• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

The event for the victims of the sexual violence during the war in Kosovo 1998-1999

April 12, 2018 by dgreca

The screening of the film “Making of Thinking of You”/

1 Teuta film2 salle1 ok Sahtcija

Thank you Professor Williams,/

Your Excellency President Jahjaga, dear professors and students of NYU, distinguished guests, ladies and gentlemen,

I want to thank you Professor Williams and Professor Anna di Lellio for their readiness to host this event in this beautiful room at NYU.

On the 10th anniversary of our Independence, the Consulate General of RKS in New York is organizing numerous activities, tackling different issues such as the as successes of Kosova in sports and music, economy and innovations, conferences on the path of Kosova toward Independence, and the women position within Kosovar society and so on.

Today we will talk about the deep wounds of the war, sexual violence as a war crime and a crime against humanity, the facts, and the way Kosova addresses this vulnerable category, helping them to reintegrate in the society as well as the ongoing struggle to prosecute the perpetrators.

The war in Kosova ended in June 1999, and left behind destruction, burned houses, monuments, libraries, and infrastructure. 800,000 citizens became refugees, expelled from Kosova, 700,000 were internally displaced, 13,950 killed, 1,690 still missing, around 20,000 sexually abused.

Every April, the UN Secretary General releases a Report on Sexual Violence during Conflict. This year’s Report will be discussed on Monday April 16th, in an open debate at the UN Security Council. Unfortunately, the case of Kosovo is still not part of the Report, and continues to be ignored.

President Atifete Jahjaga is a very vocal advocate and a strong supporter of the survivors of sexual violence during the war. She worked hard to articulate this issue, to fight the stigma, to help survivors through legislation for the acknowledgment and reparation for the victims. Together with President Jahjaga, women’s advocates, women Parliamentarians, and religious leaders were strongly engaged in this endeavor.

I want to use this opportunity to inform that Ms. Feride Rushiti, the executive director of the Kosovo Rehabilitation Centre for Torture Victims and a strong advocate for sexual violence survivors, has been awarded by the U.S. State Department the International Women of Courage Award for her dedication and work.

Kosovo women Parliamentarians proposed, secured the budget and realized a Memorial that symbolize the 20,000 victims of sexual violence during the war. The memorial, designed by Ilir Blakqori, is called HEROINAT and is made by 20,000 medallions. It is situated in the center of the capital Prishtina.

When in office, in 2015, President Atifete Jahjaga sponsored the art installation “Thinking of you,” by Kosovo artist Alketa Xhafa Mripa, to honor survivors of wartime sexual violence and build solidarity with them. The film by Anna di Lellio and Fitim Shala that we are about to screen shows the making of the installation and will be an opportunity to discuss both this horrible crime and the extraordinary response by our society to the plight of survivors.

Ladies and gentlemen,

I have the honor to introduce President Jahjaga and ask her to take the floor.

Teuta Sahatqija

New York April 11th 2018

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Teuta Sahatqija, The screening of the film “Making of Thinking of You”

KONSULLJA E PËRGJITHSHME E KOSOVËS NGUSHËLLOI KRYETARIN E VATRËS

April 9, 2018 by dgreca

2 Teuta2 Letra ok.jpgKonsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, përmes ambasadores Teuta Sahtaçija dhe ekipit të saj ka vlerësuar kontributin e Ing. Agim Karagjozit në Vatër e Komunitetin Shqiptar të Amerikës; ka vlerësuar lidhjen e thellë shpirtërore të Tij me Identitetin Kombëtar shqiptar dhe dedikimin e përkushtimin për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Ambasadorja ishte e pranishme në ceremonitë funerale dhe ngushëlloi Familjen dhe Vatrën.

Konsullja e Përgjithshme e Kosvës ka ngushëlluar Vatrën edhe  përmes një Letre ngushëlluse, dërguar kryetarit të Vatrës, z. Dritan Mishto.

Në Letër shkruhet:

Nju Jork, 4 Prill 2018;

Z.Dritan Mishto

Kryetar i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA

I nderuar z. Mishto, në emrin tim personal dhe në emër të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta me rastin e vdekjes së z. Agim Karagjozi.

President Nderi i Vatrës, Ish Kryetar i Federatës Panshqiptare VATRA për dy dekada, Inxhinier Agim Karagjozi, do të mbahet mend për shpirtin atdhedashës, që shërbeu si frymëzim për anëtarët e Vatrës dhe për komunitetin shqiptaro-amerikan si dhe për lidhjen e thellë shpirtërore me identitetin kombëtar shqiptar, dhe dedikimin dhe përkushtimin për pavarësinë e Kosovës.

Ju lutem pranoni edhe një herë ngushëllimet tona të sinqerta.

Me respekt

Ambasadore:Teuta Sahatçija

***

MESAZH NGUSHELLIMI EDHE NGA ISH KONSULLI I PERGJITHSHEM, Z. BEKIM SEJDIU

Një mesazh ngushëllues ka mbërritur në Vatër edhe nga ish Konsulli i përgjithshëm i Kosovës z. Bekim Sejdiu(Tash në Gjykatën Kushtetuse të Republikës së Kosovës).

Në mesazhin ngushëllues shkruhet:

Te dashur Dritan dhe Dalip;

Me dhembje mesova lajmin per ndarjen nga jeta te ish-Kryetarit te Federates Panshqiptare VATRA, veprimtarit e atedhetarit, Agim Karagjozi.

Ne keto momente pikellimi, deshiroj te shpreh ngushellimet me te thella per ju dhe te gjithe vatranet.

Me vdekjen e ztr. Agaim Karagjozi, diaspora shqiptare ne SHBA humbi nje figure emblematike te saj, ndersa kombi shqiptar mbeti pa nje prej bijeve te devotshem, qe nje jete te tere ia kushtoj ceshtjes kombetare.

Shprehe besimin tim te patundur se, ne Kosove dhe kudo tjeter ku jetojne shqiptaret, emri i Agim Karagjozit do mbetet i cmuar dhe do kujtohet perhere me respektin me te thelle.

I juaji;

Bekim Sejdiu

Judge

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

USTAVNI SUD REPUBLIKE KOSOVO

CONSTITUTIONAL COURT OF THE REPUBLIC OF KOSOVO

Filed Under: Vatra Tagged With: dritan Mishto, Leter Ngushellimi, Teuta Sahatqija

KONSULLATA E KOSOVES STARTON VEPRIMTARITE E 10 VJETORIT

February 12, 2018 by dgreca

1 femijet korNga Keze Kozeta Zylo/

Konsullja e Përgjithshme e Kosovës Ambasadorja Sahatqija hap siparin e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës me nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life”, NY./

1 shkolla TeutaNga bangat e shkollës shqipe Alba Life, nga Staten Island të New Yorkut, nga Amerika mike, do ta themi së bashku: Kosovë e dashur, urime ditëlidjen e 10-të! Ambasadore Teuta Sahatqija/

1 femijet korUnë biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura/ t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj…Ali Podrimja/

1 ballore shkolla Alb

Kosova jonë martire vuri kurorën e Perëndeshës së Pavaresise në kokë 10 vjet më parë, 10 vjet ndonëse  në ngrica shkurti, por me zjarrin përvëlues në gji, etjen e madhe për Liri, etjen me buzë të zhuritura, çarë si shegë për 100 vjet.  Fuqitë e mëdha me pabesi dhe padrejtësisht ia prenë gjysmën e trupit, Kosovën, Nënës Shqipëri dhe ia dhuruan kuçedrës serbe…

Ç’mundime, ç’luftra, ç’sakrifica u bënë per ta rimarrë Kosovën!  Bijtë e saj me Ibrahim Rugovën Adem Jasharin, UÇK-n dhe Amerikën në krye ia dolën mbanë, ia dolën si BURRAT!

Dhe ja sot vjen një ditë në Diasporë dhe arrihet të festohet 10 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës madhërisht midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life”.  Ata janë e ardhmja e diasporës, janë e ardhmja e Kombit.  Konsullja e Përgjithshme e Kosovës, ambasadorja Teuta Sahatqija shoqëruar nga Konsulli Fatmir Zajmi dhe sekretarja e pare znj.Albana Bylykbashi hapi siparin e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës me nxënësit e Shkolles Shqipe “Alba Life”.  Ambasadorja Sahatqija dhe stafi i Konsullatës u mirëpritën me duartrokitje të stuhishme nga të gjithë të pranishmit dhe nxënësit që ishin ngjitur në skenë për të shfaqur koncertin madhështor.

Fjala e saj me plot elekuencë dhe profesionalizëm ishte tejet impresionuese dhe mbresëlënëse, sepse dilnin nga zemra dhe shpirti i një gruaje kosovare që kishte ndjerë nga afër mungesën e Lirisë, diskriminimin dhe dhunën serbe…Ambasadorja Sahatqija në fjalën e saj midis të tjerash tha se: “Nisja e këtij karvani të ngjarjeve nga shkolla dhe nxënës që mësojnë shqip nuk ishte zgjedhje e rastësishme. Pikërisht Shkolla Shqipe ishte në shenjestër të regjimit të Millosheviqit i cili deshi ta shuante gjuhën shqipe, ti mbyllë shkollat, ta zhbëje historinë e shqiptarëve në tokën e Kosovës”…

Programi i Shkollës Shqipe “Alba Life” për 10 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Drejtuesit e programit nxënësit e talentuar Arsi Muda, Dea Kërliu dhe Boris Pero përshëndetën njëzëri:Mirë se keni ardhur për të festuar së bashku 10 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!Qemal Zylo themelues dhe drejtor i Shkollës Shqipe “Alba Life” pasi iu ka uruar tëgjithëpjesëmarrësve, mësuesëve, nxënësve dhe prindërve: Gëzuar 10 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, i ka ftuar që të çohen në këmbë për të mbajtur një minutë heshtje në nderim dhe përkujtim të të rënëve për Lirinë e Kosovës.  Z.Zylo ka përshëndetur përzemërsisht ardhjen e ambasadores dhe stafin e Konsullates se Kosovës që përzgjodhën Shkollën Shqipe “Alba Life” për të hapur siparin e programeve për të festuar me nderime Pavarësinë e Kosovës.  Përzgjedhja juaj është një frymëzim për të gjithë ne dhe na shton me përgjegjësi dhe më të mëdha që këtë mision nga më fisnikët mos ta ndalojmë kurrë së bashku vazhdoi ai midis të tjerash.

Arsi Muda ftoi të gjithë pjesëmarrësit për të kënduar së bashku këngën “Ty Flamur të duam shumë”, sepse në këtë ditë të shenjtë ne nderojmë të gjithë ata Heronj dhe dëshmorë që dhanë jetën për Flamurin, le të nderojmë Plakun Ismail Qemalin që ngrit Flamurin në Vlore së bashku me Isa Boletinin, le të nderojmë Ibrahim Rugovën me Heroin Adem Jasharin bashkë me trimat e UÇK-s që dhane jetën për Kosovën dhe që sot ajo ka fituar Pavarësinë.

Arsi Muda prezantoi vehten si nxënës i Shkollës Shqipe “Alba Life” nëStaten Island, shkollë që është hapur 10 vjet më parë.  Unë do të prezantoj programin vazhdoi ai që kanë përgatitur nxënësit e Shkollës Shqipe nën kujdesin e mësueseve të dashura Entela Muda, Vlera Thaqi, Adelina Laçaj, Ardita Vadahi, Klaus Sharra, Kozeta Zylo, Rea Ulaj,  nën drejtimin e sopranos së shquar Dëshira Ahmeti Kërliu. Kurse Dea Kërliu tha se jam nxënëse në Staten Island, një vatër e ngrohtë e Shkollës Shqipe “Alba Life”Boris Pero tha se jam nxënës i shkollës Shqipe “Alba Life” dhe kam vetem 10 muaj që jam larguar nga Atdheu, por jam shumë i gëzuar që këtu në New York gjeta një Shqipëri të vogël! Arsi ftoi nxënësit e Shkollës Shqipe në Queens, shkollë që ka vetëm një vit që është hapur.  Nxënësit ishin përgatitur nën kujdesin e mësueseve Ardita Vadahi dhe Klaus Sharra.

Nxënësit e Ardita Vadahit ishin: Nevil Vadahi: “Flamuri”

Nxënësit e mësues Klaus Sharra: Alba Vadahi: Flamuri

Era Vadahi: 28 Nëntor, i dhe ngjyrë Atdheut nga Alma Papamihali

Francesko Hila: Kënga e turpshme “Azem Shkreli”

Ryan Pjetërgjoka: “Kosova”.

Boris ftoi në skenë nxënësit e shkollës Shqipe “Alba Life” në Brooklyn që është një qendër arsimi dhe kulture në gjuhën Shqipe…

Nxënësit e mesuese Adelina Laçaj.  Flamuri Blenda Shehu/ Kelvin Rustani- Këndo Kosovë këndo Prishtinë/ Alma Papamihali Enea Rustani: Në shpalljen e ditës së Pavarësisë/ Agim Doçi

Motra kosovare: autore: Kozeta Zylo, reciton Erla Lamçe

Enio Tahiri: Dy gjëra më të rëndësishme!

Nxënësit e Kozeta Zylos: Rilind Shehu  Unë Jam Rilindi/ Kosova: Jori Lamçe

Enzo Rrustani: Shqipëria

Me nxënësit e mësuese Entela Mudës:

Liljana Imerovski dhe Reona Kovaci: Mëmëdheu nga Cajupi.  Elira Xhemaili nga Naim Frashëri

Dea Watkins Atdheu Asdreni, Emma Watkins: Gjuha jonë.  Arlinda Tahiraj, Laura Tahiraj dhe Alton Selmani: Korça nga Naim Frashëri.

Drilind Bardhecaj: “Ku kam lerë” nga Çajupi

Rilind Bardhi “Korça” nga Naim Frashëri. Loriana Thaqi Kuq e zi dhe Ilirjan Thaqi: Gjuha jonë

Dea Kërliu solli nxënësit e mësuese Vlera Thaqit.

Lisa Pilku: Skënderbeu…Ilirjan Thaqi: Gjuha jonë.  Chloe Bacelli, Gerard Pero dhe Elina- Pavarësia e Kosovës.  Rian Doçi- Unë jam Ismail Qemali.  Diellon Bardhi dhe Arbëror Okshe- Skënderbeu

Borisi solli nxënësit e mësuese Kozeta Zylos

Arsi Muda: Kosova: Agim Shehu/ Dea Kerliu: Hil Mosi/ Boris Pero: Zgjohu Kosovë: Ali Podrimja/

Sanela Lubani: Unë jam nga Kraja/ Amela Lubani: Rroftë Kosova!

Kori këndoi:  Kënga për Mëmëdheun ndërsa kënga e Alfabetit: Udha e shkronjave u këndua nga nxënësja e e talentuar Dea Kërliu shoqëruar nga kori.

Teksti është shkruar nga Parashqevi Qiriazi dhe për herë të parë u këndua në mitingun e shkronjave në Korçë, më 14 shkurt 1910, pra është këngë prej 107 vjetësh dhe do të rrojë sa të ketë frymë shqiptari mbi dhe.

Programi u mbyll me këngën: “Gjuha Shqipe” që është dhe hymni i Shkollës Shqipe “Alba Life”,  kompozuar nga Petrika Melo dhe me tekst nga shkrimtarja Kozeta Zylo.

Arsi Muda ftoi të gjithë bashkatdhetarët, prindërit dhe ju tha se ju dëgjuat një program të bukur artistik të realizuar plot dashuri nga nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life”.  Të gjithë ju bashkatdhetarë ju ftojmë të sillni fëmijët pranë Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe të jeni të sigurtë se mot ata do të jenë së bashku me ne në skenë për të nderuar FLAMURIN KOMBËTAR dhe Kombin!Të gjithë nxënësit përshëndetën në skenë me urimin: Gëzuar Festën e Pavarësisë: Kosovë.  Urim që gjëmoi si oshëtimë dhe u duk sikur u përcoll gjer në Kosovë dhe u bashkua me shkollat shqipe në Mëmëdhe në bashkim të ciline kërkon koha, e kërkon Kombi…

***

Fjala përshëndetëse nga Ambasadorja Tetua Sahatqija Konsulle e Përgjitshme e shtetit të Kosovës në New York./ 

Zonja dhe zotërinj,

Të nderuar prindër,

Të dashur nxënës të shkollës shqipe “Alba Life”,

Zonja dhe Zotëri Zylo, në emrin tim dhe të diplomatëve të Misionit të Republikës së Kosovës, ju falemnderit për bashkëorganizim të këtij eventi.

Dua të falënderoj edhe z.Niman Blakaj me familje, Z. Rexhe dhe Shpresa Xhakli, Z. Azer Sinanaj që mundësuan këtë ngjarje me femijët.

Sot nga kjo shkolle do ta nisim Javën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës në New York.  Do të jetë kjo një javë e ngjeshur, plot me ngjarje të ndryshme kulturore, sportive e diplomatike me të cilat duam të nderojmë këtë përvjetor të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës dhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë kudo nëpër botë.

Nisja e këtij karvani të ngjarjeve nga shkolla dhe nxënës që mësojnë shqip nuk ishte zgjedhje e rastësishme.  Pikërisht Shkolla Shqipe ishte në shënjestër të regjimit të Millosheviqit i cili deshi ta shuajë Gjuhën Shqipe, ti mbyllë shkollat, ta zhbënte historinë e shqiptarëve në tokën e Kosovës.  Ai deshi që shqiptarët t’i kthejë në njerëz të pashkollë, pa respekt  e pa miq.

Para 19 vitesh, pas rezistencës paqësore të Ibrahim Rugovës, luftës së Adem Jasharit me shokët, mbështetjen e diasporës dhe miqve,  erdhi liria e shumëpritur.  Ajo u fitua me luftë, gjak e mund, me lot, vuajtje e sacrifica, me shumë punë e dashuri për vendin dhe popullin.

Më 17 shkurt 2008, në një ditë acari, Parlamenti i Kosovës e votoi Deklaratën e Pavarësisë dhe Kosova u shpall Republikë, shtet i pavarur.Sot femijët dhe të rinjtë e Kosovës, po arrijnë suksese në nivel botëror në matematikë dhe informatikë, po i pushtojnë majet e Mount Everest e Kilimangjaros.  Majlinda na solli madaljen e parë të artë nga Olimpiada. Ekipi i skiatorëve tanë dje defiloi në Olimpiadën dimërore ne Korenë e Jugut.  Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi janë këngëtaret më të kërkuara në skenat botërore.  Një asteroid i zbuluar në kozmos quhet Pranvera Hyseni, sipas emrit të astronomes tone të re e cila gjendet në listen botërore të inovatorëve të rinj nën 24 vjeç.

Të dashur fëmijë, ju po rriteni në Amerikë, në një vend të lirë të njerëzve trima. Në një vend që është mike e madhe e Kosovës dhe e shqiptarëve.  Ju fëmijët e sotëm, nesër do të beheni inxhinierë, mjekë, sportistë. Do të udhëhiqni biznese, dikush do të bëhet Kongresist apo Senator.

Kur ne nuk do te jemi më, nga përkushtimi juaj do të varet ndihma për fëmijët e tjerë në kohra të vështira.

Kur të rriteni do të kujtoni ditën kur e festuat 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në New York dhe ju do të jeni ata që do të festoni edhe shumë përvjetore të rëndësishme për shqiptarët.

Ju dëshiroj që ta duani shkollën dhe të punoni për të qenë të suksesshëm për vehten, familjen dhe për komunitetin tuaj. Dëshiroj që të përkrahni njeri tjetrin dhe ti gëzoheni suksesit të shokut e të shoqes. Ta duani dhe ta kultivoni Gjuhën Shqipe, kulturën dhe historinë, të vizitoni trojet nga kanë ardhur familjet tuaja. Dëshiroj që me krenari te flisni Gjuhën Shqipe dhe të punoni për Atdheun me shumë dashuri.

Sot nga bangat e shkollës shqipe Alba Life, nga Staten Island të New Yorkut, nga Amerika mike, do ta themi së bashku:

Kosovë e dashur, urime ditëlidjen e 10-të!

Pas koncertit madhështor shfaqur nga nxënësit përgatitur mjeshtërisht nga mësueset dhe drejtuesja e programit artistik sopranoja e shquar Dëshira Ahmeti Kerliu,  Ambasadorja Sahatqija ka ndarë tortën e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe i ka dhënë mirënjohje Shkollës Shqipe “Alba Life” në emër të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York me këtë motivacion: I ndan mirënjohje “Alba Life” për kontributin e dhënë në organizimin e përvjetorit të 10-të të Pavarësisë së Kosovës.Mirënjohja e dhënë nga Ambasadorja Sahatqija u mirëprit me duartrokitje të stuhishme. Ishte një e shtunë e bukur, një e shtunë ku u prit madhërisht 10 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës nga nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në bashkëpunim me Ambasadoren Sahatqija dhe stafin e Konsullatës së Kosovës në New York të cilët hapën siparin e festimit të Pavarësisë së Kosovës.

 

10 Shkurt, 2018

Staten Island, New York

Filed Under: Featured Tagged With: Keze Kozeta Zylo, Konsullja e Kosoves, Teuta Sahatqija

Kosovë e dashur, urime ditëlidjen e 10-të!

February 10, 2018 by dgreca

1 Teuta

Nga Teuta Sahatçija/*

Zonja dhe Zotëri Zylo, në emrin tim dhe të diplomatëve të Misionit të Republikës së Kosovës,  ju faleminderit për bashkëorganizim të këtij eventi.

2 Teuta 1

Dua të falenderoj edhe Z. Niman Blakaj me familje, Z. Rexhe dhe Shpresa Xhakli, Z. Azer Sinanaj që mundësuan këtë ngjarje me femijë.1 Kosova alba Life

Sot nga kjo shkolle do ta nisim Javën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës në New York. Do të jetë kjo një javë e ngjeshur, plotë me ngjarje të ndryshme kulturore, sportive e diplomatike me të cilat duam të nderojmë këtë përvjetor të

1 Kozeta 1rëndësishëm për qytetarët e Kosovës dhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë kudo nëpër botë.

2 alba Life Kos

Nisja e këtij karavani të ngjarjeve nga shkolla dhe nxënës që mësojnë shqip nuk ishte zgjedhje e rastësishme. Pikërisht shkolla shqipe ishte në shenjestër të regjimit të Millosheviqit i cili deshti ta shuan gjuhën shqipe, ti mbyllë shkollat, ta zhbën historinë e shqiptarëve në tokën e Kosovës. Ai deshti që shqiptarët ti kthej në njerëz të pashkollë, pa respect  e pa miq.

Para 19 vitesh, pas rezistences paqësore të Ibrahim Rugovës, luftës së Adem Jasharit me shokët, mbështetjen e diasporës dhe miqëve,  erdhi liria e shumëpritur. Ajo u fitua me luftë, gjak e mund, me lot, vuajtje e sacrifice, me shume punë e dashuri për vendin dhe popullin.

Me 17 shkurt 2008, në një ditë acarri, Parlamenti i Kosovës e votoi Deklaratën e Pavarësisë dhe Kosova u shpallë Republike, shtet i pavarur.

Sot femijët dhe të rinjtë e Kosovës, po arrijnë suksese në nivel botëror në matematikë dhe informatikë, po i pushtojnë majet e Mount Everest e Kilimangjaros. Majlinda na solli madaljen e parë të artë nga Olimpiada. Ekipi i skiatorëve tanë dje defiloi në Olimpiadën dimrore ne Korenë e Jugut. Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi janë këngëtaret me të kërkuara në skenat botërore. Një asteroid i zbuluar në kosmos quhet Pranvera Hyseni, sipas të emrit të astronomes tone të re e cila gjendet në listen botërore të innovatorëve të rinj nën 24 vjeq.

Të dashur fëmijë, ju po rriteni në Amerikë, në një vend të lirë të njerëzve trima. Në një vend që është mike e madhe e Kosovës dhe e shqiptarëve. Ju fëmijet e sotëm, nesër do të beheni inxhinjerë, mjekë, sportistë. Do të udhëheqni biznese, dikush do të bëhet Kongresist apo Senator.

Kur ne nuk do te jemi më, nga përkushtimi juaj do të varet ndihma për fëmijët tjerë në kohra të vështira.

Kur të rriteni do të kujtoni ditën kur e festuat 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në New York dhe ju do të jeni ata që do të festoni edhe shume përvjetore të rëndësishme për shqiptarët.

Ju dëshiroj që ta duani shkollën dhe të punoni për të qenë të suksesshëm për vehten, familjen dhe për komunitetin tuaj. Dëshiroj që të përkrahni njeri tjetrin dhe ti gëzoheni suksesit të shokut e të shoqes. Ta duani dhe ta kultivoni gjuhën shqipe, kulturën dhe historinë, të vizitoni trojet nga kanë ardhur familjet e juaja. Dëshiroj që me krenari ta flitni gjuhën shqipe dhe të punoni për atëdheun me shume dashuri.

Sot nga bankat e shkollës shqipe Alba Life, nga Staten Island të New Yorkut, nga Amerika mike, do ta themi së bashku:

Kosovë e dashur, urime ditëlidjen e 10-të!

*Fjalimi pershendetes i mbajtur me 10.02.2018; 11:00 ne Shkollen shqipe Alba-Life ne Staten Island ne veprimtarine e organizuar me rastin e 10 vjetorit te Pavaresise se Kosoves.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Kosovë e dashur, Teuta Sahatqija, urime ditëlidjen e 10-të!

Teuta Sahatqija,Konsulle e Përgjithshme në Nju Jork

April 28, 2016 by dgreca

Kuvendi i Kosovës, seancë plenare pa opozitën/

-Në fillim të seancës së Kuvendit të Kosovës dha betimin deputetja Mirjeta Kalludra, e cila zëvendëson deputeten e deritanishme Teuta Sahatqija, nga grupi parlamentar i LDK-së, të dekretuar Konsulle e Përgjithshme në Nju Jork. Në axhendë 14 pika./

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 28 Prill 2016/ Kuvendi i Republikës së Kosovës po zhvillon sot një seancë plenare me 14 pika në axhendë, ku shqyrtohen projektligje dhe raporte. Të pranishëm në fillimin e seancës ishin  66 deputetë të Kuvendit 120 anëtarësh. Kuvendi nisi seancën me vonesë, pasi ende pa filluar shkoi në “10 minuta pushim”, të dhëna nga kryeparlamentari Kadri Veseli, në pritje të krijimit të kuorumit që mungonte nga bojkoti i opozitës po edhe mosprania e një pjese të deputetëve të mazhorancës.

Në fillim të seancës së Kuvendit të Kosovës dha betimin deputetja Mirjeta Kalludra, e cila zëvendëson deputeten e deritanishme Teuta Sahatqija, nga grupi parlamentar i LDK-së, të dekretuar Konsulle e Përgjithshme në Nju Jork.

Ishte paraparë që seanca të niste me deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, por me propozim të grupit parlamentar të PDK-së u bë ndryshim në renditjen e pikave të axhendës. Fillimisht u votua për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe me shumicë votash u zgjodh Elif Tokmak nga komuniteti turk. Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur edhe Abit Hoxhën dhe Anita Morina-Saraçin, anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media.  Në vijim të votimeve në Kuvendin e Kosovës, me 52 vota drejtor me mandat 5-vjeçar i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit u zgjodh Raif Preteni, ndërsa për postin e zëvendësdrejtorit asnjëri nga kandidatët nuk fitoi numrin e mjafueshëm të votave.

Votimet vazhdojnë me  zgjedhen edhe të anëtarëve të Bordit Këshillëdhënës për Mbrojtjen e Mjedisit, si dhe një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kuvendi do të shqyrtojë Projektligjin për ratifikimin e Konventës për heqjen e kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961). Më pas, Kuvendi do të shqyrtojë edhe dy projektligje të tjera: për herë të parë për Akademinë e Drejtësisë, ndërsa për herë të dytë atë për patentat e shoferëve.

Axhenda e seancës së Kuvendit kosovar do të vazhdojë me shqyrtimin e tre raporteve: raportit të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale, raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, si dhe raportit të Performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2014.

Axhenda është përcaktuar nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës, e cila në takimin e fundit u njoftua me shkresën e deputetes Donika Kada-Bujupi për kalimin nga grupi parlamentar i AAK-së në atë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Filed Under: Komente Tagged With: Konsulle e Përgjithshme, ne Nju Jork, Teuta Sahatqija

Artikujt e fundit

  • VATRA në krah të liderëve të UÇK-së: procesi gjyqësor në Hagë të jetë i drejtë dhe i paanshëm
  • ZEFI I VOGËL NË KRYENGRITJEN E VITIT 1912
  • Më 13 maj 1944 u krijua “Lidhja Shkodrane”
  • EKREM BARDHA NJË ZEMËR E MADHE E NJË SHPIRT I BARDHË – VEPRIMTAR, ATDHETAR DHE VIZIONAR I PËRKUSHTUAR I KOMBIT SHQIPTAR
  • Deklarata e gjeneral Teodoros Pangallos mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe të drejtat e minoriteteve (1925–1926)
  • “NEOSHQIPTARIZMI” – RILINDJA E NJË IDEALI KOMBËTAR NË EPOKËN GLOBALE
  • FERIT PASHË VLORA (RILINDASI I FSHEHUR) ËSHTË NJËRI NGA BURRËSHTETASIT MË TË FAMSHËM SHQIPTARË TË TË GJITHA KOHËRAVE
  • GJON MILI: REQUIEM PËR BERTOLT BRECHT
  • PAQJA E ÇARMATOSUR QË ÇARMATOS…
  • MADHËSHTIA TRAGJIKE E MBROJTJES SË BESIMIT
  • Kombi shqiptar dhe kodi i ruajtur në gurët e lashtësisë
  • Maqedonia e (Jo e) Veriut dhe gjuha që flet…por nuk dëgjohet”
  • HISTORIA E SHPATËS SË GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT NË VJENË
  • Skënderbeu, strateg dhe arkitekt i një projekti europian për Shqipërinë
  • Strategjia e Izraelit dhe Mësimet e Tukididit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT