• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PDK- KRYETARI I RI- DEKLARATË POLITIKE ME 23 PIKA

July 3, 2021 by dgreca

                Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, Memli Krasniqi, PDK  miraton deklaratë politike me 23 pika /

Prishtinë, 03 korrik 2021 – Partia Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur Konventën e 10-të zgjedhore, ku Kryetar i zgjodh Memli Krasniqi. 

Pas zgjedhjes së Kryetarit, PDK ka miratuar edhe një Deklaratë Politike e cila  përmban 23 pika.

Përmes kësaj Deklarate, PDK shpreh krenarinë për origjinën e saj politike që buron nga kauza për çlirimin e vendit dhe lufta e drejtë dhe e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

PDK-ja me lidershipin e ri, do të reformohet për të avancuar agjendën politike në drejtim të ballafaqimit me pushtetin e papërgjegjshëm dhe keqqeverisjen aktuale. Ajo synon të nxisë mobilizimin politik ku së bashku me qytetarët, të kufizojë qeverisjen e dëmshme dhe ta rikthejë qeverisjen e zhvillimit, emancipimit, dinjitetit dhe integrimit. 

Më poshtë gjeni Deklaratën politike:

Konventa e Dhjetë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) miraton këtë:

Deklaratë

  1. Partia Demokratike e Kosovës është krenare për origjinën e saj politike që burgon nga kauza për çlirimin e vendit dhe lufta e drejtë dhe e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
  2. Partia Demokratike e Kosovës është e vendosur për të promovuar dhe mbrojtur vlerat sublime të kauzës kombëtare për liri dhe pavarësi, që janë manifestuar në rrugëtimin historik të Kosovës dhe popullit të saj.
  3. Partia Demokratike e Kosovës, beson në drejtësi të paanshme dhe është e përkushtuar për të respektuar në plotni të gjitha instancat e drejtësisë që synojnë të vënë në pah të vërtetën e luftës së drejtë dhe të pastër të UҪK-së.
  4. Në kuadër të këtij përkushtimi, PDK-ja, megjithëse e lënduar politikisht nga aktakuza ndaj Kryetarit Kadri Veseli, akt që ka goditur organizimin politik, e mirëpret një proces të pavarur, të pandikuar dhe të drejtë për lirimin sa më të shpejtë nga pretendimet e pabaza!  
  5. Në rrethanat e tilla të krijuara dhe të imponuara, PDK-ja është e vendosur që të rimëkëmbet dhe të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt rikthimit të plotë politik dhe identitar. 
  6. PDK-ja është e vendosur që të vazhdojë rrugën e reformës në rrafshin strukturor, në rrafshin politik dhe në rrafshin ideacional, në mënyrë që të rikthehet sa më parë si forcë kryesore drejtuese politike në krye të institucioneve të Republikës së Kosovës.
  7. Mbi këtë qëllim, PDK-ja me lidershipin e ri, do të reformohet për të avancuar agjendën politike në drejtim të ballafaqimit me pushtetin e papërgjegjshëm dhe keqqeverisjen aktuale dhe në drejtim të mobilizimit politik që së bashku me qytetarët, të kufizojë qeverisjen e dëmshme dhe ta rikthejë qeverisjen e zhvillimit, emancipimit, dinjitetit dhe integrimit. 
  8. Për të përmbushur këtë nevojë të domosdoshme, Konventa Zgjedhore e PDK-së, ka për qëllim të nxjerrë formatin e ri të lidershipit, të prodhojë qasjen e re konceptuale dhe të përcaktojë ritmin e ri të angazhimit deri në rikthimin e plotë e të pa lëkundur të mbështetjes qytetare. 
  9. PDK-ja ka traditë, është e përkushtuar, aspiron dhe rrugëton në konsolidimin e strukturave të veta përmes procesit të lirë zgjedhor, demokratik dhe të bazuar mbi parime dhe norma. 
  10. Partia Demokratike e Kosovës respekton zgjedhjen e lirë, të drejtën e kandidimit dhe konkurrencën politike për lidershipin e saj, si dhe është e përkushtuar për të respektuar rezultatet e procesit legjitim zgjedhor që del nga rregullat e përcaktuara për zgjedhjet e brendshme për strukturat e partisë. 
  11. Partia Demokratike e Kosovës i kushton rendësi ndryshimit strukturor përmes kultivimit të një kulture të përgjegjshme politike, e cila e njeh procesin legjitim të transformimit në strukturat e saj, dhe e cila kultivon respektin për drejtuesit dhe strukturat e saj pas përfundimit të mandatit të tyre drejtues. 
  12. Partia Demokratike e Kosovës është shtëpi e hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë vullnet, kompetencë dhe përkushtim, për t’i dhënë Kosovës, shoqërisë dhe institucioneve publike, një format të ri të vlerave politike civile, si dhe angazhim dhe veprim politik në funksion të ngritjes së Republikës së Kosovës në rangun e shteteve të zhvilluara dhe me të ardhme prosperuese. 
  13. Partia Demokratike e Kosovës, është adresë politike unike, e bashkuar, e hapur për të gjithë burrat dhe gratë, për të rinjtë dhe të rejat, për profesionistë dhe aktivistë që aspirojnë një rrugëtim të ri politik dhe një tregim të ri për të ardhmen që i duhet vendit tonë. 
  14. Partia Demokratike e Kosovës do të angazhohet për t’iu ofruar qytetarëve një projekt të ri politik qytetar, në qendër të së cilit graviton zhvillimi ekonomik, barazia e shanceve si kusht themelor, sundimi efikas i rendit dhe ligjit, lufta kundër privilegjit, integriteti i institucioneve, zhvillimi i agjendës njerëzore dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit, konsolidimi dhe zbatimi i kushtetutshmërisë së Republikës, mirëqenia e qëndrueshme e individëve, familjeve, komunitetit dhe shoqërisë, si dhe për sigurinë dhe të ardhmen e brezave të rinj të saj. 
  15. Partia Demokratike e Kosovës është e vendosur që rrugëtimin e mëtejmë politik të rimëkëmbjes, ta realizojë së bashku me qytetarin e Kosovës, duke e marrë në referencë përditshmërinë e tij, aspiratat dhe mundësitë që i duhen për të gjetur materializim individual në çdo dimension të jetës së tij. 
  16. Partia Demokratike e Kosovës, priret nga toleranca politike dhe është e hapur për bashkëpunim pavarësisht relacionit që ka me pushtetin në kohë dhe kontekste të caktuara, me qëllim që të japë kontribut për zhvillimin e mëtejme të sferës publike, për zhvillimin ekonomik të vendit në bazë të parimeve të tregut të lirë, për avancimin e agjendës njerëzore dhe qytetare në Republikën e Kosovës.
  17. Partia Demokratike e Kosovës angazhohet fuqimisht për të vendosur një lidhje më të qëndrueshme në mes qendrave dhe periferive, me qëllim që asnjë qytetar, familje, vendbanim, rajon apo komunë, të mos lihet në disavantazh nga mundësitë zhvillimore që krijon shoqëria jonë.
  18. Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar që në zgjedhjet lokale para nesh, t’iu ofrojë qytetarëve, bizneseve dhe komuniteteve, zgjidhjet më të mira për të cilat ata kanë nevojë, profilet më të denja për qeverisje dhe një zotim të hapur për çlirimin e potencialit zhvillimor në çdo komunë të Republikës së Kosovës. 
  19. Partia Demokratike e Kosovës është e përcaktuar për aleancë të përhershme me partnerët strategjik dhe është e përkushtuar për të zgjeruar bashkëpunimin në kuadër të këtij partneriteti, me theks të veçantë me SHBA-të, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, me qëllim të realizimit të synimeve të përbashkëta në të mirë të vendit, rajonit dhe rritjes së paqes dhe sigurisë globale. 
  20. Partia Demokratike e Kosovës angazhohet për një lidhje të fortë socio-ekonomike, kulturore dhe edukative me Diasporën tonë.
  21. Partia Demokratike e Kosovës inkurajon, fton dhe është e hapur për të gjithë qytetarët që kanë moshën e përcaktuar me ligj, për t’iu bashkangjitur rrugës së re dhe projektit të ri politik që i adresohet të rinjve dhe të rejave duke njohur rolin e tyre vital e të pazëvendësueshëm në projektimin dhe ndërtimin e të ardhmes së Kosovës që e duam të gjithë.
  22. Partia Demokratike e Kosovës, është mirënjohëse dhe shprehë konsideratë të lartë për angazhimin dhe punën e të gjitha organeve, strukturave dhe mbështetësve të saj, për trashëgiminë e përbashkët politike mbi atë çfarë i kemi dhënë Kosovës deri më sot, si dhe rrugën e re që do ta ndërtojmë së bashku.
  1. Partia Demokratike e Kosovës, është e bashkuar, e fortë, unike, e aftë dhe e gatshme që së bashku me qytetarët, ta materializojë vizionin e saj për Kosovën dhe të ardhmen prosperuese të shoqërisë tonë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Deklarate 23 pika, Kryetari I ri PDK, Memli Krasniqi

Artikujt e fundit

  • NË TEQENË BEKTASHIANE SHQIPTARE NË MICHIGAN U FESTUA “SULLTAN NOVRUZI”
  • SHQIPTARËT E AMERIKËS MBLODHËN 140 MIJË E 500 USD PËR NDËRTIMIN E KËMBANARES SË KATEDRALES NËNË TEREZA NË PRISHTINË.
  • “DIELLI” ME SHQIPTARËT NË DANIMARKË
  • VATRA MICHIGAN SHTROI DARKË NDERIMI PËR PRINC LEKËN DHE KLERIN FETAR NË MICHIGAN
  • VATRA CHICAGO MORI PJESË NË PROMOVIMIN E LIBRIT “THE FLOWER OF VLORA” TË DR. ANNA KOHEN
  • “ARDIAN KOÇI DHE RINGJALLJA E FENOMENIT TË VETMBROJTJES POPULLORE”
  • Edhe shqiptarët duhet ta kenë Kërlezhën e tyre për të nxitur demokratizimin e shoqërisë serbe
  • Shën Patrik
  • PRANIMI I PROPOZIMIT EVROPIAN ËSHTË KOMPROMIS TJETËR I KOSOVËS
  • “Luba”, një dashuri që vërvitet mes kohrash dhe zhvesh sistemin diktatorial
  • SENJORIA E VENEDIKUT DHE RAPORTET E SAJ ME PRELATET KISHTAR E FAMILJET FINSIKE SHQIPTARE NË SHEKULLIN E XV-TË – KRYEIPESHKVI I DURRËSIT IMZOT PAL ENGJËLLI
  • Papa Klementi XI (Albani), një bibliofil me sqimë dhe themeluesi i Seksionit Oriental të Bibliotekës Apostolike të Vatikanit
  • THE NEWTON GRAPHIC (1975) / “NJERIU DHE LËVIZJA” — EKSPOZITA FOTOGRAFIKE E GJON MILIT NË MUZEUN E SHKENCAVE TË BOSTONIT
  • MUZIKË QË PIKON NGA GISHTËRINJTË E FËMIJËVE…
  • VATRA PROMOVON “DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1997-1999” MË 25 MARS 2023

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT