• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Takime të Këshilltarit të Presidentit Nishani në SHBA

April 6, 2017 by dgreca

Këshilltari i Nishanit, Klevis Balliu, takime në SHBA me kongresmenin Golden dhe senatorët Murphy dhe Bonaçiç/

1-300x400

Këshilltari i presidentit Nishani ka patur javën e fundit një sërë takimesh në Uashington e Nju Jork, ku u prit nga kongresmeni Golden, senatorët Murphy e Bonaçiç si dhe një numër anëtarësh të Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut. Zoti Balliu u takua edhe me shefen e Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore, zonjën Susan Coppedge.

Senatori Golden: Administrata “Trump” do t’i kushtojë rëndësinë e duhur Shqipërisë dhe Ballkanit…..3

Këshilltari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare i Presidentit Bujar Nishani, Klevis Balliu, këtë javë zhvilloi një tur takimesh në Uashington e Nju-Jork ku u takua, me senatorë, kongresmenë dhe anëtarë të Asamblesë së Nju-Jorkut. Gjatë takimeve, u diskutua kriza politike e Shqipërisë si dhe u nda shqetësimi ndërkombëtar për shndërrimin e vendit tonë në një adresë fatkeqe të prodhimit dhe trafikimit të narkotrafikëve. Këshilltari i presidentit Nishani, Klevis Balliu shprehu shqetësimin për situatën paraelektorale në vend, çka po e bën të pamundur mbajtjen në Shqipëri të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ai theksoi se sipas denoncimeve dhe raporteve të organizatave të specializuara ndërkombëtare, duket se qeveria është e implikuar në këtë trafik, prandaj edhe për këtë arsye mbase është e nevojshme krijimi i një qeverie teknike, e cila do te siguronte stabilitet dhe do të krijonte parakushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.2Gjatë takimit me senatorin Martin Golden, ky i fundit konfirmoi faktin se “SHBA mbështet plotësisht çdo zgjidhje politike që do të çonte vendin në zgjedhje të lira. Senatori Golden u shpreh se në Uashington, momentalisht jemi në një administratë në tranzicion, por jam i bindur se administrata “Trump” do t’i kushtojë rëndësinë e duhur Shqipërisë dhe Ballkanit. Administrata Trump do të jetë një administratë e cila do të përmirësojë gabimet e së kaluarës” tha ndër të tjera senatori Golden.

Këshilltari i presidentit Nishani, Klevis Balliu u takua edhe me Senatorin e shtetit Konektikat Chris Murphy, si dhe senatorin e Nju Jorkut John Bonacic. Pas ekspozesë së Balliut mbi gjendjen në Shqipëri dhe krizën që po vë në rrezik stabilitetin e vendit, senatorët u shprehën se “SHBA është e interesuar për intensifikimin e luftës kundër trafikut të drogës”. Ata theksuan se SHBA do të vijojë të informohet edhe më tej mbi çështjet e ngritura nga këshilltari i presidentit Nishani, në mënyrë që Shqipëria të ndihmohet të ecë përpara drejt demokratizimit të plotë të saj.

Gjatë vizitës së tij në Nju Jork, Klevis Balliu u takua me disa anëtarë të Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut, me të cilët ndau mendime lidhur me ndihmën që mund të japin autoritetet amerikane për daljen e Shqipërisë nga kriza e rëndë politike, financiare dhe e sigurisë.

Takimi me këshilltarin e kongresmenit Eliot Engëll/Këshilltari i presidentit Nishani takoi në Uashington DC këshilltarin për marrëdhëniet ndërkombëtare të kongresmenit Eliot Engel, zotin Jason stainbaun. Gjatë takimit, këshilltari i presidentit e informoi zotin Stainbaun mbi situatën e rëndë ku ndodhet sot Shqipëria për shkak të mbjelljes masive të trafikut të drogës dhe reperkusioneve që sjell kjo ekonomi e kriminalizuar. Gjithashtu zoti Balliu shprehu shqetësimin se në rast se do shkohet ne zgjedhje pa opozitën, vendi mund të kalojë në destabilitet, çka do të ishte një kthesë mbrapa në procesin e vështirë të anëtarësimit të vendit në Shqipëri.

Takimi me Susan Coppedge/Klevis Balliu, këshilltari i Presidentit Nishani për marrëdhëniet ndërkombëtare, takoi në Uashington shefen e Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore, zonjën Susan Coppedge. Gjatë takimit, zoti Balliu e informoi zonjën Coppedge mbi përmasat shqetësuese që ka marrë trafiku i drogës në Shqipëri dhe shprehu shpresën në një angazhim më të madh të Departamentit të Shtetit për çështjen e drogës pasi nëpërmjet saj po trafikohen edhe qenie njerëzore. Zonja Coppedge mirëpriti ekspozenë e zotit balliu dhe deklaroi se do t’i kushtojë vëmendjen e duhur çështjes së trafikut masiv të drogës në Shqipëri.

Filed Under: Politike Tagged With: keshiiltari i Nishanit, Klevis Balliu, takime ne SHBA

VATRA PËR KRIZËN POLITIKE NË SHQIPËRI

April 2, 2017 by dgreca

VATRA: QEVERIA DHE OPOZITA DUHET TË DIALOGOJNË PËR TË ZGJIDHË KRIZËN POLITIKE/1Klevis1

 

NGA DALIP GRECA/2 dalip

Të shtunën me 1 Prill 2017 në mesditë një përfaqësi e Vatrës u takua me Klevis Balliu, këshilltar për marrdhënie ndërkombëtare të Presidentit të Republikës Shkëlqesisë së Tij Z. Bujar Nishani, i cili është duke kryer një vizitë pune në ShBA.

Kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj duke i uruar mirëseardhjen në Vatër mysafirit, tha se Vatra ndjehet e vlerësuar nga Institucioni i Presidencës. Marrdhëniet e Vatrës me presidentin Bujar Nishani kanë qenë të ngrohta dhe në mirëkuptim të plotë. Gjatë manadatit të tij Presidenti Nishani e ka vizituar dy herë selinë e Vatrës,përvec takimeve të tjera, ndërkohë që ka vlerësuar e dekoruar figurat themeluse të Vatrës dhe martirët e saj, që lanë Amerikën dhe u kthyen në Shqipëri për ta bërë Shqipërinë Demokratike, por u ndëshkuan me plumba, u plasën në burgjet e diktaturës dhe kampet e internimit nga regjimi komunist.Vatra është nderuar nga Presidenti i Republikës me Urdhërin e Flamurit, dhe për këtë i është mirënjohës presidentit. Federata Panshqiptare e Amerikës e ka ndjekë me vëmendje vepritarinë kombëtare të institucionit të Presedencës dhe e vlerëson gjithëpërfshirjen e Presidentit për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë në trojet e tyre etnike dhe në diasporë.

Më pas kryetari i Vatrës e informoi mysafirin për qëndrimet dhe veprimtaritë e Federatës Vatrës, e cila në momentin e  tanishëm është në prag të Kuvendit të saj vjetor, që do të zhvillohet me 10 Qershor 2017. Në prag të Kuvendit janë duke u zhvilluar takimet e degëve që funksionojnë në shtetet e Amerikës së Veriut dhe në Kanada, të cilat gjatë analizave të punës, bëjnë zgjedhjet e reja të drejtusve të degëve konform Kushtetutës së Vatrës dhe zgjedhin delegatët për në Kuvendin e Vatrës në raportin një delegate për 10 anëtarë.

Kryetari i Vatrës parashtroi qëndrimet e Vatrës për zhvillimet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës dhe shfaqi shqetësimin për situatën e krijuar në Shqipëri, ku mungon dialogu politik dhe situata mbetet e tejet e tensionuar. Për vatranët, ashtu si për shumicën e shqiptarëve të Amerikës, është e paparanueshme që për 25 vjet Demokraci, kemi një Shqipëri tejet e varfër,qytetarë që e shohin zgjidhjen vetëm duke emigruar, një Shqipëri e kriminalizuar, ku droga është kryefjala e ditës. Vatra ndjehet e shqetësuar për kriminalizimin e pushtetit dhe parlamentit, për korrupsionin e lartë në të gjithë nivelet e shtetit, për kultivimin masiv dhe trafikimin e drogës, ku Raporti i Departamentit të Shtetit e paraqet realisht alarmante situatën, ku është pesfishuar prodhimi dhe trafikimi i drogës, por nga ana tjetër Vatra mbetet e shqetësuar edhe për bllokimin e Reformës në Drejtësi dhe është kundër bojkotit të jetës parlamentare. Vatra ka besim se faktori ndërkombëtar, veçanërisht SHBA, nuk do të lejojnë që Drejtësia të kapet nga Ekzekutivi. Qeveria nga ana e saj nuk ka pse sillet me arrogancë ndaj opozitës, por të dialogojë me të për të gjetë zgjidhjen krizës. Zgjedhjet pa Opozitën e kthejnë Shqipërinë në kohën e Ramiz Alisë. Palët duhet të dialogojnë dhe të gjejnë zgjidhje afatgjata për t’i dhënë fund njëherë e mirë shitblerjes së votës, një fenomen karakteristik për Shqipërinë e tranzicionit. Shqipëria duhet t’i shmanget një destabilizimi të mundshëm, që vjen nga tensionimi mes palëve, ndryshe demokracia mbetet në udhëkryq, dhe rrezikon jo vetëm Shqipërinë, por të gjithë rajonin.

Vatra ka mendimin se Presidenti i Republikës duhet të rrisë rolin mbi palët dhe të bëhet pjesë e zgjidhjes së krizës, duke ofruar bisedimet në tavolinë.

Rreth këtyre problemeve diskutuan edhe zv.kryetarët Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, Dritan Mishto, Marjan Cubi, Zef Balaj, Dalip Greca dhe Lek Përlleshi.Debati për zhvillimet në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, por veçanërisht për krizën politike në shtetin shqiptar, arriti në përfundimin e përbashkët që Vatra, ashtu siç ka vepruar edhe në të shkuarën të mbajë qëndrim jo vetëm me deklartë publike, por edhe të informojë në linjën e saj Departamentin e Shtetit dhe politikanët amerikan.

Këshilltari i presidentit Klevis Balliu falenderoi për pritjen e organizuar dhe solli përshëndetjet e presidentit Nishani. Ai informoi për takimet e  zhvilluara në Shtetin e Nju Jork-ut me politikanë të niveleve të ndryshme dhe u ndal në takimet e tij në Albany, ku u takua me anëtarë të Senatit dhe Kongresit të Shtetit të Nju Jork-ut. Po ashtu ai informoi edhe për takimet e  planifikuara në Washington, ku do të takojë kongresmenë e senatorë.

Këshilltari i Presidentit informi mbi situatën aktuale në Shqipëri dhe iu përgjigj pyetjeve.

***

Informim për lexuesit: Kush është Këshilltari i Presidentit Nishani, Klevis Balliu?

Zoti Klevis Balliu lindi në qytetin e Tiranës, më 23 gusht 1989.Mbaroi me rezultate të shkëlqyera Shkollën e Mesme në Brooklands College Royal Holloway në Londër. Studimet e larta i kreu po aty. U diplomua për Shkenca Politike në Universitetin Richmon International University of London. Në universitet ka qenë një nga gjashtë senatorët dhe organizonte, për të gjitha klasat, takime të ndryshme me shkrimtarë e profesorë të ftuar nga universiteti.

Pas përfundimit me sukses të studimeve, rikthehet në Shqipëri për të nisur karrierën e tij profesionale.Hapat e para të tij nisën si gazetar në “Shtëpinë Botuese 55” ku shkroi dhe botoi opinione të ndryshme rreth situatave aktuale të vendit. Pasi fitoi përvojë, emërohet aty Drejtor Ekzekutiv. Më pas mori rolin e analistit politik në media të ndryshme të vendit, por dhe në ato ndërkombëtare.

Që në moshë fare të re, tregoi interes për botën intelektuale. Kur ishte 14 vjeç, botoi librin “Dita e Verës”. Është autor i disa shkrimeve në gazeta të ndryshme.

Në shkurt të vitit 2015, Klevis Balliu, emërohet Këshilltar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare i Presidentit të Republikës. Zoti Balliu flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe italiane.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Klevis Balliu, Kriza politike, Vatra

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT