• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOMEDIA HYJNORE

June 13, 2021 by dgreca

Komedia Hyjnore-Dante Alighieri/
Kënga I/
(Shqipërim nga Astrit Lulushi)/

Në mes të rrugëtimit të jetës/
Veten e gjeta në një pyll të errët,/
Udhën e drejtë e kisha humbur./

Ah unë! sa vështirë e kam të them:/
Ç’ është ky pyll i ashpër dhe i egër,/
Që frikën ma përtërin në mendje?/

E hidhur është, vdekja pak më shumë,
Për të përshkruar atë që gjeta,
Por do të flas për të tjerat që pashë. 

Nuk mbaj mend të them si hyra,
Aq i përgjumur isha që nga koha
Kur udhën e vërtetë humba;

Pasi arrita rrëzë një mali,
Aty ku lugina merr fund
Zemra fort m’u drodh;

Hodha sytë lart, shpate pashë
Veshur me afshin e tokës,
Si tymi që mbulon çdo gjë.

Pastaj frika u qetësua pak
Mjaft kishte duruar e fshehur
Në liqenin e zemrës time
Natën që kisha kaluar
Aq shumë me rrënkime. 

Dhe si ai, i cili me një frymë
Lëshohet nga deti në breg,
Kthehet rishtas në ujin e rrezikshëm,
Dhe sheh;

Shpirtin që shkon përpara
Dhe mbrapa përsëri kthehet
Për të parë udhën e hapur
Që më kurrë nuk humbet. 

Ja aty, ku filloi e përpjeta,
Një panterë e shpejtë si drita doli,
Me lëkurë me njolla mbuluar. 

Kurrë nuk i hoqi sytë nga unē,
Por s’më pengoi në rrugën time. 

Agimi, mëngjezi i parë, erdhi,
Dielli hënën dhe yjet perëndoi,
Ishte koha e Dashurisë Hyjnore.  

Sa bukur, me vete thashë,
Ugur i mirë ishte edhe
Lëkura e larmishme e kafshës së egër,

Por pa shijuar mirë këto mendime
Një luan i madh përpara më doli. 

Kundër meje ishte nisur
Kokëlartë, i uritur, i tërbuar, aq sa
Edhe ajrin nga frika e bëri të dridhej;

Ja më tej, një ujk, me uri të madhe,
Dukej se ishte ngarkuar
Me zellshmëri ndaj meje;

Pashë gjithashtu njerëz
Që endeshin të humbur!

Kjo më rëndoi aq shumë
Sa malit vendosa të mos i ngjitem.

Si ai që gëzohet kur fiton,
Dhe kur humbet,
Qan për çdo mendim të tij. 

Të tillë më bëri kafsha e egër,
E cila, duke ardhur drejt meje
Më shtyu atje ku dielli hesht. 

Ndërsa po nxitoja tatpjetë,
Përpara më doli një person,
I cili dukej se kishte
Shumë kohë pa folur. 

“Ki mëshirë për mua”, i thirra,
“Qofsh hije apo njeri i vërtetë!”

“Nuk jam njeri”, m’u përgjigj,
“Por njeri dikur isha,
Nën Julin u linda, megjithëse vonë,
Jetova në Romë nën Augustin e mirë,
Gjatë kohës së Perëndive të rreme.

Isha poet dhe i këndova
Birit të Anchises, që iku nga Troja,
Pasi Ilioni u dogj.

Po ti ç’do në këtë vend të zymtë?
Pse nuk i ngjitesh malit të bukur,
Që është shkak për çdo gëzim?”

“Tani, ti, mos je Virgjili dhe burimi
Prej nga lumi e fjalëve rrjedh?”
Iu përgjigja turpshëm me pyetje. 

“Nga poetët e tjerë je nder e dritë,
Ti je Zoti dhe poeti im,
Je i vetmi nga i cili mora
Stilin e bukur që më ka nderuar.

Ja bisha, më bëri të ndërroja udhën;
A më mbron dot, sepse
Nga frika i tëri po dridhem?”

“Ti duhet të marrësh rrugë tjetër”,
Më tha, kur më pa duke qarë,
“Për të shpëtuar nga ky vend i egër;

Sepse kafsha që ankohesh,
S’ lejon të kalosh në rrugën e tij,
Dhe të shqyen po e ngacmove;

Ka natyrë të pamëshirshme,
Asnjëherë nuk e fsheh lakminë,
Edhe kur ha sa ngopet,
është më i uritur se ç’ishte.
…..
Prandaj mendoj për të mirën tënde,
Më ndiq, do të jem udhërrëfyesi yt,
Në këtë terr të përjetshëm,

Ku do të dëgjosh vajtime,
Do të shohësh shpirtra të thyer,
Që qajnë secili për vdekjen e dytë.

Do të shohësh edhe të kënaqur,
Brenda në zjarr,
Që një ditë shpresojnë të kthehen”.
…..
“Poet, të lutem, më shpëto
Nga gjithë kjo errrësitë,
Më trego rrugën për atje ku the:
Të shoh portën e Shën Pjetrit,
Dhe ata të pashpresë”.

Pastaj vazhdoi më tutje,
Dhe unë pas i shkova.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Astrit Lulushi, Komedia Hyjnore, Shqiperim

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT