• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kukësi e bëri historinë në futbollin Europian, kualifikim heroik në Sarejavë

July 25, 2013 by dgreca

Ekipi i Kukësit pritet që në turin e tretë të ndeshet me ekipin e fortë  ukrainas Metalurg Donjeck/

Kush tha se premtimi ishte vec një shpresë për futbollistët e Armando Cungut dhe Sulejman Starovës? Dikush e quajti ëndërr, dikush parashikoi furtunë në Sarajevë, por futbollistët që u ngjitën vitin e kaluar në kategorinë elitë të futbollit shqiptar,  në superiore, vazhdojnë ët cudisin opinionin sportiv me bëmat e tyre. Fitorja një javë më parën ë Qemal Stafa, la pak hapësirë për shpresë kualifikimi. U mendua se ekipi boshnajk do ta kishte të lehtë fitoren ne shtepi, por nuk mendonin kështu kuksianët që i kanë bërë një qendresë heroike ekipit boshnjak. Ekipi i Sulejman Starovës nuk e ka humbur qetësinë dhe ka mbrojtë rezultatin për 90 minuta.

Si aleat i fortëiI ekipit boshnjak ishte vlerësuar tifozëria e cmendur, që shtypi e cilësoi si tifozëri ferri, por duket se ‘ushtarët” e Cungut dhe Starovës i kishin mbyllë veshët si Odiseu, që të mos dëgjonin boritë e cmendura. E gjithë ndeshja përfundoi zero me zero, c’ka favorizoi Kukësin, që e pat fituar ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 3:2, me gola të shënuar nga  (Hoxha 24′, Popovic 45+1′, Allmuca 58′ / , ndërsa për boshnjakët patën shënuar Popovic (aut) 32′, Todorović 33′).

Kukësi ka kaluar kështu në turin e tretë të Ligës së Europës, duke iu bashkëngjitur Skënderbeut të Korcës, që po ashtu ka kaluar në turin tjetër të Ligës së Kampionëve. Kalimi i dy skuadrave shqiptare përbën një sukses për futbollin shqiptar, që ashtu si ngjitja pilotike e Kombëtares, edhe me klubet po bënë për të parën herë histori.

Ekipi i Kukësit pritet që në turin e tretë të ndeshet me ekipin e fortë  ukrainas Metalurg Donjeck, që futet në garë pikërisht me këtë ndeshje. Natyrisht se Metalurg është një ekipi më i fortë se Sarajeva, por gjithësesi Kukësi edhe me kaq ka hyrë në historinë e futbollit europian dhe e ka bere detyren. Bravo Kukësi!(Dielli)

Filed Under: Sport Tagged With: Kukesi fiton, ndeshjen, ne sarajeve

Artikujt e fundit

  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!
  • Liria fillon gjithmonë nga refuzimi për të gënjyer veten…
  • Një nderim për historinë tonë kombëtare…
  • Habermas në mbrojtës i vendosur i intervenimit të NATO-s në Kosovë
  • HYSEN S. DIZDARI, VLERA E NJË HULUMTUESI SERIOZ NË PULLAT SHQIPTARE
  • Njё Dritёro amerikan, Robert Frost (1874 – 1963)
  • 18 mars 2026, 78 vite nga lindja e poetit martir Vilson Blloshmi!
  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT