• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kreshnik Xhiku: Hapja e një ekspozite për një piktor ose skulptor, është si një koncert për një këngëtar

October 16, 2013 by dgreca

Interviste me artistin shqiptar në Amerikë, Kreshnik Xhiku/

Ne Foto:Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skenderbe, veper e skulptorit Kreshnik XHIKU/

BEQIR SINA, New York/

WASHINGTON : Në Galerinë e Lidhjes së Arteve, në Aleksandria afër Washingtonit, u hap në muajin shtator ekspozita me titull :”Structural Elements”,e skulptorit të njohur shqiptar dhe amerikan, Kreshnik Xhiku. Ekspozita që qendrojë e hapur deri më 7 tetor, pati visitor të shumtë, nga Uashingtoni dhe shtetet për rreth tij.

Gazetarët dhe vizitorët që patën rastin t’a vzizitojnë këtë ekspozite sipas Zërit të Amerikës, thanë se arti i Kreshnik Xhikut i përket kryesisht rrymës abstrakte, që e bën vizitorin të mos pyesë se çfarë është, por t’a shijojë atë. Në këtë ekspozitë të re vetjake, Kreshnik Xhiku eksploron midis figuratives dhe abstraktes në kufijtë që i bashkojnë ato, thotë VOA.

Duke përdorur drurin dhe metalin, here-herë edhe tekstile – shoqëruar me ngjyra – thuhet se Xhiku krijon forma strukturore, ku duket qartë dora e artistit; druri, për skulptorin Xhiku, përfaqëson ngrohtësinë dhe shërben si kundër-peshë ndaj ftohtësisë së metalit. Druri, gjithashtu, është një element lidhës me vendlindjen e skulptorit, që ri-zgjojnë ndjenja që nga koha e fëmijërisë kur druri ishte elementi kryesor ngrohës.

Kështu kjo mënyrë të shprehuri e afron shikuesin, sjell rezultat  – sepse krijon harmoni mes fantazisë dhe formës, pa humbur veçoritë e secilës. Me ketë, skulptori Xhiku tregon se shprehja është sa e qartë aq edhe e perhumbur dhe se për të shprehurit nuk ka mënyra fikse. Abstraktja i jep mundësi artistit të dalë jashtë standarteve kufizuese. Xhiku e sheh procesin e tij krijues si një vazhdimesi në ngritje, progres, ku çdo vepër ndikon tjetrën, duke i bërë ato pjesë të së njëjtës përpjekje.

Ndërkohë ai si instruktor dhe profesor i vizatimit dhe skulpturës në shkollen e Lidhjes se Arteve në Aleksandria për më shumë se një dekadë, Xhiku ka ndarë përvojën dhe vizionin e tij krijues duke ndihmuar e frymëzuar shumë artistë të rinj. Karrierën si artist, Kreshnik Xhiku e ka filluar që në Shqiperi, si i diplomuar e më pas profesor në Akademinë e Arteve ne Tirane.

Në këtë intervistë për gazetën tonë, skulptori i njohur në Shqipëri dhe Amerikë, tregonë për punimet e tij të cilat janë ekspozuar në kryeqendrat e shumë vendeve në Evropë e SHBA. Ai thotë se :”Skulpturat e tij jo vetëm se zbukurojnë sot parqe e hapësira publike, por na bënë të ndjehemi më shumë Shqiptarë”, për këtë zoti Xhiku veçojë me këtë rast  momentin kur në një qytet kaq të rëndësishëm si Londra, vendoset busti i heroit tonë kombëtar, dhe fare pranë Hyde Park që është pothuajse në qendër të Londrës, ku si tha zoti Xhiku, padyshim që të gjithë shqiptarët ndjehen krenarë, dhe jo vetëm ata që banojnë aty.

Zoti Xhiku, si u lindi ideja e hapjes së kësaj ekspozite në “The Art League Galery”, për të paraqitur punimet e tua përpara një publiku të sofistikuar të Uashingtonit dhe kush e mbështeti organizimin e kësaj ekspozite?

Xhiku :  Kisha kohë që unë, si çdo artist tjetër, dëshiroja të hapja një ekspozitë personale këtu në Shtetet e Bashkuara. Hapja e një ekspozite për një piktor ose skulptor, është si një koncert për një këngëtar. Vendosa t’a hapja ekspozitën kur e ndjeva që kisha krijuar një grup veprash të cilat mund të rrinin bashkë.

Artistët aplikojnë në galeri të ndryshme për të hapur ekspozitë personale dhe galeritë kanë një juri që zgjedh artistin. Ekspozita nuk u mbeshtet financiarisht nga ndonjë sponsor – galeria organizon ekspozitën, bën publicitetin dhe kur shiten veprat galeria mban një përqindje nga çmimi i veprës që shitet.

Kur bën një ekspozitë personale artisti ka më shumë se kurrë shansin që të bëjë një “statement”, të shpalosë të gjitha preokupimet e veta artistike, në çfarë drejtimi është vemendja e vet.

Në kuadrin e kujt aktiviteti u hap kjo ekspozitë ? Cila është tema e kësaj ekspozite dhe çfarë ju motivojë ?

Xhiku :  Ekspozitës i vura titullin “Elemente Skulpturore”. Ky tregon në një-farë mënyre thelbin e ekspozitës. Në ekspozitë janë 13 vepra bashkëkohore, pjesa më e madhe e tyre janë në dru. Kam kohë që punoj për këtë ekspozitë, por kam pasur dhe ndërprerje sepse kam qenë i angazhuar me disa vepra monumentale.

Si u pritë nga vizitori në Uashington ekspozita juaj ?

Xhiku :  Ekspozita u prit shumë mirë. Bërja e një ekspozite personale është shumë e rëndësishme për karierën e një artisti në shumë aspekte. Mendoj se më e rëndësishmja është që çdo artist, kur ka një ekspozitë personale, nxjerr konkluzione, p.sh., ku gjendet krijimtaria artistike tani, çfarë drejtimi duhet të ketë për më tutje, krahason veprat e tij me veprat e artistëve të tjerë, etj.

Nga vizitorët kush ra në “sy” më shumë ?

Xhiku :  Në ceremoninë e hapjes erdhen shumë njerëz, të fushave të ndryshme si artistë, gazetarë, diplomat , student e studente miq, kritik e  etj. I pranishem qe dhe ambasadori i Shqipërisë në Uashington zoti Gilbert Galanxhi

Çfarë të rejash keni sjellë në këtë ekspozitë ?

Si shumë artistë, edhe unë, përpiqem të sjell zërin tim në korin e madh të artistëve. Diçka e veçantë që kam dëshirë të theksoj në lidhje me veprat e mia është që aty unë shikoj reflekset e Shqipërisë, të jetës sime aty. Shpesh janë reflekse të imazheve të cilat na rethonin kur u rritëm. Veprat e mia në dru janë të lidhura shpesh, po jo në mënyrë direkte (prandaj dhe unë përdor fjalën “reflekse”) me punimet e drurit që gjënden në banesën tradicionale shqiptare.

Ju jeni autor edhe disa  monumenteve të tilla si : Skënderbeut (Miçigan), Nënë Terezës (Cleveland, Ohio), Mbretit Zog (Tiranë) dhe disa veprave të tjera, Çfarë lidhje kan këto tre figura në mes njëritjetrit në punën tuaj ?

Xhiku :  -Në shtator të 2006 u inagurua monumenti i Skëndërbeut në Kishën shqiptare të Shën Palit, në Michigan. Ky monument u porosit nga komuniteti shqiptar i kësaj kishe në vitin 2005.

-Statuja e Nënë Terezës ndodhet në parkun kulturor të Cleveland, Ohio. Ky monument u inagurua në shtator të vitit 20012, por puna për këtë vepër kishte nisur që në vitin 2009.

-Ndërsa, në kuadrin e festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, fitova konkursin kombëtar për monumentin e mbretit Zog, I cili, u vendos në shetitoren “Zogu I” të Tiranës në dhjetor të 2012. Po me këtë rast, u bënë busti i Skëndërbeut në Londër që u inagurua në nëntor 2012 dhe busti i Skëndërbeut në Itali që u inagurua në gusht të 2013.

Këto janë simbole të rëndësishëm të historisë së kombit shqiptar – si të tilla janë të rëndësishme dhe për mua si shqiptar.

A mendoni që një eksperiencë e tillë mund të përsëritet edhe në qytete të tjera të paktën në ato qendra ku më së shumti jetojnë shqiptarët, Nju Jork, Detriot dhe Çikago.A mund të na tregoni diçka nga eksperiencat  tuajat në këto paraqitje?

Xhiku :  Mendoj që shqiptarët kudo që janë duhet të kenë simbolet e tyre – ato ruajnë dashurinë dhe respektin që ata kanë për vendin e tyre. Këtu dua të përmend diçka nga ceremonia e vendosjes së bustit të Skëndërbeut në Londër, qe shumë emocionale dhe mbetet e paharruar për mua. Dita e inagurimit ishte një gëzim i jashtëzakonshëm për shqiptarët që banonin në Londër dhe në qytetet perreth. Në momentin kur në një qytet kaq të rëndësishëm si Londra, vendoset busti i heroit tonë kombëtar, dhe fare pranë Hyde Park që është pothuajse në qendër të Londrës, padyshim që të gjithë shqiptarët ndjehen krenarë, dhe jo vetëm ata që banojnë aty. Shumë prej tyre e preknin fytyrën prej bronzi të heroit tonë kombëtar. Kur u zbulua busti qe mbeshtjellë me flamurin shqiptar, të gjithë filluan të këndojnë këngën “Shqipëri, o Nëna Ime”. Disa pyesin nËse busti do të rrinte përkohësisht apo do t’a kishin gjithmonë mes tyre. Dukej e pabesueshme ajo që po ndodhte. Dua të përmend me këtë rast, meritën e ambasadorit të Shqipërisë në Londër, z. Mal Berisha, pa përkushtimin e të cilit ky bust nuk mund të realizohej. Po nën kujdesin e tij, u vendos busti i Skëndërbeut në Itali, në qytetin arbëresh Montecilfone.

Disa nga çmimet ose vlersimet që keni marrë ?

Xhiku : Jam vlerësuar me disa çmime: tre çmime “Onufri” që është vlerësimi më i lartë në artet figurative në Shqipëri , kam përfaqësuar Shqipërin në dy biennale në Turqi. Këtu në Amerikë kam marrë një çmim të parë në 2004 në një ekspozitë në Ëashington DC dhe çmimin “Monkith Saaid” në Alexandria, Virginia.

Së fundi një mesazh për arstistët shqiptarë në diasporë ?

Xhiku :  Ka shumë artistë shqiptare që punojnë dhe janë të sukseshëm në vende të ndryshme të botës. Nga eksperienca si emigrant, e kuptoj vështirësinë e të qenit artist në një vend të   prandja i vlerësoj më shumë arritjet e tyre

Filed Under: Interviste Tagged With: Beqir Sina, Interviste, Kreshnik Xhiku

EKSPOZITA E KRESHNIK XHIKUT NË ALEKSANDRIA DO TË JETË E HAPUR DERI NË 7 TETOR

September 17, 2013 by dgreca

Kreshnik Xhiku e sheh procesin e tij krijues si një vazhdimesi në ngritje, progres, ku çdo vepër ndikon tjetrën, duke i bërë ato pjesë të së njëjtës përpjekje. Si instruktor dhe profesor i vizatimit dhe skulpturës në shkollen e Lidhjes se Arteve në Aleksandria për më shumë se një dekadë, Xhiku ka ndarë përvojën dhe vizionin e tij krijues duke ndihmuar e frymëzuar shumë artistë të rinj./

Nga Astrit Lulushi/

Në Galerinë e Lidhjes së Arteve, në Aleksandria afër Washingtonit, u hap këto ditë ekspozita “Structural Elements”,e skulptorit të njohur shqiptar dhe amerikan, Kreshnik Xhiku. Ekspozita pritet të qendrojë e hapur deri më 7 tetor.

Arti i Kreshnik Xhikut i përket kryesisht rrymës abstrakte, që e bën vizitorin të mos pyesë se çfarë është, por t’a shijojë atë. Në këtë ekspozitë të re vetjake, Kreshnik Xhiku eksploron midis figuratives dhe abstraktes në kufijtë që i bashkojnë ato.

Duke përdorur drurin dhe metalin, here-herë edhe tekstile – shoqëruar me ngjyra – Xhiku krijon forma strukturore, ku duket qartë dora e artistit; druri, për skulptorin Xhiku, përfaqëson ngrohtësinë dhe shërben si kundër-peshë ndaj ftohtësisë së metalit. Druri, gjithashtu, është një element lidhës me vendlindjen e skulptorit, që ri-zgjon ndjenja që nga koha e fëmijërisë kur druri ishte elementi kryesor ngrohës.

Dhe kjo mënyrë të shprehuri e afron shikuesin, sjell rezultat – sepse krijon harmoni mes fantazisë dhe formës, pa humbur veçoritë e secilës. Me ketë, skulptori Xhiku tregon se shprehja është sa e qartë aq edhe e perhumbur dhe se për të shprehurit nuk ka mënyra fikse. Abstraktja i jep mundësi artistit të dalë jashtë standarteve kufizuese.

Në fillim të shekullit të XX, shumë skulptorë i shtynë kufijtë e mënyrës shprehese të artit te tyre. Ata “tradhëtuan” botën e dukshme në favor të abstraktes, duke argumentuar se thelbi i një forme a sendi është jo në sipërfaqe dhe se thelbi është e vërteta. Këta artistë u quajtën avangardë dhe i vunë vetes si qëllimim jo të riprodhonin botën siç e shihnin, por të eksperimentonin në formën e saj. Që nga ajo kohë, skulptura abstrakte ka ofruar truall për eksperimente të tilla në formë, përmasë, dhe teknikë, duke u shkëputur nga metodat tradicionale.

Xhiku e sheh procesin e tij krijues si një vazhdimesi në ngritje, progres, ku çdo vepër ndikon tjetrën, duke i bërë ato pjesë të së njëjtës përpjekje. Si instruktor dhe profesor i vizatimit dhe skulpturës në shkollen e Lidhjes se Arteve në Aleksandria për më shumë se një dekadë, Xhiku ka ndarë përvojën dhe vizionin e tij krijues duke ndihmuar e frymëzuar shumë artistë të rinj. Karrierën si artist, Kreshnik Xhiku e ka filluar që në Shqiperi, si i diplomuar e më pas profesor në Akademinë e Arteve ne Tirane.

Ambasadoi i Shqipërsië në SHBA, Gilbert Galanxhi, i pranishëm në ekspozitë, i tha Zërit të Amerikës se veprimtaria artistike e Kreshnik Xhikut i bën shqiptarët në Amerikëtë ndjehen krenarë me artin dhe kulturën e tyre. Ndërsa kolegu i skulptorit Xhiku, Vasil Rrokaj, kishte udhëtuar 6 orë me makinë nga shteti Kenektikat, për të parë këtë ekspozitë.

Në Amerikë, atë e thërrasin “Nik” Xhiku. Punimet e tij janë ekspozuar në shumë vende në Evropë e SHBA. Skulpturat e Kreshnikut zbukurojnë sot parqe e hapësira publike. Përveç skulpturës abstrakte, pasioni i Nik Xhikut është skulptura monumentale. Ndër veprat e tij përfshihen shtatorja e Skënderbeut mbi kalë në sheshin e kishës katolike shqiptare të Shën Palit në Michigan; ajo e Nënë Terezës në një park publik në Ohajo, shtatorja e Ahmet Zogut në Tiranë; apo busti i Skënderbeut në Londër. Dora e këtij skulptori shqiptar ka lënë gjurmët e veta edhe në Memorialin që Amerika ngriti para disa viteve për të rënët e saj në Luftën e Dytë Botërore.

Filed Under: Kulture Tagged With: Aleksandria, Astrit Lulushi, ekspozite, Kreshnik Xhiku

Artikujt e fundit

  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”
  • Zhvillimi e përdorimi i Gjuhës Shqipe në diasporë
  • Diaspora, kapitali kombëtar që ende nuk dimë ta vlerësojmë
  • HOMAZH E NDERIM PËR TË GJITHË ATA QË NDIHMUAN TË BËHEJ SHQIPËRIA
  • FEDERATA VATRA DHE RIKRIJIMI I SHTETIT SHQIPTAR 1920-1921
  • Kolë Idromeno, “parganjoti” që u bë artist i madh në Shkodër
  • KRIJIMTARIA POETIKE E DRITËRO AGOLLIT
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1914) / INTERVISTA EKSKLUZIVE ME PRENK BIB DODËN NË DURRËS RRETH “AKSIONIT TË TIJ USHTARAK” PËR TË SHPËTUAR PRINC VIDIN
  • Ja pse Venezuela e Maduros nuk është viktimë, dhe pse SHBA po vepron ?
  • Rizza Milla: Radio “Zëri i Shqiptarëve” në Chicago, 3 dekada në shërbim të komunitetit dhe çështjes kombëtare
  • Promovohet filmi dokumentar “Shaban Murati-diplomati antitabu”
  • SHKRIMTARËT, LEXUESIT, KRITIKA…
  • REZISTENCA ANTIFASHISTE SHQIPTARE NË KONTEKSTIN E KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR NAZIZMIT GJERMAN NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT