-Në fillim të seancës së Kuvendit të Kosovës dha betimin deputetja Mirjeta Kalludra, e cila zëvendëson deputeten e deritanishme Teuta Sahatqija, nga grupi parlamentar i LDK-së, të dekretuar Konsulle e Përgjithshme në Nju Jork. Në axhendë 14 pika./
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 28 Prill 2016/ Kuvendi i Republikës së Kosovës po zhvillon sot një seancë plenare me 14 pika në axhendë, ku shqyrtohen projektligje dhe raporte. Të pranishëm në fillimin e seancës ishin 66 deputetë të Kuvendit 120 anëtarësh. Kuvendi nisi seancën me vonesë, pasi ende pa filluar shkoi në “10 minuta pushim”, të dhëna nga kryeparlamentari Kadri Veseli, në pritje të krijimit të kuorumit që mungonte nga bojkoti i opozitës po edhe mosprania e një pjese të deputetëve të mazhorancës.
Në fillim të seancës së Kuvendit të Kosovës dha betimin deputetja Mirjeta Kalludra, e cila zëvendëson deputeten e deritanishme Teuta Sahatqija, nga grupi parlamentar i LDK-së, të dekretuar Konsulle e Përgjithshme në Nju Jork.
Ishte paraparë që seanca të niste me deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, por me propozim të grupit parlamentar të PDK-së u bë ndryshim në renditjen e pikave të axhendës. Fillimisht u votua për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe me shumicë votash u zgjodh Elif Tokmak nga komuniteti turk. Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur edhe Abit Hoxhën dhe Anita Morina-Saraçin, anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media. Në vijim të votimeve në Kuvendin e Kosovës, me 52 vota drejtor me mandat 5-vjeçar i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit u zgjodh Raif Preteni, ndërsa për postin e zëvendësdrejtorit asnjëri nga kandidatët nuk fitoi numrin e mjafueshëm të votave.
Votimet vazhdojnë me zgjedhen edhe të anëtarëve të Bordit Këshillëdhënës për Mbrojtjen e Mjedisit, si dhe një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Kuvendi do të shqyrtojë Projektligjin për ratifikimin e Konventës për heqjen e kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961). Më pas, Kuvendi do të shqyrtojë edhe dy projektligje të tjera: për herë të parë për Akademinë e Drejtësisë, ndërsa për herë të dytë atë për patentat e shoferëve.
Axhenda e seancës së Kuvendit kosovar do të vazhdojë me shqyrtimin e tre raporteve: raportit të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale, raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, si dhe raportit të Performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2014.
Axhenda është përcaktuar nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës, e cila në takimin e fundit u njoftua me shkresën e deputetes Donika Kada-Bujupi për kalimin nga grupi parlamentar i AAK-së në atë të Lëvizjes Vetëvendosje.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.