Mbrëmjen e së Enjtes të 20 Dhjetorit 2017, në Scandinavia House – Park Avenue, Manhattan, koncerti i kantautorit, pedagogut në Paris, Vlashent Sata, ka arritur të bëjë për vete shqiptaro-amerikanët.Një koncert i shkëlqyer, kur artisti shqiptar me performancë pariziene, nga minuta e parë ka qenë në rezonancë me sallën e mbushur plot dhe ka lënë “peng” shpirtin e tij për spektatorin e përzgjedhur me ftesa nga konsullata e Kosovës në Nju Jork dhe me kontribut nga Studio e Fadil Berishës.
Mbrëmjen koncertale e ka celë konsullja e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, zonja Teuta Sahatciu.
Kantautori pas një vetëprezantimi origjinal,ia ka nisë koncertit me këngën “Këmbëzbathur”, duke udhëhequr orkestrën unike(që ishte nga kënga e pare deri tek fundit tepër e unifikuar) fillimisht duke luajtur në kitarë e më pas në piano.Koncerti rrjedh ëmbël në shtratin që nga “Këmbzbathur”, “Celesh”, “E di unë”, “Djemtë e Balonave”, “Lule-Lule”,” Bab”, “Kasollja”, “Në Botën Tonë”, “Embël”, “Hana”, deri tek kënga e fundit”Erdhi dita”.
Gjatë të gjithë koncertit Vlashenti komunikon me sallën jo vetëm me këngën por edhe me rrëfimet e tij emocionuse rreth jetës dhe karrierës së tij.
Edhe në bisedën që zhvilloi në fund të koncertit me TV Kultura Shqiptare dhe Gazetën Dielli, kantautori, u shpreh se ndjehej I lumtur, që bashëkatdhetarët e tij e kishin duartrokitur nxehtësisht.
Vlashent Sata ka nisë të fluturojë në krahët e muzikës që në moshën 5 vjecare, tek lunate në piano dhe e regjistronte i ati… Edhe pse është larguar nga Shqipëria sapo kishte përfunduar Liceun Artistik, ai nuk I ka munguar spektatorit shqiptar në Tiranë e Prishtinë. Pas përfundimit të Liceut ai studio për piano në Francë me mjeshtra francezë si Romano Pallottini e Denis Pascal.
Ai ka rrëfyer se vjen nga një familje artistësh: I ati I tij, Loro Sata,që është mentari dhe udhëheqësi I tij në botën e magjishme të muzikës,këngëtar lirik, ka qenë nxënës i Lukë Kaçajt, një nga basët më të mëdhenj që ka njohur konservatori i Moskës në vitin ‘68. Motra e Vlashentit Mariena, është violinë e parë në orkestrën simfonike të Bilbaos në Spanjë, ndërsa motra tjetër Reksi ka mbaruar për violonçel dhe kanto klasike dhe ka qenë pjesë e Operës së Liezhit, në Belgjikë.
Formatin e lartë muzikor dhe talentin Vlashenti e shpalosi gjatë koncertit e mbrëmjes magjike në Scandinavia House – Park Avenue, Manhattan.
Koncertin e ndoqi dhe kryetari I Vatrës, Dritan Mishto, zv. Kryetari Agim Rexhaj me zonjën Laura, anëtarët e kryesisë Zef Balaj dhe Besim Malota, koordinatori I medias Dritan Haxhia e të tjerë.(dalip Greca)




Salla e mbushur me bashkatdhetaret tane nga te gjitha trevat etnike shqiptare,e perbenin nje Shqiperi ne miniature,te cilet duartrokisni e therrisni gezushem shqip dhe panderprere interpretimin brilant te kengetarit te mirenjohur,Gena.Ne turneun e tij koncertal ne Feniks te Arizones,kengetari Gena vinte pas shfaqjes se nje numri te madh koncertesh, ku ai kishte performuar me pare ne metropolet amerikane,perfshire: Los Angeles,Chicago,Miami,Las Vegas dhe Toronto te Kanadase.Kengetari Gena me nje ze tipik, karakteristik dhe melodik si dhe me nje performance te shkelqyer ka mrekulluar publikun,duke lene mbresa te paharrueshme tek bashkeatdhetaret tane ne Feniks te Arizones.Ne kete koncert kengetarin Gena e shoqeruan instrumentistet e mirenjohur,Murat Rama dhe Edlir Begolli.Pjesemarres ne kete koncert kishte edhe nga radhet e veprimtareve dhe perfaqesuesve me te larte te komunitetit shqiptaro-amerikan te Arizones,sic ishin ish- kryetaret,Skender Bajrami dhe dr.Arben Lasku.Ky koncert eshte mbajtur ne Qendren Kulturore”LA PRINCESSA” ne Betahany Home ne kryeqytetin e Arizones-ne Phoenix(Feniks).Se fundmi vlene te theksohet se ne komunitetin shqiptar te Arizones,verehet nje begatim me i madh i jetes kulturore ne krahasim me vitin pararendes,por njeherit eshte edhe nje publik i pasionuar pas muzikes sone popullore dhe shume adhurues per artistetet e zhanreve te ndryshme muzikore, qe vijne nga Kosova,Shqiperia dhe trevet tjera etnike shqiptare.



















