HOTJANËT NË NEW YORK-“Kundërshtojnë ndërtimin e mini-hdrocentralit”/
New York, 27 Maj 2017- Në New York u takuan bashkatdhetarët tanë nga Hoti mbi Plavë për të kundërshtuar ndërtimin e një mini-hidrocentrali, i cili do të shfrytëzojë ujërat e Hotit dhe natyrën piktoreske të këtyre trevave.
Nga takimi i së shrunës, 27 Maj 2017, të gjithë njëzëri kundërshtuan prekjen dhe shfrytëzimin e bukurive të natyrës së Hotit për qëllime komerciale dhe përfitime të individëve, duke nëpërkëmbur vullnetin e Hotjanve dhe duke sjellur vendime të njëanshme pa përfillur vullnetin e vendorëve.
Askush, as qeveri dhe as individ, nuk mund të sjellin vendime për pasuritë tona shekullore, pasuri këto që me shekuj i kemi ruajtur dhe mbrojtur nga çdo pushtues.
(Teksti e foto nga New York, nga faqja “Plavë e Guci” në facebook )