Emin Eddie Egriu është në mënyrë aktive duke konsideruar si shumë serioze kësaj rradhe ri-kandidimin e tij për rrethin e 26 të kongresit të Nju Jorkut/
Nga BEQIR SINA, New York/
NEW YORK CITY : Megjithëse, është heret, por ai tashmë të paktën në komunitetin shqiptar i ka shpalluar ambicjet e tij për të kandiduar për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve Amerikan atë të Qarkut 26-të në Buffalo – New York. Një zonë, kjo e njohur si “tokë e demokratëve” dhe ku shumë pak shqiptarë jetojnë. Kështuqë, megjithse, jo zyrtarisht Emin Eddie Egriu, është në mënyrë aktive duke konsideruar si shumë serioze kësaj rradhe ri-kandidimin e tij për rrethin e 26 të kongresit të Nju Jorkut, duke pasur parasyshë si thotë dhe vetë ai edhe mësimet e nxjerra nga rezultatet e fundit të kandidimit dhe përvoja e fushatës që ai zhvilloi. Emin Eddie Egriu, në vitin 2010 ka qenë ish- kandidat për në Seantin e Shetit të New Yorkut, nga Partia Demokratike, por i humbi zgjedhjet. Një vitë më pas ai provoi të kandidoi në Kongresin Amerikan Zonën elektorale 28-të të New Yorkut, kundra Kongresistes me provojë të gjatë në politikë dhe Capitol Hill, Louise Slaughter, dhe nuk mundi të hyjë në garë, kjo për shkaqe të ndryshme…. !.
Megjithatë, simbas shtypit amerikan, u tha se kongresmenia demokrate Louise Slaughter, ishte përballuar me një sfidë të fortë në primare nga rivali i saj brenda partisë demokrate Emin Eddie Egriu.
Egriu thotë se e ka në plan të njoftojë vendimin e tij për të kandiduar për një vend në Kongresin amerikan – pra në Capitol Hill brenda këtyre muajve, megjithëse ai ambacijen e tij e shpalosi për herë të parë në një darkë fondmbledhëse, me komunitetin shqiptarë në Waterbury të Kenektiket dhe komuniettin dibran në Staten Island.
Më pasë po me shqiptarët në New York, e rrethinat e tij, ai ka mbajtur edhe tre katër takime fondmbledhëse, dhe duhet pranuar se ato nuk kan qenë aq shumë të suksesshme sa janë pritur, megjithëse, komuniteti shqiptarë po tregohet i gatëshëm të mbështesë synimin e tij – për të kandiduar në Kongresin Amerikan.
Emin E. Egriu, në biografinë e tij – faqen e interrnetit “Egriu for Congress”, thotë se ai ka ndihmuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Buffalo , Nju Jork, që nga krijimi i firmës së tij të parë në vitin 1989, EMINI .
Ai thotë se atje ai ka krijuar një komunitet vetë-mbështetës, pra në Buffalo të New Yorkut, duke zhvilluar biznese të reja , klinika mjeksore ,ndihmuar kishat, shtëpitë,etj.
Në jetën politike me bashkëatdhetarët si e kemi parë ne ai u dallua me punën e tij me PUSH një organizatë kjo që kërkonte bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare.
Emin E. Egriu është përfshirë plotësisht në politikë që nga viti 1999
Egriu në qëllimin e tij për të kandiduar në Dhomën e Përfaqësueseve, i tha gazetës tonë në një intervistë se ai “është fokusuar në arsimin, emigracionin , bizneset , të moshuarit dhe të drejtat e njeriut “. Kurse, me komunitetin shqiptar ai thotë se “ka qenë në ballë të PUSH ( shqiptarëve ) Programi Lëvizjes së Bashkuar, një angazhim që ai e ndau me të gjithë komunitetin shqiptar dhe të të gjithë emigrantët shqiptarë “. Mirëpo, shqiptarët janë duke pritur se çfarë do të tregojë gjatë kësaj fushate Emin Egriu, për të qenë një kandidat i fortë për Kongresin dhe më pasë nëse fiton një kongresistë.A do të shfrytëzojë ai përvojen e tij , si lidershipi i qartë , për zgjidhjen e problemeve, me aftësitë , përkushtimi i tij – për të gjitha komunitetet dhe çfar vizioni ka ai për ndryshim a janë të përshtatshme për post zgjedhor apo jo!?
Këto e shumë të tjera – priten që ai ti bindë elektoratin nëse kandidatura e tij është serioze, për çka edhe ai thotë se do t’i realizojë bile edhe me sukses duke pasur besim të madh në aftësitë e tij, eksperiencën e fituar dhe përvojën e tij në këto fushata.
Si në mënyrë të ndershme dhe të vështirë, ai duket se është duke punuar si një i “pavarur”, por ende nuk ka vendosur , megjithëse, mund të jetë një kandidat “gjysmë demokrat gjysmë i pavarur” për të bindur jo vetëm njujorkezët, por edhe amerikanët, që tashmë së bashku me komunitetin shqiptarët janë ata që po mbështesin plotësisht atë , -si në Connecticut , Çikago , Detroit , New Jersey e të tjera shtete federale .
Në aspektin tonë si shqiptarë i Amerikës, Egriu, thotë se ai ka ndërtuar një profil të fortë kombëtare dhe ndërkombëtare , por për më shumë flet edhe për origjinën e tij familjare, e cila i përket një familje me tardita të shuqara patriotike në Dibër të Madhe dhe emigracion.
MSHM : Mbështesim Emin Eddie Egriu-n për Kongresin Amerikan
Kështu shkruajn shqiptarët në rrjetet sociale ku fushata e tij pothujase ka nisur për të siguruar sa më shumë mbështetje. Mërgata Shqiptare për Maqedoni, në faqen e saj të internetit thotë se e mbështet fuqishëm kandidaturën e z. Emin Eddie Egriu-t për zënë një vend në Kongresin Amerikan! Ata thonë se ;” Bëjmë apel te të gjithë shqiptarët kudo që ato ndodhen të japin kontributin e tyre për të bërë të mundshme që Emini ynë të përfaqëson edhe shqiptarët në Kongresin Amerikan! Një zë i shqiptarit në Kongres do me thënë shumë, një zë i një shqiptari në Kongres mund të ndryshon shumë gjëra të cilat ne na qëndrojnë pingul mbi kokë duke mos mundur t’i realizojmë me dekada të tëra, ky zë numrin e dekadave e redukton në vite, prandaj fuqia e zërit të një shqiptari në Kongresin Amerikan është shumëfish më e fuqishme për të realizuar aspiratat tona! “hkruar në apelin e saj Mërgata Shqiptare për Maqedoni,
Më tej ata u bëjnë thirrje dhe figurave shqiptare më të njohura në Amerikë. “Ftojmë artistët tonë në SHBA- shkruan në thirrjen e saj Mërgata Shqiptare për Maqedoni, duke permendur emra të till si: znj. Eliza Dushku, z.James Belushi, z. Stan Dragoti, z.Agim Kaba (aktor në SHBA), z. James Biberi (aktor në SHBA) gjithashtu thërrasim të gjithë personat publik si këngëtarët, modelet, z. Emina Cunmulaj (modele e njohur në SHBA) dhe shumë artistë tjerë të cilët do të bënin të mundshme që Emini të jetë më afër se kurrë Kongresit Amerikan!”
Në fund ata thonë se ftojmë mediet e të gjitha llojeve (tv, gazetat,portalet informative, portalet socilae etj) në tokat shqiptare, t’i kushtojnë vëmendje dhe përkushtim kandidaturës së Eminit për Kongresin Amerikan, kemi nevojë për ju të nderuar përfaqësues të medieve, ngase vetëm bashkë mund të realizojmë atë që synojmë! Emini në Kongresin Amerikan do të ishte pasuria më e madhe të cilën ne mund të imagjinojmë aktualisht, prandaj mos kurseni mundin.