-Në Prishtinë ka filluar debati profesional-shkencor për çështjen e shënjimit të kufirit Kosovë-Mali i Zi/
PRISHTINË, 3 Gusht 2016-Gazeta DIELLI/ Sot, në mjediset e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka filluar debati profesional-shkencor mes Komisionit shtetëror për Shënjimin e kufirit dhe Grupit të njohësve që kanë kërkuar debatin për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e shënjimit të kufirit, Kosovë – Mali i Zi.
Në këtë tryezë po marrin pjesë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, presidenti, kryeministri, anëtarët e Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, ekspertë të propozuar nga grupi i deputetëve që e kanë kërkuar debatin, përfaqësues të institucioneve relevante të fushës, organizata joqeveritare, media, diplomatë të akredituar në Republikën e Kosovës. “Dilemat dhe kundërshtimet rreth shënjimit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi duhet të sqarohen, në mënyrë që vendi të ecë përpara”, thanë pjesëmarrësit. Debati me pikëpamje e vlerësime të ndryshme po vazhdon dhe në përfundimin e tij do raportojmë gjerësisht edhe nëse do të ketë edhe përfundime të përbashkëta apo jo./b.j/