• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Edhe Kadaren e Agollin i kritikonte ndonjëherë “DRITA”

March 16, 2018 by dgreca

1-Gezim-Llojdia-240x3001 drita

Nga Gëzim Llojdia/

1.Kadarenë  e kam vizituar në studion e tij në vitin ,86,ndërkaq isha veçse një student .  Nga kjo vizitë mbajë mend ende pamjen e një murgu të  letrave, që çuditërisht vinte nga bota e epërme hyjnore. Dua të shqyrtoj, se ai ishte një :”punëtor i letrave”, që e gdhinte dhe ngryste kohën me letërsinë. Nën syrin tim ky ishte mendimi i parë .Mirëpo edhe pse Kadare  njihej  ndërkaq tej kufirit të këtij vendi dhe botohej nëpër botë (në bibliotekën  e tij në shtëpinë  e tij,librat me kopertina të ndryshme ishin  botimet në gjuhët e ndryshme të botës) , shkrimtarin  e godisnin me forma dhe mënyra të ndryshme  dhe më çuditërisht   e më tepër të përhapura aso kohe  ishin letrat,  që mbrinin nëpër redaksi gazetash apo kritikat që i bënin jo në pak raste :” lexuesit  që në disa raste shfaqen si lexues të  porositur”. Aso kohe parimi  ishte i qartë .Nëse ishe dikush, pra nëse ishe kaposh,ta prisnin bishtin dhe nëse s’ishe i tillë, të vinin krejt papritur  bisht.I lexueshëm parimi i kohës :”Partia mbi të gjitha kudo dhe në çdo vend”.

2.Mjafton për të shfletuar të përjavshmen  :”Drita”,letrarore-artistike të 10korrikut 1966,për të kuptuar qartësisht si bëhej kritika nga lexuesit në shtypin letrar.Në dukje qartësisht kritika e ndershme, po në thelb a ishte e tillë?Një tregim me shumë pik-pyetje,shkruan (B.Myftari,punëtor në stabilimentin:”M.Duri” Tiranë.) Ku midis të tjerave shkruan:Unë do bëj fjalë në këtë shkrim për një tregim të tillë,për tregimin:Zbërthimi” të Ismail Kadaresë,që është botuar nga fundi i vitit të kaluar në gazetën:”Drita”. Ja përmbajtja më dy fjalë:”Një fshatar nga një “fshat i humbur”, që nuk e ka parë luftën me sy’ gjen një natë në bregdet një minë të cilën e merr për fuçi vaji dhe duke e rrokullisur e çon në shtëpi. Kur  kupton se është minë jep alarmin në të gjithë fshatin. Fshatarët të trembur nga kjo e papritur  sikur tu kishte rënë kolera braktisin shtëpitë dhe dalin jashtë fshatit.

Duke vijuar  me tregimin, autori shkruan se : djali i madh i fshatarit shkon në qytet për të mësuar si zbërthej mina .Fshatarët  kërkojnë një mjeshtër, por as ai nuk e zbërthen dhe shpëtojnë vetëm kur vijnë partizanët. Mbasi përfundon së lexuari këtë tregim të lindin këto pyetje:” Ç’ka dashur të thotë autori me këtë tregim?.

Ku ndodhet ky fshatë i “humbur” që s’ka parë luftë me sy?

Ç’janë këta fshatarë që tremben kaq shumë nga mina?

Armikun. Ne qoftë se  mina përfaqëson armikun,po ushtarët fashistë të postës çfarë përfaqësojnë?Autori ka dashur të thotë diçka, por nuk ja ka dal. Një fshat i tillë nuk ndodhet asgjëkund në Shqipëri. Vetëm në fantazinë e autorit. Fshatrat tona janë djegur e zhuritur nga fashistat e nazistat. Fshatarët, që përshkruhen në tregim nuk janë shqiptarë. Shqiptarët nuk tremben. Këtë e dinë shumë mirë edhe armiqtë. Pra janë krijuar nga autori .E marrin minën për një moment si simbol, që përfaqëson armikun. Por,autori e rrëzon vetë këtë si simbol kur thotë se aty afër ndodhej një postë me ushtarë fashistë .Pra u rrëzua simboli e bashkë me simbolin edhe tregimi,sepse ky tregim është bazuar në simbol.Ky tregim mund të mbetet si legjendë,por të edukon  për keq. Fshatarët simbas autorit tremben nga mina(armiku) braktisin shtypit dhe largohen të tmerruar. Por legjendat e bukura të popullit na tregojnë  të kundërtën.

Marrim shembull :”Gjergj Elez Alia”,Bajlozi i zi që ka dalë nga deti përfaqëson armikun…Me tej ky autor shkruan: Gjuha në tregim është e thatë. Ajo nuk është bazuar në pasurin e folklorit tonë,megjithëse autori përmend shpesh fjalët “tmerr”,”llahtarë” etj. Tregime të tilla nuk dëshiroj të lexoj. Presim nga shokët shkrimtarë të na shkruajnë vepra të bukura,të bazuara ne gjuhën popullit,ku pasqyrohen bukurit e vendit tonë, shpirti i popullit tonë,vetëmohimi i popullit tonë për ndërtimin e shoqërisë sonë të re,për ndërtimin e socializmit,vrullit revolucionar,që ka pushtuar masat tona punonjëse. Besoj se shkrimtarët do të na e plotësojnë dëshirën sepse tani,ata janë më afër me masat dhe do ti njohin më mirë ato,përfundon letra e punëtorit të stabilimenit M.Duri” të Tiranës.

2.Po në faqen dy të kësaj gazete letrare-artistike shfaqet edhe shkrimi i M.Zeqo,nxënës ,Durrës. Duke folur për edukimin komunist revolucionar të brezit të ri,  ai merë në analizë, disa tregime të disa autorëve shqiptarë. Në fillim ai analizon tregimin e A.Cergës :”Ne ishim tetë”  duke shqyrtuar fjalët se ky ishte një tregim i mirë. Ndërsa tregimi tjetër:Ujqërit’ i Agim Cergës,shkruan M.Z është i zbehtë dhe ka tinguj fallco. Në këtë tregim vihet re  një tendencë humanizmi të sëmurë. Autori  me anë të këtij tregimi e zbut figurën e oficerit fashistë i cili ka ardhur në vendin tonë. Ky oficer ka lëkundje shpirtërore dhe nuk donë, që të luftoj kundër shqiptarëve. Autori e justifikon këtë duke thënë se  është arbëresh. Pra oficeri nuk don të luftoj kundër shqiptarëve se është arbëresh, por sikur ky oficer të ishte në nj shtet tjetër,a do të luftonte?

Dua të theksoj se ky oficer duhej të kish merita në ushtrinë fashiste,përderisa kishte gradën oficer.Nëpërmjet tregimit ky njeri me merita fashiste na del njerëzor dhe i dhembshur .Më poshtë autori analizon tregimin e autorit T.Laco “Larashi” duke quajtur një tregim të mirë.Duke analizuar D.Agollin, ai shkruan:”Tregim i dobët dhe pa vlerë është tregimi”Kamerad,kamerad” i D.Agollit.Se kuptoj ce  ka shqetësuar D.Agollin të shkruante këtë tregim. Një doktor italian dezerton nga ushtria e tij dhe vjen tek partizanët .A nuk kishte ndonjë cilësi të shquar. Sish trim,por nga ana tjetër  ish i dhënë mjaft mbas dashurisë,megjithëse në një moment autori e ngre doktorin kur  ky ndodhet pranë një gruaje,që po lindte,prapë se prapë figura e doktorit është e zbehtë .Ku qëndron fabula e këtij tregimi?

Duke mbyllur këto shënime dua të theksoj  edhe njëherë se ne të rinjtë,duam të lexojmë tregime, që na mësojnë,duam të gjejmë  në letërsi heronj,që të mund ti marrim shembull në punën e  jetën tonë. Mbyllet po me këto fjalë letra e nxënësit nga Durrësi.

Filed Under: Komente Tagged With: Gezim Llojdia, Kadaren e Agollin, Kritikonte, Kur Drita

Artikujt e fundit

  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE NË ATHINË, RUAJTJA E GJUHËS DHE IDENTITETIT KOMBËTAR NË MËRGATËN SHQIPTARE NË GREQI
  • Me ceremoni solemne shqiptarët e ngritën flamurin kuqezi në Bashkinë e Filadelfia
  • “Kosova në dokumentet amerikane 1945-1999”
  • PORTUGALIA SHTET MIK I KOSOVËS DHE SHQIPTARËVE, SHËN NËNË TEREZA  “NJË URË QË NA LIDHË”
  • GËZUAR 111- VJETORIN E PAVARËSISË, SHQIPËRIA E MADHE ETNIKE
  • Këngët e Lefter Çipës, perla që nuk e humbasin kurrë shkëlqimin
  • Epikë biblike
  • Si dështoi komploti i organizuar nga Ismail Qemali për të rrëzuar sulltan Abdylhamidin II
  • Flamur GASHI, do të jetë Drejtor Menaxhues i Televizionit “A2 CNN” në Kosovë!
  • Ndërtesa ku u shpall Pavarësia?
  • Super-K: Miti i Henry Kissingerit
  • Shqipëria e pavarur rreth flamurit me një frymë, një besë e një lutje Zotit
  • SHKOLLA SHQIPE NË LUGANO, RUAJTJA E GJUHËS DHE IDENTITETIT KOMBËTAR NË MËRGATËN SHQIPTARE NË ZVICËR
  • Ngjarja përuruese e Pizza-me-Polic të Shoqatës Amerikane Shqiptare të Zbatimit të Ligjit me një sukses të jashtëzakonshëm
  • PËR FLAMURIN KOMBËTAR SHQIPTAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT