerikët dhe objektet e shenjta të kishës.
Sipas Federatës së minoriteteve greke në Amerikë, sulmi është kryer nga banditë mercenarë të punësuar nga qeveria e kryeminsitrit Sali Berisha, të cilët thyen ikonat e shenjta dhe kryqet, dhe kanë sulmuar besimtarët që u përpoqën për të mbrojtur Kishën e vetme Ortodokse në këtë qytet.
“Sulmi ndaj Kishës së Virgjëreshës, në mëngjes pas ditës së festës, ringjalli kujtimet e këqija të përpjekjeve të fundit nga qeveria në largim e kryeministrit Sali Berisha, duke ngacmuar dhe trembur minoritet ortodokse greke të Shqipërisë”, tha Presidenti i RFO, Dhimitrios Koutoulas.
“Sjellja ekstreme e autoriteteve komunale në Përmet, është bërë me mbështetjen e qeverisë Berisha, ajo ishte e papërgjegjshme për një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.”
Koutoulas i bëri thirrje administratës së presidentit Obama dhe Kongresit të SHBA të nxisi qeverinë shqiptare për t’u kthyer kishën e Përmetit të krishterëve ortodoksë, të cilën e nderojnë dhe që e kanë ndërtuar paraardhësit e tyre.