• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dega e LDK-së në Gjakovë shënoi 27 vjetorin e themelimit

April 2, 2017 by dgreca

-Duke uruar përvjetorin e 27-të, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar Presidentin Rugova, Fehmi Aganin dhe të gjithë veprimtarët që kontribuuan në themelimin dhe fuqizimin e LDK-së, dhe që përmes LDK-së dhanë kontributin e tyre në arritjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në Kosovë/
2 salle LDK
-Gjatë manifestimit, artistë të dalluar të Gjakovës kanë përformuar pika të ndryshme artistike si dhe është lexuar biografia e Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova/
7 Isa
GJAKOVË, 2 Prill 2017-Gazeta DIELLI/ Me praninë e qindra qytetarëve dhe aktivistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot në Gjakovë u shënua 27-vjetori i themelimit të Degës së LDK-së në këtë Komunë.
3 LDK
Të pranishmëve të shumtë, me nga një fjalë rasti iu drejtuan kryetari i LDK-së, njëherësh Kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa dhe kryetari i Degës së LDK-së në Gjakovë, Luan Gola.
6 Kryetari
Duke uruar përvjetorin e 27-të, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar Presidentin Rugova, Fehmi Aganin dhe të gjithë veprimtarët që kontribuuan në themelimin dhe fuqizimin e LDK-së, dhe që përmes LDK-së dhanë kontributin e tyre në arritjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në Kosovë. 1 LDK
Kryetari Mustafa, para të pranishmëve tha se ka vizituar sot edhe Aeroportin e Gjakovës, duke bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të shoh të gjitha mundësitë që ai të aktivizohet sa më shpejt. “Unë konsideroj se ajo që ne duhet të bëjmë sot është që pasuritë që i kemi trashëguar në Kosovë, edhe materiale edhe njerëzore, t’i vëmë në shërbim të këtij vendi”, tha Mustafa, duke shtuar se LDK ofron zgjidhjet më të mira për qytetarët dhe për të rinjtë, që ata të jetojnë më mirë, të kenë punë dhe perspektivë në Kosovë.
4 IsaKryetari Mustafa, po ashtu, ka thënë se tani është koha që të bëhet maksimumi që ato pasuri dhe kapacitete që i ka Kosova të vihen në funksion.
“Është fjala për një Aeroport të shkëlqyeshëm në Gjakovë, për një aset me vlerë të madhe që është arritur edhe me kontributin e ndërkombëtarëve dhe të cilin ne duhet ta shndërrojmë në një aset me të cilin do të mburret jo vetëm Gjakova por edhe e gjithë Kosova, duke qenë një aset tepër i rëndësishëm edhe komercial, edhe ekonomik, edhe i sigurisë”, tha kryeministri Mustafa, duke bërë të ditur se do të punohet që edhe shumë aseteve tjera ekonomike t’i zgjidhet statusi dhe të vihen në funksion të zhvillimit, të punësimit dhe të prosperitetit të Gjakovës.
5 LDK
Kryetari Mustafa theksoi po ashtu se në Gjakovë po investohet edhe në infrastrukturë, në energjetikë, në arsim dhe shëndetësi.
“Gjakova meriton shumë më shumë investime dhe shumë më shumë kujdesin e qeverisjes qendrore edhe tani edhe në të ardhmen për arsye se kontributi i Gjakovës në çlirimin e vendit dhe në shtetndërtim është i pamohueshëm. Ju e meritoni që ky kontribut të vlerësohet e të ndërtohet edhe më tutje si vlerë e jona e përbashkët”, tha kryetari Mustafa.
Më tutje, kryetari i LDK-së, ka folur për rolin e LDK-së në kuadër të Partive Popullore Evropiane dhe prezantimin e qëndrimeve dhe përkushtimit të Kosovës për forcimin e shtetit, zhvillimin ekonomik e demokratik, për rrugën integruese evropiane dhe për kontributin e Kosovës në stabilitetin dhe paqen në rajon.
“Ne duhet të bëjmë më shumë në Kosovë sepse Evropa nuk do të bëjë më shumë për Kosovën nëse ne nuk do të bëjmë për veten. Prandaj, disa vendime janë vendime tonat, të cilat ne duhet t’i marrim, për arsye se të tjerët presin që ne ta marrim pronësinë dhe përgjegjësinë për vendimet të cilat i marrim në Kosovë. Marrja e atyre vendimeve do të na hap rrugën e integrimeve dhe të përkrahjes së BE-së dhe SHBA-ve”, tha kryetari Mustafa.
Më tutje, Mustafa ka folur për dy lajme të kundërta që kanë ardhur për Kosovën duke iu referuar vlerësimit të sekretarit të NATO-s, Stoltenberg, se Kosova është shembull i luftës kundër terrorizmit në Ballkan dhe në këtë pjesë të  Evropës dhe vlerësimit të kryetarit të Parlamentit Evropian për arrestimin në Itali të katër të dyshuarve për terrorizëm nga Kosova.
Lidhur me këtë të fundit, kryetari Mustafa tha se është shumë dëshpëruese se si ka mundësi që të diçka e tillë të ndodhë në një vend që e ka ndihmuar pavarësinë dhe lirinë e Kosovës.
Prandaj, kryeministri Mustafa ka kërkuar mobilizim të të gjithëve për ndërtimin e shtetit të Kosovës mbi vlerat e saj tradicionale dhe të përhershme.
“Ajo që sot kërkojmë është që t’i ngjeshim radhët tona, të jemi unik, të jemi bashkë si qytetarë të Republikës së Kosovës në rrugën tonë evropiane, rrugën tonë euroatlantike, sepse kjo është rruga e jonë e vetme. Ne, tjetër rrugë nuk kemi dhe këtu s’kemi dallime ndërmjet vete sepse ky është orientim i përbashkët i qytetarëve të Kosovës”, tha kryetari Mustafa.
Krejt në fund, kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa, i ka bërë thirrje të pranishmëve të shumtë në këtë tubim të LDK-së në Gjakovë, që bashkërisht të punojnë që të fitojnë në zgjedhjet lokale në Gjakovë, të punojnë në terren dhe të shpalosin vlerat dhe potencialin qeverisës të LDK-së.
Kryetari i degës së LDK-së në Gjakovë, Luan Gola, në fjalën e tij ka përkujtuar etapat kryesore të zhvillimit të LDK-së që nga themelimi 27 vjet më parë, duke përkujtuar veprimtarët, aktivistët dhe personalitetet që kanë vepruar në kuadër të kësaj dege duke dhënë kontribut të çmuar për Gjakovën dhe Kosovën.
“Dega e LDK-së në Gjakovë po përgatitet për hartimin e platformës politike për zgjedhjet lokale 2017. Krahas rekomandimeve që do të vijnë nga qendra, Dega do ta hapë këtë proces edhe në diskutim në nivel të nëndegëve, por kësaj radhe, ajo do të lëshohet edhe në vlerësimin e nevojave të secilit mes, në mënyrë që prezantimi i kërkesave të jetë sa më gjithëpërfshirës. Zgjedhjet e fundit për Forumin Rinor dhe Forumin e Gruas tregojnë për rritjen e interesimit në strukturat e LDK-së”, tha Gola, ndër të tjera.
Kryetari i Degës së LDK-së, Luan Gola, po ashtu, ka thënë se si parti e qendrës djathtë, pjesëtare e vetme nga Kosova në unionin e partive popullore evropiane, LDK elektoratit kosovar i ka ofruar gjithmonë politikën e integrimit evropian dhe ruajtjen e partneritetit me qendrat e vendosjes politike e në veçanti me SHBA.
“Kjo mund t’i hidhërojë oponentët tanë politikë, por ata duhet të kuptojnë se Qeverisja Mustafa në këto 2 vite e gjysmë ka dëshmuar përmes reformës fiskale vendosjen e Kosovës në një pozicion me stabilitet financiar duke mos harruara gatishmërinë e FMN-së për përkrahje që kalon shumën e 100 milionë eurove”, tha Gola, duke shtuar se tashmë të gjithë e pranojnë se klima e të bërit biznes në Kosovë është më e mira deri më tani në Kosovën e pasluftës.
Gola ka folur për Aeroportin e Gjakovës duke shprehur përkushtimin që t’i hapet udhë funksionalizimit të tij në përputhje me mundësitë e organizmit të komponentës ushtarake dhe civile, dhe në harmoni me partnerët dhe miqtë e Kosovës.
Në fund, kryetari Mustafa dhe kryetari Gola kanë shpërndarë mirënjohje për dhjetëra aktivistë të dalluar të LDK-së në Gjakovë.
Ndërsa, dhjetëra të rinj kanë pranuar librezat e anëtarësimit në Degën e LDK-së në Gjakovë.
Gjatë manifestimit, artistë të dalluar të Gjakovës kanë përformuar pika të ndryshme artistike si dhe është lexuar biografia e Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: 27 Vjetori, Behlul Jashari, Isa Mustafa, LDK Gjakove

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT