• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë: Koalicioni me dy qendrime për demarkacionin me Malin e Zi

December 8, 2017 by dgreca

Kalimi në kuvend i marrëveshjes së demarkacionit ka nxjerrë në pah dallimet brenda koalicionit. Partnerët ndërkombëtarë: kuvendi duhet ta ratifikojë marrëveshjen. Analistët: mosratifikimi vë në pikëpyetje qeverinë.

Karte Webvideo ENG

Kuvendi i Kosovës ende nuk ka bërë të ditur, se kur marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi mund të vihet në rendin e ditës për votim, për të parë nëse kjo marrëveshje ratifikohet nga deputetët apo jo. Për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit nevojiten 81 vota nga 120 deputetë që ka kuvendi i Kosovës. Qeveria dy ditë më parë e procedoi në kuvend për votim marrëveshjen së bashku me konstatimet e komisionit të ri për shënjimin e vijës kufitare i themeluar nga kryeministri Ramush Haradinaj. Por procedimi në kuvend i marrëveshjes ka njxerrë në pah dallimet e thella brenda koalicionit qeveritar, që përbëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, (PDK) Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) Nisma për Kosovën dhe lista Srpska. Vet kryeministri Ramush Haradinaj dhe partia e tij është kundër versionit aktual të demarkacionit dhe marrëveshja që ai e dërgoi për votim në kuvend është e qeverisë së kaluar të kryesuar nga ish-kryeministri Isa Mustafa.

Kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje është edhe Nisma për Kosovën, por edhe partia opozitare Vetëvendosje, e cila ka 32 deputet.

Partneri më i madh i koalicionit aktual qeverisës, Kadri Veseli, kryetar i PDK-së, thotë se partia e tij do të votojë pro ratifikimit të marrëveshjes, sepse sipas tij, në këtë mënyrë forcohet sovraniteti i Republikës së Kosovës dhe kjo i hap rrugë liberalizimit të vizave.

“Qëndrimi im, por edhe i subjektit tim që përfaqësoj është i qartë. Marrëveshja me Malin e Zi duhet të ratifikohet. Marrëveshja duhet të kalojë dhe vota jonë është ‘pro’, siç e kemi thënë në vazhdimësi. Gjithësesi, unë besoj se duhet të ketë një konsensus të plotë për këtë marrëveshje”, shprehet Kadri Veseli, duke ritheksuar se Bashkimi Evropian duhet të veprojë shpejt dhe qartë sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Është Bashkimi Evropian dhe përfaqësuesja e këtij mekanizmi në Kosovë, Natalya Apostolova, e cila u rikujton deputetëve të kuvendit të Kosovës, se çështja e shënjimit të kufirit me Malin e Zi duhet përfunduar, sepse është kusht për liberalizimin e vizave. Ajo thotë se “politikanët nuk duhet t’i mbajnë peng të rinjtë e Kosovës”.

“Dua t’u kujtoj edhe njëherë politikanëve që demarkacioni i kufirit me të vërtetë është thelbësor për t’u zgjidhur. Nuk dua që politikanët të mbajnë peng të rinjtë e Kosovës, një rini fantastike që meriton lëvizje të lirë, që ndoshta nuk iu kujtohet konflikti dhe duan të jenë pjesë e Evropës. Kërkoj nga të gjithë ata që do ta kenë rastin të votojnë të kenë këtë në mendje”, thotë Natalya Apostolova në një konferencë, ku u fol për integrimet e Kosovës.

Pro ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit është shprehur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila madje akuzon qeverinë Haradinaj për izolim të qytetarëve të Kosovës duke bllokuar demarkacionin me Malin e Zi.

Komisioni për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi i themeluar nga kryeministri Ramush Haradinaj, dy ditë më parë prezantoi raportin me konstatimet e tij për kufirin. Ata thanë se komisioni i kaluar ka gabuar në shënjimin e kësaj vije dhe vazhdojnë të mbajnë qëndrimin se Kosova me marrëveshjen e vitit 2015 me Malin e Zi humbet territor. Por, është ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili raportin e komisionit të qeverisë Haradinaj për kufirin e quajti “një grumbull broçkullash të tyre”. Ai rikujtoi që ishin edhe ekspertët amerikanë nga State Departamenti, që  në vitin 2016 e verifikuan marrëveshjen e demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi dhe konstatuan, se me këtë marrëveshje Kosova nuk humbet territor.

Sidoqoftë, analistët politikë thonë, se qeveria Haradinaj e ka të vështirë të vazhdojë qeverisjen me këtë ndarje që ka brenda koalicionit rreth çështjes së demarkacionit.

“Çështja e Demarkacionit nuk mund të mbetet pezull, duhet të ketë zgjidhje apo alternativa. Qeveria Haradinaj nuk guxon të thotë ne jemi kundër këtij formati të demarkacionit dhe në të njëjtën kohë ta dërgojë atë për miratim në kuvend”. Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj do të ketë probleme të mëdha edhe brenda koalicionit qeverisës, por edhe në raport me partnerët ndërkombëtarë, që ta arsyetojë vazhdimësinë e qeverisjes, nëse nuk ka ide se si të ballafaqohet me problemin e demarkacionit”, shprehet në një shkrim të tij, analisti Artan Muhaxheri.

Deputetët e kuvendit të Kosovës tashmë e kanë në dorë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi të nënshkruar në vitin 2015 nga qeveria e Isa Mustafës dhe po ashtu bashkangjitur edhe raportin e komisionit për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi të kryeministrit Haradinaj, me të gjeturat që e kundërshtojnë marrëveshjen e parë. Kryesia e kuvendit ende nuk ka rënë dakord, se kur do ta verë në votim marrëveshjen e demarkacionit, mirëpo, siç u tha kjo do të ndodhë shumë shpejtë.

Filed Under: Politike Tagged With: : Koalicioni, DEMARKACIONI ME MALIN E ZI, dy qendrime

Shtypi i Kosovës: Koalicioni nuk i ka votat për Demarkacionin

August 11, 2016 by dgreca

-Shtyn demarkacionin për 1 shtator. Tre javë ‘armëpushim’/

PRISHTINË, 11 Gusht 2016- Gazeta DIELLI-B.Jashari/ “Koalicioni nuk i ka votat, shtyn demarkacionin për 1 shtator”, shkruan sot shypi në Kosovë, pas vendimit të djeshëm të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit me shefat e grupeve parlamentare, ku partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, hodhi gaz lotsjellës.

Në kulmin e tensioneve dhe të paralajmërimeve për përshkallëzim të situatës, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi ta qesë në votim më 1 shtator, shkruan sot Koha Ditore.

Gazeta thekson se, edhe pse ka pasur zëra se demarkacioni do të shqyrtohet këtë javë, shtyrja është bërë me qëllim të blerjes së kohës. Sipas burimeve të gazetës, partitë në pushtet ende nuk i kanë të sigurta votat për ta kaluar marrëveshjen, veçmas në kampin e Lidhjes Demokratike. Arsye tjetër është edhe ‘”frika” se kjo çështje mund të çojë në tensionim të situatës, pak ditë para vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden. “Por vizita e Bidenit mendohet të shfrytëzohet për t’i bindur edhe deputetët tjerë që janë kundër Marrëveshjes së koalicionit, në mënyrë që kalimi i saj të mos vihet në rrezik”, ka thënë burimi.

Por lëvizja “Vetëvendosje” shtyrjen e votimit për shtator e ka përkthyer si rezultat i rezistencës së tyre, shkruan gazeta.

“Tri javë ‘armëpushim’ për demarkacionin”, shtë kryetitulli i gazetës Zëri, e cila thekson se

partnerët e koalicionit qeverisës i kanë dhënë mbështetje Marrëveshjes, derisa opozita ka paralajmëruar masa radikale për pengimin e saj.

“Partnerët e koalicionit qeverisës shpresojnë se kjo Marrëveshje do të ratifikohet më 1 shtator, ndërsa subjektet opozitare kërkojnë që kjo Marrëveshje të hidhet poshtë në mënyrë që Kosova të mos i humbë mbi 8 mijë hektarë tokë.

Në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për përcaktimin e datës së seancës për demarkacionin, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kryesisë duke e ndërprerë mbledhjen. Konjufca më vonë është arrestuar për këtë veprim”, shkruan gazeta.

Ndërsa, sipas shkrimeve të analistëve në media rreth marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, “tash janë dalë edhe interesat krahinore dhe partiake dhe duket se është prishur edhe balansi i votave për ratifikim në Kuvend të Kosovës”.

Filed Under: Komente Tagged With: : Koalicioni, nuk i ka votat, për Demarkacionit, shtypi i Kosoves

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT