• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kotelet në “shkuma – party”

August 22, 2015 by dgreca

Nga Mimoza Dajçi/
Moli ka dy kotele, e madhja quhet Maja, ndërsa tjetra më e vogla Pisika. Janë mace të lezetshme e shumë lozonjare, por të dyja në moshën e adoleshencës. Me të gjithë luajnë e lodrojnë, saqë nganjëherë Moli bëhet xheloze e ankohet tek prindët e saj se, ato duan më shumë njerëzit e botës, se sa vetë atë e pjesëtarët e tjerë të familjes. Prindët i adaptuamn macet kur ato ishin pesë dhe shtatë muajshe. Vogëlushja Moli i do shumë ato, i konsideron si lodrat apo motrat e saj, nganjëherë i urdhëron, i lan, i ushqen, por njëherë e ëma e kishte parë edhe duke i bërtitur.
– Jo Moli – i tha – nuk bën kështu. Ato nuk janë njerëz, që ti duhet ti urdhërosh e të sillesh me to si të duash. Sa më shumë përkëdhelje ti japësh aq më të dashura do të bëhen me ty, e do të dëgjojnë më shumë.
Një ditë Moli, se ku kishte gjetur një litar në parkingun e makinës së babait dhe i kishte lidhur macet për fyti. Donte ti nxirte shëtitje në parkun më të afërt të lagjes. Maja dhe Pisika mjaullisnin me të madhe “Mjau, mjau, mjau”, por askush nuk po i shpëtonte dot.
Të mjerat mace, me zor mernin frymë, po mos të kishte kaluar aty pranë polici i zonës, macet do të kishin ikur me kohë nga kjo botë.
– Çfarë bën kështu moj Moli – i tha ai – nuk e shikon që macet s’po marin dot frymë e janë duke të ngordhur?
– Po, ja – tha Moli – unë dua që të dalin shëtitje me mua, por këto nuk më dëgjojnë. Një herë tjetër që i mora, ikën aq larg saqë me vështirësi i ktheva në shtëpi, prandaj sot i lidha me këtë litar. Po pse qenushët i lidhin me litar kur i nxjerin shëtitje e macet jo? – pyeti ajo gjithashtu me kureshtje policin?
– Nuk e di – i tha ai, i zënë ngushtë – po ja të pyesim veterinerin.
Polici ia hoqi maceve lakun nga fyti, i mori në krahë e vajti së bashku me Molin në shtëpinë e saj. I tregoi prindërve se çfarë kishte ndodhur dhe i këshilloi që të ushtrojnë kujdes në sjelljen e vajzës me macet. Moli e pranoi fajin dhe i kerkoi të falur prindërve dhe xhaxhi policit.

*** *** ***

Duke parë këtë situatë Maja e Pisika vendosën “të arratisen” nga shtëpia. Përfituan nga rasti që Moli e prindët e saj po flinin, vunë në qafë bizhuteritë e hershme të gjyshes së Molit që ishte duke gërhitur, këpucët me taka të mamasë së saj, u lyen me makeup-in e Molit, morën kuletën me para të familjes e nxitimthi dolën në rrugë. Më në fund ishin të lira.
– Mjau, mjau, mjau!!! Hidheshin përpjetë nga gëzimi.
Ndiheshin të pavarura e të lumtura që Moli nuk do ti gjente më. Nuk do ti urdhëronte e ti trajtonte keq. Pale kur i lidhi për gryke me litar, sikur të ishin qen. Ato nuk do t’ja falnin kurrë asaj atë veprim kriminal… Të dyja për dore Maja e Pisika u nisën, por për ku, as vetë nuk e dinin. Sapo dita filloj të zbardhej panë një kamion ndalur buzë një trotuari që shkonte për në qytetin bregdetar, në fshehtësi ngjiten prapa rimorkios së tij. U mbuluan me mushama, poshtë saj ç’të shikonin, mrekulli. Arka e paketa me salçiçe, kremviçe, konserva peshku, vitamina, fustane të bukura, syze dielli e bojra flokësh. Destinacioni për ku ishte nisur shoferi ishte i largët, mbante të paktën nja katër orë nga banesa e tyre.
Pasi hëngrën mirë e mirë, patën kohë të lyenin flokët, të pispilloseshin e visheshin bukur. Bëje be se ishin ato, nuk njiheshin fare. Sa që edhe veten e tyre nuk po e njihnin dot. I futën edhe një sy gjumë, kur panë detin, e shoferin që zbriti për një kafe, menjëherë u hodhën poshtë, e vrapun me të katra nga sytë këmbët. Kaloi një natë dy, një muaj, po endeshin rrugëve. Një mbrëmje dëgjuan diku një muzikë. Ngrenë kokën, lexojnë “Shkuma – Party”. Ndalen, kishin dëgjuar për këtë lokal, por nuk kishin qenë ndonjëherë.
– Kjo qenka jeta – thanë – e jo ajo e jona mbyllur brenda katër mureve të shtëpisë nën hyqmin e Molit, e duke gjuajtur minj.
Si fillim e nisën me birrë, pastaj morën pije të ndryshme, kërcyen e u lagën me shkumë gjithë natën deri sa u kënaqën.
– Uaa! – tha Maja – të paska dalë boja e flokëve moj Pisika, hajde të ikim.
– Uaa edhe ty Maja!
Kur panë në pasqyrë njëra tjetrën filluan të qeshin me të madhe. Mendtë po i mereshin, të voglës i vinte edhe për të vjellë. Kot nuk thonë “Kur pi edhe macja uthull”. Nejse…Por sapo bëjnë të dalin të dyja kotelet nga dera e banjes së lokalit, çfarë të shikojnë!!!
Xhaxhi polici i zonës i priste përballë.
Të dyja shtangën, nuk e prisnin, bënë ti largoheshin, por ai i kapi nga duart ku u vareshin bizhuteritë e gjyshes.
I dërgoi në shtëpi. Molin e gjetën duke qarë, prindët e gjyshen të pikëlluar. Pasi i kërkuan të falur të gjithëve, i shkuan Molit pranë. Edhe ajo i kërkoi të falur dhe i premtoi se do të sillej mirë me ato.
Që atëherë e deri më sot, Moli, Maja e Pisika konsultohen për çdo gjë me prindët, e shkojnë shumë mirë me njëra tjetrën, si tre motra të rritura.
New York, gusht 2015

Filed Under: Featured Tagged With: Kotelet, Mimoza Dajci, në "shkuma - party"

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT