• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LOBBY RUMUN NË BE QË FRENON LAURA KOVESI-n NË PROKURORINË EVROPIANE

March 21, 2019 by dgreca

E adhuruar nga opinioni publik, në Vendin e saj ka fituar urrejtjen e një pjese të mirë të klasës politike, sepse ka përndjekur korrupsionin publik, pa pyetur për asnjë, përfshirë edhe një ish kryeministër.

Shkruar nga PAOLO VALENTINO– E përktheu nga “Corriere della Sera”, Eugjen Merlika/

Bashkimi evropian  është në prag të një revolucioni të vogël. Në javët e ardhëshme Këshilli dhe Europarlamenti do të emërojnë së bashku drejtuesin e Prokurorisë së re evropiane, që duke u nisur nga 2020 do të drejtojë hulumtimet mbi mashtrimet në dëm të fondeve të Be dhe në zbatimin e TVSH-së. Pë herë të parë një autoritet i përbashkët do të ketë pushtet për të hetuar në të 22 Vendet që bëjnë pjesë në këtë nismë. Por revolucioni do të ishte i dyfishtë nëse ministra dhe deputetë do të bënin një gjë të drejtë, duke emëruar një grua, Laura Codruta Kovesi, ish prokurore e përgjithëshme e Rumanisë, e treguar nga një komitet ekspertësh si njeriu “më cilësor për atë detyrë”, mbas një zgjedhjeje shumë të rreptë. Në Vendin e saj Kovesi është një legjendë. E emëruar  në moshën 33 vjeçe në krye të Prokurorisë rumune, ka përndjekur korrupsionin publik pa pyetur për asnjë, duke dënuar e shpënë ne burg qindra përfaqësuesish politikë të të gjithë partive, përfshirë dhe një ish kryeministër.

            E adhuruar nga opinioni publik, Kovesi ka fituar urrejtjen e një pjese të mirë të klasës politike.  Kështu, pengesa më e fuqishme n’emërimin e saj është pikërisht kundërshtimi i qeverisë së Bukureshtit, që mund të bëjë levë mbi pozitën e saj si kryetare e rradhës në Be. Më i papajtueshmi është ish kryeministri dhe kreu i partisë socialdemokrate, Liviu Dragnea, që vitin e shkuar i a kishte arritur të hiqte Kovesin nga prokurore e përgjithëshme. Dragnea kishte qënë i shtrënguar të jepte dorëheqjen nga kryeministër mbas dënimit për mashtrime zgjedhore dhe shpërdorim të pasurisë shtetërore, madje është ende nën hetim për përvehtësim të paligjshëm të fondeve evropiane. Lobby rumun kundër Kovesit është i tërbuar. Autoritetet janë përpjekur t’a prozhmojnë, duke e vënë madje nën hetim për shpërdorim detyre. Lajmi i mirë është që dy komisione të Parlamentit evropian kanë shprehur miratimin e tyre për emrimin e saj. Ai i keqi është se, në një votim të fshehtë, 28 përfaqësuesit e përhershëm  çuditërisht e kanë vënë Kovesin në vendin e dytë të pëlqimeve të tyre, mbas kandidatit francez Jean Francois Bohnert, shënjë se trysnitë rumune e bëjnë punën e tyre. Jo se ky i fundit nuk ka tagër për t’u emëruar. Por, në prani të një kundërshtimi të hapur e t’ashpër të qeverisë rumune, të mos emërohet Laura Kovesi, kandidatja më e mirë simbas ekspertëve, do t’ishte e barabartë me një dorëzim.

            “Corriere della Sera”, 3 Mars 2019     

 E përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: Laura Kolvesi

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT