• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Gazetarët: Fol, mos u tut!

May 3, 2017 by dgreca

Presidenti Thaci:Gazetaria në Kosovë ka qëndruar e palëkundur ndaj presioneve/

unnamed (3)-Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit protestë e gazetarëve dhe konferenca ndërkombëtare “Prishtina Media Days” në kryeqytetin e Kosovës/

1 Behlul -Që nga Janari deri në fund të Prillit 2017, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës evidentuar shtatë raste të kërcënimeve verbale ndaj gazetarëve/

3 Mos u tut
-Rilindja: Në Kosovë nuk ka liri shtypi derisa ka gazetë të mbyllur e të dëbuar padrejtësisht nga autoritetet/
1 Rilindja
PRISHTINË, 3 Maj 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Gazetarët në Kosovë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, 3 Majin, e shënuan me protestë dhe me konferencën ndërkombëtare “Prishtina Media Days”.
1 kamerat2 Mos u tut4 Mos u tut
Asociacioni i Gazetarëve së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës të përkrahur nga organizatat e shoqërisë civile zhvilluan sot në mesditë aksion protestues para objektit kryesor të qeverisë në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë.“#Folmosutut” ishte motoja e aksionit e që për qëllim kishte kundërshtimin e tendencave për të kufizuar lirinë e mediave dhe shprehjes në përgjithësi, sidomos përmes iniciativës së fundit të Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Në këtë protestë po ashtu është ngritur zëri kundër mosndëshkueshmërisë nga sistemi i drejtësisë ndaj rasteve të sulmeve fizike dhe kërcënimeve me jetë ndaj gazetarëve dhe profesionistëve tjerë medial.Komuniteti i gazetarëve po ashtu ka protestuar kundër censurës, për kushte më të mira të punës dhe për qasje me kohë në informacione nga institucionet publike.Që nga Janari deri në fund të Prillit 2017, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës evidentuar shtatë raste të kërcënimeve verbale ndaj gazetarëve.
Në një aktivitet tjetër, prej sot paradite deri në 5 maj, Departamenti i Gazetarisë i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës dhe organizatën SEEMO organizon konferencën ndërkombëtarë “Prishtina Media Days”. “Raporti i gazetarisë me të vërtetën – Mediat dhe ndryshimet shoqërore ”, është tema e kësaj konference, ku po marrin pjesë studiues, gazetarë dhe njohës të fushës së mediave nga vende të ndryshme të botës, si: Amerika, Rusia, Gjermania, Australia, Brazili, Rumania, Turqia, Kroacia, etj.
Ndërsa, gjatë 15 viteve të  mbylljes së gazetës tradicionale Rilindja, mesazhi i gazetarëve të saj, jo vetëm me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, 3 Majit është: Në Kosovë nuk ka liri shtypi derisa ka gazetë të mbyllur e të dëbuar padrejtësisht nga autoritetet.
Në një vend normal, të lirë e demokratik, të sundimit të ligjit e të drejtësisë, gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja në 12 shkurt 2017 do të festonte 72 vjetorin.Por, thekson deklarata, në këtë Kosovë, në këtë vit u mbushen plot 15 vjet nga 21 shkurti 2002, ditës së dëbimit prej shtëpisë së saj, të kundërligjshëm dhe të dhunëshëm, nga administrata e UNMIK dhe detyrimisht mbylljes së gazetës historike Rilindja, e cila kërkoi të drejtën e saj edhe me padi në gjykatë e edhe duke nxjerrë rreth 40 numra protestues të jashtëzakonshëm të kohëpaskohëshëm.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 15 shkurtit 2005 mori vendim për ndërprerjen e punimeve që po zhvilloheshin – anulimin e kontratës për renovim të Pallatit të Rilindjes të uzurpuar, “për shkak të paqartësive juridike në lidhje me pronësinë dhe menaxhimin e objektit”, ndërsa për ta shndërruar në ndërtesë qeveritare i rifillloi në 7 nëntor 2008 duke siguruar për zgjidhjen e ligjshme që do bëhet edhe për gazetën  Rilindja edhe për punëtorët e saj, por që ende nuk u bë.
Gazeta Rilindja, kronikë e zhvillimeve historike të Kosovës, me punën e gazetarëve e punonjësve tjerë të saj nëpër shtëpa si në kohën e luftës, pasi doli me botime speciale edhe për ngjarjen historike të shpalljes së pavarësisë në 17 shkurt 2008 dhe për njohjet ndërkombëtare që pasuan, ka përmbyllë daljet e kohëpaskohëshme në 30 dhjetor 2008, me paralajmërimin në ballinë: “Duke besuar në sundimin e ligjit në shtetin e Kosovës presim që nga numri i ardhshëm Rilindja të dalë përditë”.
Zgjidhja për Rilindjen, që ka statusin e ndërmarrjes shoqërore, pritet e kërkohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Për privatizimin e gazetës tradicionale të Kosovës, pa u ndërlidhur me objektin e saj të shpronësuar,  që tash është ndërtesë qeveritare, është edhe shembulli i gazetave në rajon dhe në botë, që kishin statusin si të Rilindjes, e që janë privatizuar dhe kanë vazhduar të dalin.
Në arsyetimin e  kërkesës për privatizim theksohet edhe se emri dhe tradita e gazetës Rilindja është një vlerë shumë e madhe, e krijuar gjatë mëse shtatë dekadave, është pasuri me vlerë më të madhe se e çdo pallati, dhe kjo duhet të vlerësohet edhe në procesin e privatizimit.
“Dhe, ai që do ta blejë gazetën Rilindja dhe natyrisht do e nxjerrë këtë të përditshme historike dhe tradicionale të Kosovës do jetë pronar i një pasurie të madhe mediale kombëtare, do të jetë trashëgimtar i ligjshëm i firmës-emrit, traditës. Rilindja ishte, është dhe mbetet edhe si një shenjë identiteti”, theksohet në kërkesën drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit në 12 shkurt 2014.
Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja ka nisë të dalë në Prizren para 72 vitesh, në 12 shkurt 1945, në frymën e Konferencës së Bujanit e me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana.
 Gazetaria në Kosovë ka qëndruar e palëkundur ndaj presioneve/
– Duke uruar 3 Majin, Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, presidenti Thaçi shprehu mirënjohje për të gjithë gazetarët që me guxim dhe profesionalizëm vazhdojnë të kryejnë punën e tyre fisnike, të informimit të drejtë të opinionit publik/

unnamed (1)Prishtinë, 3 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikes, Hashim Thaçi, sot e ka hapur zyrtarisht konferencën ndërkombëtare “Prishtina Media Days”, e cila është organizuar nga Departamenti i Gazetarisë së Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës dhe me Southeast European Media Organization (SEEMO), si dhe është mbështetur nga Zyra e Presidentit të Kosovës.Duke ua uruar 3 Majin, Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, presidenti Thaçi shprehu mirënjohje për të gjithë gazetarët që me guxim dhe profesionalizëm vazhdojnë të kryejnë punën e tyre fisnike, të informimit të drejtë të opinionit publik.“Liria e shtypit, e cila në kuptimin më të gjerë përfshin lirinë e shprehjes së mendimit dhe të drejtën për t’u informuar është një nga liritë themelore të njeriut dhe ndër më të dëshiruarat. Përpjekjet për të realizuar këtë liri janë përpjekje që nderojnë historinë e kulturës njerëzore”, u shpreh presidenti Thaçi.Ai tha se gazetaria në Kosovë ka qëndruar e palëkundur përkundër presioneve dhe joshjeve, duke u rritur dhe fuqizuar gjithnjë e më shumë.“Ju përgëzoj për pavarësinë dhe integritetin profesional që keni ruajtur. E përgëzoj edhe transmetuesin publik për pavarësinë redaktuese që ka ruajtur, përkundër përpjekjeve të politikës për ta cenuar dhe për ta ndikuar”, shtoi ai.

unnamed (2)Presidenti Thaçi dënoi çdo kërcënim kundër gazetarëve dhe i përgëzoi edhe organet e rendit dhe ligjit që kanë vepruar menjëherë kundër kërcënuesve.“Përpjekjet për të penguar gazetarët në punën e tyre, kërcënimet kundër tyre, janë të papranueshme në shoqërinë kosovare dhe do të luftohen me forcën e ligjit. I përgëzoj organet e rendit dhe ligjit që kanë vepruar menjëherë kundër atyre që guxojnë të kërcënojnë gazetarët. Kam kërkuar edhe që drejtësia të zbulojë fatin e gazetarëve të zhdukur apo atyre të vrarë në Kosovë para, gjatë dhe pas luftës”, shtoi ai.Presidenti theksoi se është i mirëseardhur lajmi se këtë vit progresi në Kosovë njihet edhe nga “Reporterët pa Kufij”, që renditi vendin tonë për tetë vende më lartë se një vjet më parë në shkallën e lirisë së shtypit.“Përkushtimi ynë, i tërë shoqërisë, është që të mbrohet dhe të forcohet edhe më tutje liria e të shprehurit”, u shpreh presidenti Thaçi.Ai përgëzoi mediat dhe shoqërinë civile edhe për debatin publik për ndryshimet fillestare të propozuara në kodin penal, që cenonin lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes.“Kjo edhe një herë dëshmoi fuqinë e mediave dhe të debatit të lirë”, theksoi presidenti Thaçi.Në përputhje me kompetencat e tij, presidenti Thaçi tha se është përkushtuar që nga dita e parë që të mbrojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.Ai tha se zhvillimi i teknologjisë informative ka krijuar mundësi që nuk i kemi pasur kurrë më parë për t’u shprehur dhe për të komunikuar.“Sot është më lehtë se asnjëherë më parë që të shprehemi dhe të ndajmë mendimet tona. Por, kjo e ka bërë edhe më të lehtë se kurrë më parë që të abuzohet me lirinë e të shprehurit. Kjo është sfidë jo vetëm për shoqërinë kosovare, por për tërë botën. E tërë bota po përballet me fenomenin e lajmeve të rrejshme, por edhe me përpjekjet e regjimeve jodemokratike që nëpërmjet luftës hibride të abuzojnë me lirinë e shprehjes dhe të cenojnë rendin e vlerave dhe parimeve që ndërtojnë shoqëritë liberal-demokratike”, u shpreh ai.Presidenti Thaçi theksoi se sfidë sot nuk është vetëm ruajtja e lirisë së shprehjes nga përpjekjet për të kufizuar atë, por edhe mbrojtja e saj nga përpjekjet për të abuzuar me të./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Kosovë-Gazetarët: Fol, mos u tut!, Presidenti Thaçi

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT