• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOREJA E VERIUT PRANE VENIES SE RAKETAVE TE SAJ NE RREZEN E SHBA

October 22, 2017 by dgreca

north-korea2DREJTORI I CIA- Koreja e Veriut është shumë pranë përmbushjes së qëllimit për të vënë nën rrezen e goditjes së raketave të saj Shtetet e Bashkuara/

z.mike PompeoSipas drejtorit te CIA, Mike Pompeo, Korea e Veriut është gati për të sulmuar Shtete e Bashkuara të Amerikës brenda pak muajsh. Njëkohësisht alarmi është dhënë dhe për sulme të mundshme xhihadistësh
Brenda pak muajsh Korea e Veriut do të jetë në gjendje të sulmojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një raketë balistike. Alarmi është dhënë nga drejtori i Cia, Majk Pompeo, i cili paralajmëroi Shtëpinë e bardhë dhe nga sulme të mundshme nga ana e shtetit islamik pas humbjeve të pësuara në Raka, në Siri

 Gjithashtu Ai theksoi se,Uashingtoni preferonte ende diplomacinë ndaj sanksioneve, por shtoi se forca ushtarake mbetej një opsion. Peniani pretendon se ka aftësinë për të goditur Shtetet e Bashkuara. “Koreja e Veriut është pranë përmbushjes së objektivit e nga pikëpamja e politikës amerikane, ne duhet të sillemi sikur thuajse e ka arritur këtë. Kanë avancuar aq shumë, sa tani duhet të mendojmë se si të ndalim hapin përfundimtar”, u shpreh Pompeo. Javën e  kaluar edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson këmbënguli se Presidenti Donald Trump donte ta zgjidhte krizën përmes diplomacisë. Në fjalimin gjatë të cilit preku shumë tema, Pompeo tha gjithashtu se shërbimet e zbulimit kishin arritur në përfundimin se ndërhyrja e Rusisë nuk kishte ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 2016-s. Por më vonë, CIA lëshoi një deklaratë që dukej se i kundërshtonte konstatimet e shefit të saj. “Vlerësimet e inteligjencës për ndërhyrjen e Rusisë nuk kanë ndryshuar dhe drejtori i CIA-s nuk donte të sugjeronte këtë”, thuhet në deklaratë. Pompeo preku gjithashtu çështjen e çiftit të rrëmbyer amerikano-kanadez, që u lirua javën e kaluar. Sipas tij ata ishin mbajtur peng në Pakistan për 5 vite e jo në Afganistan, siç ishte menduar më herët, transmeton tch. Informacioni bie ndesh me atë të autoriteteve pakistaneze, që thanë se familja ishte mbajtur në Afganistan e se më pas ishte zhvendosur përtej kufirit në distriktin fisnor të Kurramit, në Pakistan më 11 tetor.

North Korea ‘on cusp’ of perfecting nuclear weapons capabilities, warns CIA

Director Mike Pompeo has said North Korea is months away from perfecting its nuclear weapons capabilities.

“They are close enough now in their capabilities that from a US policy perspective we ought to behave as if we are on the cusp of them achieving” their objective of being able to strike the United States, Pompeo told a national security forum in Washington. But he said there’s a difference between having the ability to fire a single nuclear missile and the capability of producing large amounts of fissile material and developing an arsenal of such weapons. Speaking later at the same event, National Security Adviser H.R. McMaster said, “We are in a race to resolve this short of military action.” “We are not out of time,” he told the forum, organised by the Foundation for Defence of Democracies think tank. “But we are running out of time.” North Korea, which started its nuclear programme decades ago, has accelerated its weapons tests. Twice in July, it launched a long-range missile that could potentially reach the US mainland. In September, it conducted its most powerful atomic explosion yet.

Dire threats traded by President Donald Trump and North Korean leader Kim Jong-un have further stoked fears of war. John Brennan, who was Pompeo’s predecessor as CIA chief, voiced concern late on Wednesday about Trump’s tweets and said the prospects of a military conflict on the Korean Peninsula “are greater than they have been in several decades.”  “I don’t think it’s likely or probable, but if it’s a one-in-four or one-in-five chance, that’s too high,” Brennan said at Fordham University in New York.

Both of the Trump administration officials stressed that while military force was a last resort, the President was prepared to use it if necessary to ensure Kim is not able to put America at risk with a nuclear weapon.

Independent experts differ on just how advanced Pyongyang’s programme is in miniaturising a nuclear warhead to fit on a missile and in mastering how to make a missile re-enter the Earth’s atmosphere and strike a target.

Pompeo said intelligence on North Korea and the current state of its weapons capabilities is imperfect, and “when you’re now talking about months, our capacity to understand that at a detailed level is in some sense irrelevant.”

“We are at a time where the president has concluded that we need a global effort to ensure Kim Jong-un doesn’t have that capacity,” Pompeo said.

With tough international sanctions now in place, Pompeo said China has done more than expected to reduce trade with its wayward ally but can do more. Beijing has also communicated around the world it is intent on helping the US resolve the issue, he said.

McMaster said China has the vast majority of economic power over North Korea, controlling 90 percent of its external trade, but Russia has considerable influence too.

He urged Moscow to use that influence to convince Kim to move toward denuclearisation “as a last chance to avoid severe consequences” against the North.

Per “Diell-in”, Shefqet Kercelli

Filed Under: Analiza Tagged With: Drejtori i CIA, gati sulmi, Koreja e veriut, Mike Pompeo, Raketat

KOREJA E VERIUT PO LUAN ME ZJARRIN

April 4, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Koreja e Veriut njoftoi se ka miratuar një ligj i cili autorizon forcat ushtarake të këtij vendi komunist të izoluar dhe të vuajtur për bukë, që të  ndërmarrë sulme “të pa mëshirëmshme” bërthamore kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve amerikanë në Azi, duke thënë se, “Zyrtarisht informojmë Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagonin se politika armiqësore në rritje e sipër dhe kërcënimi bërthamor i Shteteve të Bashkuara ndaj Republikës Popullore Demokratike të Koresë”, siç njihet zyrtarisht Koreja e Veriut, “do të shkatërrohet nga vullneti i çelikët dhe uniteti i ushtrisë dhe i popullit koreano-verior.”   Në deklaratën ushtarake të Pyongyangut thuhet gjithashtu se forcat e atij vendi janë “autorizuar të kundërshtojnë, “agresionin” amerikan dhe paralajmërohen Shtetet e Bashkuara që  “të mendohen mirë mbi gjëndjen e krijuar.”

Është e vështirë të dihet se çka e nxiti udhëheqjen komuniste të Koresë së Veriut të bëjë deklarata të tilla të papërgjegjëshme dhe kërcënuese në këtë kohë,  por analistët thonë se shkak mund të jenë bërë manovrat vjetore të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë së Jugut, të cilat filluan muajin që kaloi dhe përfundojmë në fund të prillit,  si edhe shtërngimi i sanksioneve të forta ekonomike ndërkombëtare, që janë vendosur si rezultat i provave bërthamore që Koreja e Veriut njofoti se bëri Shkurtin që kaloi.

Ndaj deklaratave të Pyongyangut, Shtetet e Bashkuara reaguan vendosmërisht, por me maturi, nepërmjet Sekretarit amerikan të Shtetit Xhon Kerry dhe Sekretarit të ri të Mbrojtjes Chuck Hagel.  Zoti Kerri i cilësoi  deklaratat e qeverisë së Koresë së Veriut si “provokuese” dhe të “papranueshme”, duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë assesi që Koreja e Veriut të bëhet “një shtet bërthamor”, duke shtuar se këto që po bën udhëheqsi koreano-verior Kim Jong Un, “janë të rrezikshme dhe tepër të dëmshme”.  Zoti Kerri i bëri komentet e tija gjatë një takimi me ministrin e jashtëm të Koresë së Jugut, Yun Byung-se në Uashington.   Sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri, me seriozitetin më të madh, dhe duke mos lënë asnjë dyshim se cili është qëndrimi i Shteteteve të Bashkuara në lidhje me këtë krëcnim, shtoi se “Shtetet e Bashkuara do të bëjnë çdo gjë të nevojshme për të mbrojtur veten tonë si edhe aleatët tanë në rajon, Korenë dhe Japoninë, ndaj të cilëve kemi obligime në bazë të traktateve të nëshkruara.  Ne”, tha Zoti Kerri, “jemi të gatëshëm dhe të aftë për të bërë një gjë të tillë dhe besoj se Koreja e Veriut e kupton mirë këtë fakt”, shtoi krye diplomati amerikan.

Ndërsa Pentagoni reagoi ndaj deklaratave kërcënuese të qeverisë së Koresë së Veriut, nepërmjet Sekretarit të ri amerikan të Mbrojtjes, Chack Hejgël, i cili duke shprehur shqetësimet e tija dhe të departmentit që ai drejton, tha të mërkurën se, “Disa prej masave të marra nga Koreja e Veriut gjatë javëve të fundit, paraqesin një rrezik dhe kërcënim të vërtetë dhe aktual ndaj interesave të aleatëve tanë, Koresë së Jugut dhe Japonisë, përfshirë edhe kërcënimet e drejtë për drejta që Pyongyangu ka bërë kundër Shteteve të Bashkuara, ndaj bazës në Guam, ndaj shtetit amerikan Havai-t dhe kundër pjesës përendimore të Shteteve të Bashkuara”.

Edhe organizata e Kombeve të Bashkuara reagoi ndaj gjëndjes së acaruar në gadishullin Korean si rrjedhim i deklaratave kërcënuese të Koresë së Veriut.   Ishte vet Sekretari i Përgjithëshëm i organizatës botërore, Ban Ki Moon, ai i cili shprehi shqetësimin e tij të thellë me situatën e krijuar duke thënë se kriza është aq e keqësuar sa që mund të jetë tepër vonë për të bërë ndonjë gjë për të zbutur situatën.    Rrjeti televiziv amerikan NBC citoi  Yotin ban Ki Moon të ketë thënë gjatë një vizite në Evropë se, “Kërcënimet bërthamore nuk janë lojë”, duke shtuar se, “retorika agresive dhe propaganda ushtarake vetëm shkaktojnë marrjen e kundër masave dhe nxisin frikë dhe mos-stabilitet”, në rajon.  Sekretari i Përgjithëshëm, i cili para se të zgjidhej në detyrën e tanishme, ka qenë minister i jashtëm i Koresë së Jugut, ofroi të ndërmjetësojë për të lehtësuar bisedimet për paqë midis dy Koreve, megjithëse nuk duket se Koreja e Veriut është në dispozicion për bisedime të tilla.

Sa për referencë historike, dy Koretë kanë zhvilluar një luftë tre-vjeçare në fillim të viteve 50-të të shekullit të kaluar, e njohur si lufta e Koresë, e cila përfundoi në një armpushim në vitin 1953.   Korea e Veriut dhe Korea e Jugut, megjith armëpushimin e nënshkruar midis tyre, kohët e fundit i anulluar nga Korea e Veriut ato  vazhdojnë të jenë teknikisht në gjëndje lufte.

Megjithëse Koreja e Veriut, për vite tani është duke punuar për të prodhuar armë bërthamore, përpjekje këto për të cilat pëson sanksione të rrepta ekonomike ndërkombëtare, afëtësitë e saja reale në fushën bërthamore, sipas ekspertëve dhe zyztarëve amerikanë dhe ndërkombëtarë – realisht nuk janë të njohuara dhe nuk dihen saktësisht.  Por ajo që dihet është se Pyonyangu vazhdon të zhvillojë prova bërthamore nën tokë, përfshirë, sipas tyre edhe tri prova shkurtin që kaloi.

Prandaj si rrjedhim i kësaj mos sigurie mbi aftësitë e Koresë së Veriut në fushën e armëve bërthamore, dhe megjithë retorikën e ashpër të atij vendi,  ekspertë të ndryshëm mendojnë se udhëheqsit komunistë koreano-verior mund mos i kenë aftësitë e nevojshme për të realizuar kërcënimet e tyre ndaj fqinjve të vet dhe Shteteve të Bashkuara.  Eksperti amerikan i fushës së armëve bërthamore, Siegried Hecker i Qendrës për Sigurim dhe Bashkpunim pranë universitetit Stanford, u citua nga media të ndryshme amerikane të ketë thënë se ai, “Nuk beson se Koreja e Veriut i ka aftësitë për të sulmuar Shtetet e Bashkuara me armë bërthamore dhe nuk do të ketë një mundësi të tillë edhe për disa vjetë.”   Sipas tij, edhe “aftësitë e saj për të sulmuar Korenë e Jugut, janë gjithashtu të kufizuara.”

Por një ekspert tjetër, Viktor Ça i Qëndrës  për Studime Strategjike Ndërkombëtare në Uashington tha për agjencinë e lajmeve Rojtër se, “Nuk mendoj se gjëndja mund të keqësohet më shumë se ç’është tani”. Ndërsa Sekretari amerikan i Mbrojtjes Hejgël tha se Koreja e Veriut ka një aftësi “të konsiderueshme” armësh bërthamore, duke theksuar se Pentagoni duhet të jetë gati për tu përballur me kërcënime të tilla, pasi tha ai, kur flitet për armët bërthamore, “mjafton të jeshë vetëm një herë gabim”.

Ndërkaq, Departmenti amerikan i Shtetit njoftoi se Sekretari Xhon Kerri do të bëjë javën që vjen një vizitë në Korenë e Jugut, në Japoni dhe Kinë, për të biseduar mbi Korenë e Veriut.   Është Kina, aleate e ngushtë e Koresë së Veriut, ajo të cilën Zoti Kerri do përpiqet ta bindë që të ushtrojë influencën e saj të konsiderueshme politike dhe ekonomike, që Koreja e Veriut të zbusë tonet e ashpëra dhe kërcnuese për përdorimin e armëve bërthamore kundër vendeve të rajonit dhe Shteteve të Bashkuara, dhe të ulet në tryezën e bisedimeve para se gjëndja në gadishullin Korean të dalë krejtësisht jashtë kontrollit.

NE FOTO: Udhëheqsi i Koresë së Veriut Kim Jon Un i rrethuar nga gjeneralët e tij

 
 

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Frankj Shkreli, Koreja e veriut, po luan me zjarrin

Artikujt e fundit

  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT