• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

REZULTATET- VETËVENDOSJA & VJOSA OSMANI MË TË VOTUARIT

March 4, 2021 by dgreca

KOSOVA PAS ZGJEDHJEVE TË 14 SHKURTIT 2021, SHPALLEN REZULTATET PËRFUNDIMTARE – FITORE E VETËVENDOSJES, VJOSA OSMANI MË E VOTUARA

-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,  Sot në mesditë,  shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohëshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës  të 14 Shkurtit 2021. Lista e Lëvizjes Vetëvendosje është fituese me 438.334 vota  – 49,952 përqind  – 58 mandate deputetësh të Kuvendit 120 anëtarësh,  e numri dy në këtë listë Vjosa Osmani është më e votuara nga të gjithë kandidatët e të gjitha listave me 300.788 vota. Gjatë historisë së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më shumë vota ka marrë vetëm Presidenti historik i Kosovës Ibrahim  Rugova/

-E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës me 16,900 përqind – 148.296 vota e 19 deputetë. E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 12,647 përqind – 110.978 vota e  15 deputetë. E katërta është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7,078 përqind – 62.111 vota e 8 deputetë…/

-Kosova të dielen e 14 Shkurtit 2021 votoi në zgjedhjet parlamentare  – të tetat në 22 vjet liri, të pesta në 13 vjet pavarësi e të katërta të njëpasnjëshme të parakohëshme/

-Në Kosovën e lirë nga Qershori 1999, të parat zgjedhje parlamentare u mbajtën në 17 Nëntor 2001/

-Legjislatura e tretë, e  zgjedhjeve të 17 Nëntorit 2007,  ka hyrë në histori me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në 17 Shkurt 2008/

-Zgjedhjet e para pluraliste në Kosovë ishin parlamentare dhe presidenciale, të mbajtura para  29 vitesh, në 24 Maj 1992, si pjesë e lëvizjes për liri e pavarësi/

 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

Korrespondenti i Diellit per Kosoven, Gazetari Behlul Jashari dhe dr. Vjosa Osmani gjate pritjes me gazetaret.

PRISHTINË, 4 Mars 2021/ Në Kosovë, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 Shkurtit 2021, sipas rezultateve përfundimtare të shpallura sot,  Lista e Lëvizjes Vetëvendosje është fituese me 438.334 vota  – 49,952 përqind  – 58 mandate deputetësh të Kuvendit 120 anëtarësh,  e numri dy në këtë listë Vjosa Osmani është më e votuara nga të gjithë kandidatët e të gjitha listave me 300.788 vota. Gjatë historisë së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më shumë vota ka marrë vetëm Presidenti historik i Kosovës Ibrahim  Rugova.

Nga votimet në zgjedhjet e Kosovës të 14 Shkurtit 2021 janë edhe këto rezultate përfundimtare:

E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës me 16,900 përqind – 148.296 vota e 19 deputetë.

E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 12,647 përqind – 110.978 vota e  15 deputetë.

E katërta është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7,078 përqind – 62.111 vota e 8 deputetë.

Me vendet e garantuara me Kushtetutën e Kosovës serbët kanë 10 deputetë dhe komunitetet tjera pakicë poashtu 10 deputetë.

Nisma Soacialdemokrate me 2,507 përqind – 21.998 vota  dhe parti të tjera shqiptare nuk e kanë kaluar pragun prej 5 përqind dhe nuk do jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, që do konstituohet pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Nga sot – nga momenti i shpalljes së rezutateve përfundimtare, brenda 24 orëve subjektet politike dhe kandidatët e zgjedhjeve mund të parashtrojnë ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sot në mesditë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohëshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën në 14 Shkurt 2021.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka falënderoi të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, që morën pjesë në këto zgjedhje dhe shprehën vullnetin e tyre.

Ajo falënderoi edhe institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare për ndihmën që kanë dhënë gjatë këtij procesi zgjedhor.

Kosova të dielen e 14 Shkurtit 2021 votoi në zgjedhjet parlamentare  – të tetat në 22 vjet liri, të pesta në 13 vjet pavarësi e të katërta të njëpasnjëshme të parakohëshme.

Në Vitin e Ri 2021 Kosova shkoi në zgjedhje parlamentare  të jashtëzakonshme pas rënes së dy qeverive në vitin 2020 të pas zgjedhjeve të parakohëshme të 6 Tetorit të vitit 2019.

Në 2020-tën qëveria me kryeministër Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje e zgjedhur në 3  Shkurt u rrëzua me mocion mosbesimi të inicuar nga partneri i koalicionit qeverisës – Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila mori drejtimin e qeverisë me kryeministër Avdullah Hotin të zgjedhur në  3 Qershor, por në dhjetor Gjykata Kushtetuese shpalli të pavlefshme votën e një deputeti të minoriteteve, Etem Arifi, pasi kishte të humbur mandatin për shkak të një dënimi të formës së prerë nga gjykata. Vota e tij ishte vendimtare për zgjedhjen e qeverisë pasi mundësoi arritjen e minimumit të nevoshem  prej 61 votave të parlamentit 120 anëtarësh.

Në Kosovën e lirë nga Qershori 1999, të parat zgjedhje parlamentare u mbajtën në 17 Nëntor 2001, kur numri i votuesëve të regjistruar ishte 1,249,987, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje 803,796 votuesë – 64.30%.

Zgjedhjet e dyta parlamentare u zhvilluan në 23 Tetor 2004. Numri i votuesëve të regjistruar ishte 1,412,680, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje 699,519 votuesë – 49.52%.

 Zgjedhjet e treta parlamentare u mbajtën në 17 Nëntor 2007. Numri i votuesëve të regjistruar ishte 1,567,690, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje 628,630 votuesë – 40.09%. Legjislatura e këtyre zgjedhjeve, e treta, ishte ajo që ka hyrë në histori me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në 17 Shkurt 2008.

 Zgjedhjet e katërta parlamentare në liri, të parat në pavarësi, u zhvilluan në 12 Dhjetor 2010. Numri i votuesëve të regjistruar ishte 1,632,276, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje 706,317 votuesë – 45.29%.

 Zgjedhjet e pesta parlamentare në liri, të dytat në pavarësi, u zhvilluan në 8 Qershor 2014. Numri i votuesëve të regjistruar ishte  1,799,023, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje 734,055 votuesë – 42.63%. 

 Zgjedhjet e gjashta parlamentare në liri, të tretat në pavarësi, u zhvilluan në 11 Qershor 2017. Numri i votuesëve të regjistruar ishte 1,888,059, ndërsa  pjesëmarrja në zgjedhje 779,729 votuesë – 41.3%.

 Zgjedhjet e shtata parlamentare në liri, të katërta në pavarësi, u zhvilluan në 6 Tetor 2019 . Numri i votuesëve të regjistruar ishte  1,961,213, pjesëmarrja në zgjedhje 826,916 votuesë – 44.56%.

Në zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurt 2021 – të tetat në liri e të pestat në pavarësi numri i votuesëve të regjistruar ishte  1,851,927, pjesëmarrja në zgjedhje 48.78% – numri i pranuar i fletëvotimeve të vlefshme 877,503.

 Zgjedhjet e para pluraliste në Kosovë ishin parlamentare dhe presidenciale, të mbajtura para  29 vitesh, në 24 Maj 1992, si pjesë e lëvizjes për liri e pavarësi, në rrethana të rënda të dhunës e shtetrrethimit nga Serbia okupatore.

Ishin ato zgjedhje të rezistencës gjithëpopullore kosovare të shqiptarëve që krijuan një rend demokratik dhe forcuan institucionalisht Republikën e shpallur të Kosovës në zhvillime historike, që pasonin Deklaratën e Pavarësisë të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumin e zhvilluar nga 26 deri 30 Shtator 1991, në të cilin për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur u deklaruan pro 99,87 për qind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim – 87,01 për qind.Në mbledhjen 2 Majit 1992 Kuvendi kosovar shpalli zgjedhjet shumëpartiake, në të cilat partitë politike angazhoheshin jo për rivalitete mes tyre, por të gjitha së bashku për vendosjen e pushtetit të Kosovës në Kosovë, të lirisë e demokracisë, në vend të pushtetit të Serbisë, të okupimit e imponimit.

—-
REZULTATET E PËRGJITHSHME SIPAS SUBJEKTEVE POLITIKEhttps://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2021/03/2.Rezultatet-sipas-subjekteve-politike.pdf

KANDIDATËT E ZGJEDHUR SIPAS SUBJEKTEVE POLITIKEhttps://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2021/03/4.Kandidatet-e-zgjedhur.pdf

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, KQZ shpall rezultatet, Rezultatet e zgjedhjeve

MERR FUND ODISEJA E ZGJEDHJEVE, SHPALLEN REZULTATET PERFUNDIMTARE

August 6, 2013 by dgreca

Mes debateve e kontestimeve te anasjellta, akuzave per vjedhje votash, per perdorim parash te trafikut dhe te droges, po perdorimit te zgjedhje te kontigjenteve te krimit, pas ankimime ne Kolegjin Zgjedhor, rinumerimeve deri ne tri here te kutive te Lezhes, ka marre fund odiseja e zgjedhjeve te 23 qershorit, plot 6 jave pas votimit te shqiptareve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli te Marten me 6 gusht rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve te 23 qershorit 2013. Sipas KQZ koalicioni i majtë ka një epërsi të dukshme krahasuar me të djathtin me mbi 300 mijë vota diferencë, ndërsa Partia Socialiste është renditur partia e parë në vend me 185 vota më shumë se demokratët. 
Aleanca për Shqipërinë Europiane, ka siguruar 313 227 vota më shumë se koalicioni Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim, drejtuar nga demokratët. Në përqindje ASHE ka siguruar 57,63 % ndërkohe qe APMI, 39, 46%. Partia Socialiste edhe në këto zgjedhje ka dalë forca e parë politike në vend. Në 12 qarqe ka marrë 713 407 vota, (41, 36)%, ose 185 035 më shumë se PD, që ka marrë 528 373 vota mesatarisht në përqindje 30, 63 %, me 46 deputetë. 
Socialistët do të kenë 65 deputetë ne Parlamentin e ri. Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 16 mandate. LSI ka siguruar 180 470 vota, që në përqindje shkon në 10,46%, PBDNJ ka marre14,722 vota . Në koalicionin djathte, Partia Republikane ka  marrë 52 168 vota në 12 qarqe të vendit, duke marre  5 deputetë. PDIU-ja ka  marrë 44 957 vota , ose 2,61 %, ajo ka tashme 4 deputetë . Partia Demokristiane e Nard Ndokës ka amrre 13 e 288 vota . Partia Fryma e Re Demokratike e ish presidenti Bamir Topi, ka marre 29 mijë e 310 vota. Për Aleacën Kuq e Zi kane votuar 10 196 votues. Dritan Prifti në qarkun e Fierit ka marrë gjithsej 6164 vota ndërsa Arben Malaj 3044 vota në qarkun e Vlorës. Ja Tabela:

1- ASHE 313 227 vota më shumë se APMI, drejtuar nga PD. 

2- ASHE ka marrë 993.904 vota, 57.63 %, 83 mandate, ndërsa APMI 618.667 vota, 39, 46%, 57 mandate.

3- PS forca e parë politike ne vend 65 deputete. 

4- Në 12 qarqe PS 713 407 vota, (41, 36)%, 185 035 më shumë. 

5- PD ka marrë 528 373 vota, në përqindje 30, 63 %, 46 deputetë. 

6- LSI ka marrë 16 mandate, 180 470 vota, 10,46%. 

7- PBDNJ 14,722 vota. 

8- PR 52 168 vota në 12 qarqe të vendit, ose 3, 2 %, 5 deputetë . 

9- PDIU-ja 44 957 vota, ose 2,61 %, 4 deputetë . 

10- PDK 13 e 288 vota 1 deputet . 

11- FRD 29 mijë e 310 zgjedhës . 

12- AKZ 10 196 vota. 

13- Dritan Prifti në qarkun e Fierit 6164 vota. 

14- Arben Malaj 3044 vota në qarkun e Vlorës.

Filed Under: Kronike Tagged With: e zgjedhjeve, KQZ shpall rezultatet, Perfundon odiseja, shqiptare, te 23 qershorit

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT