• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryeministri Haradinaj priti familjarët e të dënuarve në rastin e Kumanovës

November 6, 2017 by dgreca

2hardinaj Kumanova

PRISHTINË, 6 Nëntor 2017-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot familjarët e të dënuarve në rastin e Kumanovës.

Kryeministri Haradinaj dëgjoi shqetësimet e familjarëve për mirëqenien, si dhe dënimet e qytetarëve të Kosovës që po mbahen në Maqedoni.Familjarët e të dënuarve thanë se dënimet e shqiptuara nga Gjykata janë të papranueshme dhe nuk përkojnë me asnjë parim të së drejtës.
Kryeministri Haradinaj siguroi familjarët se Qeveria e Republikës së Kosovës është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe se do të jetë në përkrahje të familjarëve gjatë këtij procesi.

Filed Under: Kronike Tagged With: Haradinaj, Kumanove, priti perfaqesi

Të akuzuarit në rastin e Kumanovës deklarohen të pafajshëm

February 12, 2016 by dgreca

Ne Foto:Shkup – Seanca gjyqësore për rastin Kumanova, 11 shkurt 2016/
Nga Zërijeta Hajro Jajaga/
Në Gjykatën Themelore të Shkupit, të enjten ka vazhduar procesi gjyqësor kundër 29 personave, të dyshuar si pjesëmarrës të një grupi të armatosur, të cilët, sipas Kodit Penal të Maqedonisë ngarkohen me veprat penale “organizim terrorist”.
Veprat penale për të cilat akuzohen, ata dyshohet se i kanë kryer gjatë përleshjeve të armatosura që ndodhën në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj, të vitit të kaluar.
Përderisa në seancën e së martës, prokurori i rastit Kumanova e kishte lexuar aktakuzën, të enjten, të akuzuarit janë deklaruarnë lidhje me pretendimin e prokurorisë, dhe kanë treguar versionin e tyre të ngjarjes në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Të gjithë të akuzuarit në rastin e Kumanovës janë shprehur të pafajshëm, përballë akuzave me të cilat ngarkohen.
I pari nga të akuzuarit, që është deklaruar para trupit gjykues, është shtetasi i Kosovës, Rufki Dogani.
Ai, mes tjerash, para trupit gjykues është shprehur se Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj janë vrarë nga policia maqedonase, pasi që janë dorëzuar. Kjo, sipas tij, ka ndodhur për qëllime politike dhe me qëllim që të fshihet e vërteta që qëndron pas ngjarjeve në Kumanovë. Ai ka theksuar se edhe tre shokë të tjerë të tij: Valin Kabashi, Sami Kastrioti dhe një i tretë, të cilit nuk ia ka përmendur emrin, janë ekzekutuar, pasi i janë dorëzuar policisë maqedonase.
Ndërsa Nasuf Beqiri, nga fshati Haraçinë i Shkupit, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të kyçen në zbardhjen e rastit, sepse, sipas tij, ai dhe shokët e tij nuk janë terroristë dhe aspak nuk kanë të bëjnë me terrorizmin.
“Edhe një fëmijë 2 vjeçar e di se ne kemi qenë të shfrytëzuar për qëllime politike, prandaj nuk e pranojmë fajin dhe kërkojmë drejtësi”, është shprehur para trupit gjykues, Nasuf Beqiri .
Edhe Valdet Zekaj ka kërkuar që “t`i hapet rrugë së vërtetës”.
Ndërkaq Fadil Zejnullahu, i cili vjen nga Lagja e Trimave në Kumanovë, edhe para trupit gjykues është shprehur me ironi se kërkon që t’i bëhet një kontroll mjekësore, se mos është vallë i çmendur, sepse siç ka theksuar ai, asnjë njeri normal nuk planifikon akte terroriste aty ku e ka tërë familjen.
“Si mendoni ju, unë afër familjes time do të kryeja akt terrorizmi?! Cili njeri normal do të bënte një akt të tillë?”, është shprehur i akuzuari, Fadil Zejnullahu.
Avokatët mbrojtës edhe të enjten kanë hedhur poshtë veprën për të cilën ngarkohen të akuzuarit, duke theksuar se ky rast më së paku ka të bëjë me veprën terrorizëm, për të cilën ngarkohen 29 të akuzuarit.
“Në fjalën hyrëse shprehëm qëndrimin dhe argumentet tona kundër akuzës të cilën e ka ngritur prokuroria, për krim të organizuar, e cila me çdo kusht tenton në termin terrorizëm, për të cilin [term] ne nuk shohim elemente që të akuzohen këta djem”, ka theksuar, pas përfundimit të seancës gjyqësore të së enjtes, Mefail Asllani, avokati i disa prej të akuzuarve.
Seanca është mbajtur nën masa të shtuara të forcave policore, të cilët kanë qëndruar para objektit të gjykatës, por edhe në pikat kryesore të qytetit të Shkupit.
Në ditën e parë të seancës gjyqësore, të mbajtur të martën, organi i akuzës ka thënë se në bazë të dëshmive që i posedojnë, gjatë procesit gjyqësor do të dëshmohet se të akuzuarit për rastin e Kumanovës, me paramendim kanë kryer veprën për të cilën ngarkohen.
Ndërkaq familjarët e të akuzuarve, të cilët edhe të enjten prisnin para gjykatës së Shkupit, kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e shëndetësore tëtë afërmeve të tyre.
Besnik Kabashi, babai i Betim Kabashit, ka theksuar se djali i tij vuan nga një sëmundje kronike, por gjerë më tani ai nuk ka mundur që të marrë një pasqyrë mjekësore për gjendjen e tij.
“Me anë të avokatit, dy herë kemi kërkuar që të bëhen analizat e gjakut, që të shohim si e ka gjendjen shëndetësore djali ynë, por kurrfarë përgjigje nuk kemi marrë. Unë jam edhe në OSBE në Prishtinë për t`i njoftuar me rastin në fjalë dhe apeloj dhe kërkoj nga të gjitha ambasadat e vendeve të BE-së dhe SHBA-së, të cilat kanë ndikim në Qeverinë e Maqedonisë, që të shkojnë t’i vizitojnë të burgosurit tonë, për t’u njohur me gjendjen e tyre fizike dhe psikike”, apelon Besnik Kabashi, babai i Betim Kabashit.
Familjarët e të burgosurve për rastin e Kumanovës të enjten gjithashtu kanë kërkuar ndihmë financiare për mbrojtjen juridike të të afërmve të tyre. Ata madje kanë hapur një fond për mbrojtjen juridike të të akuzuarve, për ngjarjen e 9 dhe 10 majit, në Lagjen e Trimave në Kumanovë, por, siç thonë, gjërë më tani nuk kanë marrë asnjë ndihmë.
Lidhur me këtë rast, deri në fund të muajit mars janë caktuar të mbahen edhe tetë seanca të tjera gjyqësore.

Filed Under: Kronike Tagged With: Gjyqi i te akuzuareve, Kumanove, Zërijeta Hajro Jajaga

Hedije Jashari-Ukshini: Në Kumanovë u ekzekutuan djemtë më të mirë të kombit

June 17, 2015 by dgreca

Hadije Jashari-Ukshini,: Në Kumanovë u vranë dhe u burgosën nga tradhtia – Meqe shteti I Kosoves nuk eshte antar I OKB-se kerkojme qe Shqiperia te padis Qeverine e Maqedonise tek GJyqi Nderkombetar I krimeve ‘ICC’/
“Daghammarskjold  Plaza”- New York :   Ky eshte teksti i plot i fjales se mbajtur nga  Hadije Jashari-Ukshini, kunata e Sami Ukshinit, Komandant Sokolit, gjatë fjalës se rastit, si përfaqesuese e familjes Ukshini nga Morina-Gjakovë ne protesten para Kombeve te Bashkuara me moton “Edhe ne jemi Kumanova”
 Te nderuar pjesmarres, jam e privilegjuar qe sot para Jush te flas ne emer te familjes Ukshini, respektivisht te familjes se Sami Ukshinit, te nderuarit Komandant Sokoli.I madh eshte Ai njeri qe I shikon te gjithe njesoj, qe vepron pa anuar e qe mendon per te gjithe.. I tille eshte Sami Ukshini /Komandant Sokoli kur eshte ne pyetje ceshtja shqiptare
Te flasesh per Sokolin do te thot te flasesh per UCK, per Betejat e fituara, per mjeshtrine luftarake e per shume virtyte te tij por sme takon mu te flas per  Te sepse per te flasin veprat e Tij, bashkeluftetaret, flet populli , flet Historia
..Historia na jep te dhena se njerezit me vlera te larta u rrezikuan gjithehere e qe vlerat e njeriut nuk maten nga sa ai mund te jap por nga sa ia jep
Deshmi e gjalle e vlerave te larta njerezore ashte komandant Sokoli e Sokolet tjere qe rane e u burgosen ne Betejen e Kumanoves… I vrau e I burgosi tradhetia. Tradhtia e pergatitur mjeshterisht per te vrare trimat qe sollen Lirine. U vrane Djemte me te mire te Kombit, u arrestuan e u torturuan deri ne vdekje cka nuk ndodh askund ne shtetet demokratike
Duke mos anashkaluar kerkesat e popullit shqiptar ne Maqedoni dhe Juve bashkatdhetare qe sot jeni ketu  dhe te gjitheve qe u mblodhen neper Evrope per te nderuar e respektuar te deshmoret dhe te burgosurit e Betejes se Kumanoves. Ne emer te familjes se Komandant Sokolit shpreh kete kerkese:
-Meqe shteti I Kosoves nuk eshte antar I OKB-se kerkojme qe Shqiperia te padis Qeverine e Maqedonise tek GJyqi Nderkombetar I krimeve ‘ICC’. Sipas ligjit internacional cdo shtet fqinje a po mik I nje shteti qe nuk eshte antar I OKB-se mund te padis ne emer te atij shteti “ON BEHALF”
Shqiperia eshte me shume se nje shtet mik apo fqinje eshte shteti Ame dhe nuk duhet te toleroi Maqedonine te bej terror mbi shqiptar e me kete edhe te nxit destabilitet ne rajon.
Padine ne emer te Kosoves tek Gjyqi Nderkombetar per krime “ICC” mund ta bejne edhe shtetet tjera mike siq eshte Kroacia apo SHBA, por I takon Shqiperise si shtet Ame te bej kete
Se Qeveria e Maqedonise beri akte te inkriminuara e te denueshme me Ligjin Internacional , nuk ka dileme. Gruevski me vartesit e tij organizuan gati gjysmen e ushtrise se Shtetit per te rrethuar e sulmuar ne befasi me artileri, autoblinda e helikopter pa thirr per dorezim djemte tane. ATA vtem u vetmbrojten- sulmuesit ishin forcat policore maqedonase sepse Djemt tane derisa u sulmuan nuk ndermoren as edhe me te voglin akt sulmi .Kur ATA vet thirren per te negociuar u injoruan e u pren ne bese…nuk eshte per tu anashkaluar se OSBE-ja eshte e ndikuar e udhehequr nga Serbia e ndikimi eventual I Ivica Daçiq.
Krimi I rende qe beri Qeveria e Maqedonise duke vrare te dorezuarit eshte nder krimet me te renda perveç gjenocidit qe bie ne kundershtim me Ligjin Internacional
Veper penale perben edhe joshja, inskenimi I rrezikut te shtuar ndaj popullit shqiptar nga ana e Sherbimeve Sekrete te boshtit rus-serb-maqedon , qe I dergoi Djemt tane atje kinse ndihme per popullaten.
Te gjitha keto Mashtrime, kurthe , tradheti kane nje qellim : destabilizimin e rajonit per interesa politike, per interesat e Putinit ne Ballkan por eshte nje Grusht I Forte, eshte SHBA qe do i godas autokratet e rinj te tipit Putin- Grujevski
 Ne nuk do te pushojme se kerkuari lirine e djemve tane
Ne nuk do te pushojme se kerkuar denimin e tradhtareve
Ne nuk do te pushojme derisa ta cojme ne vend Amanetin e te pareve ti bashkojme trojet tona
Ne nuk do te pushojme duke ju thur lavde te deshmoreve
 Ne duhet te flasim edhe me force (edhe pse nuk I pelqen askuj) kur cenohen interesat madhore  kombetare.
Nuk e meritojme mjerimin në me te pasurin e vendeve, sic thot Konica, lakmuar e coptuar historikisht pikerisht per pasurite qe zoterojme..
Le te kemi besim se drejtesia jep fuqi dhe ne kete besim le te guxojme qe deri ne fund te bejme detyren tone siq e kemi borgj
Liri djemve Tane /  Lavdi deshmoreve! – /Pergatiti: Beqir SINA/
*Kunata e Komandant Sokolit

Filed Under: Komunitet Tagged With: ekzekutimi i djemeve, Hedije Jashari, Kumanove, Ukshini

Flet kryetari i Bashkësisë Lokale dhe Këshillit emergjent të Lagjes së Trimave

June 2, 2015 by dgreca

Intervistë e posaçme me Shaban Demiri, kryetar i Bashkësisë Lokale të Lagjes dhe Këshillit emergjent,në Lagjen e Trimave/
Demiri :” Ende nuk jemi të qetë, ajri është i ndotur dhe i kontaminuar emiri – se janë të prekura diku 69 shtëpi me në përbërje 125 familje ku në total përbëjnë afërshisht 450 banor./
Interviste nga Beqir Sina- Kumanovë/
Si është situata tani pas sulmit në Kumanovë?/
Demiri : Situata akoma është dramatike. Njerëzit janë shpërndarë e shpërngulur , disa nëpër qytete e disa nëpër fshatra përrreth. Gjithë ditën vijnë ,sillen , ndërsa në mbrëmje para se të erresohet të gjithë vijnë e marrin anëtarët e vetë të familjes edhe shkojnë ku ka gjetur ndonjë vend strehim apo farefis.
Demiri : Sa po ndjehet këto ditë ngrohtësia e bashkëvendasve tuaj dhe të bashkombasve?
Unë mendoj se shqiptarët gjithkund ku janë menjëherë na kanë dalë në ndihmë me gjërat me elementare , ushqime higjenike , ditën e dytë ka patur edhe vesh mbathje , më vonë edhe orendi shtëpiake në sasi shumë të vogël në krahasim me nevojat ,që janë paraqitur pas intervenimit ushtarak këtu në lagje. Ju do t’i shihni edhe vetë se janë të prekura diku 69 shtëpi me në përbërje 125 familje ku në total përbëjnë afërshisht 450 banor. Më tepër se gjysma e shtëpive janë të shkatërruara totalisht . Pjesa tjetër e shtëpive janë të dëmtuar disa me përqindje më të madhe ,disa më te vogël , mirpo nuk janë as 5 a 6 që dikush të mundet të fleje aty , mirpo për shkak të gazrave ,ngaqë jane hedhur sasi e madhe e armatimeve e barutit, aty edhe po të ishin të mira shtëpite nuk do mundej të banohej.Unë banoj vetëm 30 m mbi lagjen , ende nuk jemi të qetë, ajri është i ndotur dhe i kontaminuar.
Kur ndodhi ngjarja ,ku ishit ju dhe si e mësuat se cfarë po ndodhte ?
Demiri : Ne i dëgjuam krismat e para në orët me të para të mëngjesit , diku nga ora 5 e 5 në mëngjes . Unë sic ju thash për skaj të rrugës kryesore, dritaren e kam 1 m prej rruge. Ne nuk kemi mundur të lëvizim unë bashkëshortja dhe 2 djemtë. Deri nga ora 8 në mbrëmje nuk kemi pasur shanse që të lëvizim në asnjë vend. Kemi patur 3 makina të rënda shoqeruar nga dhjetra me blinda nga xhamia e deri poshtë lagjes. Ka pas te shtëna te njëpasnjëshme pothuaj 45 -46 orë . Dikur nga fundi me itensitet më të vogël ,por ka pas të shtëna edhe ditën e dyte
A kishte shenja më përpara se do të ndodhte dicka e tillë?.
Demiri : Po ne nuk kishim parë asnjë shenjë paralajmërim se mund të ndodhë një gjë e tillë , vetëm kur dëgjuam krismat kuptuam se këtu dicka po ndodh .
Po forcat e policisë ishin të shtuara ato ditë ?
Demiri : Fillimisht ka pas me pak , mirpo brenda ditës deri nga ora 10 ka pas më shumë perplot forca special dhe mjete policore, blinda etj.
Po qytetarët si u mbrojtën , si u larguan apo strehuan në ato momente?
Demiri : Ata janë bërë në mënyra individuale.Sic ju thash unë në 20 e 5 min kam dalë nga shtëpia , deri atëherë pata tentuar të dal në rrugë , mirpo më dhanë shenjë që të kthehem në shtëpi. E diku nga ora 8 ,meqë bashkëshorten e kam me probleme zemre , e keshtu dola ë i thashë policit se kjo nuk përballohet më, polici më tha kthehu brenda se do të lajmërojmë më vonë, pas 1 ore na thanë që nëse doni të dilni , duhet ta beni per 1 minutë . Pasi dola komunikova me telefon me njerëz , mjetet e policies ishin ende , krismat dëgjoheshin aty këtu edhe pse pak më vonë u shpall një lloj armëpushimi ,aksioni vazhdoi natën edhe të nesërmen , deri diku nga ora 7 e mëngjesit.
Të arrestuarit janë të gjithë fshatar ? apo ka edhe nga vendbanimet e tjera ?
Demiri : Ka edhe njerëz të cilet kan qene me uniforma te kamufllazhit, me simbole, mirpo ne nuk i kemi parë asnjëherë, mirëpo nga kjo lagje janë të arrestuar 4 persona.
Cfarë thonë familjaret e tyre , I kanë takuar?
Demiri : Diku pas orës 7 -8 javën e dytë,i kanë lejuar t’i takojnë me ndërhyrje të OSBE. Unë jam kryetari i këshillit të emergjencës dhe kryetari i lagjes. Dhe kam pasur takime të ndryshme e një nga këta edhe me OSBE. Me të cilët kam pasur bashkëpunim. Gjithmonë kërkesat tona janë munduar t’i plotësojnë, na kanë sjellë përgjigje për ata gjëra që jemi interesuar. Pyetjet tona i kanë cuar deri në instancat përkatëse.
Sa ju kanë ndihmuar faktori politik?
Demiri : Faktori politik na ka ndihmuar zero. Fakorin politik unë e mënjanoj edhe ne takimet tjera.Asnjë politikan shqiptarë pozitë apo opozitë nuk janë prononcuar se cfarë ka ndodhur. Vetëm kryetari I Strugës , Sela na erdhi qysh ditën e parë, tentativen e deputeteve te BDI per te na takuar ,banoret e priten me proteste
Edhe qytetarët mendon se ndajnë të njëjtin mendim me ju ?
Demiri : Edhe qytetarët mendojnë të njëjtën gjë. Ka qenë një rast ku dy deputet të pozitës kanë ardhur vetëm për sehir , ku pati edhe reagim nga qyetarët.Kanë ardhur edhe politikanë të tjerë,por pa funksione.
Cfarë prisni nga politikanët ?
Demiri : Ne presim gjithcka nga politkanët. Po të ishin ata aktiv nuk do të kishte ndodhur kjo. Edhe nese dikush ka patur mundi të sillen njerëz të dëgjojnë kërkesa që kanë qytetarët.
Politika e ka ditur më përpara se dicka do ndodhe ?
Demiri : Unë për politikanët nuk flas në emër tyre . Unë flas atë c’ka është bërë , cfarë ka ndodhë dhe se c’po ndodh pas ngjarjeve .
Në rast se do të bëjë një thirrje, cfarë thirrjeje do t’u bëje bashkëatdhetarëve sidomos atyre në SHBA?
Demiri : Për bashkëatdharët kudo që janë ,por vecanërisht aty në SHBA , do t’u shprehja për angazhimin e tyre, përkujdesjen e përkrahjen ,edhe për ndihma edhe pse akoma skanë arritur për këtë rast, edhe pse ata janë gjetur gjithmonë pranë nesh , ishlla në të ardhmen edhe në të ardhmen të jenë pranë nesh.
Demiri : M ë lejo të bëjë një ndërhyrje , javën e fundit të Qershorit do bëhet një manifestim në qender të New York, me moton “Kumanovë jemi me Ty” në përkrahje dhe solidarizim me Kumanovë ,e cila eshte per e terhequr vemendjen dhe organizamave nderkombetar -, OKB-se.
Demiri : Ajo do të ishte ndihmesa më e madhe për ne, biles po të kishim mundësi do të vinim edhe ne për t’ju bashkangjitur protestës, mirpo në mungesë të anës materiale , të mundësive dhe distancë e madhe që sna e mundëson një gjë të tillë, mirpo ne jemi mirënjohës për cdo aktivitet që do të ndërmarrin. Si ndihmë për ne do të jemi mirënjohes. Po edhe sikur ata të rrezikoheshin për dicka , edhe ne do të bënim të njëjtën gjë për ata . Ju lutem percillja një mesazh nga ne edhe ish kongresitit Xhozef DioGuardi kryetarit te lobit shqiptar ne SHBA- ta ngreje zërin për ne në Uashington presim shumë nga ai ashtu siç ka bër për Kosovën, çështjen shqiptare dhe Çamërinë.
Ju faleminderit!
Demiri: Edhe një her me lejo t’ju falenderoj në emër të gjithë këtyre banorëve që ke ardhur nga Amerika për të na vizituar dhe dhënë kurajo
– Shumë Ju faleminderit! Zoti u bekoftë!

Filed Under: Interviste Tagged With: Beqir Sina, Interviste, Kumanove, Shaban Demiri

SPECIALE : Nga Trojet Shqiptare Lagjia e Trimave – Kumanovë 2015

June 1, 2015 by dgreca

*Banorët e Lagjes së Trimave, pyesin sot se çfarë ndodhi dhe pse ndodhi ? Kush i vrau dhe i terrorizoi atë ditë shqiptarët, dhe, përse ? Përse gjithë ky tmerr u krye në mes të civilve, grave, fëmijëve dhe të moshuarve?
Banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë – mes dhimbjes, tmerrit dhe krenarise shqiptare/
Nga qyteti i Kumanovës- Lagje e Trimave Beqir Sina/
KUMANOVE : Prej 9 majit 2015- shumë gazetare, politikane, qytetare nga Shqipëria, Kosova e viset shqiptare, dhe nga diaspora e kane vizituar këtë lagje, që për “kapriçio” të të gjithëve, quhet edhe Lagje e Trimave. Po, të mos kishin qenë ngjarjet e 9 majit shumë pak njerëz do ta dinin se ku është dhe kjo lagje shqipatrësh në viset shqiptare, e cila, ka shumë shqiptar patriot dhe liridashës. Aty ku gati çdo shtëpi në Kumanovë dhe vendbanimet shqiptare në Maqedoni, Kosovë dhe Luginën e Preshevës mban një flamur shqiptar – flamurin kuq e zi, për krenari.
Shoqëruesit e mi, në vizitën në Lagjen e Trimave, kolegu i nderuar televizionit TV- Hana në Kumanovë, gazetari Iljasa Abazi, dhe kameromani Dani Baftjari, më thanë se: “Kurr ndonjëher në këtë lagje, nuk ka pasur kaq shumë gazetar, politikan, diplomat, qeveritar, vizitorë shqiptar dhe të huaj, sa që e kan vizituar Lagjën e Trimave – Kumanovë, këto tre javë” tha ai.
Çdo ditë këtu, do të gjesh bashkëatdhetar, tanë, që vijnë nga Lugina e Preshevës, Kosova, Shqipëria, shqiptarët e Malit të Zi, nga Maqedonia, nga diaspora e të tjerë, dhe dotë jetojnë sado pak me hallet dhe brengat e këtyrë njerëzve. Jetojnë edhe ata me ato traumat e banorëve të Lagjes së Trimave, me të cilat këto ditë po jeton edhe gjithë populli shqiptar.
Kushdo, që vjen në këtë vend, e cila tani ëshë bërë si “Sarajeva” e shqiptarëve, filmojnë, fotografojnë dhe intervistojnë, gjejnë rastin e bisdeojnë me këta banor, të dashur, miqësor, të thjesht, krenar për familjet dhe vendin e tyre. Çdo njeri prej tyre, ende e ruan me krenari vendin e shtëpinë – duke na thënë se:“Sesa do e egër të jetë qeveria, me ne, dhe çfardo lloj inskenimi të sajojë, ajo, duke përdorur edhe armatimet më të rënda, autoblinda dhe helikopter, plumba dhe predha të kalibreve të ndryshme, të djeg dhe rrënojë shtëpit, arrestojë dhe keqtrajtojë banorët, ne përsëri nuk luajm nga këto shtëpi. Mbasi, ne kemi një amanet, që na i kan lënë të parët tanë, për të mos lëvizur kurr nga këto troje, dhe t’i mbrojmë këto troje, edhe me gjak”
Kjo vjen në pyetje, ngaqë këtu në këtë lagje, janë 55 shtëpi tërësisht të shkatërruara nga predhat e plumbat, e policisë maqedonase, të shkrumbuara nga zjarri i luftës. Aty ende vjen era e tymit të barotit, që të kujtojnë ato skena filmike, të luftës në ish- Jugosllavi, të kujtojnë, Sarajevën, Vukovarin ose ato qytet shqiptare si Gjakovën dhe Pejën – mbas atyre sulmeve brutale, ushtarake, duke përdorur edhe arsenalin më të rëndë, të djegëjes dhe shkatërrimit të shtëpive të shqiptarve, që makina ushtarake e Millosheviqit, i përdori në Kosovë më 1999.
Banorët e Lagjes së Trimave, pyesin sot se çfarë ndodhi dhe pse ndodhi ? Kush i vrau dhe i terrorizoi atë ditë shqiptarët, dhe, përse ? Përse gjithë ky tmerr u krye në mes të civilve, grave, fëmijëve dhe të moshuarve? A e dinin politikanët shqiptar – se çfarë po ndodhte, dhe a kishin mundësi për ta ndaluar gjakderdhjen dhe këtë tmerr. Kush i spijunoi dhe i tradhëtoi, ata që luftuan me të drejtë. Kush i pagojë dhe kush i mori – 2 miljon euro, që po flitet se është paguar ky inskenim ? Pse u zgjodh Kumanova ? e tjera e tjera pyetje, që dalin këtu në mesin e këtyre njerëzve
Derisa, po kalojë shtëpi më shtëpi, disa të boshatisuara dhe pa asnjënjeri, disa të tjera kan nga një zot shtëpie që tregon si “ciceron” , dëgjon rrëfimet e përlotëshme të asaj “lufte”, në rrugën, ku kishte ndodhur tmerri dhe terrori i ngjajshëm me “Vukovarin”, dhe banorët që reagonin me ndjenja traumatike, dhe të revoltuar me qëndrimin e qeverisë, që jep premtime qesharake, duke e krahasur me atë çfarë ka ndodhur realisht, dhe ankuar me politikanët shqiptar se i kan braktisur. I afrohem një shtëpie, të cilës i kan mbetur vetëm katër muret, dhe binarët e djegur. Aty çdo gjë aty është shkrumbuar nga zjarri i predhave dhe plumave. Shifen gjurmët e terrorit, orendi shtëpijake të shkrumbuara, frigorifer, lavatriçe, sobë me korent, televizorë, veshëmbathje, rroba fjetje, dyshek, batanije, dhe krevat, libra shkolle të fëmijëve, djegura dhe të bëra hi, piata dhe fillxhan , gota uji,, komplete guzhine, tenxhere, lug, pirunjë e thika, të gjitha të djegura.
Aty është edhe një nga kryefamiljarët në moshë, që ka përjetuar tmerrin dhe që shtëpia e tij gati se është e rrafshuar me tokë. “ Jemi më shumë se 55 shtëpi po na thonë dhe gati 128 familje në këtë rrugë, ku ndodhën “luftimet” dhe terrori i paparë policorë, që po vuajmë çdo ditë e më shumë nga traumat dhe vështërsitë e jetës. Por, që askush nuk po kthen vëmendjen tek ne nga qeveria, sikur ne të jemi qytetar të një vendi tjetër jo ne ata që edhe kemi votuar për këta politikan,” tha ky kryefamiljar ndërsa i faleminderohet, të gjithë shqiptarëve kudo që janë që po dërgojnë ndihma dhe janë solidarizuar me Kumanovën këto ditë . Gratë dhe fëmijët janë në gjendje më të rëndë dhe se ata çdo ditë e çdo natë nuk mund të shkëputen nga përjetimi i atij tmerri që ndodhi atë ditë, kur specialet dhe policia na fuste nëpër autoblinda, sikur të ishim terrorista, tregojnë pesë anëatrë të një famije invalidësh, të pesë janë të verbër. Por , policia kërkonte me dhunë edhe nga të verbërit, “se ai kan parë “terroristat”? siç i quanin ata. Një rrëfim trishtues ky, i të pestë vëllezërve të vërbër për gazetën tonë. Një kryefamiljar tjetër- me shkop në dorë i moshuar dhe i martuar me një grua nga Durrësi, mbasi i kishte vdekur gruaja e parë, rrëfen: se :”Ai bashkë me familjen e tij 11 anëtarëshe ishin strukur në një nga dhomat më të thella të shtëpisë, në besmen dhe për 12 orë kishin qenë të ngujuar në tmerrin që e ka parë me syt e tij. “Ne me fëmijët dhe gratë kemi ndenjur aty të strukur. U frikësova shumë, as që e kisha parë ndonjëher, megjithse kisha përjetuar edhe luftën e Kosovës. Atë ditë jam frikësuar si kurr në jetën time, dhe ja tregofsha atë frikë “natës së vorrit” tha ai. “Aty para kësaj rrugice vetëm tre katër metra larg , besmenit tonë, dikush shtiu me snajper dhe i ra në kokë njërit nga pesë specialeve, që shtinin me automatë në drejtim të një shtëpi aty afër .
“Polici, maqedonas u rrëzua për tokë i vdekur, dhë njëri nga shokët e tij, e kapi menjëher nga dora për ti parë pulësin, ndërsa bërtiti me të madhe – “e vranë e vranë” në gjuhën maqedonase. Dhe, ashtu duke bërtitur, nxorri një granatë që mbante në brez, dhe u turr nga dritarja, ku ishim strukur unë dhe 11 anatarët e familjes. Kam parë që njëri prej shokëve të tij – me uniformën e specialeve, që i ka bërtitur, se “nëse ti e hedh granatën brenda në shtëpi, unë do tu vrasë të gjithëve, ju dhe veten time” ,tregon plaku i shtëpisë, dhe shtonë se 100 përqind- ai djalë, ka qenë shqiptar, se e kam kuptuar edhe nga të folurit maqedonisht, që ai ishte vetëm shqiptar” thotë ai i bindur.

Lagja e Trimave kërkon ndihmë

Shaban Demiri, kryetar i Bashkësisë Lokale të Lagjes dhe këshillit emergjent, i pyetur për këtë situatë kërkon ndihmë urgjente dhe mbështetjen nga të gjithë shqiptarët kudpo që janë, sidomos nga diaspora të intervenojnë në institucionet ndërkombëtare. “Ju lutemi të na ndihmojnë, sepse spo kemi nga të drejtohemi. Apelojmë, për ndihmë nga institucione përgjegjëse, dhe ato ndërkombëtare, partitë politike shqiptare, në Maqedoni, atyre që ua kemi dhënë vota, avokatët, organizatat vendore, rajonale dhe të huajve, që janë të specializuara në fushën e të drejtave të njeriut, por, edhe ekspertë ndërkombëtarë të na ndihmojnë. Kemi nevojë për të na ndihmuar për lirimin e të burgosurve, dhe kthimin e tyre pranë familjeve , sepse shëndeti i tyre është rrezikuar, dhe vej duke u përkeqësuar”, thekson Shaban Demiri. Ndërkaq, ai shtonë se edhe shumë banorë të lagjes, çdo ditë po paraqiten dhe kërkojnë ndihmë, por ata nuk kanë ku të drejtohen dhe janë të hutuar, duke mos ditur se ku duhet të trokasin. Megjithëse, është ngritur edhe një grup pune “Shtabi i emergjencave” ne kemi nevojë për çdo ndihmë – solidarizohuni edhe ju me ne dhe jeni me ne të gjithë në këto ditë të vështira” bënë thirrje kryetari i “Shtabit të emergjencave”

Banorët dëshmojnë gjendjen e rëndë

Përjetimet e ngjajshme i shprehin edhe shumë familjarë të tjerë, duke theksuar se Qeveria dhe Ali Ahmeti po përmend se do të rregullohen shtëpitë, por kush na rikthen qetësinë dhe gjendjen tonë shpirtërore të rrënuar.
“Ne i po shikojmë politikanët tanë si Ali Ahmeti që po mendon se me beton e qeramikë do të na rikthejë e do na kompensojë dëmin. Ata po mendojnë se këtu ka qenë një lojë fëmijësh dhe se hajt se do të rregullohen shtëpitë. Nuk e dijnë se 12 orët e tmerrit të përjetuar nuk i harrojmë kurrë. Na është thyer shpresa dhe vështirë po themi se do të na rikthehet. Unë po ju them të vërtetën se tani po e kemi problem me qëndru vetëm në shtëpi, sepse në një moment në qetësi po na rikthehen fotografitë e plumbave, zjarrit dhe krismave. Kërkojmë ndihmë dhe solidarizim shpirtëror”, thekson një banorë i lagjes së rrënuar, e cila vështirë dhe me ngadalësi po i rikthehet normalitetit.
Këto janë rrëfimet e banorëve të Lagjes së Trimave – Kumanovë.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Beqir Sina, Kumanove, ne Lagjen e Trimave, vizite

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT