KONSULLATA E KOSOVËS ORGANIZOI FESTIMIN E 6 VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS/
Të hënën me 10 shkurt 2014 në mbrëmje Konsullata e Kosovës në New York organizoi përkujtimin e 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.Trupi diplomatik i Kosovës nën drejtimin e Konsullit të Përgjithshëm, ambasador Bekim Sejdiu kanë pritur urimet e diasporës shqiptare të Amerikës, drejtuesëve të shoqatave dhe fondacioneve, jo vetëm nga Nju Jorku, Nju Xhersi e Kënektikat, por edhe nga shtete të largët. Kanë qenë qindra vetë që kanë uruar : Gëzuar Pavarësinë Kosovë!Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës, ka uruar zv/kryetari i saj, z. Agim Rexhaj dhe një grup vatranësh.
Me duartrokitje është pritur hyrja në sallën e mbushur plot, e Kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi. Një fotografi me kryeministrin, ishte dëshirë për çdo të pranishëm , një dëshirë që natyrisht nuk mund të plotësohej për të gjithë, nga që numri i pjesmarësve ishte i madh, ndërsa koha e Kryeministrit e kufizuar.
Takimin e ka hapur gazetari Sulejman Gashi, i cili u ka uruar mirëseardhjen pjesmarrësve dhe ka sjellë në kujtesë fjalët e Kryeministrit Thaçi 6 vite të shkuara në Kuvendin e Kosovës, ku u aprovua deklarata e Pavarësisë. Më pas, Gashi ka ftuar në foltoren e improvizuar, atë që e cilësoi si arkitekt të Pavarësisë së Kosovës, Kryeministrin Thaçi. Fjala e kryeministrit është ndërprerë shpesh herë nga duartrokitjet. Kryeministri , i cili gjatë ditës së sotme ishte folës në Kombet e Bashkuara, tha ndër të tjera se Pavarësia e Kosovës, mban vulën e diasporës, veçanërisht asaj të Amerikës, e cila ishte urëlidhja mes Amerikës dhe Kosovës. Ai e vuri theksin tek kontributi i madh që ka dhënë dhe vazhdojnë te japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët Evropianë.
Të pranishmit i ka përshëndetur ambasadori Frank Wizner. (Të plotë kronikën do ta lexoni në Diellin e printuar)