Për gjithë besimtarët e devotshëm muslimanë nga mëngjesi i nesërm(18 Qershor) nis agjërimi dhe lutjet për një muaj të mbarë dhe të begatë.Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, ka uruar shqiptarët për muajin e Ramazanit.“Nesër është dita e parë e agjërimit të Ramazanit, muajit të paqes, solidaritetit dhe Mëshirës Hyjnore. Agjërimi është një institucion moralo-shpirtëror, që zhvillon te njeriu ndjenja të tilla si: mëshirën, dhembshurinë, respektin ndaj tjetrit, bamirësinë dhe sinqeritetin, por mbi të gjitha, na afron dhe na bën më shumë falënderues e mirënjohës ndaj Zotit tonë.Muaji i Ramazanit është muaji i Kur’anit Fisnik, prandaj le të jetë ky muaj i bekuar, muaji i përkushtimit drejt kuptimit më të mirë të mesazhit hyjnor dhe përfaqësimit të vlerave tona islame’, uron Bruçaj.
Në këtë periudhë myslimanët ndalojnë ushqimin, pijen dhe marrëdhëniet seksuale nga agimi deri në perëndimin e diellit. Këtë radhë, agjërimi llogaritet mbi 17 orë në ditë. Dita e enjte shënon nisjen e muajit të Ramazanit