Nga Astrit Lulushi/
Vetëm koha nuk ndalet/
Është ora e historisë,/
Që regjistron çfarë ndodh/
Nga 00 në 00 të ditës tjetër./
Regjistron misterin e errët,/
Nën thembra e tallje,/
Mbi lirinë është vënë/
Etiketa e skllavërisë./
Pas maskës një tjetër fytyrë
Fshihet nga abuzimet
Fazë delikate, por mbijetesa
Është më e rëndësishme,
Njeriu nuk ruan vazhdimësinë
Në qëndrim e mendje
Nuk mund të rrezikojë
Për një fat më të zi
Mijëra njerëz ikin e jetojnë,
Me frikë të vazhdueshme
Për jetën gati për t’u zhytur
Paguajnë pa blerë asgjë
Trajtim çnjerëzor dhe fyerje,
Ndarje dhe humbje të shtëpive,
Tokë e djegur, pyje në flakë,
Pa kursyer natyrën,
Akoma më shumë fajësojnë
Përpjekjet e qëllimshme
Për të luajtur lojën e trukuar.
Ende nuk humbin shansin
Për të folur dyfishtë,
Pushtojnë fqinjët më të dobët
Vendosin ligje që të mbytin
Fitojnë një luftë pa gjakderdhje
Mes të zezës dhe së bardhës
Ende mund të shohin
Rrezen e Shpresës, të zgjidhin misterin
Shkatërrim për të imponuar ideologjinë,
Akt çekuilibrimi për të prishur thelbin,
Duke detyruar njerëzit të përulen:
Numëroni më shumë të vdekur,
Ose mbeteni nën rregull – thonë.
Çdo orë kalon do të dëshmohet: Arrogancë më shumë,
mirësjellje e zhdukur,
Vrazhdësi gjithnjë dhe më pak butësi;
Ende ka shpresa për mirësinë në ngjitje.