Shkruan: KOZMA TAHO -Clearwater,Florida/
Kombet nuk janë insekte që mund të heqim dorë e të braktisim aq kollaj kombësinë, gjuhen , zakonet dhe traditat e tyre si gjarperinjtë që ndryshojnë lëkurën , të mohojmë etërit,mëmedheun dhe fisnikërinë e tij, traditat e trimërisë së vet;është anakronizëm dhe e pa dëgjuar që në historinë e kombeve të gjejmë një popull aq haram dhe indifferent ndaj vetvetes./
ANASTAS KULLURIOTI (1822—1887 )/
Trojet e para tokës së Butrintit, të cilat sot njihen nën emrin Komuna e Xarrës , para pak vitesh njiheshin nën emrin Fusha e Vrinës dhe edhe pak më pare nën emrin Fusha e Mursisë. Këto troje banohen sot nga një popullsi e perzier si nga ana etnike ashtu dhe nga ana fetare. Para 60—70 vitesh etniciteti i kësaj zone ishte tejet i pastër e i pa përzier . Pikërishtë kjo përzierje si dhe problemet ekonomiko – politico- shoqërore , interest personale të çastit , lindur gjatë kësaj periudhe të gjatë e të vështirë tranzicioni , përfshir edhe prapagandën e pandërprerë të kishës ortodokse greke ; e duan këtë zone me nje kombësi të tjetërsuar. Por , amund te tjetërsohet kombesia ? A mundet që ajo të jetë ne dorë të individeve , qofte edhe grupeve, per ta vetdeklaruar atë ? Gjykoj se kjo nuk mund të jete as e sakt , as e vertet dhe as e pranushme.Por cila është kombësia e popullsisë rrënjëse te kesaj zone ? Studiuesit që janë marrë me problemet e kombeve e kombësive paraqesin disa elemend në të cilat bazohen percaktimi i tyre . Ndër këta element ata rëndisin a) Trashëgimin material e kulturore ku pefshihen , besimi fetar aktual e parak , tradita e zakone , kënget , vallet, , vajet, veshjet etj . b) gjuha e folur e trashëguar brez pas brezi. c)Pozicionimi në nje teritor te caktuar për shumë breza. Etj . Le të paraqesim shkurtimisht si paraqiten këta element në këtë zone . Mursia dhe anekset e saj Xarra e Çifliku përbëheshin nga popullsi të krishtera të rritit ortodoks , ndërsa Kllogjeri e Konispoli ishin popullsi të besimit mysliman . Pamvarsisht nga këto ato rridhnin nga një besim i përbashkët që i përkiste Panteonit të Perëndive Zeusiane Dodojane . Madje edhe sot këto popullsi ruaj lutjen në “ Baba Zotin e Madh e te ergjdt “ qe nenkupton gjithsesi Zeusin . Mjafton te kujtojm se kur bënte moti i keq , me bubullima ,vetëtima e shkrepetima , gjyshet dhe nënat tona na qetësonin duke na thënë se ; është Baba Zoti që kalon me karroc dhe shkon të luftoj të këqijtë , kuçedrat, përbindshat , stihit . Por më interesante dhe tepër domethëse ështe lutja në “Baba Tomorin e Madh e të Ergjdt” e cila vulos edhe prejardhjen e kësaj popullsie që i përket me pa mëdyshje trungut Iliro- thrako –pellazgë . (kujtojmë se faltorja e lashte Zeusiane e Dodonës ishte ndërtuar nga pellazget , për së pari në Tomor, Malin e shënjtë të gjithë shqiptareve ) Po ashtu ruajn në memorien e tyre element që të çojnë edhe më se lashti , në besimin druid Iliro- Kelt, duke shenjtëruar lisin, rrapin , vjeshtullën (hurdhen), ullirin etj. Kaq i fort ishte ky besim sa që ime gjyshe besonte se im at mbas dymbëdhjet trembëdhjet lindjeve jetoj vetëm se djepi i tij, sipas nje porosie, u bë me dru vjeshtulle; per të cilin na la porosi ta hidhnim në lum pas vdekjes së tij . Këto popullsi betohen ende në gur, tokë, zjarr, male, fusha, diell hënë etj që rrjedhin nga besimet Iliro – Epiroto –Pellazge para Zeusiane. Kulti i gjarpërit , random i konsideruar iliro – pellazge është ende present në këto popullsi . Gjarpëri i shtëpisë konsiderohet ogur i mirë e nuk duhet vrarë . Bullari , një gjarpër ngjyrë rozë e trup madh konsiderohet i shënjtë e po ashtu nuk duhet vrarë ( Kujtoj se sipas mitologjisë Kadmi e Harmonia u shndruan në bolla e u dërguan në Fushat Eliziane) Gratë e Fushë Mursisë besojnë edhe sot se larja e flokëve me ujin ku është vëluar lëkura e gjarpërit i bën ato më rezistente më të gjata e më të shndritëshme.
Këngët , vallet , Elementët e shumtë tradicional të përfshir në dasmat , vajet, shpalosin tërësisht trevën jugore të shqipërisë me element lidhës gjuhen e përbashkët shqipen toskërishte . Interesante e mjaft domethënës është një fustan paje i punuar tërësisht me fije leshi e që me përjashtim të ngjyrë është një kopje e përkryer e xhubletës; “ fustë” e quanin nënat tona .
Gjuha e folur në Fushë Mursi e trashëguar brez pas brezi është gjuha shqipe e dialektit toskë ku përfshihen mjafte element të përdorimit zonal. Në të hasen një grup fjalësh që parapëlqejn të përdorin “ Ύ “ të alfabetit grek në vend të “g “ së shqipes si dhe “ X “ e alfabetit grek. Interesante është se disa fjalë të këtyre grupimeve nuk i kam gjetur në fjalorët e greqishtes. Une kam bërë një studim të veçant lidhur me këtë të folur dhe ftoj gjuhëtarët të merren me studimin e saj . Besoj se mund të jetë çelsi pë të përkthyer në mënyrë shkencore mbishkrimet e Butrintit. Shkoni në fecebooks dhe do të shikoni se sa mirë bashkfshatarët e mi e shkruajn greqishten me alfabetin e shqipes. Askujt prej tyre nuk u shkon ndërmënd se para 2300- 2400 vitesh të paret e tyre e shkruanin shqipen me alfabetin e greqishtes, i vetmi në përdorim në ato mote. Kjo është e vlefëshme edhe për ata që duan e janë përpjekur të dekriptojnë , lexojnë e përkthejnë nëpërmjet gjuhës greke të vjetër mbishkrimet e Butrintit.
Popullsia rrënjëse e Fushë Mursisë është zotruse e këtyre trojeve për një periudhë kohe shumë të gjatë e që të çon deri në mijëvjeçarin e dytë para erës sonë. Emrat mitiko – gjeografik të tillë si Kamare për burimet rrëzë Çukës së Ajtoit, Mallathre për pjesën jugore të kësaj fushe, Bundo e Kandale për mesin e saj, Bular për kodrat verilindore, Kalivua , Diapor , Ajdonat etj., si dhe vet emri i Butrintit tregojnë jo vetem lashtësin por edhe vazhdimësinë e pandërprerë të saj.
Së fundi : A do të pranonin antropologët shkëputjen dhe tjetërsimin e kësaj grup popullsie, tërësisht brakicefale, madje hipërbrakicefale ku jo rrallë shfaqen edhe elementët bjond e sy shkruar ?? Shumë e rëndësishme eshte të mos ngatrrojme shtetesine me kombesine . Në trojet tona janë vendosur minoriteti grek, arumun, maqedon etj , të cilët janë shtetas shqiptar.– Por a janë këta bashkëkombas shqiptar? Poeti i madh , dhe dijetari i shquar i rilindjes kombëtare Naim Bej Frashëri ka shkruar : “ Mëmëdhe quhet toka , ku më ka rënur koka , ku kam dashur mëm’e atë , ku më njeh dhe gur’i thatë, ku kam pasur shtëpinë, ku kam njohur perëndinë. Stërgjishrit ku kanë qënë , dhe varret q’i kanë lënë, , ku jam rritur me thërrime, Ku kam folur gjuhën time, ku kam fis e ku kam farë, ku kam qeshur ku kam qarë , ku rroj me gas e me shpresë , ku kam dëshirë të vdesë.” Përfundimisht ; sa është përshkruar më lart përbëjnë ate barikad që nuk na lejon të deklarojm sipas dëshirave personale apo grupore përkatësinë etnike . Jashtë tyre gjith kush mund të deklarohet si të doj .
KOZMA TAHO
Clearwater , Florida — Shkurt 2015
EMRI I BUTRINTIT RRJEDH NGA GJUHA SHQIPE E FOLUR NE PARATOKEN E TIJ DHE JO NGA GREQISHTJA E VJETER
NGA KOZMA TAHO- CLEARWATER FLORIDA/
Emri i Butrintit, thonë autorët greko – helenë vjen nga fjala “ bous “ e greqishtes së vjetër me të cilën ajo emërton kaun , demin. Dhe për ta bërë këtë sa më të besushme, këta servilë të perandorëve romak, sajuan edhe legjendat e themelimit dhe emërtimit të tij prej refugjateve trojan . Autor të sotëm arkeolog , historian e të tjerë e duan Butrintin të jetë i themeluar nga greko – helenët e Korinthit dhe Korkyrës aty rreth shek. VIIp.e.s. Akademia e Kulturës së Romes fashiste dergoj Maria Luigji Ugolinin për ta zbuluar e për tja adresuar Greko – Heleneve themelimin e Butrintit Madje edhe UNESKO që e ka marr në mbrojtje, nëpërmjet penës së përfaqësuesit të saj R. Hodge, e do që të jetë themeluar prej greko – helenëve. Akademia e Shkencave të Shqiperisë solli edhe arkeologen greke K. Hatzis për të na e saktësuar këtë nëpërmjet arkeologut tonë të “ shquar “ N. Ceka me librat “Butroti” dhe “Iliret”. Nuk kam ndërmënd të ndalem në këtë shkrim në lajthitjet e këtyre autorëve që e quajn veten arkeolog sepse vet gjetjet arkeologjike në Kodër Butrint i rrëzojnë lajthitjet e tyre. Mjafton të shikosh faqet 70 dhe 71 të librit të prof. Dh. Çondit “ Butrint , Hystory, Monuments and Museum “ ku tregohen një pjesë e gjetjeve arkeologjike dhe bindesh plotësisht. Arkeologjia po bën gati një shekull që është prezente në Butrint e vërdalloset e punon jashtë rrethimit të parë e të dytë të tij e guxon të flas për Historinë, parahistorinë dhe prehistorinë e tij. Aq më tepër akoma , këta autor nuk guxojnë ti referohen burimeve mitologjike qoftë të asaj arberore apo edhe asaj që bota akademike e pranon për greko – helene. Studiusi i shquar
arvanitas A. Kola që i ështe qasur atyre mendon se themelues i Butrintit është Kadmi mitiko legjendar i cili pat udhëtuar për këtu me qerre të tërhequr nga buajt . Si për ta vërtetuar këtë edhe deri në ditët e sotme dy parcela të medha në mesin e paratokës së Butrintit mbajn emrat” Kandale” dhe “Bundo “ çka mund të lidhet me Ka apo Buall. Të tjerë autor Greko –helen, që e duan me pa tjetë që emri i tij të vij nga gjuha helene thonë se mund të vij edhe nga fjala “bout “ me të cilen ajo emërton rigonin. Autore shqiptar hamëndësojnë se mund të vij edhe nga fjala buzë e shqipes , meqënse ështe ndërtuar buzë detit. Të tjerë akoma ndajnë emrin e tij në biri i trimit apo biri i trojes per të pranuar edhe legjendat e themelimit të tij. Duke kërkuar rreth preardhjes së emrit te Butrintit vura re se: popullsia rrënjëse e Fushë Mursisë, si dhe çobenët vlleh, çam apo labe qe silleshin rreth këtyre trojeve , i emërtonin ato me një emër shumë interesant – VITHRINË, VUTHRINE apo VUTHROT. Interesante është se edhe inteligjenca shqiptare e rreth viteve 30 te shekullit te kaluar i emërtonte keto troje me të njëjtin emër ( shiko per kete raportin e z. Sotir Kolea drejtuar Ministrit te Arsimit Qershor 1930 ). Nën këtë emër gjuha shqipe, e folur në paratokën e Butrintit emërton trojet që fundosen , ulen nën nivelin parësor të tyre, si në vënde te thata ashtu edhe nën nivelin e ujrave. Kështu pra popullsia rrënjëse e Fushë Mursisë e më gjërë ka percjell faktin se këto troje ndoshta mbas ndonjë katastrofe natyrore , tërmeti e rrëshqitje kanë pësuar ndryshim nivelesh. A nuk është ulur toka , madje edhe nën nivelin e ujrave të liqenit , në te ashtuqujturën agora a forum romak si dhe në vet teatrin e Butrintit ? Kjo është tejet e saktë dhe lehtësishtë e vrojtushme . Por , a mund të jetë kjo ulje emërtuse e Butrintit? Për sa njohuri kemi deri më sot, Jo. Emri i Butrintit është i njohur rreth njëmij vjet para se te dodhte kjo ulje , regjistruar nga Hekateu i Miletit, i vetmi visitor i hershëm i tij ,rreth viteve 520 p.e.s. Shtoj me kete rrast se As/ prof. Hernandesi i Universitetit Notre Dame të Amerikës si dhe Prof. Çondi , të cilët gërmuan deri 6-7 metra thell në forumin romak , si neo filohelenist të mirë thanë se nuk mund të bëhet fjalë për qytetërime më të herëshme se shek i VII p. e. s. Ata gjetën ndër të tjera dhe një parmënd druri , material lehtësisht e shkencërisht i datushëm . Ende nuk është publikuar se kujt periudhe i përket ajo : në mos e kanë zhdukur . Si do qoftë Prof. Çondi do të bënte deklaratën e më poshtme për Balkanweb : “ ….Me germimet e reja ne Butrint, dalin në dritë deshmi të reja të një qytetërimi të lashtë ……..me zbulimin e objekteve më të fundit në Butrint vërtetohet me fakte konkrete se Butrinti ka një histori më të herëshme zhvillimi nga ajo që kemi mësuar deri më sot “ ( Ballkanweb Qershor 2012 ) Si do qoftë unë mendoj se trualli që u bë emërtues i Butrintit i përket gjiut liqenor në krah të Portes së Luanit . Në prehistori kjo pjesë ka qënë stere , e pikërisht këtu ka qënë vendosur fshati prehistorik i peshkatarëve. Si rezultat i ndonjë tërmeti të fuqishëm është aktivizuar dhe ka rrëshqitur e zhytur nën nivelin e ujrave të liqenit pjesën më të madhe të fshatit , duke përbër kështu një katastrofë natyrore nga ato që mbahen mëndë e përcillen gjatë në memorjen e shoqërisë njerëzore . Brezat e popullsive rrënjëse të paretokës së Butrintit i përcollën këto troje nën emrin vithrinë , vuthrinë , vuthrot e që nga helenët u shkruajtën Buthrot apo Buthrotos e nga romaket Buthrotum . Një ndër elementët që të çon në këtë hamëndësi është mos ekzistenca e ndonjë kalate portuale me blloqe gurësh qiklopik në këtë pjesë e cila është më e përshtatshmja dhe më e mbrojtura nga batica e zbatica e liqenit . Pikërisht këtu pak metra në krah të varrezave ndodhet një fragment muri paksa i përmbysur , ndërtim i periudhës mesjetare , me sa gjykohet nga Guiskardët, të cilët ndërtuan këtu një flotë detare të tërë siç tregon kronistja Anna Komneni . Kështu pra , prejardhja e emrit të Butrintit nuk ka asgjë të përbashkët me Ka, Dem a Buall, Me Rigon a Buzë, prralla historiano – dijetaresh, por me nje katastrofë natyrore që përpiu një fshat të tërë e që u ruajt e përcoll gjatë në memorjen e popullsisë vëndëse nën emrin Vithrinë , Vuthrinë apo Vuthrot .
KOZMA TAHO
CLEARWATER FLORIDA
Shkurt , 2015
BUTRINTI-ZANAFILLAT, THEMELIMI, PËRKATESIA ETNIKE
Nga Kozma TAHO/
Butrinti është qyteti më i lashtë dhe i vetmi nga qytetet iliro epirote i përmendur nga Hekateu i Miletit, i cili është identifikuar dhe zbuluar deri në ditët e sotme. Ai përfshihet ne Arkadinë e lashtë, në kërthizën e saj. Pikërisht atje ku janë aktruar bëmat më të shumta te asaj që bota akademike e pranon për mitologjinë greko-helene.
Gjurmë të jetës në Butrint, thonë arkeologët, dallohen qysh në periudhën e bronzit te vonë, rreth shek. XII p.e.s. Madje ata shtojn se : –“ Sipas te dhënave arkeologjike Butroti i shek. XIIp.Kr., kur ndodhi eksodi(i supozuar) Trojan, ishte nje fshat i thjeshtë peshkatarësh, i vendosur ne pjesën me të lartë të kodrës dhe i pa rrethuar me mur “ (Prof.N.Ceka “Butroti” fq 20 ). Kam mendimin se arkeologjia nuk paraqitet e saktë në datimin e disa objekteve dhe materialeve arkeologjik lidhur këto me pozicionin e tij në këtë trevë të tejetlashtë të pëlqyer e banuar prej njeriut.
Në burimet historike, ai është regjistruar qysh në shek. e VI p.e.s., pikërisht nga Hekateu i Miletit , historian dhe gjeograf greko – helen, visitor i trojeve Iliro – Epirote. Hekateu e cilëson atë si një qytet ( polis ) të trojeve dhe popujve Kaon , duke ja bashkëngjitur qyteteve iliro- epirote , dhe aspak qyteteve koloni helene. Nuk ka vënd për të diskutuar apo hamendësuar nëse ishte kështjell apo akropol , mbasi mugojnë kërkim zbulimet në këtë fushë.
Legjendat e thurura rreth zanafillave dhe themelimit të tij i referohen kalimit te supozuar të refugjatëve trojan nën udheheqjen e Eneut për tu hedhur ne Gadishullin Italik.
Butrinti nuk u shkatrrua nga barbaria romake e Paul Emilit. Genocidi i ushtuar prej tij , i pa shëmbullt, e në kohe paqe, rëndoj mbi qytetet dhe popujt Molosë dhe Thesprotë. Atë nuk e shkatrruan as vërrshimet barbaro vandale, sllavo avare në Ballkan. Ai u shua ndal ngadal nën veprimin e forcave të natyres , tërmetet dhe uljet e trojeve nen nivelin e ujrave të liqenit. Prandaj poshte rrënojave të tij ruhen shtresëzime qytetërimesh të cilat nuk dihen ende se sa depërtojne në lashtësi . Arkeologjia e deri sotme vazhdonë të gërmojë jashtë rrethimit të pare dhe të dytë të tij , zone kjo që tregon ndikim të qytetërimit grek;gjithsesi e datuar rreth shekullit të IV p.e.s., dhe romak, datuar në shekullin e I të erës sonë Referuar qeramikave të zbuluara, arkeologet mendojnë se Butrinti i mbas shekullit VII p.e.s. tregon mardhenie me Korkyrën, Korinthin , Athinën e me ishujt e Egjeut . Por kjo nuk do të thotë se Butrinti është një themelim i mbas shekullit të VII p.e.s. Asnjë nga gjetjet dhe asnjë nga burimet,qofshin ato historike , legjendare, mitologjike apo gojëdhenat popullore nuk mund ta vërtetojnë nje gjë të tillë. Me keq ardhje vrejm se disa autor i kanë trajtuar në mënyrë krejtësisht të gabuar disa nga elementët arkeologjik duke i lidhur ato me zanafillat , themelimin dhe përkatësin etnike të tij .Me poshtë po paraqesim disa të dhëna që hedhin poshtë çka eshte folur e shkruar në lidhje me zanafillat , themelimin dhe perkatesn etnike të Butrintit.
RRETH THEMELIMIT LEGJENDAR TË BUTRINTIT
Stefan Bizantini ,autor i shek VI të erës sonë lidhur me Butrintin na ka përcjell këtë shënim :”–Buthrotos, gadishull pranë Korkyres. Është edhe qytet.Disa thonë se emrin e mori nga themeluesi; të tjerë tregojnë legjendën se emrin ja dha Heleni kur , duke lundruar nga Troja për në perëndim, bëri fli për zbritjen e tij në Epir. Kau që po pregatitesh për fli, kur po e thernin i shpëtoj thikës dhe iku me të shpejtë përmes detit, hyri në një gji dhe doli në breg të një toke të pa banuar ( kishte një plagë në lëkurë ) dhe atje ra e ngordhi. Atëhere Heleni e mori si orakull dhe i vuri emrin Buthrotos, siç thotë Teukri nga Kyziku. “ (A SH SH “ Iliret dhe Iliria te autoret antik” fq 417 )
Shënimi i më sipërm i Stefan Bizantinit , mbështetur në veprat e autorëve më të hershëm greko romak ende në qarkullim në kohën e tij , na jepin mundësin të konkludojm si më poshtë.
A – Gadishulli të cilin sot e emërtojm Ksamil, deri në shekullin e VI të erës sonë vazndonte të emërtohej Gadishulli Buthrotos.
B –Në qoftë se themelues dhe emërtues të Butrintit kan qënë trojanët dhe Heleni , biri i mbretit Priam të Trojës, atëhere duhet, pa diskutim, të pranojmë se emri i Butrintit vjen nga gjuha e trojanëve. Këta, sipas Homerit dhe qindra autorëve te tjerë, ishin Dardan – Teukër e Pellazgë, dhe flisnin pellazgisht dhe jo greqisht( në qoftë se greqishtja flitej në atë kohë ) Pellazgë sipas qindar autorëve, ( listën e te cilëve mund ta gjeni ne veprën e Prof. Dhimiter Pilikes “ Pellazgët Origjina Jonë e Mohuar “ fq. 166—168 , te cilët i referohen Tempullit të lashtë të Dodonës ), ishin edhe popujt e Epirit. Kështu pra mund te themi se emri i Butrintit vjen, jo nga gjuha e vjetër greke por nga ajo pellazge , domethene epirote. Ne qoftë se provohet se fjala greke “δoνζ” e lexuar” bous “ e që do të thot dem ( ka ) është e njëjtë me atë të gjuhës trojano- pellazge; atëhere duhet të biem dakort , se helenët flisnin të njëjtën gjuhë me pellazgët ; pra “ ishin pellazgë ne zhvillimet e tyre” siç na thotë studiuesi arvanitas Aristidh Kola . Në një shkrim tjetë ne do të sjellim aegumente bindëse rreth prejardhjes së emrit të Butrintit, i cili gjithësesi nuk vjen nga gjuha greke.
C – Autor të tjer sikurse Euripidi ne” Andromarka “ , Dionisi i Halikarnasit në “ Historia e vjeter e Romës “ dhe Virgjili në “Eneida “ kur tregojne ardhjen e trojanëve në Epir e paraqesin Butrintin të themeluar më parë,madje edhe Sarandën nën emrin Ankizmi . Nuk po ndalem këtu për të treguar se Kodër Butrinti nuk ka qënë e pa banuar në këtë kohë. Këtë tashmë e ka vërtetuar arkeologjia. Shiko gjetjet arkeologjike.
D – Autor të sotëm pretendojnë se këto legjenda ; “ në fakt përfaqësojnë sajime të periudhes së Mbretërisë Molose të shek. IV- III p. Kr., të cilat synonin të argumentonin prejardhjen homerike të mbretërve vëndës, të konsideruar si “barbar “ nga helenet “ (Prof. N, Ceka “Butroti “ fq 20 ) Mendoj se autorët që mbështesin këtë , janë krejtësisht të gabuar. Përse? Sepse :
1 – Butrinti nuk ka qënë qytet nën Mbretërinë e Moloseve të paktën gjer në vitin 360 p.e.s. Ai ka qënë një qytet- port i popujve e trojeve Kaone. Ashtu si e cilëson edhe Hekateu. Perkatësi që ka vazhduar deri sa është shuar. Parë në këtë kuadër nuk kishte asnje arsye që Mbretërit Molosë ta lartësonin atë me prejardhje dhe themelim hyjnor e Trojan , kur mund ta bënin këtë fare mire per një qytet të Mollosisë. Butrinti është bashkuar me Mbretërin Molose në vitin 360 p.e.s. kur në Lidhjen Molose u përfshinë edhe popujt Kaonë e Thesprotë .
2 — Këto legjenda nuk janë aspak sajime apo krijime të popujve apo Mbretërve Molosë e Epirote . Ato janë shumë te hereshme dhe burojnë nga një fond epiko- heroiko- gojor ( ndoshta edhe i shkruar ) i popujve para greko- helen të cilët autorët helenë i kan quajtur Pellazgë. Ky fond epiko heroik është mbledhur e përpunuar nga autorët më të hershëm helen prej Homerit (shek. VIII p.e.s.) me” Iliadën “dhe “ Odisen “; per të vazhduar pastaj me autorë të tillë nga më të shquarit e qytetërimit helen sikurse Eskili (525 – 456 p.e.s. ) Pindari (518 -438 p.e.s. Euripidi (480 -406 p.e.s. ) e shumë të tjerë. E vërtetojnë këtë vepra te tilla si “Thesprotia”, “Telegonia “, “Nostroi “,Kypria “ etj. Shkruar në shek. VIII -VI p.e.s. Pa dyshim , meqënse ato lartësonin prejardhjen hyjnore të popujve dhe prijsave e mbretërve Epirot , janë kërkuar për tu luajtur edhe në skenat e teatrove më modern, më të bukurit e më të mëdhejt e atyre moteve , të qyteteve Epirote . Pra kalimi i trojanëve nëpër Epir, edhe në qoftë se vërtetohet, nuk ka të bëj me themelimin e Butrintit . Shtojmë se në sajimin e legjendave duhet të kenë patur ndikim edhe veprat e Apolodorit , “Kronikat “dhe “Mbi Perëndit “ . Thuhet se ne këto vepra Apolodori pat përmbledhur te gjitha kronikat që i referoheshin Akilit dhe birit të tij Pirro Neoptolemit,dhe pa dyshim dhe popujve hyjnor Epirot.
3—Basorelievi i vendosur në Portën e Luanit, llogjikisht nuk mund të lidhet me emrin e Butrintit edhe pse është marr nga një faltore shumë e vjetër e vendosur mu përballë hyrjes kryesore të qytetit.( sipas arkeologëve ). Datimi i te cilës është ende i pa saktë. Kam mendimin se ky basoreliev tregon një ngjashmeri të jashtzakonëshme me ato të gjetura në Kretë dhe Mikenë. Ja vëlen të ristudiohet. Po në këtë tempull janë gjetur nga Ekspedita Italiane edhe disa qeramike me mbishkrime përkushtimore, fatin e të cilave nuk e dim.
MITOLOGJIA HELENE PER BUTRINTIN DHE PARATOKEN E TIJ.
Mitologjia, e cila në qarqet akademike e sigurisht me gjërë , njihet për Greko- Helene, në variantet e shumta të saj paraqitet e aktruar ne trojet e Arkadisë se lashtë e kryesishtë në kërthizën e saj e cila rrethqarkon vargmalet e Pindit; të konsideruar hyjnor e të banuara nga popullsit Pellazgo- Epirote po ashtu hyjnore. ( Shiko Homerin “Iliada “ XVI 293 – 297 )Në këto male të Ballkanit Veriperëndimor – shkruan Aristidh Kola ( “Gjuha e Perëndive fq 57 ) është qendra e botës Pellazgjike dhe epiqendra e saj fetare…” Nga gjurmim hulumtimet e kujdesëshme në bëmat e saj shikojmë se në të është përfshirë edhe Butrinti e paratoka e tij. Po ashtu këto troje, edhe pas një kohe kaq të gjatë, gëlojnë nga emra gjeografiko – mitologjikë që lidhen me bëmat dhe prezencën e herojve mitologjik, madje shumë më herët se shfaqja e helenëve dhe qytetërimi i tyre. Këtu mendohet se lindi njeriu dhe fara njerezore (Hesiodi , Eskili etj. ) Janë trojet ku nderohej e besohej Toka Mëmë dhe Dielli Baba , prinderit e jetës. Ku Baba Tomori i Madh e i Ergjëdt konsiderohej asthtu si dhe sotë Mali i Shenjtë, seli e zotave. Këtu pranë lindi Zeusi (në stanet e Kronit në Palavli- Mitologjia Arbërore ), Mbret i perëndive dhe njeherësh i njerëzve. Pellazget i dhanë atij antributet e Tokës dhe Diellit, ndërtuan dhe faltoren- Orrakull, më te madhen e me te dëgjuarën e lashtësise në Dodone ,pran Janinës . Këtu pranë është Foenika- Finiqi vëndlindja e Kadmit, Feniksit , Kiliksit dhe e Europës , me të bukures fëmër vdektare. Pas saj u dashurua Zeusi, që do ta rrëmbej e do bashkohet me të në Kretë për të lënë pas dinastin mbretërore të këtij ishulli. Me tej janë malet e Vetëtimave ku farkëtoheshin rrufet, armet e Zeusit. Janë Gjiri i Reas, Dedaliut, Kepi Poseidonit etj. Pranë Dodonës kalon Akelou, lumi që ndante dy botët , të jetës e të vdekjes . Janë pallatet e Hadesit , Mbretit të përtej jetës e me dhjetra emra gjeografik që ndërtojnë mitologjinë. Çuditërishtë në disa nga variantet e shumta të saj nënkuptohet se në Butrint duhet të jenë varret e tri herojve mitologjik , dhe pikërishtë, të Kadmit , Medeas dhe Pirro Neoptolemit. Kadmi, Fenikas apo më sakt Foeniko – Finiqas, ishte i biri i Mbretit të Foenikës Agenorit. .Sipas mitologjisë në kërkim te motrës Ai do të vizitoj shumë vënde duke mësuar shumë gjëra të cilat do ti vëj në zbatim kur të vendoset në Beoti ku gjeti një popullsi Foenikase vendosur prej disa brezash. Ndër të tjerash, Ai do tju mësoj popullsive Pellazgo – Joniane edhe shkrimin nëpërmjet alfabetit Fenikas apo më saktë Foenikas . Ky alfabet nga autorët klasik do të emërtohet Pellazgë.(Diodori, Plini etj.) Dijetarët Helenë, referuar mitologjisë, përcjellin faktin se Kadmi në vitet e pleqërisë do të kthehet ne vëndlindje(Apollodori ) , dhe pikërisht në Butrint për të cilin mendohet se mundet të jetë edhe themelues i tij .Sipas studiusëve bëhet fjalë për shekullin e XIV-deri XVIIIp.e.s. Stefan Bizantini thotë se Buthrotasit i treguan edhe varrin e tij. Ku? Këtë e di Luigji Maria Ugolini , arkeologu që bëri kërkim zbulimet e para në Butrint dhe që i shkatrroj të gjthë varret e lashta madje edhe kockat i përcolli fshehtas në Romë . Medea,- E bija e Mbretit të Kolkidës, Ettit (Atit }, zotruesit të Bashkës së Artë. E dashuruar pas Jasonit, udhëheqësit të Ekspeditës së Argonautëve për rrëmbimin e Bashkës së Artë. Ajo do të ndihmoj dhe ndjek Ekspediten në kthimin e saj. Me ndërhyrjen e Mbretit Alkinout do të martohet me Jasonin në Ishullin e Feakasve ( Korfuzi i sotem ) Mbas shumë veprave nga më makabret do të vdes (sipas një variant mitologjik ) ne këtë Ishull dhe do te varroset në Buthrotin përball. Autorët antik e klasik pranojnë se Ekspedita e Argonautëve është bërë të paktën një brezni para Luftës Trojane. Pirro Neoptolemi, – I biri i Akilit të Madh. Pionier i Luftes Trojane. Parathënë se Troja nuk do të binte pa pjesmarrjen e tij. Një ndër Mbretërit më të mëdhej mitiko –legjendar të Epirit. Themeluesi i dinastisë Mbretërore Molose. Mitologjia, legjendat, gojëdhenat popullore Epirote, edhe pse të pa qarta e të shformuara per arsye te kohes , lënë të kuptohet se do të ketë qënë edhe themeluesi i Butrintit duke e pasur si kryeqender. Mitologjia thot se është vrarë në Tempullin e Delfit. Shtojmë se ky tempull nuk egzistonte në ato mote.Madje edhe Homeri që jetoj kater shekuj mbas Luftës Trojane nuk e njeh këtë tempull. Studiuesit thonë se në rrethinat e Delvinës duhet të ketë qënë nje tempull kushtuar Diellit ( Delfi ). Në qoftëse nuk gjëndet ne rrethinat e Palavlisë , mundësia me e madhe është të gjëndet në rrethinat e Diaporit, përball Butrintit. Ky emër permban rrënjën Di= Dia=Diau = Diell, Shtojme se mitologjia Arberore e mbledhur nga dijetari Dhrovianit Zoto Molosi e bënë shumë të lashtë egzistencën e Butrintit. Ajo thotë se : “Zoti (Zeusi)…. U lind jo në Dodonë, në pallatet e t’et, Kronit, por në Palavli, ku qe një stan i Kronit, edhe u ndihmua te arratiset nga limani i Butrintit …” Perllogaritjet tregojnë se behet fjalë për Mijëvjeçarin e tretë para Krishtit. Për më tepër rreth burimeve mitologjike do të bëjm fjalë në një shkrim tjetër ku do të paraqesim argumente rreth përkatësinë etnike te popullsisë rrënjëse të Fushë Mursisë, para tokë e Butrintit.
KËRKIM ZBULIMET ARKEOLOGJIKE , BUTRINTI DHE PARATOKA E TIJ.
Arkeologu i pare që e ka vizituar Butrntin ka qënë Qiriaku del Pizzicoli i Ankones.(1418 dhe 1435) Thuhet se pati vizatuar të tri muret rrethuse te tij, në atë kohë krejtesishtë të dukshëm, si dhe pati kopjuar e marrë disa mbishkrime , fati i të cilave gjithsesi nuk dihet.Nisur nga muri arkaik ai do të pranonte se Butrinti i përket një themelimi para Helen; sigurisht duke e lidhur këtë me ardhjen e helenëve në Korkyrë. Pesë shekuj më vonë, me kërkese të vet Benito Musolinit, Akademia e Kultures së Romës Fashiste , për qëllime të paracaktuara, do të dërgoj në Butrint nje Ekspedite kerkimore arkeologjike të udhehequr nga Prof. i Arkeologjise Luigji Maria Ugolini. Kjo Ekspeditë më e rëndësishmja dhe më e suksesëshmja , nxorri ne dritë ndër të tjera një qender kulturore të stilit helen, me nje vazhdimesi ende të pa zbuluar mirë të stilit romak, si dhe element të kohes bizantino mesjetare. Nderhyrjet e më vonëshme arkeologjike janë të pa mjaftushme për të ndryshuar përfundimet e Ekspedites Italiane. Pamvarsisht nga puna e mire e bërë deri me sot duhet të pranojmë se jemi shume larg për të gjykuar rreth problemit te zanafillave, themelimit dhe përkatësisë etnike të Butrintit. Përse? Së pari – sepse brënda rrethimit më të hershëm , murit arkaik , si qendra dhe pjesa me e lashtë e qytetit , ndërhyrjet janë shume të pakta, të vogla e të pa mjaftushme. Madje dhe shumë të dyshimta.Së dyti – Materialet arkeologjik që kanë gjetur dhe publikuar arkeologët në Butrint dhe paratokën e tij flasin për zanafilla dhe themelim shumë më të hershëm te tij. Ndaj kur thuhet se Butrinti ështe një themelim i greko- helenëve të Korinthit dhe Korkyres mendoj se është nje hamëndësim i nxituar, madje i pa pranushëm . Me qëllim që të jemi më të qartë e të besushëm ndaj këtij problemi po sjellim më posht fotot e materialeve të publikuara nga Prof Dhimitër Çondi në librin “ Butrint ,History,Monuments and Museum “. Materiale këto që gjënden në muzeun e Butrintit.
1—Vegla prerëse prej strralli të periudhes së paleolitikut dhe mezolitikut te gjetura ne Kodër Kroin e Xarrës, në Kalivua, ne Shpellen e Konispolit, në Shën Mitër, në Diapor. Sipas kronologjisë arkeologjike këto vegla i përkasin periudhës paleolitike e mezolitike që datohet pre 120.000 deri 10.000 vjet p.e.s.
2—Poçeri e vegla prej balte dhe kockash të lëmuara të gjetura në Koder Butrint që datohen si të epokës së neolitikut ( 6500 – 2500 p.e.s. )
3— Enë të ndryshme prej balte datuar të periudhes 1800—1500 p.e.s.
4—Sëpatë guri e bronzi datuar te periudhes 1200—1000 p.e.s. – Mendoj se datimi i këtushem duhet te rishikohet.
Shenimet në fotot jane të Prof. DH . Çondit.
Butrinti dhe paratoka e tij përfshihen në trojet më të herëshme Iliro Epirote të pëlqyera e banuara prej njeriut. Kodër –Kroi i Xarrës referuar disa veglave grryerse e prerëse prej strralli përcaktohet si një vëndë banim i paleolitit të mesëm, për deri 100.000 vite me parë. Shpellae Shën Mërisë në Mile rezulton e banuar qysh 40.000 vite me parë. Shpella e Konispolit , e studiuar e datuar me karbon radioaktiv , rezulton e banuar të paktën 28.000 vite me parë e me një vazhdimësi të pa ndërprerë deri ne Epokën e Bronzit te Vonë. Koder Butrinti , Çuka e Ajtoit, Kalivoi, Diapori rezultojn po ashtu të banuara të pakten qysh 5.000 vite p.e.s. Kështu që kur bëhet fjalë per zanafillat dhe themelimin e këtyre qendrave do te jetë me e drejtë të përqëndrohemi e të shprehemi për aq sa na lejojnë materialet arkeologjike të zbuluara . Hamëndësimet per historira ,protohistorira e prehistorira janë jo vetem te pa verteta , te pasakta por edhe anti shkencore.
RRETH DATIMIT TË MUREVE RRETHUES
Datimi i mureve rrethues prehistorik dhe poligonal te akropolit te Butrintit, përbëjnë pa dyshim hamëndësime krejtësisht të pa bazuara e te pa sakta , sa dhe kontradiktore te arkeologëve e studiuesve që janë marr me to. GJ. Karaiskaj ne “5000 vjet fortifikime në Shqiperi “ fq 61 , pranon një datim të murit prehistorik ( muri që rrethon akropolin e vogël o, 7 ha) “ rreth shek të V ose fillimit të shek. të IV p.e.s., ndërsa murin poligonal….. “ nga fundi i shek. IV dhe fillimi i shek III p.e.s. Butrinti u rrethua –vazhdon Ai – me një rreth të ri muresh duke e zgjeruar mjaft teritorin e mbrojtur nga të gjitha anët e fortifikimit të vjetër (murit prehistorik ) duke i lënë këtij të fundit funksionin e akropolit.” (pra akropol dhe jo kështjell ) Me poshtë GJ .Karaiskaj shkruan :” L.M.Ugolini e daton këtë periudhë ndertimore (murin poligonal ) para fundit të shek. V p.e.s. ( L’Akropoli di Butrinto—Roma 1942 -26 –44 ); ndërsa N.Ceka para gjysmës së pare të shek. IV p.e.s., kur datohet sipas tij, me siguri muri i Amantias . – Por në fakt –shton Karaiskaj—muri poligonal i akropolit vjen pas një faze të murit prehistorik, i cili për disa arsye teknike, si kthesa këndëdrejte të linjës së mureve, përpunimi i përcipët i i gurëve dhe së fundi duke u mbështetur në vet materialin arkeologjik më të hershëm të zbuluar në Butrint, datohet në shek. e VI—V p.e.s., prandaj nuk do të ishte i pranueshëm mendimi për një rindërtim masiv të mureve të akropolit menjëher pas ndërtimit fillestar të tij (prehistorikut )” Të gjitha keto datime krejtësishtë të pa sakta e të argumentuara kanë si boshte përcaktues atë që shkruan Prof. N.Ceka se: “ Butrinti i shek. VII—V p.Kr.ishte një emporion , një pike fortifikimi nën kontrollin e Korkyrës që shërbente për tegëtine me vëndësit Kaonë, por edhe për shfrytezimin e pasurisë se liqenit.” ( N. Ceka Butroti fq 22 ) Tham më lartë se Qiriaku i Ankonës ,Vizitor i vitit 1435 si dhe A. Nanaj bashkpuntor me Prof. N. Cekën dhe K. Hatzis(arkeologe Greke ) që gërmuan në Akropolin e Butrintit , ndajnë mendimin se Akropoli i Butrintit është një ndërtim para helen , gjë që vërtetohet edhe nga gjetjet arkeologjike edhe pse janë të pakta. Po ashtu regjistrimi dhe rekomandimi i historianit dhe gjeografit greko—helen , Hekateut te Miletit verteton faktin se Butrinti i gjysmes së shek VI p.e.s. ishte një qytet (polis sikundër edhe Durrsi e Apollonia ) i trojeve dhe popujve epiroto –kaone. Është e tepët të kujtojme se Hekateu nuk mund të cilësonte qytet nje koder me kasolle kashte. Po ashtu Herodoti (konsideruar babai i historiesë) edhe muret rrethuese te Athinës ,të emertuar Pelargikon thotë se i kane ndertuar Pellazgët, para helen , për të cilët shton se : “Helenët mësuan nga pellazgët artin e punimit të bronzit, të ndërtimit të qyteteve dhe fortifikimeve “ Romakët këto mure i quajtën Aiakid . Duke na e bër të qartë se kush ishin mjeshtrit e ndërtimit të tyre. Është fakt por edhe fat i madh qe Butrinti në trojet më të lashta të tij është ende i virgjër ne germimet arkeologjike dhe do ta thot fjalën e vete rreth themelimit të tij . Me gjër rreth kesaj teme do të flasim ne një shkrim tjetër.
DY FJALË RRETH PROBLEMEVE ETNOGJENETIKE
Mund të them me bindje të plotë se mungesa e tyre përben një anashkalim të ndergjegjshëm e te qëllimshem në të gjithë histori dhe parahistori shpikësit e Butrintit . Nje nga studiuesit më të zëshëm të trojeve Ballkanike e më gjërë përsa i përket fushes së antropologjise E. Pitard do të konkludoj se :–
“ Pellazgët ishin në pjesën më të madhe BAKICEFALË ndërsa greket e vjetër DOLIKOCEFALË. “
“ Shqiptarët i përkasin në pjesën më të madhe një grupi njerëzor, karakteristika kafkore e të cilit është BRAKICEFALIA.”
“ Tek këta – (Shqiptarët ) …..disa autorë duan të shohin pasardhësit e pellazgëve të vjetër “
“ Epiri ( ku bën pjesë edhe Butrinti –Shenimi im ) Banohet nga njerëz me kokë të shkurtër e të gjërë, çka është një nga shënjat specifike të “races shqiptare. “
Luigji Maria Ugolini zbuloj në Butrint me dhjetra varre te lashtë. Ai jo vetem që i hapi pa pjesmarrjen e antropologeve por, edhe nuk e dekumentoj përmbajtjen e materialeve arkeologjik të tyre .Dhe jo vetëm kaq , por edhe vetë eshtrat e varreve i përcolli për në Romë, fshehtas qeverisë shqiptare. A nuk e dinë këtë histori e parahistori shkruesit e Butrintit ? ( Shikoni për këtë raportimin e z. Sotir Kolea bërë Ministrit të Arsimit Qershor 1930 ) Edhe sot Akademia e Shkencave të Shqiperise e institucionet përgjegjës heshtin e nuk bëjnë detyrën kur keqbërës shkatrrojnë varre tumulor të tilla si të Bajkajt, nga me te vjetrit e vendit tone. A nuk e dine vallë rëndësin e tyre këta autor dhe bashkë me ta Akademia e Shkencave të Shqiperisë ? Ne trojet e shqipërisë janë zbuluar me dhjetra varre . Studiuesit na thonë edhe për sëmundjet qe dallojn në këto skelete , por gjithsesi harrojnë të na thonë se në cilin tip antropologjik bëjnë pjesë. Mungesa e këtyre studimeve i ka hapur rrugën keqpërdorimeve historike apo protohistorike rreth zanafillave , themelimit dhe përkatësisë etnike të Butrintit.
MBISHKRIMET E BUTRINTIT
Në rrënojat e Butrintit ndër të tjera arkeologet kanë zbuluar edhe shumë mbishkrime. Ato janë kryesisht të skalitura në gur, por edhe në fragmente qeramike. Jane kryesisht me alfabetin grek , por ka edhe me ate latin . Për dekriptimin , leximin dhe përkthimin e tyre kanë punuar shume autor , midis tyre edhe epigrafisti i shquar europian L. Robert. Me gjithë këtë deri më sot nuk kemi ndonje punim të plot duke paraqitur kështu veshtiresi ne kryerjen e kësaj pune. Prof. P.Kabane dhe Prof. Faik Drini thon se i kanë dekriptuar , lexuar e përkthyer. Nuk më ka rënë ende në dorë punimi i tyre. Por të gjithë ata që kan punuar me to janë të mendimit se :–
a)—Ato janë shkruar në gjuhën e vjetër greke .
b)—Se janë kryeisht akte e dekrete për lirim skllevërish
c )—gjënden midis tyre edhe mbishkrime përkushtimore .
d )—Se të gjithë këto mbishkrime i përkasin periudhës së mbas shek. IV p.e.s. E vertetuar kjo edhe nga datimet e objekteve ku janë gjetur.
Çfar mësojme nga keto mbishkrime, gjithmon sipas studiuesve.
a )—Emrat e rreth gjashtëdhjet fiseve të konionit te prasaibeve, nëndarje administrative e Kaonëve Epirot. ( pergamët ,ateargët,, kartonët etj –shiko Prof N. Ceka “ Butroti “ fq24 )
b )—Emrat e nënpunësve të konionit të prasaibëve dhe përkimin e tyre me ndërtimin shtetëror fisnor të Iliro –Epirotëve. ( po aty. ) Shtojmë se këta emra janë të fondit Iliro Epirot.
c )—Pozicionin herarkik të priftit të faltores së asklepit , i cili kishte një rol të rëndësishem ne jeten shoqërore qytetare. (po aty )
d )—Pozicioni dhe te drejtat e gruas që tregojne qart se kemi te bëjmë me ndërtimin shoqeror Iliro Epirot dhe aspak me atë Greko Helene. (Prof. H. Ceka “ Ne Kerkim te Historisë Ilire “ fq 272; Intervist me Prof Faik Drinin “ Turizmi “ 29. 12 . 2008)
e )—Në keto mbishkrime janë pikasur rreth tetë emra te muajve te vitit që i përkasin kalendarit Epirot të Bunimës. Shënojm me këtë rrast se këto emra janë të huaja për gjuhën greke ; ato mund të zbërthehen vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe . (shiko Prof. Dh. Pilika “pellazgët Origjina Jonë e Mohuar “fq360 ) Eshtë më se e qartë se popujt që përdorin kalendar të ndryshëm nuk mund të jenë të njëjtë.
f )—Këto mbishkrime , mbi bazën e datimeve të objekteve ku janë gjetur, shkojnë e shumta në fillimet e shek. IIIp.e.s. Eshtë e tepërt te shenojme se në këtë periudhë Epiri dhe bashkë me të edhe Butrinti ishin plotësisht dhe krejtësisht e në mënyrë të pa diskutushme nën kontrollin e plotë të Mbretërive apo lidhjeve të popujve Epirot. Rikujtojme se Hekateu i Miletit e ka perjashtuar Butrintin si Koloni greko helene qysh rreth viteve 515 p.e.s. kur Ai e vizitoj atë.Ne qoftë se Butrinti do të ishte koloni helene, Hekateu do të na e kishte thënë sikurse na e tha për Dursin dhe Apoloninë . Po ashtu Ai nuk kishte ndonje arsye tju rekomandonte tregëtarëve grek të benin tregëti me nje qytet grek( në qoftë se do ishte i till ) te ditur fare mirë prej tyre. Tuqididi e përfshin Butrintin jashtë ndikimit greko helen kur bën fjalë për strehimin e Themistokliut rreth vitit 470 p.e.s. e tjr.
Lidhur me mbishkrimet e Butrintit dhe te te gjithë qyteteve të epirit Prof H. Ceka do të shkruaj :–“ ….” mund të thuhet pra, me plot bindje, se epirotet jo vetëm nuk kishin prejardhje greke, por as proçesi i helenizimit te tyre nuk shkoi tek ata kurrë aq larg dhe u kufizua kryesishtë në përdorimin e gjuhës greke ne dokumentet mbishkrimore, si dhe në pasurimin e kultures vëndase me element të kulturës më të përparuar greke . “ ( Po aty fq 274 ) Prof H . Ceka i përket atyre arkeologeve që besojnë se Butrinti ka qënë koloni e heleneve .
PARATOKA E BUTRINTIT. ÇUKA E AJTOIT
Përball Butrintit natyra ka vendosur një kodër – piramidë, madheshtore shumë të bukur. Ne vëndasit e emertojmë atë Çuka e Ajtoit ( vëndi apo foleja e shqiponjes.) Stërgjyshërit tanë projektuan e ndërtuan në trupin e saj një qytet , emrin e të cilit nuk e kemi trashëguar. Qyteti ashtu si të gjithë qytetet e tjerë te epirit eshte rrethuar me mure pellazgjik dhe mbyllë një sipërfaqe gjashtë herë më të madhe se sa muri arkaik i Butrintit, megjithse janë ndërtime të njëkohëshme . Arkeologet , të huajt e të vendit e kane vizituar , madje dhe e kanë gërvishur truallin e tij , dhe duan të na thone se këto rrënoja i përkasin Pergamit të Prasaibëve Kaon . Gjithsesi kjo nuk mund të jetë e vërtet sepse këto troje i përkisnin Kestrinëve Threspotë. Tashmë kjo është vërtetuar plotësishtë. Eshtë pikërishtë lumi i Pavllos që e ka pas ndarë paratokën e Butrintit midis tyre, duke qëne edhe kufiri ndares midis Thesprotëve e Kaonëve. Pamvarsisht se emrin e qytetit nuk e kemi trashëguar, ne vëndasit kemi ruajtur një emër shumë interesant që të kujton emrin e tij , atë të burimeve të ujit që ndodhen pranë tij . Ne i emertojmë ato ” Burimet e Kamares “. Stefan Bizantini , që me sa duket duhet t’i ket vizituar këto troje , do të shkruaj : – ‘’ KAMMANIA—Krahinë e Thesprotise, më vonë u quajt Kestrinë, nëpër të cilën rrjedh KADMI , Lumi i Kestrinës, e themeloj Kestrini i biri i Helenit të Priamit. – Banorët Kammanoi . “ (A SH SH” Ilirët dhe Iliria tek Autoret Antik” fq419 ) Ky shënim kaq i përmbledhur i Stefan Bizantinit na kujton jo vetem emrin prehistorik të këtij qyteti por hap edhe horizonte të gjëra studimore. Po ashtu S. Bizantini, referuar shkrimeve të autorëve antik e klasik greko helen, do i lidh këto troje me Kadmin ,
Vëllaj i tij , Feniksi, në kërkim te motrës Europa, do të përfundoj ne brigjet perëndimore te Azise se Vogel ( Libanit dhe Sirisë së sotme ) , ku sipas mitologjisë do të themeloj Fenikinë , duke len pas Fenikasit , detaret e shquar të lashtesisë. Keshtu pra Lumi i Pavllos së sotëm i quajtur nga Virgjili Simoent , nga Apolodori eshte quajtur Seelent ndersa ne kohen e Homerit Selloj , rreth të cilit banonin Sellët , priftërinjtë e tempullit te Zeusit Dodonian – (Homeri Iliada XVI 293 297 GJ. Shllaku) Me herët ka marr emrin e krahines, Lumi i Kestrines , dhe akoma me herët ka mbajtur emir e Kadmit . Edhe udhëtari e gjeografi greko helen Skylaksi ( shek. VI –V p.e.s. ), kur ben fjalë për këto troje i lidh me një nga bëmat e kryeheroit të mitologjisë se pranuar për greko helene, Herakliut , birit të Zeusit dhe Alkmenës Pellazgë. “ Ne krahinën e Kastridës –shkruan Ai –, ndodhet një fushë që quhet Erythea—ketu thuhet se kishte ardhur Geryoni dhe kishte kullotur Qetë. “ (A SH SH “ Ilirët dhe Iliria te Autoret Antik “ fq 36 ) Kanë kaluar me shumë se njeqindë breza dhe ne vëndësit vazhdojme ta emërtojmë pjesën jug lindore të kësaj fushe me emrin “ Mallathrea.” Shtoj me këtë rrast se janë me dhjetra emra gjeografiko mitologjik që vazdojn të përcillen pa ndërprer në këto troje e që do përbëjne lëndën e nje shkrimi tjetër , ku do të bëjmë fjalë për prejardhjen e popullsisë së këtyre trojeve .
Prof. DH.Çondi i cili ka me teper se njëzetë vjet që, ndjek e drejton zbulimet arkeologjike te Butintit, ndërmori së bashku me As/Prof. D. Hernandes të Universitetit Notre Dame të Amerikes , gërmime në thellësi gjashtë shtatë metra në zonën e forumit Romak, mbas të cilave do te deklaronte për gazetën Ballkan web se: “…..me gërmimet e reja në Butrint dalin në dritë dëshmi të reja të një qytetërimi të lashte……….. Me zbulimin e objekteve më të fundit në Butrint, vërtetohet me fakte konkrete se BUTRINTI KA NJË HISTORI MË TË HERËSHME ZHVILLIMI NGA AJO QË KEMI MËSUAR DERI MË SOT . “ ( Ballkan Web Qershor
2012 )
Për të krijuar një mendim me te qartë lidhur me paratokën e Butrintit po risjellë një përmbledhje të kërkim zbulimeve arkeologjike të kryera nga ekspedita e përbashkët Shqiptaro -Amerkane e drejtuar nga Prof. M Korkuti dhe Prof. K. Petroso (Universiteti i Austinit Texas Sh. B. A. ), përmbledhur nga Prof. N Ceka ( Iliret fq 19-20 )
“ Gjurmët më te herëshme të jetës njerëzore u vërtetuan në thellësinë 4.20 m nga niveli aktual i thellësisë së shpellës. Ato i takonin paleolitit të vonë ,në nje periudhë, e cila në bazë të analizave të C14 ne materialet organike të shtresës, u datua rreth 26.700 vjet më pare. Vegla pune prej strralli lokal, të punuara pa shumë mjeshtri, përfaqësonin materialin kryesor të përdorur nga një grup njerëzor që jetonin duke mbledhur prodhime të natyrës. Periudha e dytë e jetës në shpellë ishte zhvilluar ne epokën e mezolitit, rreth 12.000 vjet më pare, dhe përfaqësohej nga vegla të imta prej stralli të kuq, të punuar me retushim, që vertetonin një tip jetese të lidhur me gjuetinë e kafshëve të egra dhe përpunimim e lëkurëve të tyre. Epoka pasardhëse , neoliti, ishte përfaqësuar në shpellë në të tria periudhat e saj. Periudha e hershme tipizohej nga qeramika e tipit impreso, karakteristike për trevat rreth Adriatikut. Neoliti i mesëm qëndronte afër me stacionet bashkëkohës të Dunavecit në fushen e Korçës dhe të Cakranit në rrethin e Fierit, për qeramikën e tipit impreso dhe atë të pikturuar, si dhe për ritonet –enët e kultit me forma zoomorfe. Neoliti i vonë përfaqësohej nga qeramika e pikturuar me forma dhe motive shumë të afërta me ato të stacionit bashkëkohor të Maliqit në fushën e Korçës, një nga qendrat më të rëndësishme të qytetërimit neolitik jo vetëm në vëndin tone, por edhe në Ballkan. Rrezatimi kulturor i Maliqit mbeti përcaktues për grupet njerëzore që banuan pothuaj pa ndërprerje shpellën e Konispolit deri ne periudhen e hekurit duke e përfshirë këtë trevë në grupin kulturor jugor ilir. “
Po në Butrint, që ndodhet në të njëjtën trevë, nuk janë zbuluar vegla e qeramika te tilla ? Materialet muzeale të paraqitura tregojnë se po , dhe me bollëk, të mjaftushme për tu rishikuar. Kujtojm se në germimet në thellësi ne forumin romak nga Prof. Çondi dhe A/s Prof. Hernandesi, veç qeramikave u gjet edhe një parmënd druri. Kujt shekulli apo mijëvjeçari i takon kjo meqënse lehtesishtë mund të percaktohet ? Mos vallë është zhdukur edhe kjo sikurse shumë gjetje të tjera në Butrint? Kështu pra ,gjithçka eshtë përmbledhur në këtë shkrim na jep të drejtën të hedhim poshtë si krejtësisht të pa sakt gjithçka flitet rreth zanafillave , themelimit dhe përkatësisë etnike të Butrintit . Zanafillat , themelimi dhe përkatësia etnike e Butrintit ruhen ende te pa prekura në nëntokën e Kodër Butintit. Kur Kodër- Butrinti të dale ne dritë do të jetë koha per hartimin e zanafillave, themelimin dhe etnin e popullit që hodhi themelet e tij. Deri atehere eshte mire të mos sajohen e hamëndesohen historira të pa qëna.