• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA KËRKON NDARJE ME LIGJ NGA E SHKUARA KOMUNISTE

June 6, 2018 by dgreca

VATRA KËRKON NDARJE ME LIGJ NGA E SHKUARA KOMUNISTE, TË NDALOHEN SIMBOLET E KOMUNIZMIT/

1 dritani Simoni1 djali sim fotog1 edhe bylykashi tav kryes1a salle e mbushur1 a stema1a simon adem TV

Nga takimi i Vatrës me z. Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit Për Informimin Mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit-/

1 a Gezimi1 Cimi flet1 zefi eqremi1 Me simonin para V1 a Kryesore1 a Kryesore

 Nga Dalip Greca/    Të hënën me 4 qershor 2018, në mbrëmje, z. Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit Për Informimin Mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit,u prit në selinë e Vatrës dhe zhvillo një takim pune me vatarnët. Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto i uroi mirëseardhjen dhe e falenderoi z. Mirakaj për vizitën.

Të pranishëm në takim kishte dhe mysafirë si  z. Luigj Gegaj, kryetar i Unionit të ish të dënuarëve politik të Malësisë së Madhe, si dhe z. Zef Krasniqi nga policia e shtetit të Kosovës, rajoni i Pejës.

Kryetari i Vatrës shprehu shqetësimin e Federatës për mosndarjen e  shoqërisë shqiptare nga krimet e komunizmit.Është një periudhë e gjatë gati prej 30 vitesh që ende nuk ka ndodhë ndarja,distnacimi, nuk ka një dënim të qartë të krimeve të komunizmit, ka nostalgji për diktatorin, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Është paradoks që të përjetësosh emrin e  Mehmet Shehut, Fecor Shehut e të tjerëve nëpër rrugët e Shqipërisë, ndërkohë që njihen “bëmat” e tyre ndaj shqiptarëve, tha Kryetari Mishto. Është paradoks që 30 vjet pas rrëzimit të diktaturës të sjellësh në krye të Kuvendit ish ministrin e  brendshëm të Ramiz Alisë, komentoi realitetin postdiktaturë kryetari i vatrës. Edhe pas kaq kohësh lexojmë në gazetat e Shqipërisë histori të glorifikuara për periudhën e komunizmit, ku shfaqet nostalgjia për”të mirat” e komunizmit.Nëse nuk bëjmë një ndarje të qartë nga e shkuara ne nuk mund të ecim përpara. Nuk gjen asnjë gjerman që të krenohet me Hitlerin edhe pse Hitleri e forcoi ekonomikisht Gjermaninë, përkundrazi diktatori ynë e rrënoi në mjerim popullin e vet, dënoi, vrau dhe pushkatoi, internoi edhe fëmijë e pleq, dhe nostalgjikët lëvdojnë bëmat e tij!

Vatar, tha kryetari Mishto,ka ndërtuar platformën për të dhënë kontributin e saj në këtë drejtim. Ne po luftojmë që brezi i ri të informohet realisht për krimet e  komunizmit.Po ashtu pi informojmë institucionet amerikane. Puna do të vazhdojmë. Ne do ta ngremë më shumë zërin kundër së keqes. Ne mendojmë se me ligj duhet të ndalohen simbolet e komunizmit, ndërsa në programet shkollore të informohen nxënësit për natyrën cnjerëzore dhe krimet e komunizmit.Nuk është nevoja të bërtasësh nga mëngjesi në mbrëmje kundër komunizmit, vetëm të shkruash në gazeta apo të flasësh në studiot televizive, mjafton të sjellësh realitetin e kohës.

Kryetari i Vatrës kritikoi ashpër median shqiptare që i jep hapsirë evokimit të së shkuarës komuniste.Ai solli si shembull paradokse të tilla në median e Tiranës, si në rastin e 3 prillit 2008 kur Shqipëria mori ftesën për NATO dhe në një nga gazetat e Tiranës shkruhej:Shqipëria mori ftesë për në NATO…. dhe në të njëjtën faqe, me shkronja kapitale shkruhej-Intervistë me Nexmije Hoxhën-“Sikur të ishte Enveri gjallë do ta donte Shqipërinë në NATO…!”

Kjo është e dhimbshme, është tallje me qytetarët e Shqipërisë.

Vatra kërkon një distancim të qartë, me ligje nga e shkuara komuniste, kërkon distancim dhe dënim të diktaturës dhe personave fajtorë për krimet e kryera. Është paaftësi e klasës politike që pas 30 vitesh nuk kanë arritë divorcimin me të shkuarën. Nuk mund të arrihet ndarja me të shkuarën pa e analizuar në detaje atë, pa nxjerrë përgjegjësitë e sistemit dhe të personave, pa dënuar dhe ata që i shkaktuan krimet.

Ndodhin dhe paradokse që edhe pse populli shqiptar ushqen ndjenjë miqësie ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kundër kësaj dëshire veprojnë udhëheqësit e shtetit shqiptar, që dalin kundër qëndrimit kombëtar dhe provokojnë me vendimet e votimet e  tyre ndjnjat e miqësisë të shqiptarëve ndaj SHBA-ve.

Ne, tha z. Mishto, po e zhvillojmë këtë takim me z. Simon Miraka, për të marrë më shumë informacion rreth Autoritetit Për Informimin Mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit dhe punës së deritanishme. Ndjehemi mirë që një personalitet si Simon Mirakaj, i votuar nga opozita dhe pozita, pjesë e shtresës së vuajtër të familjeve nacionaliste dhe përfaqësues i një familje të elitës nacionaliste shqiptare,-është pjesë e institucionit të Autoritetit, pasi ia rrit besueshmërinë institucionit. Vatra është mbipolitike, dhe nuk shqetësohet se kush e merr e kush e lë pushtetin, për ne ka rëndësi se kush rrit standartetet e jetës së qytetarëve shqiptarë dhe e con Shqipërinë në Europë  me standarte europiane, lufton krimin, drogën, vendos rend e qetësi, lufton korrupsionin dhe rrit mirëqenien e shqiptarëve.

Në fjalën e tij z. Mirakaj ka falenderuar z. Mishto me bashkëpunëtorë për mikpritjen dhe ka vlerësuar kontributin e Vatrës në shërbim të Kombit prej 106 vitesh që nga krijimi i saj. Vatra, tha ai, ka kontribut në pavarësinë e Shqipërisë dhe ruajtjen e saj, në luftën kundër komunizmit si dhe në luftën për clirimin e Kosovës.

Kam emocione kur flas këtu në Vatrën e Nolit dhe Konicës. Më pas ai informoi: Në Shqipëri me 2015 në Parlament u miratua ligji i hapjes së Dosjeve të ish Sigurimit të shtetit që përfshinë periudhën nag 30 nëntori 1944 e deri 2 korrik 1991. I gjithë ky dokumentacion është grumbulluar dhe ka kaluar në dispozicion të Institucionit të Autoritetit.Jemi 5 anëtarë të seleksionuar nga shumë aplikantë.Nga 5 anëtarët është zgjedhe kryetarja Genta Sula. Jemi aprovuar nga Parlamenti.Si strukturaë jemi aprovuar 60 vetë, por deri tani jemi vetëm 20 veta për shkak të hapsirës së kufizuar dhe fondeve. Kanë egzistuar edhe më parë Komisione të përafërta sic ishet ai Mezini më 1995, apo Bezhani 2001, por është e para herë që institucionalizohet dhe përzgjidhet me transparencë.

Qeveria me një vendim ka caktuar dhe një objekt në Ministrinë e Mbrojtjes, akademia ushtarake. Mirëpo godina nuk është ende funksionale, duhen të tjera fonde për ta përfunduar.Jemi provizorisht tek garda e Republikës, punojmë në hpasirë ët kufizuar dhe kjo ka bërë që të mos jemi shumë eficentë.Jemi aprovuar më 2016 dhe Kemi filluar nga puna në shkurt 2017. Kemi dhënë kontributin tonë në Reformën në Drejtësi, në veting dhe në shumë institucione gjatë emërimeve të reja. Verifikimi i parë u bë për presidentin e Republikës, i cili solli kërkesën për verifikim. Kanë filluar edhe institucionet e tjera. Para se të emërohet një person në detyrë ai vjen tek ne, bën kërkesën, skanohet dhe certifikohet nëse është i pastër. Thuajse cdo ditë vijnë persona që kërkojnë të dinë nëse kanë qenë të survejuar nga Sigurimi i Shtetit.Nuk është vetëm kjo detyra jonë, pra jo vetëm për të parë se kush ka qenë i survejuar, por edhe për të parë se si ka funksionuar ky mekanizëm kriminal i diktaturës.Për këtë qëllim, tha z. Mirakaj, vijnë dhe studiues, gazetarë për të ndjekur problematikën që mendojnë. Studiuesit plotësojnë formularin, objektin e studimit, kriteret e tj.

Sigurimi famkeq kishte hapur rreth 220 mijë dosje për shqiptarët, informoi Mirakaj. Kur po ndryshonte sistemi veglat e  diktaturës bënë përpjekje dhe lëshuan urdhëra që të asgjësoheshin një pjesë e dokumentacionit.I tillë ishte urdhëri i Hekuran Isait, ish ministër i rendit.Ka shumë prej nesh që nuk u gjenden dosjet.Mirakaj i njohu pjesmarrësit me Ligjin 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”, një kopje të të cilit ia dhuroi Vatrës së bashku me raportin vjetor për vitin 2017 të Institucionit.

Z. Mirakaj dha lajmin se më në fund kampi i internimit në Tepelenë do të kthehet në muze për të përjetësuar Kujtesën e viktimave të atij kampi cnjerezor.

Gjatë debatit të lirë diskutuan: Gëzim Nika, Zef Balaj, Pertef Bylykbashi, Idriz Lamaj, Genc Leka, Shkëlqim Bylykbashi, Luigj Gegaj,Frederik Ndoci, Lek Mirakaj etj.Përshëndeti dhe mysafiri nga Kosova, Zef Krasniqi.Mirakaj dhuroi për bibliotekën e Vatrës librat: Përmbledhej Dokumentesh Rreth”Grupit të Deputetëve”; Letërsia Shqipe e Diasporës iautorit Lek Ndoja, Një Zemër në Mërgim e autorit Nexhat Peshkëpia.Simon Mirakaj i dhuroi kryetarit të vatrës simbolikën e institucionit të Autoritetit Për Informimin Mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Kryetari Dritan Mishto, Simon Mirakaj, takim, Vatra

NGA BOSTONI NË VATËR PËR TË URUAR KRYETARIN MISHTO

September 22, 2017 by dgreca

Me mysafirët u diskutua edhe zhvillimet në komunitetin e Bostonit si dhe për traditën vatrane të  Bostonit dhe për përpjekjet që ai dhe ekipi që ka rreth vetes do të bëjnë për ta ripërtërirë këtë traditë në vendthemelimin, atje ku Vatra lindi, u rrit dhe u moshua…/

21687190_1795516637143936_5585678288706326479_o

Një grup atdhetarësh, aktivistë të komunitetit shqiptar në Boston, udhëtuan të premten me 22 Shtator 2017 drejt Nju Jork-ut për të vizituar Vatrën dhe për të uruar Kryetarin e zgjedhur në Kuvendin e fundit,z. Dritan Mishto.

21753147_1795516840477249_816810653360087100_o

Ata ishin: Petrit Alibeaj, Fuat Memelli,Sami Ajdini dhe Jimi Shehu. Mysafirët u pritën nga Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto,anëtari i Kryesisë së Vatrës dhe arkëtar i saj, z. Marjan Cubi,  Editori i Diellit Dalip Greca, Koordinatori i medias në Vatër Dritan Haxhia,  dhe ish zv/Kryetari i Vatrës Asllan Bushati.

Në emër të vizitorëve z. Petrit Alibeaj uroi Kryetarin Mishto për zgjedhjen në Krye të Vatrës . Ne, tha ai, shprehim  konsideratën më të lartë për zotin Mishto dhe kemi besim të plotë se ai do të çojë më tej Organizatën më të vjetër të shqiptarëve të Amerikës, Kryeveprën historike të Nolit dhe Konicës me bashkëpunëtor-mbajtur gjallë nga breza shqiptaro-amerikanës me mund e sakrificë, -dhe do ta ngenë atë në të ardhmen e afërt  në një stadin që e kërkon koha, mundësisht duke e kthyer në kohët më të mira, kur Vatra hapte dyert e Washingtonit dhe Europës.

Urime shprehën edhe mysafirët e tjerë. Kryetari i Vatrës i falenderoi për rrugëtimin nga larg dhe për fjalët e mira  që adresuan për Vatrën dhe zgjedhjen e tij në krye të saj.

  1. Mishto tha se Vatra mbetet një institucion i konsoliduar, pavarësisht nga sulmet që i vijnë herë pas here, ajo mbetet Institucioni më seriozKombëtar dhe më i rëndësishëm i shqiptarëve të Amerikës. Vatra është udhëheqë nga atdhetarë të devotshëm, që kanë dhënë gjithçka për të.
  2. Mishto tha se gjatë mandatit të tij , ai do të bëjë më të mirën e mundshme, duke e çuar atë në lartësin që e kërkon koha e sotme, përveç vlerave historike ajo t’u afrojë shqiptarëe të Amerikës shërbime që i kërkon realiteti i sotëm dhe natyrisht do të arrijë sërish të jetë një zë i fuqishëm edhe në Washington. Vatra, tha z. Mishto nuk është pronë e asnjë partie politike, por e pronë e Kombit shqiptar dhe si e tillë do të mbetet.

Me mysafirët u diskutua edhe zhvillimet në komunitetin e Bostonit si dhe për traditën vatrane të  Bostonit dhe për përpjekjet që ai dhe ekipi që ka rreth vetes do të bëjnë për ta ripërtërirë këtë traditë në vendthemelimin, atje ku Vatra lindi, u rrit dhe u moshua. Kjo do të ndodhë në një të ardhme të afërt, duke ngritë një degë aktive në Bostonin vatran.

Në diskutime morën pjesë edhe zotërinjtë: Petrit Alibeaj, Sami Ajdini, gazetari Fuat Memelli dhe Jimi Shehu si dhe Marjan Cubi, Asllan Bushati dhe Dritan Haxhia. Në fund editori i Diellit i prezantoi mysafirët me historinë 100 vjeçarë të Vatrës, me arkivin e saj dhe gazetën Dielli.

Filed Under: Featured Tagged With: Fuat Memelli, Jimi Shheu, Kryetari Dritan Mishto, Nga Bostoni ne Vater, Petrit Alibeaj, Sami Ajdini

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT