• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVA ZGJEDHJE LOKALE NË 22 TETOR, NIS FUSHATA…

September 21, 2017 by dgreca

-Që nga mesnata nisi fushata e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, të cilat do zhvillohen në 38 komuna/

1 Behlul Zgjedhjet

NGA BEHLUL JASHARI-KORRESPONDENT I DIELLIT NE KOSOVE/

-Deklaratë nga ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë,

Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Për fushatë të lirë, me respekt dhe të qetë/

PRISHTINË, 21 Shtator 2017-Gazeta DIELLI / Ka nisur sot në Kosovë, që nga mesnata, fushata e zgjedhjeve lokale që do mbahen pas një muaji, në 22 tetor, në 38 komuna për kryetarët dhe kuvendet e tyre. Garojnë gjithësej  91 subjekte politike, prej tyre 35 parti, 30 iniciativa qytetare, 25 kandidatë të pavarur dhe 1   koalicion.Gjatë ditës së sotme, Lëvizja Vetëvendosje zhvilloi aktivitete në Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë e Ferizaj, ku morën pjesë kandidatët nga të gjitha komunat.Pasditen e sotme, Lidhja Demokratike e Kosovës në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë hapi fushatën me prezantim të kandidatëve për kryetarë komunash. Në të njëjtën orë Aleanca për Ardhmerine e Kosoves në Sheshin 21, në Prishtine, bëri hapjen e fushtës për zgjedhjet lokale 2017. Partia Demokratike e Kosovës në Prishtinë bëri hapjen solemne të fushatës së zgjedhjeve lokale pikërisht në minutën e parë pas mesnatës së kaluar, për të vazhduar gjatë ditës në Mitrovicë…

1 Stema

AMBASADAT E QUINT: QYTETARËT MERITOJNË NJË PROCES ZGJEDHOR TË HAPUR DHE TRANSPARENT

Në fillimin e fushatës për zgjedhjet komunale sot në Kosovë ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ftojnë të gjitha partitë politike dhe kandidatët e tyre që të angazhohen për fushatë të lirë, me respekt, dhe të qetë.“Qytetarët meritojnë një proces zgjedhor të hapur dhe transparent ku të gjithë kandidatët kanë të drejtën që të dëgjohen nga votuesit, ku pjesëtarët e mediumeve kanë të drejtën që – pa kërcënim ose dhunë – të shpërndajnë informata për zgjedhjet, dhe ku të gjithë votuesit kanë të drejtën që të marrin vetë vendimet e tyre pa presion”, thekson deklarata e përbashkët dërguar nga ambasada e SHBA.Ne, shprehen ambasadat e Quint-it, ritheksojmë se liria për përkatësi politike dhe liria e fjalës janë të drejta të garantuara në një shoqëri demokratike, dhe ne fuqimisht dënojmë çdokend që tenton të ndikojë procesin zgjedhor, apo që përmes frikësimit, kërcënimit dhe presionit tenton të ndikojë në zgjedhjet e bëra nga votuesit.“Ne presim nga udhëheqësit e Kosovës dhe nga ata që kanë ambicie për udhëheqësi që të flasin fuqimisht kundër këtij lloji të sjelljes, dhe ne përkrahim përpjekjet e policisë vendore dhe prokurorëve që të hetojnë çdo raport të frikësimit, kërcënimeve, dhe detyrimit, dhe që të ndjekin penalisht këto nëse ka fakte”, theksojnë  ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.Ambasadat presin nga kandidatët që t’ju përmbahen këtyre standardeve gjatë gjithë fushatës, dhe i nxisin votuesit që të zgjedhin mençurisht ata kandidatë të cilët më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe të shtetit gjersa shteti synon vazhdimin e rrugëtimit drejtë integrimeve Euro-Atlantike.

KOSOVA 38 KOMUNA, 27  ME SHUMICË SHQIPTARE

Kosova ka gjithësej 38 komuna, 27 janë me shumicë shqiptare dhe më e madhja është e kryeqytetit, Prishtinës.Ndërsa, 10 komuna, kryesisht nga më te voglat, janë me shumicë serbe,  5 prej tyre të reja – Graçanica, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi dhe Mitrovica e Veriut, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Martti Ahtisaari – emisarit special të OKB-së.Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.Një komunë, Mamusha, është e banuar me shumicë nga komuniteti turk, që është një nga minoritetet tjera në Kosovë. Zgjedhjet lokale të 22 tetorit mbahen në afat të rregullt, katër vjet pas zhvillimit të tyre në 3 nëntorin 2013, ndërsa në këtë vit – 2017-tën në Kosovë kishte edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në 11 qershor, 3 vjet pas atyre të 8 qershorit 2014.Zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Kosovë do kenë një numër të madh monitoruesish, 100 prej të cilëve të Misionit të Bashkimit Evropian. Koalicioni Demokracia në Veprim në fillimin e fushatës së zgjedhjeve lokale ka mobilizuar 61 vëzhgues afatgjatë për të përcjellë nga afër aktivitetet në kuadër të fushatës 30 ditëshe, ndërsa për në ditën e zgjedhjeve, 22 tetor, ka rekrutuar mbi 2,500 vëzhgues të cilët do të jenë në të gjitha vendvotimet në Kosovë.Në zgjedhjet lokale 2013, sipas rezultateve të shpallura nga KQZ i Kosovës, që në raundin e parë, në  3 nëntor, janë zgjedhur kryetarët në 13 komuna, ndërsa në 24 komuna kishte balotazh në 1 dhjetor, e  në 16 nëntor  në Mitrovicën Veriore kishte rivotim në tre qendra, ku incidentet e sulmeve kishin ndërprerë votimet.

21 September 2017

STATEMENT BY EMBASSIES OF FRANCE, GERMANY, ITALY, THE UNITED KINGDOM AND THE UNITED STATES

As the local elections campaign season opens, the Embassies of France, Germany, Italy, the United Kingdom and the United States call all political parties and their candidates to commit to free, respectful, and peaceful campaigning. Citizens deserve an open and transparent election process where all candidates have the right to be heard by the voters, members of the media have the right to share information about the election free from threats or violence, and all voters have the right to make their own decisions free from any pressure.We reiterate that freedom of political affiliation and free speech are guaranteed rights in a democratic society, and we strongly condemn anyone attempting to influence the election process or the voters’ choices through intimidation, threats, and pressure. We expect Kosovo’s leaders, and those aspiring to leadership,  to speak out strongly against this type of behavior, and we support the efforts of local police and prosecutors to investigate any reports of intimidation, threats, and coercion and to prosecute if the facts justify it.The Embassies expect the candidates to hold themselves to these standards throughout the campaign season, and encourage the voters to choose wisely those candidates who will best represent the interests of citizens and of the country as it aspires to continue the path of Euro-Atlantic integration.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Koalicionet, kosova, zgjedhjet lokale

Koalicionet parazgjedhore mund të shthuren pas 11 qershorit

May 30, 2017 by dgreca

Koalicionet e krijuara para zgjedhjeve nuk garantojnë se Kosova nuk do të futet në bllokadë rreth formimit të Qeverisë së re pas zgjedhjeve, parashikojnë njohësit e zhvillimeve politike. Sipas tyre, është e pritshme që pas zgjedhjeve, koalicionet aktuale të ri-definohen.

Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe partinë Nisma, pastaj koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës me Aleancën Kosova e Re dhe subjektin e ri Alternativa, si dhe subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje, konsiderohen si blloqet kryesore politike në këto zgjedhje.

Artan Muhaxhiri, analist politik, tha për Radion Evropa e Lirë se spektri politik në Kosovë nuk ka mësuar shumë nga përvoja e vitit 2014, kur Kosova ishte futur në një krizë institucionale prej gjashtë muajve.

Edhe procesi aktual zgjedhor, nënvizon Muhaxhiri, nuk garanton se do të përmbyllet me fitoren e mjaftueshme të ndonjërit prej subjekteve garuese, qoftë koalicion, parti apo lëvizje politike, që si e vetme të formojë Qeverinë e re.

“Edhe koalicioni i PDK-së edhe ai i LDK-së, janë krijuar në mënyrë të improvizuar dhe për këtë arsye është shumë e mundshme që pas zgjedhjeve të kemi probleme në formimin e Qeverisë, pasi që është shumë pak e besueshme që ndonjëri prej tyre të fitojë shumicën e domosdoshme për ta krijuar Qeverinë”, thotë Muhaxhiri.

Koalicionet aktuale janë ndërtuar edhe mbi parimin e ndarjes paraprake të posteve, nisur nga posti i kryeministrit, kryetarit të Kuvendit e deri te ministritë dhe resorët tjerë. Por, të gjitha këto marrëveshje, sipas Muhaxhirit mund të rishikohen pas zgjedhjeve, marrë parasysh se do të jetë vështirë që të fitohen zgjedhjet, sipas parashikimeve parazgjedhore.

Ai pret që koalicionet aktuale mund të shpërbëhen pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.

”Qoftë koalicioni i PDK-së apo ai i LDK-së, në fakt do të duhet që ta marrin ndonjërin prej aleatëve në koalicionet kundërshtare apo të bëjnë ndonjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila në këto zgjedhje garon si e vetme. Por, në çdo rast do të kemi negociata të gjata, do të ketë pakënaqësi nga njerëzit të cilët tashmë llogarisin në poste të rëndësishme qeveritare. Prandaj, edhe është e pritshme që të ketë probleme në formimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës”, thotë Muhaxhiri.

Ndërkohë, analisti nga Grupi Ballkanik për Politika, Naim Rashiti thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2014 e ka përcaktuar rrjedhën ligjore të formimit të institucioneve, ku definohet qartë se mandatin për formimin e Qeverisë e fiton koalicioni apo partia politike që i fiton zgjedhjet dhe jo ndonjë koalicion paszgjedhor.

Ai beson se partitë politike, megjithatë kanë marrë një mësim nga procesi i kaluar zgjedhor më 2014. Po ashtu, edhe eliminimi i vijave të kuqe për formimin e koalicioneve, sipas Rashitit mund të jetë një element ndihmese drejt formimit sa më të shpejtë të Qeverisë së re.

“Për faktin që është vijat e kuqe kanë vdekur tashmë, do të thotë nuk është më tabu asnjë formë e koalicionit dhe besoj se të gjitha subjektet politike i kanë kuptuar gabimet gjatë vitit 2014 e tutje dhe sjelljet e tyre gjatë krizës më pastaj, apo marrëdhënieve ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Mendoj se asnjëri subjekt nuk dëshiron që situata nga e kaluara të përsëritet”, thekson Rashiti.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, pasuan votimin në Kuvend të një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë më 10 maj. Të njëjtën ditë, Presidenti i Kosovës pati shpërndarë Kuvendin, kurse në ditë më vonë pati shpallur 11 qershorin, datën për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Për 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës, pritet të garojnë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.

Për formimin e Qeverisë së Kosovës, janë të domosdoshme të paktën 61 vota në Kuvend. Koalicioni apo partia fituese, kryesisht llogaritë në koalicione paszgjedhore edhe në pakicat, si kategori kushtetuese e domosdoshme për përfshirje në Qeveri.(Kortezi Zijadin Gashi-RFL)

Filed Under: Politike Tagged With: Koalicionet, Kosove, shthurje pas zgjedhjeve

Koalicionet, PS i kërkon KQZ një javë shtyrje

April 20, 2017 by dgreca

Në Komisionin Qendror Zgjedhor nisi sot, e Enjte 20 Prill,  shqyrtimi i kërkesës së PS-së dhe LSI-së për shtyrjen e afateve të regjistrimit të koalicioneve.PS kërkon shtyrjen me një javë  të afatit të regjistrimit. PD eshte kunder.Edhe anëtari i KQZ, Klement Zguri shprehet kundër: “Zgjedhjet prishen. Prishet gara, barazia, mënyra korrekte e procesit. KQZ zbaton ligjet nuk i modifikon ato. Një ligj i kaluar me 3/5 nuk mund të ndryshohet me 4- 5 vota”

Përfaqësuesi ligjor i PS-së Eridian Salianji bëri publik propozimin: Shtyrja e afatit disa ditë nuk e cënon procesin. Afati nuk është i ngurtë dhe nuk jemi në një situatë normale. Për ne më rëndësi është zbatimi i kushtetutës dhe më 18 qershor të jenë të gjithë palët. Shtryja disa ditë është mëse normale. Deri më datën 28 prill nuk cënohet procesi zgjedhor. Është kufi ligjor.

PD e prezantuar nga përfaqësuesi ligjor Ivi Kaso thotë:  kërkesa PS e LSI nuk ka bazë ligjore. Nuk ka vend për akrobacira. Opozita i ka kërkuar KQZ të mos bëhet mashë e partive për të zgjidhur problemet që vetë kanë krijuar dhe vetë kanë në dorë të zgjidhin

Dy anetare dje u shprehen kunder

Dy anëtarë të saj Klement Zguri dhe Hysen Osmanaj kanë paralajmëruar votën kundër pasi shtyrja e afateve duke e quajtur shkelje të ligjit.

Klement Zguri deklaroi dje: “Sot është data ligjore për të përfunduar regjistrimi. Kërkesa e dy partive nuk është legjitime. Kërkuesit nuk kanë autorizim për këtë kërkesë. Përmbajtja e saj prek zgjedhjet, i prish ato”.

Hysen Osmanaj deklaroi po dje: “Ne nuk mund të marrim atë vendim. Pasi çdo vendim që mund të marrin ne, qoftë me shumicë të cilësuar apo me votë të thjeshtë, vendimi do të jetë nul, sepse bie në kundërshtim me Kodin Zgjedhor”

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta e konsideruan kërkesën shprehje vullnetmirë për ti dhënë kohë PD.  Opozita i kërkoi KQZ të respektonte Kodin Zgjedhor.

Edhe Partia e Ben Blushit, LIBRA shprehet kundër kërkesës së dy partive të maxhorancës, duke cilësuar KQZ të politizuar, ndërsa kërkesën grusht shteti të partive në pushtet.

I të njëjtit qëndrim janë dhe anëtari i KQZ-së Klement Zguri por dhe  e quajti kërkesën e dy partive jo legjitime dhe që sipas tij do të prishte zgjedhjet. Edhe konstitucionalisti Clirim Gjata e quan veprim kamikaz.

Filed Under: Komente Tagged With: Koalicionet, një javë shtyrje, PS i kërkon KQZ

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT