-Kuvendi i Kosovës në seancë plenare për plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Shtetit për vitin 2017, opozita paralajmëron votë kundër/-Kryeministri Haradinaj në Kuvend: Të dihet sa më saktë pozicioni i Kosovës, të gjeturat, dhe çka duam të pasojë/
-Në deklarimet jashtë rendit të ditës u kërkuan përgjigje nga institucionet përkatëse lidhur me njoftimet e shtypit të sotëm se “Mali i Zi zhvendos kufirin në drejtim të Kosovës”, se a dhanë betimin apo nuk e dhanë sipas Kushtetutës së Kosovës gjyqtarët e prokurorët serbë…/
PRISHTINË, 25 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Kuvendi i Republikës së Kosovës nisi sot një seancë plenare, ku një nga 6 pikat e axhendës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Shtetit për vitin 2017.Seanca nisi me deklarime jashtë rendit të ditës dhe me pyetje parlamentare. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e marrë fjalën në seancën e Kuvendit të Kosovës, tha se sot e kemi një ditë me rëndësi në parlamentin e vendit, se është në axhendë diskutimi mbi rishikimin e buxhetit e ka edhe tema tjera shumë të rëndësishme, edhe pyetjet e deputetëve.“Desha të bëjë një reflektim për disa gjëra që u thanë këtu. Vërtetë, që nga ardhja në qeveri ne kemi bërë kujdes të madh të kuptojmë gjendjen rreth dialogut, rreth marrëveshjeve, ciatdo qofshin, të arriturave, edhe në një afat kohe të caktuar do e njoftojmë parlamentin për të gjeturat tona, mbi gjendjen”, u shpreh kreu i qeverisë së Kosovës.Njëkohesisht, vijoi Haradinaj, e kemi paraparë poashtu që në një etapë tjetër, e jo fort larg, të propozojmë një plan për pozicionin e Kosovës në të gjitha këto tema e t’ia sjellim parlamentit, pra jo të mbetet pronë as e qeverisë, as e presidentit.“Jemi të hapur për t’u konsultuar edhe me presidentin edhe ne mes vete, po dëshirojmë ta sjellim në parlament që të dihet sa më saktë pozicioni i Kosovës, të gjeturat e Kosovës dhe çka duam të pasojë”, theksoi kryeministri Haradinaj në seancën e Kuvendit.Meqë kishte edhe një axhendë tjetër të rëndësishme dhe duhej të shkonte për një kohë për t’u kther përsëri në seancë, kryeministri e mori fjalën derisa ende ishte koha e deklarimeve të deputetëve jashtë rendit të ditës.Më parë, në deklarimet jashtë rendit të ditës u kërkuan përgjigje nga institucionet përkatëse lidhur me njoftimet e shtypit të sotëm se “Mali i Zi zhvendos kufirin në drejtim të Kosovës”, se a dhanë betimin apo nuk e dhanë sipas Kushtetutës së Kosovës gjyqtarët e prokurorët serbë dje në Presidencën kosovare, çka përmaban Marrëveshja për Drejtësi e bisedimeve Prishtinë-Beograd, e arritur në Bruksel në 10 shkurt 2015, e kishte edhe deklarime të tjera të deputetëve.Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, e prezantoi në seancë ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili edhe në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa ka shkoqitur aspekte përmbajtësore, duke arsyetuar njëkohësisht ndryshimet që janë paraparë në segmente të caktuara, veçanërisht në adresimin e pagesave për veteranët e luftës së UÇK-së.Komisioni për Buxhet dhe Financa, ndonëse kishte pikëpamje të ndryshme dhe vërejtje nga deputetët anëtarë, ka vlerësuar se projektligji i përmbush kushtet e parapara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe i ka rekomanduar Kuvendit miratimin në parim.Grupet paralamentare të opozitës, që janë edhe më të mëdhatë në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës u deklaruan se nuk do e votojnë ashtu çfarë është Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.Gjatë punimeve të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, të cilën po e kryeson nënkryetari Xhavit Haliti, në axhendë është edhe formimi i Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, si dhe shqyrtimi i raportit vjetor të auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016.Kuvendi i Kosovës 120 anëtarësh, i zgjedhjeve të 11 qershorit, i konstituar në 7 shtator 2017, kur u zgjodh kryeparlamentari me 62 vota pro, sot zhvillon seancën e tretë të rregullt. E para seancë, ku në axhendë ishte interpelanca e kërkuar nga opozita pas akuzave publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, u zhvillua paraditen e 3 tetorit ndërsa pasdite nisi e vijoi në 4 tetor seanca e dytë, ku u miratua unanimisht me 98 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim, Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në vlerë më shumë se 70 milionë euro.Ndërsa, pas konstituimimit Kuvendi për të parën herë është mbledhur në seancë të jashtëzakonshme, e ftuar sipas kërkesës së deputetëve nënshkrues, nga opozita, e cila ka nisur në 10 shtator dhe ka vijuar e përfunduar në 3 tetor me debate lidhur me Parimet Programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.
Kuvendi i Kosovës, gati tre muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit 2017, është mbledhur në 7 shtator për herë të shtatë për vazhdimin e seancës konstituive të nisur në 3 gusht.
“Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”, ishte pika e vetme e axhendës së vazhdimit të seancës që u ftua pasi një ditë parë janë zhvilluar bisedime mes koalicionit parazgjedhor fitues të zgjedhjeve PDK-AAK-Nisma dhe Listës Serbe, që rezultuan me marrëveshje. Më parë koalicioni fitues i zgjedhjeve nënshkroi marrëveshje me AKR-në, e cila e braktisi koalicionin me LDK-në që e kishte lidhur para zgjedhjeve.
Në ndarjen e 100 vendeve për shqiptarët në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh, rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, ku PDK-AAK-Nisma fitoi 39 mandatë, Lëvizja Vetëvendosje 32 dhe LDK-AKR-Alternativa 29, nuk i kanë dhënë numra të mjaftueshëm koalicionit fitues për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, as nuk i mundësonin asnjë subjekti të vetëm ta krijojë qeverinë e re.
Në votimet në konstituimin e Kuvendit dhe për zgjedhjen e qeverisë, si dhe në vendimmarrje tjera parlamentare, pjesë e rëndësishme e procesit janë edhe 20 deputetët e komuniteve pakicë. Komuniteti serb ka 10 vendet e garantuara, 9 të Listës Serbe dhe 1 të Partisë së Pavarur Liberale, ndërsa edhe 10 deputetë janë të komuniteteve tjera pakicë.
Koalicionet paszgjedhore u bënë të domosdoshme si e vetmja alternativë për të mos shkuar sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme paralamentare, ndërkohë që këtë vit në Kosovës u zhvilluan edhe zgjedhjet e rregullta lokale në 22 tetor.
Një muaj para zgjedhjeve të parakohshme 11 qershorit 2017, në 10 maj, Kuvendi i Kosovës u vetëshpërnda me kalimin me shumicë votash, të opozitës e edhe të partisë më të madhe të maxhorancës – PDK, të mocionit të mosbesimit për qeverinë e udhëhequr nga LDK të zgjedhur në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë me vonesë gjashtë muajshe pas zgjedhjeve të 8 qershorit, të cilat ishin poashtu të parakohshme.