– Fletushka dhe parulla antishqiptare: Po na pushtojnë Nishin. Vritini!
NISH, 24 Shkurt/-Parrulla antishqiptare shfaqen në rrugët e Nishit ku mijëra vetë kalojnë nga Kosova për Hungari, e më pas i hipin trenit të eksodit për në Gjermani dhe Austri. “Ndaloni Shqiptarët në Nish” (“Stop albanizaciji Niša”) dhe “Vdekje shqiptarëve”(“ umrite albanci”, janë këto parulla, siç bën të ditur gazetari i “Presheva Jonë” nga qyteti jugor i Serbisë, ku raporton për eksodin dramatik.
Në afërsi të Nishit (Crveni Pevac ) në rrugën “Dushanova” janë shpërndarë fletushka me mbishkrimin “Stop shqiptarizimit të Nishit”. Sipas mediave serbe, me këtë është dashur që të tërhiqet vëmendja e opinionit public sidomos atij të Nishit, për siç thuhet “kujdes nga shqiptaret, ngaqë po pushtojnë qytetin..”. Nishi, ky qytet aktualisht në Serbi njihet si kufi mes Serbisë dhe Kosovës (te Molla e kuqe).
Policia serbe e qytetit ka pohuar se është duke u bërë një hetim në lidhje me shpërndarjen e ketyre fletushkave. Autorët e panjohur, duke cituar të dhëna nga mediat lokale, emri i të cilit nuk është deklaruar, tregojnë se nga janari deri në shtator 2010, rreth 11.000 shqiptarë kanë regjistruar vendbanimin e tyre në territorin e Medijana.
Fletushkat antishqiptare kanë vendosur kudo në mure dhe në të gjitha veturat e parkuara rrugëve të Nishit. Mediat locale bëjnë të ditur se është nritur një rrjet i tërë
Kriminaliteti që menaxhon biznesin e paligjshëm të trafikimit njerëzor. Siç bëjnë të ditur mediat serbe këto ditë janë arrestuar edhe pjesëtarë të forcave të rendit të cilët janë pjesë e një rrjeti i cili me anë të dokumenteve false regjistrojnë shqiptarët nga Kosova si banorë të komunës Merosh në periferi të qytetit të Nishit.
Autorët e “panjohur” gjithashtu përkujtojnë edhe deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç “se mbi 60 mijë shqiptarë kanë bërë kërkesë për pasaportë të Serbisë”. Edhe vetë radiotelevizioni public serb ka bërë disa kronika në lidhje me parullat antishqiptare.
Po sipas tyre, një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve nga Kosova, janë punësuar në spitalet në Vranjë, Leskovc dhe Nish, duke shtuar se shqiptarët shkojnë atje fshehurazi nëpërmjet ndërmjetësuesve të pasurive të patundshme duke theksuar se “në kohë të fundit ata janë bërë pronarë mbi 300 kosovarë me banim në Nish”.
SOLIDARËSIA SERBO-MAQEDONASE KUNDËR SHQIPTARËVE
Nga Frank Shkreli*/
Në fund të kësaj jave në Ohër të Maqedonisë po mbahet mbledhja 16-të e nivelit të lartë e kryetarëve të Shteteve të Procesit të Bashkpunimit të Evropës Jug-lindore (SEECP). Konferenca me titull, “Solidarësi në Akcion” thuhet se do të trajtojë zgjidhje të përbashkëta rajonale, por me rëndësi globale. Misjon i madh ky që ka marrë përsipër këjo konferencë për rajonin, por pa pjesmarrjen e një pjese të rajonit të rëndësishme të rajonit, pa pjesëmarrjen e Shqiptarëve.
Presidenti maqedon Ivanov, si organizues i radhës i këtij takimi, ka refuzuar të ftojë në këtë takim Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me justifikimin se po të bënte një gjë të tillë, disa shtete të rajonit nuk do të merrnin pjesë në takimin e organizuar nga ai. Reagimet ndaj përjashtimit të përfaqësimit të shtetit të Kosovës, në personin e Presidentes Jahjaga, ishin të shpejta nga Tirana zyrtare dhe nga diaspora në Amerikë.
Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA/NAAC) reagoi ashpër ndaj vendimit të Shkupit për të mos ftuar Prishtinën zyrtare në mbledhjen e nivelit të lartë në Ohër. KKSHA dënoi ashpër vendimin e presidentit Ivanov si dhe prapaskenat e presioneve të qeverive së Serbisë dhe të Bosnjës për të mos ftuar Kosovën në këtë takim rajonal, dhe njëkohësisht dënon fuqishëm edhe autoritetet maqedonase që u përkulën para këtij presioni. KKSHA, me të drejtë nënvijon faktin se ky qendrim i Serbisë është në kundërshtim të plotë dhe njëherazi shkelë edhe marrëveshjen e fundit midis Beogradit dhe Prishtinës, ku Serbia angazhohet se nuk do të bllokojë procesin e integrimit evropian të Kosovës. KKSHA, organizata lobiste shqiptaro-amerikane me qëndër në Uashington — e cila promovon të drejtat dhe interesat shqiptare si dhe paqën dhe zhvillimin ekonomik në Ballkan — kritikon udhëheqsin maqedon, Ivanov duke thënë se “ai humbi një rast të volitshëm për të treguar vendosmërinë e tij si udhëheqës, dhe për të venë në dukje frymën e bashkpunimit rajonal si dhe angazhimin e tij ndaj vlerave europiane.” Organizata shqiptaro-amerikane, në reagimin e saj, thekson se nëqoftse SEECP, si organizatë do të ketë ndonjë rëndësi ose efekt të dukshëm për zhvillimet pozitive në rajon, ajo duhet të zbatojë parimin se “kur një vend përjashtohet nga pjesmarrja në konferencat e saj, atëherë të gjitha vendet janë të përjashtuara.”
KKSHA mirëpriti gjithashtu edhe vendimin e Shqipërisë për të mos marrë pjesë në mbledhjen e nivelit të lartë në Ohër, pa pjesëmarrjen e përfqsuesve zyrtarë të Kosovës.
Në një deklaratë në portalin e Presidencës shqiptare thuhet se Presidenti i Republikës së Shqipërisë nuk do të marrë pjesë në takimin e Ohrit të organizatës SEECP. Ndër të tjera udhëheqsi shqiptar thotë se orgnaizata SEECP, “duhet të mbetet forumi qendror dhe një nismë unike, bazuar në vullnetin e vetë vendeve të rajonit. Ai duhet të jetë institucioni gjithëpërfshirës, ku të gjithë vendet e rajonit të jenë të pranishme dhe të unifikojnë qëndrimet e tyre për problemet e përbashkëta në procesin e zhvillimit dhe integrimit në familjen evropiane. Jo izolimi dhe përjashtimi, por bashkëpunimi dhe integrimi janë kushtet për suksesin e plotë të misionit të tij”, thotë presidenti Nishani në sqarimin e tij për mos marrë pjesë në mbledhjen rajonale të Ohrit, pa pjesmarrjen e Kosovës. Presidenti Nishani, pasi shpreh keqardhjen për “thyerjen e atmosferës së mirëbesimit dhe të respektit reciprok”, njofton se ai nuk do të shkojë në Ohër duke theksuar, “zhgënjimin (e tij) lidhur me kushtëzimin destruktiv që i bëhet pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të vendeve të rajonit në Samitin e Ohrit”, përfundon udhëheqsi shqiptar, duke shpjeguar arsyen e refuzimit për të marrë pjesë në takimin e SEECP-it në Ohër.
Edhe Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Z. Jozefina Topalli njoftoi mos pjesmarrjen e saj në takimin e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të procesit të Bashkpunimit në Evropën Juglindore, në kuadër të takimeve të SEECP-it, “në shënjë proteste dhe pakënaqësie për shkak të mosftesës së Prishtinës në takimin e nivelit të lartë të bashkpunimit rajonal.”
Duke refuzuar pjesëmarrjen e Kosovës në mbledhjen e Ohrit, këjo konferencë e organizuar nga maqedonët, do të ishte më mirë të kishte titullin, “Solidarësia serbo-maqedonase kundër Shqiptarëve”, në vend të titullit, “Solidarësia në Veprim” (“Solidarity in Action”). Fjala është Solidarësia kundër kujt? Hipokrizia e mosftesës së Prishtinës nga ana e Shkupit, nën presionet e Serbisë dhe të Bosnje Hercegovinës, qendron në faktin se SEECP u themelua në vitin 1966, me qëllim për të krijuar një atmosferë besimi, marrëdhënjesh së fqinjësisë së mirë, të stabilitetit dhe paqës në rajon. Shkupi e ka dijtur mirë se pa pjesmarrjen e Prishtinës, as Tirana nuk kishte si të merrte pjesë. Por maqedonëve u ka interesuar më shumë pjesëmarrja e Serbisë se sa prania e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare në Ohër. Ka kaluar koha kur Shqipëria dhe Shqiptarët injoroheshin. Mund të mbahen konferenca, madje edhe të nivelit të lartë, si kjo në Ohër, por ato janë humbje kohe sepse pa pjesëmarrjen e shqiptarëve nuk as paqë as stabilitet rajonal, dhe as përmërsim të fqinjësisë së mirë midis popujve të Ballkanit. Duan e s’duan fqinjët e Shqiptarëve, është mirë dhe në interesin e të gjithëve që tanimë të të njohin realitetin në Ballkan. Shqiptarët kanë qenë dhe janë aty, që sipas At Gjergj Fishtës, aty ku, “Ata u banë ballë me fuqi kurrë të përkulshme të shpirtit të vet bujar, qoftë thellimeve të furive të shekujve, qoftë edhe padrejtësisë së hipokrizisë njerëzore….ky popull ashtë bash ai popull i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktikat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuash prej vetë rranjëve të vjetra, ai ashtë sot zot autokton i pakundërshtueshëm i tokave të veta.” (At Gjergj Fishta në Konferencën e Paqës, 1919).
Mos të tradhëtohen organizuesit e mbledhjes së Ohrit dhe përkrahsit e tyre në Beograd se pa pa pjesëmarrjen e Shqiptarëve, nuk do të realizohen objektivat bazë të organizatës SEECP-it, për marrëdhënje të mira fqinjësore dhe transformim të rajonit të Ballkanit në një zonë paqeje dhe stabiliteti – që është një dëshirë e madhe e Shqiptaëve.
*Frank Shkreli, ish-Drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan
NDALNI ANTISHQIPTARIZMIN MAQEDONAS!
Nëse ky rast do të ishte i vetmi, nuk do t’ia vlente për të dhënë alarmin, por zinxhiri i mllefeve dhe akteve të dhunës antishqiptare është tepër i gjatë. Maqedonia, ky shtet problematik, i ngjizur me pështymë dhe i krijuar me zor nga Evropa,që vuan mungesën e identitetit Kombëtar, ka kohë që luan rolin e grindavecit të rajonit.Të bësh atentat ndaj kulturës shqiptare në ditën e arsimit sllav, është më shumë se sa primitivizëm kulturor, barabarizëm qytetar dhe inferioritet civil./
Europa duhet të shqetësohet më shumë për antishqiptarizmin e maqedonasve, që shënoi incidentin e radhës me vandalizmin në Shtëpinë e Kongresit të Manastirit. Nëse ky rast do të ishte i vetmi, nuk do t’ia vlente për të dhënë alarmin, por zinxhiri i mllefeve dhe akteve të dhunës antishqiptare është tepër i gjatë. Maqedonia, ky shtet problematik, i ngjizur me pështymë dhe i krijuar me zor nga Evropa,që vuan mungesën e identitetit Kombëtar, ka kohë që luan rolin e grindavecit të rajonit. Të bësh atentat ndaj kulturës shqiptare në ditën e arsimit sllav, është më shumë se sa primitivizëm kulturor, barabarizëm qytetar dhe inferioritet civil.
Partitë maqedonase duket se po e kultivojnë në programet dhe qëndrimet e tyre antishqiptarizmin tek militantët e vet. Nga ana e tyre partitë shqiptare nuk duhet ta lënë në heshtje rastin vandal, aq mv shumv partia qeverisese e Ali Ahmetit.
Kronika: Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni ka konfirmuar me 24 Maj se Shtëpia e Alfabetit në Manastir është shkatërruar nga disa vandalë. Autorët kanë thyer dyer, dritare dhe vitrinat ku gjendej dokumentacioni i Muzeut të Alfabetit dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.Drejtori i muzeut, Gazmend Hoxhaj, tha se ky akt vandalizmi është një mesazh shumë i keq pikërisht sot më 24 maj, festën e arsimit sllav.Ai tha se kanë pasur edhe në të parën probleme.
Hoxhaj ka premtuar se shumë shpejt Shtëpia e Alfabetit do kthehet në gjendjen e mëparshme
Rreth orës katër të mëngjesit të së premtes, një nga institucionet-simbol më të forta për shqiptarët është dëmtuar nga vandalët në qytetin e Manastirit, Maqedoni. Shtëpia e Alfabetit Shqiptar në Manastir ka pësuar dëme të mëdha materiale nga persona ende të identifikuar. Nëntë nga 11 ekspozitorët e qelqtë me dokumentet shqiptare janë thyer. Një delegacion nga Ministria maqedonase e Kulturës, e kryesuar nga sekretari shtetëror Muzafer Bislimi, vizitoi ndërtesën dhe ka premtuar se të gjitha dëmet do të riparohen. Ndërkohë, drejtori i Shtëpisë-Muze të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Gazmend Hoxhaj, deklaroi në agjencinë INA se: “Dokumentet që janë brenda nuk janë dëmtuar. Kemi formuar komision për të vlerësuar dëmet. Kjo ishte një porosi për të rrënuar bashkëjetesën, mirëpo i bëjmë me dije se ata nuk mund të na mposhtin”, tha Hoxha.
Akti u dënua edhe nga qeveria e Maqedonisë. Në një reagim thuhet se “Qeveria me këtë rast e informon opinionin se institucionet e sistemit do të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për ndriçimin e rastit, gjetjen e kryerësve dhe dërgimin e tyre para drejtësisë”. Ndërkohë, Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni ka kërkuar reagime nga Tirana dhe Prishtina zyrtare. “Ky akt i ulët qyqar i qarqeve të caktuara maqedonase, të ushqyer me albanofobi të skajshme, prish edhe më tepër marrëdhëniet ndëretnike. Ky akt është edhe më i rëndë, kur ndodh pikërisht sot që bota sllave shënon Ditën e Shën Kirilit dhe Metodit, të cilët patën luftuar me mish e me shpirt për arsimimin e atyre të cilët përdhunojnë objekte të shenjta të arsimit të një populli me gjuhë tjetër. U bëjmë thirrje zyrtarëve të Tiranës dhe Prishtinës, si dhe përfaqësuesve të shqiptarëve në Maqedoni, o të vihen në mbrojtje të trashëgimisë kulturore e historike, ose të deklarohen publikisht se heqin dorë nga kujtesa historike dhe kodi i identifikimit të identitetit shqiptar, sikurse është Muzeu i Kongresit të Alfabetit”, thekson SHHSHM.
Rasti u dënua edhe nga BDI-ja. “Dikush nuk e kupton, as nuk e respekton vlerën e kulturës së të tjerëve dhe as vlerat e marrëdhënieve ndëretnike… Ftojmë institucionet kompetente të ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e rastit, si dhe për riparimin e objektit”, thekson kjo parti.
KU ESHTE REAGIMI ZYRTAR?
Agjensia Ina njofton se Tirana dhe Prishtina zyrtare nuk kanë reaguar lidhur me aktin vandal të dhunimit të Shtëpisë së Kongresit të Alfabetit në Manastir.
Deri sot asnjë reagim nuk ka pasuar nga Qeveria Shqiptare, ndërsa burime pranë saj deklaruan për INA se për shkak të fushatës zgjedhore, nuk synohet që të keqpërdoret kjo situatë dhe të përfitohet për qëllime politike. Kryeministri Sali Berisha pritet të deklarohet për këtë akt vandal të demolimit të ambienteve dhe dokumenteve në shtëpinë muze të Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe në qytetin e Manastirit.
Ndërkohë, edhe nga Prishtina nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me ngjarjen e dhunshme në Manastir. Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Jashtme nuk kanë komentuar aktin vandal, ndërsa në të njejtën mënyrë kanë vepruar edhe dy ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Shkup.
Qeveria e Maqedonisë dje reagoi ndaj aktit vandal, duke kërkuar zbardhjen e shpejt dhe ndalimin e personave që dhunuan këtë institucion kulturor dhe të trashëgimisë kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve.
PDIU: Qeveria maqedonase të nxjerrë vandalët para drejtësisë
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet shprehu sot indinjatën e thellë për dëmtimin që i është bërë Muzeut të Alfabetit në qytetin e Manastirit sot herët në mëngjes.
“Ky është një cënim i rëndë që i bëhet trashëgimisë historike dhe shpirtërore shqiptare pasi ngjarja që ky muze shënon, pra Kongresi i Manastirit është një ndër etapat më të lavdishme të historisë së Shqipërisë dhe gëzon vend të veçantë në çdo zemër shqiptari. Duket qartazi që ky akt ka në sfond urrejtjen anti-shqiptare dhe motivohet nga përpjekjet sllave për të fshirë përkatësinë etnike të qyteti shqiptar të Manastirit. PDIU i bën thirrje qeverisë maqedonase të nxjerrë menjëherë përgjegjësit vandalë para drejtësisë si dhe të marrë sa më shpejt masa për meremetimin e saj dhe rikthimin në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu ne i bëjmë thirrje edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme që të kërkojë sqarime të mëtejshme për ngjarjen e rëndë dhe të bëj presion në mënyrë që trashëgimia kulturore shqiptare të jetë sa më e mbrojtur dhe të tilla raste të parandalohen në të ardhmen”.