• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

I PARI ISHTE ATDHEU

January 29, 2017 by dgreca

Rreth krijimtarisë poetike të Myrteza Kasit/

Fejzo Enver memshaj

Nga Enver Memishaj/

14232640_1170752132970329_8595927308313522346_n-300x194

Shembulli i Argjiros/

Pasi hapa telefonin, më atë anë dëgjova një zë të bukur femre:

  • Jam vajza e Myrteza Kasit…

M’u desh të rëmoja në kujtesë, që të kujtoja shumë vite më parë, një bisedë të këndëshme që më kishte bërë aktori humorit i ndieri Stefan Prifti. Ai më kishte folur me ndjenjat e vlerësimit dhe respektit për Myrteza Kasin. Tregimi mikut tim të nderuar ishte mbres lënës, ashtu si dinte Stefani të tregonte. Kjo u bë shkas që unë të botoja një artikull për atdhetarinë dhe krijimtarinë e Myretza Kasit, shoqëruar me dy poezi të tij. (Shih gazetën “ 55 “, Tiranë, dt. 15.6.2003, f. 15, “Shkrimtari që sfidoi diktaturën”)…

Argjiro Kasi – Gjoni më dhuroi një përmbledhje me poezi të të atit, botur në dhjet vjetorin e ndarjs nga jeta. Duke kujtuar babanë, vajza e poetit dhe atdhetarit që vuajti padrejtësisht nga regjimi kohës na jep një shembull të dashurisë dhe respektit për prindrit, një shembull qytetarie dhe humanizmi.

Zonja Argjiro na tregoi se si mund të rikthejmë dhe të bëjmë të gjallë jo thjesht prindin, por edhe një burrë me vlera intelektuale, që e deshi shumë atdheun e tij, dhe për këtë vuajti.

Kjo ndjenjë vlerësimi mungon tek pasardhësit e atyre njerëzëve që vuajtën nën diktaturë  dhe nuk mundën të shkruajnë për plagët e tyre, prandaj veprimi familjes së Myrteza Kasit është emocionues dhe kuptimplotë.

Po kush është Myrteza Kasi?

Ai lindi në Gjirokastër më 13 qershor 1933. Studimet e larta për inxhinjeri, në Sofie të Bullgarisë, i ndërpreu për arsye shëndetësore. Rifilloi studimet në Universitetin e Tiranës, për gjuhë e letërsi shqipe, por u përjashtua në përfundim të tyre për arsye politike. Për mëse 40 vjet ka qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, por edhe nga kjo organizatë është përjashtuar. Ka qenë anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe është përjashtuar, pasi bashkëshortja e tij vinte nga familja Xhaxho e Libohovës, e persekutuar politike. Myrteza Kasi u nda nga jeta në 10 shtator 1996, duke lënë në dorshkrim vepra të vlefshme në fushën e letërsisë.

Poezia e Myrteza Kasit

Përmbledhja e krijimtarisë poetike të Myretza Kasit është botuar nga familja nën titullin “Një det me dashuri”, e ndarë në pesë kapituj: Adheu, Puna, Dashuria, Heronjtë dhe  Lirika. Libri është redaktuar nga  Çerçiz Loloçi dhe hapet me autobiografinë e autorit.

Në librat e shenjtë thuhet se e para ishte fjala, për poetin dhe patriotin Myrteza Kasi i pari ishte atdheu, prandaj krijimtaria e tij fillon me poezinë “Ndenjat e para”, kushtuar atdheut:

Po vargu që shkruaj për ty, / Plot zjarr zemrën ma mbush.

Pas atdheut poeti i shtë drejtuar shenjës së kombit: Flamurit:

Valo krenar, Flamur i Arbërisë plakë,

Si dikur, në malet legjendare, fitimtar,

I papërkulur kurrë, betejash lyer me gjak,

Flamur i Kastriotit, valo, valo krenar!

Në këtë kapitull ku janë botur këngët për atdheun, poeti e sheh çdo veprim të lidhur me ndjenjat e dashurisë për atdheun dhe flamurin. Kështu e sheh ai Dheun e tokës mëmë, edhe nusen poeti e parafytyron që drejt derës së burrit të shkojë me flamur në dorë: Prin nusja me flamur në ballë!/ E krushqit rendin pas!

Republikën e shikon të mbështjellë me shami të kuqe: O Republika ime!/ Moj e kuqja si flamur!

Kapitulli përfundon me një poezi të shkruar në vitin 1993, një thirrje për gjithë shqiptarët kudo në botë që të kthejnë sytë dhe ndihmojnë nënën Shqipëri. Në pak vargje poeti me talentin që e karakterizon jep gjëmën që vujatën shqiptarët nën diktaurën komuniste:

Kush të mpaku, të rrënoi,

Kush të shqeu, të coptojë?

U shkretove nënë e gjorë,

Mbete me trastë në dorë!

Për një palo ideal,

Të çuan në buzëvarr!

Në kapitullin  Puna, poeti i këndon punës se vetëm me djersë njeriu gjen lumturinë dhe begaton atdheun e tij. Poezitë e këtij kapitulli të kujtojnë atë thënien e madhe të Viktor Hygoit se përtacia është mëma që pjell të gjith të këqijat. Poeti këshillon nipin e tij që të bëhet çfarë të dojë, por gjithëmonë të punojë. Pozia e tij të bën optimist për jetën, të bën të besosh se me punë njeriu arrin gjithëçka edhe të komandojë një lumë të harbuar dhe të çajë malet…

Në këto poezi ndihet vlerësimi dhe respekti që poeti ka ndaj njerëzve të thjeshtë të punës: për kovaçin, për tornitoren, për djersën e derdhur në frontin e punës që oxhakët e fabrikave të nxjerrin gjithmonë tym. Poeti përulet me nderim para njerëzve të punës, pra ai u ngre himin atyre duke gjetur atje bukurinë e jetës dhe udhën e lumturisë.

Shpirti njerëzor e delikat i poetit del qartë në kapitullin e poezive të dashurisë, poezi që prekin zemrën dhe mendjen:

Me lulet erdhe në pranverë,

Por veç një gjë nuk di,

Ti vallë i sole lules erë,

A lulja ta dha ty?!…

Më bukur njeriu nuki mund të shprehet për ndjenjat e dashurisë, ku vajza krahasohet me lulet plot erë të këndëshme, ku nga bukuria dhe era ia kalon edhe lules. Kjo gjë e huton poetin dhe pyet: Ti ia dhe lules erën, apo ajo ta dha ty?

Dhe një mësim i bukur për të rinjtë e kohës sonë se dashuria e vërtetë nuk ka mort ajo rron një jetë të tërë, ajo duhet të jetë shembulli i ndjenjave njerzore që jetojnë përjetësisht:

Edhe kur bora kryet të na mbulojë,

Unë gjithmonë lule do të bie!

Pra edhe në takimin e parë, por edhe në takimin kur poeti është zbardhur kemi të bëjmë me lulet, lulet që zbukurojnë jetën, ose që janë jeta edhe gëzimi i vërtetë.

Kapitulli  “Heronjtë” hapet me “Këngën e të pamposhturve”, ku poeti i ngre himin heronjëve që kanë bërë dhe mbajtur kombin, me vizion, me guxim, dhe me qëndresë edhe kur mbarojnë municionet:

Dhe plumbat në mbarofshin një ditë…

dhe lufta në pushoftë një cast…

Granata do t’i bëjmë shkëmbijtë,

Libri mbyllet me kapitullin e lirikave, ku shpirti poetit i këndon bukurisë së jetës.Qetsinë e lumturinë poeti e sheh te djersa që derdh punëtori e bujku, pra te puna. Kështu të bashkuar dhe me punë poeti thotë se ne do t’u bëjmë ballë edhe stuhive dhe tërmeteve.

*     *     *

Si përfundim për krijimtarinë poetike të Myrteza Kasit do të thoshim se është një poezi e mirfilltë, me ide dhe forcë artistike, poezi që të vë në mendime, por edhe që të prek zemrën, poezi për atdheun, familjen dhe dashurinë. Nëpër faqet e këtij libri vëmë re vuajtjen e poetit,  dhe vuan ai njeri që di, por Myrteza Kasi nuk ishte vetëm një burrë i ditur, por edhe një shpirt poeti.   Vuajtja nuk e mopshti atë, vuajtjen ai e shndërroi në poezi, vuajtja përkundrazi e ka bërë atë të shkruaj më shumë, sepse nga shtypja pëllcet rrufeja, ose siç thoshte Hygo: Pashë vuajtjen dhe u bëra njeri.Poezia e tij na kujton poetët e kohës, ajo është vazhdim i asaj poezie, por me ide më të qarta dhe më luftarake. Në botën popullore shqiptare Myrteza Kasi  ishte në kërkim të një kohe që erdhi me shumë vonesë për të, kur ai ishte në fundin e jetës së tij.Vepra, që Myrteza Kasi la pas, përbën një thesar gëzimi për familjen dhe më gjerë, pasi ai nuk deshi të largohej nga kjo botë pa lënë pas gjurmët e tij në të cilat duhet të ecin bijat e tij.Imagjinatë pjellore e shprehur në poezi dhe në prozë, është veçoria e veprës së tij. Ai hipur mbi kalin e imagjinatës kapërxeu gjith pengesat që regjimi mizor i vuri përpara, ai shfaqet sot para lexuesit triumfator mbi atë regjim që përmbysen shqiptarët. Vepra e tij është intriguese, që na detyron t’i kushtojmë vëmëndje.Myrteza Kasi është shembulli i luftëtarit që me veprën e tij mundi t’i kapërxejë traumat dhe disa tragjedi të brendëshme të kohë kur jetoi. Sot krijimtari poetike e tij ka tërhequr vëmëndjen e botës kulturore, disa gazeta si  “55”, “Nacional”, etj., kanë botuar artikuj me vlerësime për krijimtarinë e tij  Me këtë libër vajza e tij  Argjiro Kasi – Gjoni na ktheu Myrteza Kasin, si njeri dhe si poet, dhe për këtë bota kulturore duhet t’i jetë mirënjohëse kësaj femre që paska trashëguar nga i ati shpirtin e bukur jerëzor. Tani i mbetet komunitetit të poetëve që kur ndodhin jubiletë poetët duhen zbuluar dhe një nga këta është edhe Myrteza Kasi.

 

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: krijimtaria poetike, Myrteza Kasit/ Enver Memishaj/

Artikujt e fundit

  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT