-Lëvizja për Bashkim: T’i hapim rrugë dërgimit të çështjes së demarkacionit në arbitrazh ndërkombëtar/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 31 Mars 2016/ Kosova as nuk i ka marrë e nuk i ka dhënë Malit të Zi asnjë metër tokë, tha sot kryeministri kosovar, Isa Mustafa, gjatë një vizite në Pejë. Kreu i qeverisë së Kosovës, pas një takimi me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxheri, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve për demarkacionin me Malin e Zi tha se kjo çështje nuk është diskutuar sot, por se është biseduar në takimet e mëparshme dhe se dje komisioni ndërkombëtar i ekspertëve ka dhënë një vlerësim të pavarur. “Tash është vërtetuar se as nuk kemi marrë nga malazezët e as nuk ju kemi dhënë malazezëve asnjë metër tokë. Pse njerëzit dalin dhe operojnë me 8 mijë ose 10 mijë hektarë është çështje e tyre. Por, në asnjë rast nuk është vërtetuar se një metër katror është këmbyer me Malin e Zi”, tha kryeministri Mustafa. I pyetur se a duhet demarkacioni të shkoj për ratifikim në Kuvendin e Kosovës, kryeministri kosovar tha se tani kjo duhet të procedohet. “Kur do të procedohet prapë do ta shohim, konsideroj se duhet të arrijmë një pajtueshmëri, sepse territori i Kosovës nuk është vetëm i pozitës, është i qytetarëve të Republikë së Kosovës, territor për të cilin kanë përgjegjësi të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës”, u shpreh kryeministri Mustafa.
Kryetari i komunës së Pejës, Muhaxheri, tha se është mbajtur një seancë e Kuvendit Komunal, ku me 30 vota pro është votuar rezoluta që i është drejtuar Komisionit kosovar për demarkacion.
“Ne si komunë, për dallim nga komunat tjera posedojmë kadastrin origjinal. Me kadastrin tonë kjo i bie se është ashtu. Është e dhimbshme sepse qytetarët tanë e mendojnë se edhe ajo pjesë e territorit i takon Republikës së Kosovës, por me dokumente nuk kemi fakte që i takon. Ana emocionale te qytetarët dhe te unë si kryetar i tyre mbetet se Çakorrin gjithmonë e kemi konsideruar kufi. Tash dokumentet nuk e aprovojnë këtë çfarë po pretendojmë ne”, tha kryetari i komunës së Pejës.
Ekspertët ndërkombëtarë nuk kanë gjetur shkelje në procesin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe kanë vlerësuar se nga ky pikëvështrim procesi u është përmbajtur standardeve ndërkombëtare.
Kjo u bë e ditur dje pasdite në një konferencë shtypi në Prishtinë, pasi anëtarët e komisionit ad-hoc të ekspertëve ndërkombëtarë për vlerësimin e procesit të demarkacionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, pas një pune dyjavore, ia dorëzuan Presidentes kosovare, Atifete Jahjaga, raportin me vlerësimet për procesin e përcaktimit të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.
“Nga aspekti ligjor dhe teknik, ekspertët ndërkombëtarë nuk kanë gjetur shkelje në procesin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe kanë vlerësuar se nga ky pikëvështrim procesi u është përmbajtur standardeve ndërkombëtare”, deklaroi Jahjaga pas takimit.
Qeveria e Kosovës në një komunikatë mbrëmë është shprehur e kënaqur me faktin se ekspertët e Komisionit ndërkombëtar nuk kanë gjetur shkelje në demarkacionin me Malin e Zi.
Komisioni vlerësues është themeluar me iniciativën dhe vendimin e nënshkruar në 15 mars 2016 të Presidentes së Republikës, pas shqetësimeve të ngritura nga opozita rreth marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për vendosjen e kufirit shtetëror.
Tre anëtarët e Komisionit janë: Fletcher M. Burton, diplomat i lartë amerikan në pension, i cili në vitin 2009 ka mbikëqyrur përpjekjet për përcaktimin e kufirit midis Kosovës dhe Maqedonisë, dhe Herbert Wilmes, shtetas gjerman, i cili ka diplomë dhe doktoraturë në gjeodezi nga Universiteti i Bonit dhe është vlerësues i hartave topografike, si dhe Fred Newton, i cili ka shërbyer për 25 vjet në policinë e porteve dhe të kufijve tokësorë të Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera të botës.
Para se të dorëzojnë raportin, ekspertët nga SHBA-ja, Britania dhe Gjermania pasi kanë dëgjuar palët në Kosovë ishin edhe në Mal të Zi.
Nga subjekti më i madh opozitar kosovar, Lëvizja Vetëvendosje, sot u deklarua se, “ne nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë dhe nga çfarëdo komisioni, vendor a ndërkombëtar, që Kosova të humbë qoftë edhe një centimetër të territorit të saj”. Këtë e deklaroi sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj.
Ndërsa, Lëvizja për Bashkim, parti e koalicionit qeverisës që udhëheqë Ministrinë e Diasporës, me ministrin Valon Murati, deklaroi sot se, “për shkak të paqartësive të mëdha që ka sjellë procesi i demarkacionit, e si rrjedhojë ka ngjallur mosbesim të madh te një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të Kosovës lidhur me këtë proces, kërkon nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që duke votuar kundër, t’i hapim rrugë dërgimit të kësaj çështjeje në arbitrazh ndërkombëtar”.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.