Rreth krijimtarisë poetike të Myrteza Kasit/
Nga Enver Memishaj/
Shembulli i Argjiros/
Pasi hapa telefonin, më atë anë dëgjova një zë të bukur femre:
- Jam vajza e Myrteza Kasit…
M’u desh të rëmoja në kujtesë, që të kujtoja shumë vite më parë, një bisedë të këndëshme që më kishte bërë aktori humorit i ndieri Stefan Prifti. Ai më kishte folur me ndjenjat e vlerësimit dhe respektit për Myrteza Kasin. Tregimi mikut tim të nderuar ishte mbres lënës, ashtu si dinte Stefani të tregonte. Kjo u bë shkas që unë të botoja një artikull për atdhetarinë dhe krijimtarinë e Myretza Kasit, shoqëruar me dy poezi të tij. (Shih gazetën “ 55 “, Tiranë, dt. 15.6.2003, f. 15, “Shkrimtari që sfidoi diktaturën”)…
Argjiro Kasi – Gjoni më dhuroi një përmbledhje me poezi të të atit, botur në dhjet vjetorin e ndarjs nga jeta. Duke kujtuar babanë, vajza e poetit dhe atdhetarit që vuajti padrejtësisht nga regjimi kohës na jep një shembull të dashurisë dhe respektit për prindrit, një shembull qytetarie dhe humanizmi.
Zonja Argjiro na tregoi se si mund të rikthejmë dhe të bëjmë të gjallë jo thjesht prindin, por edhe një burrë me vlera intelektuale, që e deshi shumë atdheun e tij, dhe për këtë vuajti.
Kjo ndjenjë vlerësimi mungon tek pasardhësit e atyre njerëzëve që vuajtën nën diktaturë dhe nuk mundën të shkruajnë për plagët e tyre, prandaj veprimi familjes së Myrteza Kasit është emocionues dhe kuptimplotë.
Po kush është Myrteza Kasi?
Ai lindi në Gjirokastër më 13 qershor 1933. Studimet e larta për inxhinjeri, në Sofie të Bullgarisë, i ndërpreu për arsye shëndetësore. Rifilloi studimet në Universitetin e Tiranës, për gjuhë e letërsi shqipe, por u përjashtua në përfundim të tyre për arsye politike. Për mëse 40 vjet ka qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, por edhe nga kjo organizatë është përjashtuar. Ka qenë anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe është përjashtuar, pasi bashkëshortja e tij vinte nga familja Xhaxho e Libohovës, e persekutuar politike. Myrteza Kasi u nda nga jeta në 10 shtator 1996, duke lënë në dorshkrim vepra të vlefshme në fushën e letërsisë.
Poezia e Myrteza Kasit
Përmbledhja e krijimtarisë poetike të Myretza Kasit është botuar nga familja nën titullin “Një det me dashuri”, e ndarë në pesë kapituj: Adheu, Puna, Dashuria, Heronjtë dhe Lirika. Libri është redaktuar nga Çerçiz Loloçi dhe hapet me autobiografinë e autorit.
Në librat e shenjtë thuhet se e para ishte fjala, për poetin dhe patriotin Myrteza Kasi i pari ishte atdheu, prandaj krijimtaria e tij fillon me poezinë “Ndenjat e para”, kushtuar atdheut:
Po vargu që shkruaj për ty, / Plot zjarr zemrën ma mbush.
Pas atdheut poeti i shtë drejtuar shenjës së kombit: Flamurit:
Valo krenar, Flamur i Arbërisë plakë,
Si dikur, në malet legjendare, fitimtar,
I papërkulur kurrë, betejash lyer me gjak,
Flamur i Kastriotit, valo, valo krenar!
Në këtë kapitull ku janë botur këngët për atdheun, poeti e sheh çdo veprim të lidhur me ndjenjat e dashurisë për atdheun dhe flamurin. Kështu e sheh ai Dheun e tokës mëmë, edhe nusen poeti e parafytyron që drejt derës së burrit të shkojë me flamur në dorë: Prin nusja me flamur në ballë!/ E krushqit rendin pas!
Republikën e shikon të mbështjellë me shami të kuqe: O Republika ime!/ Moj e kuqja si flamur!
Kapitulli përfundon me një poezi të shkruar në vitin 1993, një thirrje për gjithë shqiptarët kudo në botë që të kthejnë sytë dhe ndihmojnë nënën Shqipëri. Në pak vargje poeti me talentin që e karakterizon jep gjëmën që vujatën shqiptarët nën diktaurën komuniste:
Kush të mpaku, të rrënoi,
Kush të shqeu, të coptojë?
U shkretove nënë e gjorë,
Mbete me trastë në dorë!
Për një palo ideal,
Të çuan në buzëvarr!
Në kapitullin Puna, poeti i këndon punës se vetëm me djersë njeriu gjen lumturinë dhe begaton atdheun e tij. Poezitë e këtij kapitulli të kujtojnë atë thënien e madhe të Viktor Hygoit se përtacia është mëma që pjell të gjith të këqijat. Poeti këshillon nipin e tij që të bëhet çfarë të dojë, por gjithëmonë të punojë. Pozia e tij të bën optimist për jetën, të bën të besosh se me punë njeriu arrin gjithëçka edhe të komandojë një lumë të harbuar dhe të çajë malet…
Në këto poezi ndihet vlerësimi dhe respekti që poeti ka ndaj njerëzve të thjeshtë të punës: për kovaçin, për tornitoren, për djersën e derdhur në frontin e punës që oxhakët e fabrikave të nxjerrin gjithmonë tym. Poeti përulet me nderim para njerëzve të punës, pra ai u ngre himin atyre duke gjetur atje bukurinë e jetës dhe udhën e lumturisë.
Shpirti njerëzor e delikat i poetit del qartë në kapitullin e poezive të dashurisë, poezi që prekin zemrën dhe mendjen:
Me lulet erdhe në pranverë,
Por veç një gjë nuk di,
Ti vallë i sole lules erë,
A lulja ta dha ty?!…
Më bukur njeriu nuki mund të shprehet për ndjenjat e dashurisë, ku vajza krahasohet me lulet plot erë të këndëshme, ku nga bukuria dhe era ia kalon edhe lules. Kjo gjë e huton poetin dhe pyet: Ti ia dhe lules erën, apo ajo ta dha ty?
Dhe një mësim i bukur për të rinjtë e kohës sonë se dashuria e vërtetë nuk ka mort ajo rron një jetë të tërë, ajo duhet të jetë shembulli i ndjenjave njerzore që jetojnë përjetësisht:
Edhe kur bora kryet të na mbulojë,
Unë gjithmonë lule do të bie!
Pra edhe në takimin e parë, por edhe në takimin kur poeti është zbardhur kemi të bëjmë me lulet, lulet që zbukurojnë jetën, ose që janë jeta edhe gëzimi i vërtetë.
Kapitulli “Heronjtë” hapet me “Këngën e të pamposhturve”, ku poeti i ngre himin heronjëve që kanë bërë dhe mbajtur kombin, me vizion, me guxim, dhe me qëndresë edhe kur mbarojnë municionet:
Dhe plumbat në mbarofshin një ditë…
dhe lufta në pushoftë një cast…
Granata do t’i bëjmë shkëmbijtë,
Libri mbyllet me kapitullin e lirikave, ku shpirti poetit i këndon bukurisë së jetës.Qetsinë e lumturinë poeti e sheh te djersa që derdh punëtori e bujku, pra te puna. Kështu të bashkuar dhe me punë poeti thotë se ne do t’u bëjmë ballë edhe stuhive dhe tërmeteve.
* * *
Si përfundim për krijimtarinë poetike të Myrteza Kasit do të thoshim se është një poezi e mirfilltë, me ide dhe forcë artistike, poezi që të vë në mendime, por edhe që të prek zemrën, poezi për atdheun, familjen dhe dashurinë. Nëpër faqet e këtij libri vëmë re vuajtjen e poetit, dhe vuan ai njeri që di, por Myrteza Kasi nuk ishte vetëm një burrë i ditur, por edhe një shpirt poeti. Vuajtja nuk e mopshti atë, vuajtjen ai e shndërroi në poezi, vuajtja përkundrazi e ka bërë atë të shkruaj më shumë, sepse nga shtypja pëllcet rrufeja, ose siç thoshte Hygo: Pashë vuajtjen dhe u bëra njeri.Poezia e tij na kujton poetët e kohës, ajo është vazhdim i asaj poezie, por me ide më të qarta dhe më luftarake. Në botën popullore shqiptare Myrteza Kasi ishte në kërkim të një kohe që erdhi me shumë vonesë për të, kur ai ishte në fundin e jetës së tij.Vepra, që Myrteza Kasi la pas, përbën një thesar gëzimi për familjen dhe më gjerë, pasi ai nuk deshi të largohej nga kjo botë pa lënë pas gjurmët e tij në të cilat duhet të ecin bijat e tij.Imagjinatë pjellore e shprehur në poezi dhe në prozë, është veçoria e veprës së tij. Ai hipur mbi kalin e imagjinatës kapërxeu gjith pengesat që regjimi mizor i vuri përpara, ai shfaqet sot para lexuesit triumfator mbi atë regjim që përmbysen shqiptarët. Vepra e tij është intriguese, që na detyron t’i kushtojmë vëmëndje.Myrteza Kasi është shembulli i luftëtarit që me veprën e tij mundi t’i kapërxejë traumat dhe disa tragjedi të brendëshme të kohë kur jetoi. Sot krijimtari poetike e tij ka tërhequr vëmëndjen e botës kulturore, disa gazeta si “55”, “Nacional”, etj., kanë botuar artikuj me vlerësime për krijimtarinë e tij Me këtë libër vajza e tij Argjiro Kasi – Gjoni na ktheu Myrteza Kasin, si njeri dhe si poet, dhe për këtë bota kulturore duhet t’i jetë mirënjohëse kësaj femre që paska trashëguar nga i ati shpirtin e bukur jerëzor. Tani i mbetet komunitetit të poetëve që kur ndodhin jubiletë poetët duhen zbuluar dhe një nga këta është edhe Myrteza Kasi.