Kupa e Shqipërisë- Raundin e dytë: Korabi”Knockout”Tiranën.Dinamo eleminon Bylisin./
TIRANA: Faleminderit dhe Lamtumirë Egbo!
Përgatiti:Alban KOLONJARI-‘
Grupi A./
Korabi eleminoi Tiranën, ndërsa Dinamo, Bylisin. Ishte këto dy ndeshjet suprizë të raundit të dytë në Kupën e Shpërisë. “Faturën” e eleminimit të bardhebluve nga Kupa, e pagoi tranjeri kampion në fuqi Egbo, i cili u shkarkua disa momente pas përfundimit të ndeshjes Tirana-Korabi 0-1. 90-të minutat e këtij takimi përfunduan në barazim 0-0 dhe për të caktuar fituesin u luajt shtesa prej 30 minutash. Në të 119-tën minutë mesfushori i Korabit Skuka shënon golin e kualifikimit dhe të endrës për skuadrën dibrane që drejtohet nga Klevis Dalipi. Tranjeri bardheblu Emanuel Egbo u shpreh:”Kishte kohë që prisnin të më hiqnin. Megjithatë nuk jam aspak i mërzitur për faktin se për një kohë të gjatë po prisnin që unë të humbisja një ndeshje dhe të më largonin”. Klubi i Tiranës njoftoi që ekipi bardheblu do të drejtohet nga Nevil Dede. Ish lojtari bardheblu që drejtontë U-19-të Shqipërisë, njoftoi FSHF se jepte dorëheqje nga drejtimi i kuqezinjëve. Nevil Dede bëhet gati për të drejtuar bardheblutë për herë të tretë. Ai ka drejtuar më parë në sezonet 2010/2011 dhe 2012/2013, ku qëndroi për disa muaj në krye të ekipit.
Njoftim. FK Tirana.
Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara.
Klubi e falenderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi.
Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të vecantë të suksesit në sezonin e shkuar njëriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve. Faleminderit Egbo!
Kualifikim suprizë edhe për Dinamom (13 here fituese e Kupës), një nga ish skuadrat më të njohura në Shqipëri, por që për një kohë të gjatë luan në Kategorinë e Parë. 90-të minutat e këtij takimi përfunduan në barazim 1-1. Të parët kaluan në avantazh ishin ballshiotët me anë të Beji në të 9-tën minutë. Goli i shënuar shumë shpejt bëri që të mendohej për një kualifikim të lehtë për Bylisin. Por në fushën e lojës ndodhi e kundërta. Dinamo barazoi me Xhixhua në të 71-rën mintë dhe fiton me përmbysje në të 112-tën minutë me gol të shënuar nga Da Silva. Trajneri italian i bluve, (Dinamos), Fabricio Kamaratën tha se:”Meritën e kanë lojtarët, që dhanë maksimumin ndonëse kishim edhe disa mungesa të rëndësishme. Në takimin tjetër të këtij grupi Teuta “shkatëroi”, Kastriotin me reultatin 5-0.
Tirana-Korabi 0-1 shtesë
Shënues: 119’Skuka
Teuta-Kastrioti 5-0
Shënues: 13’Arapi, 29’Bregu, 72’Iran Xhunior, 84’Vila, 86’Gruda
Bylis-Dinamo 1-2 shtesë
Shënues: 8’Bej/ 71′ Xhixhiua, 114’Da Silva
Vllaznia-Elbasani (sot)
Grupi B.
Asnjë suprizë në grupin B. Partizani, Kukësi dhe Skendërbeu u kualifikuan për më tej. Legjenda e Kuqe Partizani, fitoi minimalisht me Apoloninë, në një ndeshje të zhvilluar në Pogradec. Braun gjeti golin e parë dhe të vetën të Partizanit në të 19 minutë. Apolonia u përpoq të barazonte por sulmi firak nuk kishte forcën e duhur. Ndërkohë që skuadra e Partizanit e drejtuar nga Ilir Daja, humbi raste të pastra shënimi. Një e lehtë për korcarët që drejtohen nga Julian Ahmataj. Skendërbeu mposhti fshqinjin e vet Pogradecin me gola të Berishës dhe dy here Mensah. Kukësi në takimin me Besën nuk kishte në pankinë teknikun Skënder Gega. Sipas drejtuesëve, tranjeri i njohur është ekspozuar ndaj Covid 19. Kavajasit realizuan të parët me anë të Kolecit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për Besën. Në pjesën e dytë pas minutave të tëra vuajtje dhe stresi, Kukësi shënon dy gola për gjashtë minuta me anë të Limajt dhe Ibrahimit duke qetësuar kampin e trazuar kuksian, që në kampionat nuk ka shënuar dhe nuk ka asnjë pikë, dhe në ndeshjen me Besën, gjërat në fushën e lojës po shkonin keq.
Grupi B
Kukësi-Besa 2-1
Shënues: 67’Limaj, 73’Ibrahimi / 8’Koleci
Skënderbeu-Pogradeci 3-0
Shënues: 13’Berisha, 57’Mensah, 66’Mensah
Partizani-Apolonia 1-0
Shënues: 19’Braun
Laci-Egnatia (sot)