Vdiq në moshën 80 vjeçare Ndoc Zefi Simolacaj. Trupi i të ndjerit do të pushojë në Farenga Brothers Funeral Home të Djelën me 23 Gusht 2015 prej orës 2-9pm.
Të Hanën do të mbartët te Kisha jonë në ora 11am. Mbas meshët do të përcillet për në vorrezat e Gate of Heaven Cemetery, Valhalla NY. Krishti e pastë në Parriz, Familjës Zoti i dhashtë forcë.
LAJMËRIM MORTOR- NDËRROI JETË JAK MILICAJ
Njoftojmë miqtë, dashamirët dhe komunitetin tonë se pas një sëmundje të shkurtër në moshën 75 vjeçare vdiq JAK MILICAJ.
I ndjeri para 45 vjetësh erdhi në SHBA nga Zllakuçani i komunës së Klinës, Kosovë. La vendin e tij për shkak të varfërisë dhe terrorit serb që bënte Beogradi asaj kohe dhe më vonë mbi popullatën shqiptare. Në New York punoi për kaq vite për të krijuar kushte sa më të mira për familjen e tij. Ishte familjar i respektuar, i dashur për shokë dhe miq, si edhe për të gjithë ata që e njohën dhe patën rastin të punonin me të.
I ndjeri Jak Milicaj la pas veti: bashkëshorten Lena, djemtë Luk e Nik Milicaj dhe vajzën Lisa Milicaj, councilwoman, Pleasant Valley, New York, si dhe nipa e mbesa.
Funerali i të ndjerit është të premten më 6 Qershor, 2014 prej orës 2:00 deri në orën 9:00 të mbrëmjes në Shtëpinë mortore:
Farenga Brothers Funeral Home
920 Allerton Avenue
Bronx, New York 10469
Tel: 718-654-0500
Trupi i të ndjerit nga shtëpia mortore niset të shtunën më 7 qershor në ora 8:30 te mengjezit.
Mesha e përmotshme mbahet gjithashtu të shtunën më 7 Qershor, 2014 në orën 10:00 para dite në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës”.
Pas meshës bëhet vorrimi në varrezat Gates of Haven, Hawthorne, New York.