• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-FSK drejt transformimit në FAK

July 27, 2016 by dgreca

-Në Ministrinë e FSK-së mbahet  Forumi i parë i nënoficerëve të lartë/

-Pjesëmarrje e nënoficerëve të lartë të FSK-së dhe atyre ndërkombëtarë nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë, Qendra trajnuese e ushtrisë së 7-të, KFOR-it, Ambasadës amerikane në Prishtinë, etj/

– Rreshter majori i Komandës së Ushtrisë amerikane për Evropë, Sheryl Lyon u shpreh se ndihet e lumtur që kthehet serish në Kosovë, dhe atë për punë dhe aktivitet me FSK-në/

PRISHTINË, 27 Korrik 2016-B.Jashari/ Në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës zhvilloi punimet Forumi i parë i nënoficerëve të lartë’, nën organizimin e Ministrisë  dhe me pjesëmarrje të nënoficerëve të lartë të FSK-së dhe atyre ndërkombëtarë nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë, Qendra trajnuese e ushtrisë së 7-të, KFOR-it, Ambasadës amerikane në Prishtinë, etj.

Punimet e  Forumit  i shpalli të hapura rreshter majori i Forcës së Sigurisë, Genc Metaj, i cili njëkohësisht ishte edhe kryesues  i forumit, bën të ditur njoftimi dërguar sot nga Ministria e FSK-së.

Në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama,  një fjalë rasti e mbajti drejtori i Drejtorisë për Operacione, gjeneral brigade Zymer Halimi, i cili i falënderoi nënoficerët nga Komanda e Ushtrisë amerikane për Evropë, nënoficerët e KFOR-it, Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s për FSK-në (NLAT), pastaj ata të Ekipit Këshillues të NATO-s për Ministrinë e FSK-së (NAT), si dhe të gjithë trupën e nënoficerëve të FSK-së, për gatishmërinë për pjesëmarrje dhe  kontributin e tyre gjatë zhvillimit  të punimeve  të forumit.

Gjeneral Halimi, më tej,  tha se “synimi i KOMFSK-së është që përmes këtij Forumi të shkëmbehen përvojat me qëllim të arritjes së standardeve më të larta të kërkuara”.

Gjithashtu, gjeneral Halimi vuri theksin tek synimi i komandantit të FSK-së për krijimin e Korit të nënoficerëve të avancuar, i cili, siç u shpreh ai, ka për qëllim ngritjen e nivelit të punës dhe profesionalizimit në FSK,  e  posaçërisht në  këtë kohë të përgatitjeve për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura (FAK).

Në fund të fjalës së tij, gjeneral brigade Zymer Halimi tha se, “ne jemi të bindur se gjatë diskutimeve ju do t’i analizoni të gjitha punët e mira që janë realizuar bashkërisht, edhe ato që kanë mundur edhe më mirë të realizohen gjatë aktiviteteve të përbashkëta që kemi pasur dhe që pasojnë si: ‘Reagimi i menjëhershëm’, ‘Përpjekja e përbashkët’, Ushtrimi i përbashkët me KFOR-in ‘Shpata e argjendtë’, si dhe shumë aktivitete tjera me aktorë të ndryshëm siç është  përgatitja për ushtrimin fushor të  FSK-së ‘Shqiponja 5’”.

Rreshter majori i Komandës së Ushtrisë amerikane për Evropë, Sheryl Lyon u shpreh se ndihet e lumtur që kthehet serish në Kosovë, dhe atë për punë dhe aktivitet me FSK-në. Rreshter major Lyon, gjithashtu tha se në këtë Forum sjell përshëndetjet e komandantit të Komandës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges.

Rreshterja amerikane shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje për FSK-në, në drejtim të zhvillimit dhe profesionalizimit të nënoficerëve në përgjegjësitë dhe detyrat që ata bartin, si dhe në drejtim të zhvillimit të gjithmbarshëm të institucionit dhe rritjes së nderveprueshmërisë me partnerët.

Kryesuesi i Forumit, rreshter majori  i FSK-së, Genc Metaj, foli lidhur me hartimin e koncept-dokumenteve dhe rregulloreve, ndër të cilat përmendi  Rregulloren për menaxhimin e karrierës dhe Rregulloren për konceptin zhvillimor të nënoficerëve.

Më pas, rreshter major Metaj foli edhe për planin e përbashkët të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ajovës në kuadër të partneritetit shtetëror Kosovë-Ajovë. Ai po ashtu tha se është duke u punuar që të kompletohet struktura e kanalit të nënoficerëve, ndërsa foli edhe mbi Kursin e reagimit të lidershipit.

Në punimet e Forumit ishin të pranishëm edhe rreshter majori i Brigadës për Reagim të Shpejtë, Shefqet Hasani, i cili gjatë fjalës së tij foli rreth përgatitjeve  që janë duke u zhvilluar për mbarëvajtjen e ushtrimit fushor të FSK-së “Shqiponja 5”. Ndërsa, rreshter majori Xhevdet Mataj   foli për rishikimin e kurrikulave të kurseve specialistike, rreshter major Jeffrey Sweezer për pikëpamjet e Akademisë së Nënoficerëve të Ushtrisë së shtatë,  rreshter major i Komandës së KFOR-it, Amedeo Russo foli mbi bashkëpunimin e KFOR-it me FSK-në dhe përshtypjet për ushtrimin e përbashkët “Shpata e argjendtë”, rreshter major i Komandës së Grupit Shumëkombësh Lindje (Bondstill), Timothy Hileman, informimi për kursin e lartë për liderë, rreshter major i Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Mathew Sides, rreshter majori i NLAT-it, Dusan Ivancic, etj.

Gjatë punimeve të Forumit të parë të nënoficerëve u debatua për trajnimin, ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, harmonizimin si dhe për një varg çështjesh të cilat kanë të bëjnë me avancimin e rolit dhe kontributit të nënoficerëve në çdo ushtri, e në veçanti të nënoficerëve të FSK-së, në këtë fazë .

Pas përfundimit të punimeve të Forumit të parë të nënoficerëve të lartë, të gjithë pjesëmarrësit,  ata të FSK-së dhe mysafirët, vizituan Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj për t’u  njohur nga afër me kushtet dhe mundësitë trajnuese, stërvitore dhe të shkollimit që ka KDS-ja.

Filed Under: Komente Tagged With: Kosovë-FSK drejt, transformimit në FAK

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT