KOSTAS KARIOTAQIS/
(Kostas Kariotakis)/- 1896 – 1928/
Kostas Kariotaqis lindi në Tripoli të Peloponezit, më 1896 dhe në vitin 1928 ai kreu vetëvrasje në Prevezës në Epir. Pas një adoleshence të kaluar në Kretë, ai studioi Ligjin në Athinë, ku u diplomua në vitin 1917./
VETËVRASJE IDEALE/
Mbyllin derën me çelës, marrin
letrat e tyre të vjetra të ruajtura,
i lexojnë me qetësi, pastaj terheqin
për herë të fundit hapat e tyre.
Thonë se jeta e tyre ka qenë tragjedi.
Zoti im, buzëqeshja e tmerrshme e njerëzve,
lotët, djersa, nostalgjia
qiejt, vetmia e vendeve.
Ndalen përpara dritares, shikojnë
pemët, fëmijët, më përtej natyrën,
mermerin e gdhendur nga gëdhendësit,
diellin që do të perëndojë për gjithmonë.
Gjithçka mbaroi. Ja bileta e shkurtër,
e thjeshtë, e thellë aq sa duhet,
plot e indiferencë dhe ndjesë
për atë që do ta lexojë duke shpërthyer në lot.
Vështrojnë pasqyrën, shikojnë orën,
pyesin veten nëse është marrëzi a gabim,
“Çdo gjë mbaroi” pëshpërijnë «tani»
të sigurt në zemër që do ta kthejnë
JEMI SI KITARE…
Jemi si ca kitare të rrënuara.
Kur era kalon në mbi korda,
që rrinë të varura aty si pranga,
zgjon tinguj muzikorë të çakorduar.
Ne jemi antena të pabesueshme
si gishtat ngrihen në kaos,
në majë të tyre jehon pafundësia,
por shpejt do të bien poshtë të thyer.
Jemi ndjenja pak të shpërndara
pa shpresë përqendrimi.
Në nervat tona ngatërrohet natyra
na dhemb trupi, kujtesa na dhemb
jemi të tronditur nga sendet dhe poezia
është strehimi që urrejmë përherë më shumë
EDHE NËSE U SHUA…
Dhe nëse si një hije ëndrra ime u shua,
dhe nëse humba përgjithmonë gëzimin,
nëse zvarritem mes plehrave të rrugëve ,
si një zogth me krahë të thyera.
Dhe nëse lulja në kopshtin e zemrës sime
venitet, para se të ketë çelur
dhe pse e di se s’do dëgjohet kurrë
kënga e lirisë që kam menduar
Dhe nëse varrosa jetën time,
thellë, në dhimbjen që ndiej-
si trazohet shpirti im i pastër
kur shoh universin e madh.
Deti kur është i trazuar,
e depoziton rërën në mëngjes,
më tregon për një plazh të njohur,
më tregon për një “jetë që kam jetuar”
përktheu: Faslli Haliti