Edhe një tjetër kosovar, i cili luftonte përkrah forcave të ISIS në Siri, është vrarë gjatë javës së kaluar.
Basri Sylejmani, nga lagjia Kodra e Trimave në Prishtinë, është viktima e radhës.
Burime të gazetës Express bëjnë të ditur se ai është vrarë javën e kaluar, gjatë bombardimeve të një kampi të ISIS-it në Siri.Familja e ka marrë lajmin për vrasjen e tij, por ende nuk ka hapur të pame.
Sipas të njëjtit burim, Sylejmani kishte lënë gruan e tij në Kosovë, për t’u bashkuar me forcat e ISIS në Siri.
Ndërkohë gjatë qëndrimit të tij në atje, ai është martuar edhe një herë.
Sylejmani njihet si shok i ngushtë i terroristit të famshëm, Lavdrim Muhaxheri.
Ai, kur raportohej për vrasjen e Lavdrimit, përmes rrjeteve sociale kishte përgënjështruar mediat./Express