NERITAN CEKA PFOFESOR ARKEOLOGJIE, APO ………?.
Pjesa e Dytë/
Shkruan: Kozma Taho, Clearwater, Florida /
Legjendat rreth kalimit të trojanëve,humbës të luftës,nëpër Epir i takojnë periudhës së pushtimeve romake dhe janë sajuar prej dijetarëve Helen, servil të Perandorëve e Gjeneralëve Romak. Ato nuk kanë gjetur asnjë bazë shkencore, asnjë fakt apo send që të tregoj vërtetësin e tyre. Sidoqoft, me qënse ato përmënden nga historianë, arkeologë ,letrarë të ndryshëm sa herë bëhet fjalë për Butrintin, është e nevojeshme të themi edhe dy fjalë për to. Por më parë le të shikojm , kush ishte Enea Dardani ?
Sipas Homerit, Enea ishte prijsi I dardanëve, përfshir në koalicionin Trojan, trim , dhe i vlerësuart si zëvëndes i Hektorit, Kryegjeneralit të këtij koalicioni.Ai ishte i biri i Perëndeshës së Bukurisë dhe Dashurisë, Afrodita. Ka qënë bashk me Paridin në momentin e rrëmbimit të Helenës, por që nuk ka qënë dakort për rrëmbimin e saj. Dardanët, thot Homeri, ju bashkuan me vones mbrojtjes së Trojës për hir të mosmarrveshjeve midis kushurinjëve Priam dhe Ankiz.Do të martohet me një nga vajzat e Mbretit Priam, Kreuzën me të cilën do të ket edhe një djal , Askanin . Komentuesit e Homerit apo homeroidët përcjellin se ; Eneu me të atin në kurriz si dhe gruan e djalin së bashku me një pjesë të ushtrisë dardane , do ti shpëtojn katastrofës së rënies se Trojës nëpërmjet një hyrjeje të fshehtë. Ata , pas një marrshimi të gjat e të vështir , sigurisht, edhe me ndihmën e Perëndeshës Afroditë, do të vendosen në Malin e Idës , që ishte edhe vëndlindja e Eneut , dhe do të themelojnë një Trojë të re. Ky variant ngjan të jet pranuar nga dijetarët helen të paktën deri në shek . IV p.e.s. Pas shek . IV p.e.s.duket se është pranuar një variant tjetër, i cili e sjell Eneun , familjen dhe një pjes te ushtrisë në Peloponez ku do të ndërtoj edhe qytetin Aineia. Në shek e I p.e.s. u sajua Legjenda që i kalon trojanët nëpër Epir dhe që mban për autor dijetarin grek Teukrin nga Kyziku, sic na njofton Stefan Bizantini . Legjenda thot se ; Heleni ,biri i mbretit Priam, kur zbritën në tokat e Epirit , po pregatitej tu bënte fli perëndive një Ka . Kau i shpëtoj thikës dhe hyri në det e doli në një breg të pa banuar ku prej plagëve ra e ngordhi. Trojanët e moren per Orakull dhe themeluan këtu një qytet , që e emertuan Buthrotos, sepse shton ai,kështu emertohet Kau , demi apo Bualli në gjuhën Greke . Në këtë legjendë ka disa pasaktësi ; Trojanet siç e tham edhe më lart nuk levizën me Helenin por me Enean ; se kodra ku Kau ra e ngordhi , pra Kodër Butrinti, nuk qe e pa banuar në atë kohë , të cilen e tregojn gjetjet arkeologjike , dhe, se emrin që trojanet i vun qytetit nuk duhet të ketë lidhje me gjuhën greke por me atë trojane . Në qoftë se fjala “δovζ” e greqishtes e cila emërton kaun është e njëjt me atë të gjuhës trojane , është tjetër punë . Kjo tregon se Helenët dhe Trojanët flisnin në mos të njëjten gjuhë , dialekte të të njëjtës gjuhë, që gjithsesi duhet të jetë gjuha Pellazge Homeri në “Iliada” nuk flet për dallime gjuhësore midis Akejve, Danejve, Argejve , Pellazgëve e tërë pjesmarresve të koalicionit Trojan. Por nuk ka pse të zgjatemi ,sepse emri I Butrintit nuk vjen nga gjuha greke e vjetër po nga gjuha shqipe e lashtë e folur në paratoken e tij ( shih për këtë një shkrim të botuar në gazetën Dielli. 19. 2 . 2015 )
Këtë temë , pra, kalimin e refugjatëve Trojan nëpër Epir, Buthrot – Anhizem –Latinium , e mori dhe e përfshiu në veprën e tij gjeniale e të mrekullushme “Eneida” , Virgjili , për ta bërë të famshëm edhe qytet- portin e vogël të Butrintit . Aq i fuqishëm ishte ndikimi Virgjilian sa edhe për 18 shekuj të tjer emërtesat e rreth Butrintit do të përputheshin me ato te Trojës Homeriane, sikurse i përshkruan Virgjili. Madje edhe në ditët e sotme autor të ndryshëm i referohen Virgjilit . L.M. Ugolini , arkeologu që nxori në dritë portën veriore të Butrintit e emërtoj atë me emrin Homerik të një porte të Trojës , “Skea” , dhe ky emer vazhdon të mbetet i pa ndryshuar edhe sot . Nga ana tjetër Virgjili e konsideron Butrintin qytet Grek, gjë që nuk përputhet me realitetin. Sidoqoft Virgjili e tregon Butrintin të themeluar në kohën e kalimit të refugjatëve trojan të udhehequr nga Enea. Edhe Dionisi i Halikarnasit që i është kthyer kësaj teme në “Historia e Romës së Vjetër” e trajton atë ashtu sikurse Virgjili . Por për D. Halikarnasit, edhe Pellazgët edhe Trojanët janë Grek.
Profesori i Arkeologjise N. Ceka rreth këtyre Legjendave do të shkruaj :-
“Të gjitha legjendat e më sipërme në fakt përfaqësojnë
sajime të periudhës së Mbretërisë Molose të shek. IV-III
p.kr. ,të cilat synonin të argumentonin prejardhjen homerike
të mbretërve vëndës, të konsideruar si “barbar” nga helenët.”
Butroti fq 20
“….. ishin molost ata që e trasferuan legjendën trojane në
Butrotin e sapomarr nga Korkyrasit. Rreth vitit 380 p. Kr…..”
Butroti fq 23
Duket se ështeë e nevojëshme të përsërisim edhe njëher se , rrjedha e lumit Pavllo të sotëm ka qënë kufiri ndarës i tri grup popujve më të shquar të Epirit , Kaonëve , Thesprotëve dhe Molosëve . Në paraqitjen aktuale, të ditëve të sotme , kjo do të thotë se Kaonët përfaqësuar nga Prasaibët zotronin Ksamilin gjysmën e Fushës së Mursisë apo Vrinës , deri në daljen e lumit Pavllo nga Gryka e Bogazit si dhe tërë mbrapa malin e Milesë. Kestrinët Thesprot zotronin tërë pjesën jugore të rrjedhes , prej Kepit të Stillos e deri në Qafën e Botës ; ndërsa Molosët tërë mbrapa malin e Saraqinit ku përfshihen Vërva, Dishati, Shalsi , Markati , Janjari etj. Kështu Alketa , Mbreti i Molosëve përfshiu në zotrimin e vet zonën e Kestrinëve Thesprot por jo të Kaonëve Prasaib me qendër Butrintin. Këtë e tregon edhe dekreti I trashëgimis lënë nga Alketa por edhe Pseudo Skylaksi në lundrimin e tij në këto brigje, në fillim te shek. IV p.e.s. Ky dekret (370-368 p.e.s.) thote se;- “ Molosët dolën në det në zonën e Kestrinës , në veri të lumit Kalama (Thiamis ) Dhe Kestrina është pikërisht Çuka e Ajtoit. Butrinti u përfshi në Lidhjen Molose së bashku me gjith Kaonët e Thesprotët rreth vitit 360 p.e.s. Dhe ishte pikërisht baba i Alketes Tharrypa (Arryba 423-385 p.e.s.), ai që ftoj Euripidin , siç pohon Tuqididi. Tharrypa ishte Mbreti Molos që u dërgua për tu shkolluar, edukuar e fituar kulturë helene në Athinë në moshë të njom shtatë vjeçare. Burimet helene tregojnë se u shpall edhe qytetar nderi i Athinës . Pati meritën se futi element të qytetërimit grek në Epir si dhe shkrimin grek në administrat . Del kështu se Teatrot e Pasaronit , Dodonës e të tjer të cilet ishin dhe më të mëdhejt dhe më modernët e atyre moteve në Ballkan, ishin pikërisht ata të Epirit. Bëhet fjalë për fund shek e V p.e.s. Me qënse jemi ketu: – Nuk më thonë historinët dhe arkeologët tanë;- Përse vallë epirotët “barbar” i kishin paisur të gjithë qytetet e tyre me teatro? Ç’far bënin aty ? Mos vall i përdornin për të mbajtur bagëtit: sikurse Prof. N. Ceka do e na thotë për qytetin e Kalivojt ? A po mos prisnin që të vinin Athinasit për tu dhënë dramat apo tragjedit e tyre një herë në aq mote ? Me gjith këtë nuk qenë mbretërit Molos ata që sajuan legjendat e kalimit dhe të prejardhjes Trojane Hyjnore të tyre . Ato rrjedhi nga ai epos epik , heroiko – legjendar, që trashëgohej gojarisht , mundet edhe i shkruar, në popullsit pellazge , që ndodheshin kudo në trojet që u bënë Helladë, siç kanë pohuar me dhjetra dijetar grek, qysh me e mbrapa Homerit e deri te Apolodori që i mblodhi dhe i përfshiu në veprat e tij “Kronikat” dhe “Mbi Perënditë”. Ndër këto kronika , thonë autorët e ndryshëm helen , një vënd të rëndësishëm zënin ato që i kushtoheshin Akilit dhe birit të tij Pirro Neoptolemit, Mbretit legjendar e më të zëshëm të Epirit, i cili sipas kronikave e gojëdhënave bashkoj trojet prej Fthias (vëndlindja e Akilit) e deri tutje Ulqinit e Kotorit. Kështu kronikat nuk bëjnë fjale për kalim të refugjatëve trojan nëpër Epir, ashtu siç thonë legjendat, dhe nuk kishin pse ta bënin një gjë të tillë inekzistente ; sepse ende nuk ishin shfaqur në histori romakët dhe perandoria romake së bashku me servilo dijetarët grek. Kronikat përcjellin për në Epir Pirro Neoptolemin dhe së bashku me të si rob lufte që i ranë ne pjesë ; Andromarkën , të venë e Hektorit si dhe Helenin të birin e Mbretit Priam të Trojës . Euripidi ( 480-406 p.e.s.) që i pat dëgjuar këto kronika, I përfshiu ato në “Andromarka” ku do të shkruaj variantin e tij :–
E sa për skllaven, dua të them
për Andromarkën- duhet te rrij
në molosi,pasi Helenin,
të marr burr; bashkë me gruan
duhet të shkoj edhe ky djal
që mbetet i vetëm nga Eiakidët
Prej këtij djali ka për të dalë
një seri mbretërish, që do sundojnë
njëri pas tjetrit në molosi,
plot me lavdi e lumturi,
sepse nuk duhet or plak
të shuhet, fisi im i yti dhe i Trojës.
( Nuk po marr në konsiderat variante të tjera të martesës së Pirro Neoptolemit, te cilat na vijne po nga te njejtat kronika , percjell nga Apolodori 190 – 109 p.e.s..)
Ato , kronikat , i përdori në veprat e tij të shumta Eskili(525-456 p.e,s, ) i kendoj ne “ Odet” e tij Poeti i madh me rrenjë pellazge Pindari , e shumë e shumë të tjerë. Ishte plotësisht e arsyshme që Mbreti Molos Tharypa, i cili i mësoj dhe i pa ato në Athinë , për krenarinë e prejardhjes së tij, të ftonte Euripidin për ti shfaqur ato edhe në tokën e shënjtë të Epirit. Ishte një krenari legjitime , ashtu siç e ndjej edhe unë sot , pas qindra brezash, kur Stefan Bizantini thotë se ; Kestrinën , vënd lindjen time , e themeloj Kestrini i biri i Helenit dhe nip i Mbretit Legjendar të Trojës, Priamit. Edhe pse e di që kjo nuk është aspak e vërtet ,E me gjith atë të parët tanë janë Epirotët Pellazgë e Hyjnor të Homerit , dhe prap jamë shumë krenar në origjinën time , dhe të tillë duhet ta ndjejnë veten gjithë Fushë Mursiotët rrenjës. Mbi themelet e atyre kronikave , eposit të këngëve heroike ,që mbarti e përcolli qytetërimi parahelen, i emërtuar njëzëri Pellazgë prej helenëve , shpërtheu pastaj qytetërimi helen , më madheshtori e më i bukuri i botës së lashtë, të cilin helenët ja dhuruan shoqërisë njerëzore për ti hapur rugën civilizimit gjith botëror. U derdh mbi këto troje barbaria romake dhe i rrafshoj me tokën deri dhe muret pellazgo ajakide, vërshuan fiset barbare, vandalet e sllavet dhe bën dhe ata punën e vet për tja lënë fjalën Osmanëve e Patriakanës së Stambollit , të cilet i vurën zjarrin edhe librave duke menduar se do ta shuanin edhe memorjen e këtij populli të lavdishëm . Kjo zoti Profesor është e vërteta e legjendave dhe kronikave që përfshin edhe Butrintin, para tokën e tij dhe gjithë Epirin , pa përjashtuar trojet që u bënë Helladë. Më duket i çuditshëm qëndrimi i akdemistëve tanë , të historisë dhe arkeologjisë , dhe më ngjan si puna e iso polifonisë son të mrekullushme , ku njeri ja merr, del një tjetër e ja kthen e të tjerët mbajn iso pa vrarë mëndjen se ç’far flitet e shkruhet. Duket se u shpreha shumë ashpër lidhur me Akademinë e Shkencave të Shqiperise . Por nuk është ky mendimi im për këtë institucion . Praktikisht Arkeologjia shqiptare e filloj punën në një kohë kur mendohej se trojet shqiptare ishin troje të harruara nga prezenca e njeriut , dhe në një kohë shumë të shkurtër e me fondet nga më modestet ata kan bërë një punë të shkëlqyer . Ata përmbysën mendimet e më parëshme dhe i treguan botës se trojet shqiptare kanë qënë të banuara , madje mjaft dëndur prej njeriut, qysh në epokën e paleolitit , e pandërprer, materialisht e shpirtërisht të lidhur me trojet e gjithë rreth ndodhura . Prof N.Ceka është njëri ndër arkeologët më të suksesshëm e me një emer shkencor të shkëlqyer. Ai prfshihet në grupin e arkeologëve që mbrojn tezën e formimit të kombit Ilir në trojet Ballkanike, si zhvillim i popujve paleoballkanik, e që fatkeqësisht nuk duan ti quajn pellazgë , ashtu si i emërtojnë pothuaj të gjithë autorët e lashtë helen ; e cila gjithsesi eshte një teze e guximëshme. Por unë nuk jam dakort dhe nuk dua të pranoj si e paraqet ai Butrintin ,duke e treguar si themelim të helenëve, gjë që nuk mund ta vërtetoj deri me sot askush, as arkeologjia as legjendat e kronikat, as shkrimet e herëshme as mitologjia , dhe as mbishkrimet e gjetura këtu dhe as antropologjia qe na e shkatrruan romaket e rinjë të Akademisë së Kulturës së Romës Fashiste. Kështu për të thënë të vërtetën , më nervozon fakti pse u lejua të botohej ky libër.Këtu, ne këto libra, përsa i përket Butrintit nuk ka asgjë të përbashkët me arkeologjinë . Arkrologjia të vë para fakteve , para gjetjeve arkeologjike duke i anlizuar me përgjegjësi e duke nxjer përfundimet. Dhe me sa duket, me sa jane publikuar e jane afishuar ne stendat e muzeumit , historit që shkruhen për Butrintin janë krejyesisht të gabuara. Butrintin nuk e kane themeluar dhe as e kane banuar as edhe nje ore kolonet helenë.
Festa e Halloween-i, origjina e saj, legjendat dhe mitet
Sot në SHBA, po festohet Halloween e cila dhe renditet si festa e dytë pas Krishtlindjes/
Nga BEQIR SINA, New York City/
Sot është Halloween, dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme. Kunguj të mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skeletë, figura hije, kostume të shumëllojta të çuditshme. Halloween 15 vjetët e fundit, ka nisur e po festohet edhe Shqipëri, ndërsa në Amerikë kjo festë gëzon kryesishtë fëmijët për kostumin më të bukur. Halloween u përhap në Shqipëri – natyrisht mbas rënjes së regjimit komunist pas viteve ’95, duke ardhur e u bërë më shumë konkrete, kryesisht e festuar nga të rinjtë. Në Amerikë, tradicionalisht Presidenti sot i hapë dyert e Shtëpisë së Bardhë, për fëmijët e ushtarëve amerikanë për të festuar së bashku Halloween.
Halloween është një industri prej 7 miliardë dollarësh në SHBA dhe renditet si festa e dytë pas Krishtlindjes.
Halloween 2014 në SHBA festohet në shumë mënyra – ndonjëherë në mesin e familjes, miqtë dhe, nganjëherë, bashkë me komunitetet dhe kompanitë ku punojnë, shoqatat e organizatat. Megjithatë, në disa zona të Amerikës, ato janë ngjarjet masive të komunitetit. Mbrëmje, të ndryshme të Halloween 2014 është planifikuar sot më 31 tetor por disa kan festuar edhe brenda kësaj mesjave para kësaj date. Të rriturit për të festuar dhe respektuar Halloween 2014 – shifen në rrugët e lokalet e SHBA- me veshje të filmave horror, të cilat janë më të mirat kostum për Halloween 2014 ose për të bërë shtëpitë si vend varrezash.
Fëmijët janë e shumta – që sot më shumë se kush i gëzojnë kësaj feste në Shtetet e Bashkuara. Ata nën shoqërinë e prindërve të tyre, me veshje ekstravagante – do të mbushin rrugët, duke trokitur në derë të çdo dyqani – shtëpi më shtëpi dhe zyra të ndryshme në këto zonë. Në çdo një shtëpi, ata kërkojnë desserts, snacks, kandy, ose një bekim të vogël. Në rast se ata nuk e marrin këtë, ata me inat “mallkojnë” nëpër dhëmbë, të gjithë banorët e shtëpisë, se janë shumë kopracë.
Një arsye se lidhjet me Halloween është dhurata e mbledhjes së fondve për Fondin e OKB-së Fondein Ndërkombëtare të Fëmijëve Emergjencave (UNICEF). Shumë diplomat njerëz të OKB-së e festojnë sot – ditën Hallowe’en, në forma të ndryshme ato do t’a përcjellën këtë në një kuti kartoni në hollet e Pallatiti të Qelqtë me imazhin UNICEF-it për të mbledhë monedha për të inkurajuar adoleshentët brengosur rreth botës.
Ç’është Halloween?
Halloween (hellëuin) e ka prejardhjen në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të keltëve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit. Që para 600 vjetësh Njerëzit mblidheshin në kodrat mbi tokën e tyre dhe duke ndezur zjarre të mëdhenj përzenin shpirtrat e këqij të vitit që shkoi. Më pas shuanin përkohësisht zjarrin në vatrat e shtëpive të tyre dhe pak më vonë e ndiznin përsëri.
Kështu emri Halloween i ka rrënjët në Europë. Kisha ua mori keltëve këtë zakon gjatë rrjedhës së kristianizimit. Qe At Gjergji i IV i cili në vitin 837 e ringjalli 1 nëntorin duke e quajtur Dita e Të Gjithë Shpirtrave. Për të mos shtrembëruar shkakun e kremtimit të Samhain-it kjo ditë është menduar të jetë edhe e të vdekurve.
Vetëm në qindvjeçarin e 19 arriti Halloween të kalonte Atlantikun për në Amerikën e Veriut së bashku me pasardhësit e keltëve, irlandezët të cilët shtegtuan për atje për shkak të kushteve të këqija të jetesës. Atje ky zakon u përhap shpejt në të gjithë vendin, por gjatë kësaj përhapjeje ndryshoi dukshëm. Kështu tashmë Halloween ka më tepër ngjashmëri me karnevalet sesa me zakonet e hershme.
Shenja dalluese e Halloween-ve është kungulli, e cila e ka prejardhjen në SHBA. Por ama arsyeja e përdorimit të kungullit me vrima me pamje të jashtme të frikshme dhe njëkohësisht të bukur rrjedh gjithashtu nga koha e Keltëve. Një zuzar me emrin Jack O””Lantern duhej shkonte në Ferr pas vdekjes së tij. Por Djalli e ktheu mbrapsh duke i dhënë me vete një copë qymyri që digjej, ta kishte gjatë rrugës. Jack””u e vendosi qymyrin brenda një rrepe të madhe dhe u nis drejt një udhëtimi të pafundtë meqënëse nuk e lejuan të futej në asnjë mbretëri të vdekurish. Për njerëzit ishte mëse e qartë që rrepa me qymyrin brenda u shtinte frikën para së gjithash shpirtrave të këqij. Meqënëse amerikanët përdorën kungullin në vend të rrepës, ai mbeti shenja dalluese e Halloween-ve.
Kostume kelte
Përveç sakrifikimit të shpirtrave për zotat dhe mbledhjes përreth zjarreve të mëdhenj, shpeshherë keltët vishnin kostume, ndoshta lëkurë kafshësh, në mënyrë që të ngatërronin shpirtrat dhe të pushtoheshin prej tyre. Gjithashtu thuhet se keltët, duke vendosur maska, ose duke pikturuar fytyrën, donin të mishëronin paraardhësit e vdekur. Djemtë e rinj visheshin si gra, dhe e kundërta, duke thyer për një periudhë të shkurtër ndarjet bindëse sociale. Sipas gojëdhënave, keltët, të veshur si shpirtra, shkonin nga një shtëpi në një tjetër, duke bërë performanca qesharake në këmbim të ushqimeve dhe pijeve: një praktikë e frymëzuar ndoshta nga lënia jashtë dere e një cope buke apo e ndonjë pije si ofertë për qeniet mbinatyrore.
Ndikimi i krishterë te Halloween-i
Në vazhdim, liderët e krishterë e bënë të tyren këtë traditë dhe e transformuan festën e Samhain, si festat e tjera pagane. Në shekullin VII, Papa Bonifaci IV dekretoi që 1 nëntori të festohej si dita e shenjtorëve (All Hallows’Day). Në vigjilje të festës të vazhdonin të ndizeshin zjarre të mëdhenj dhe të visheshin kostume, por nën një emër tjetër: “All Hallows’Eve”, që në vazhdim do të bëhej Halloween.
Halloween arrin në Amerikë
Ishin emigrantët europianë që e çuan festën e Halloween-it në Shtetet e Bashkuara: në fakt festimet u bënë vërtet popullore në shekullin XIX, në kulmin e emigrimit irlandez. Sipas gojëdhënave, është Anoka, në Minesota, vendi ku u zhvillua për herë të parë festa zyrtare e Halloween-it: duke filluar që nga viti 1920, çdo 1 nëntor në qytet ndizeshin zjarre të mëdhenj dhe bëhej paradë me maska.
Arti i fshehjes
Sipas Shoqatës së Tregtarëve Amerikanë, çdo vit rreth 40% e popullsisë amerikane vishet me kostume të ndryshme, konkretisht 120 milionë individë, mes tyre fëmijë, të rritur, madje edhe kafshë shtëpiake. Mbi 11% e qenve dhe maceve shtëpiake pronarët e tyre i veshin me maska. Ja dhjetë kostumet më popullore që kanë veshur të rriturit në vitin 2011: shtrigë, vampir, pirat, infermiere, vampire seksi, mace, mumie, zanë, Batman, drakula; kostumet më popullore mes fëmijëve po në 2010-n kanë qenë këto: princeshë, njeriu merimangë, shtrigë, pirat, princesha Disney, fantazma, Batman, superhero, kungull/vampir, personazhi i “Lufta e yjeve”.
Triumfi i sheqerit
Sipas regjistrimit të përgjithshëm amerikan, në Shtetet e Bashkuara janë rreth 36 milionë fëmijë nga mosha 5 deri në 13 vjeç, që trokasin nëpër dyer të ndryshme duke thënë “ëmbëlsirë ose pije”. Në vitin 2011, fëmijët amerikanë kanë konsumuar 11 kilogramë ëmbëlsira, pjesën më të madhe të të cilave gjatë periudhës së Halloween-it.
Kunguj rekord
Shteti amerikan që prodhon më shumë kunguj është Illinois-i, me 195 milionë kilogramë në vitin 2009. Kungulli më i rëndë në botë, sipas rekordeve “Guinnes”, është prodhuar në vitin 2010 në New Richmond, në Wisconsin, nga Chris Stevens: fermeri rriti një “monstër” prej 822 kilogramësh, me një perimetër 4,6 metrash, që u ekspozua në Kopshtin Botanik të Bronksit, në Nju Jork. Rreth 90% e peshës së tij përbëhet nga uji. Një kungull rekord mund të rritet 15 kilogramë në ditë dhe të arrijë përmasat e një makine breshkë tip “Volkswagen”.
Magji dhe çudira të tjera
Sipas një sondazhi amerikan të zhvilluar për Halloween, në vitin 2007, më shumë se një e treta e amerikanëve deklaroi se beson te fantazmat; 23 për qind pohoi se e ka parë një të tillë ose se e ka ndier praninë e një fantazme. Gjithmonë duke u bazuar te sondazhi, një në pesë amerikanë beson se magjitë janë të vërteta.
Legjenda metropolitane
Disa histori që tregohen për festën e Halloween-it janë të frikshme dhe duket sikur kanë gjetur njerëzit e duhur për t’i besuar, edhe pse pas tregimeve nuk ka asgjë të çuditshme. Një prej këtyre ka të bëjë me ndjekësit e sekteve satanike, një fenomen më i pranishëm te gënjeshtrat sesa te të vërtetat, që për festën e Halloween-it sakrifikojnë macet e zeza. Megjithatë rastet e dhunës të regjistruara te macet e zeza janë më tepër vepër e ndonjë adoleshenti të shqetësuar.
Ja domethëniet e simboleve kryesore të Halloweenit
10 simbolet kryesore të Halloweenit
Secili prej nesh ka dëgjuar ose di sado pak në lidhje me festën e shtrigave apo të të vdekurve dhe gjithçkaje tjetër të frikshme që zakonisht njihet me emrin Halloween. Halloweeni festohet çdo vit me datë 31 tetor në shumë vende të botës perëndimore. Gjatë kësaj feste njerëzit vishen me kostume të ndryshme, shpesh herë të frikshme, dhe shkojnë që të vizitojnë njëri-tjetrin nëpër shtëpi, ose mblidhen së bashku për të festuar. E keni pyetur ndonjëherë veten se kur ka filluar kjo festë? Ç’domethënie kanë simbolet dhe pse vishemi me kostume të çuditshme? Halloweeni që festohet sot ka shumë pak ngjashmëri me festivalet romake, mbi të cilat dikur është mbështetur gjerësisht. Emri “Halloween” vjen nga vitet 1500 dhe është një variacion i “All- Hallows-Even”, nata para të gjithë ditëve të shenjta. Kisha katolike ka pushime që përkojnë me festimin pagan. Lista rendit 10 simbolet kryesore të Halloweenit dhe shpjegon se ç’lidhje kanë shtrigat, fantazmat dhe të tjerat me këtë histori.
Misri dhe gruri
Domethënia e misrit dhe grurit është e thjeshtë. Halloweeni festohet në vjeshtë dhe në kulturën Samhain shënonte fundin e verës dhe të të korrave. Misri dhe gruri janë simbole të ndryshimit agrokulturor dhe ndryshimit të stinëve. Është simboli që përfaqëson në mënyrën pragmatike më të qartë të mundshme këtë feste kontradiktore. Fundi i verës = të korra = grurë dhe ushqim për dimrin. Kaq.
Ngjyra portokalli dhe ngjyra e zezë
Në mënyrë të ngjashme me simbolin e mësipërm, ngjyra portokalli dhe ngjyra e zezë janë paraqitje të mëtejshme të periudhës korresponduese të vitit, më shumë sesa pjesë e mitologjisë së Halloweenit. Ngjyra portokalli paraqet vjeshtën, kur gjethet bien dhe ndryshojnë nga të gjelbra në të kuqërremta. Sipas traditës kelte, festa shënonte kalimin nga ditët “me ndriçim” në ditët “e errëta”. E zeza me gjasa paraqet ditët e errëta të dimrit kur dita shkurtohet. Sigurisht Halloweeni modern shekullar nuk i ka më tipike këto dy ngjyra, prandaj një shpjegim i tillë mund të duket i dobët, por është i vërtetë.
Merimangat
Le të kalojmë te merimangat! Nëse shkoni në një festë Halloweeni do të ndesheni patjetër me figura merimangash të shpërndara kudo. Diskutimi lidhur me ndonjë cilësi të mundshme mistike të merimangave, mund të konsiderojë që merimangat kanë pëlhurë, gjë që është asociuar me kalimin e kohës, progresin dhe fatin. Kjo nuk është dhe aq mistike, megjithatë! Në fund të fundit, endja e pëlhurës nga merimangat është një paraqitje natyrore e ciklit të jetës. Gjithashtu, merimangat preferojnë vendet me pluhur dhe të errëta, prandaj në një shtëpi të braktisur (një vend i preferuar për Halloweenin) do të mund të gjeni shumë merimanga dhe pëlhurë merimangash.
Lakuriqët e natës
Lakuriqët e natës, siç sugjeron edhe emri, janë krijesa të natës, prandaj është e natyrshme që festimi i fundit të stinëve me dritë dhe fillimit të atyre me errësirë të përfshijë edhe lakuriqët e natës. Për më tepër, lakuriqët e natës janë pjesë e legjendave të ndryshme, sipas të cilave ata mund të komunikojnë me të vdekurit. Se si kjo mund të dihet është e pasigurt, pasi lakuriqët e natës nuk komunikojnë me ne e për rrjedhojë nuk mund të na e thonë këtë. Gjithashtu, në legjendat e vampirëve, të cilat janë pjesë e folklorit të Halloweenit, lakuriqët e natës luajnë rolin e tyre – duke qenë se vampirët mund të ktheheshin në krijesa më të ulëta si lakuriqët e natës. Të gjitha këto shpjegime i bëjnë lakuriqët e natës elementët më të qenësishëm të Halloweenit.
Macet e zeza
Sipas disa kulturave të lashta, besohet se gjatë natës së Halloweenit veli ndarës midis botës sonë dhe botës së shpirtrave është shumë i hollë. Fetë e vjetra kelte sugjeronin që macet ishin rimishërime të shpirtrave të njerëzve dhe se ato kishin aftësi të parashikonin të ardhmen. Gjithashtu, mendohej se shtrigat mund të shndërroheshin në mace. Shumica e shtrigave ishin gra të vetmuara dhe shumica prej tyre kishin mace. Prandaj vërehet një familjaritet i madh midis shtrigave dhe maceve. Në vitet 1600 dhe 1700 kultura të ndryshme gjatë muajit qershor merrnin pjesë në ceremoni ku digjnin macet. Kjo praktikë u ndoq për qindra vite në fshatrat francezë derisa praktika u shfuqizua. E tillë është fuqia supersticioze e maceve.
Skeletet
Duke u kthyer sërish te besimi se “natën e Halloweenit vija ndarëse midis botës së të gjallëve dhe botës së të vdekurve është shumë e hollë”, skeletet janë simbol i shpeshtë i Halloweenit pikërisht për këtë arsye. Kafka veçanërisht është simbol në shumë kultura, duke shërbyer si manifestim i vdekshmërisë së njerëzve, frikës nga vdekja ose rrezikut që mund të jetë vdekjeprurës. Mendoni për simbolin e Jolly Rogerit në anijet e piratëve. Ai përdorej për të kërcënuar anijet e tjera. Ndërkaq, keltët besonin se kafka ishte “vendi psikik” i shpirtit njerëzor. Në fund të fundit, kafkat dhe skeletet asociohen me Halloweenin, sepse prezantojnë fundin e pjesës fizike të jetës, diçka që lidhet me Halloweenin në dy kuptime: së pari me vdekjen e stinëve “të dritës” dhe së dyti, me perceptimin mbi lidhjen me botën e shpirtit.
Fantazmat
Duke qenë se në fillesat e tij, Halloweeni festohej jo vetëm për fundin e të korrave, por edhe për ata që kishin kaluar në “mbretërinë” tjetër, shpesh ai quhej “festivali i të vdekurve”. Ideja e fantazmave sugjeron që Halloweeni është nata kur shpirtrat e të vdekurve janë në gjendje të ecin mes të gjallëve. Për më tepër, në kuptimin modern të Halloweenit, fantazmat janë element shtesë për të krijuar atmosferë të nderë dhe të frikshme.
Maskat dhe kostumet
Ç’do të ishte Halloweeni pa kostume? Nëse kthehemi mbrapa në kohët kelte, të pranishmit vishnin kostume me qëllim trajtimin e shpirtrave të vdekur. Mendohej se, nëse ata do të arrinin të mashtronin të vdekurit, shpirtrat do të reshtnin së bezdisuri. Natën kur veli midis botës së shpirtrave dhe botës natyrore ishte kaq i hollë, është më mirë të pretendosh se je dikush tjetër. Në fillim të shekullit XX, amerikanët filluan të vishnin kostume për Halloween, pro pa besimet kelte në mendje.
Shtrigat
Cili është kostumi më i preferuar për vajzat natën e Halloweenit? Sigurisht, jo ai i princeshave të Disney-t. Kostumi i shtrigave! Cili është subjekti më i preferuar i filmave në lidhje me Halloweenin? Vrasës serialë që nuk mund të kapen! Nëse do të flisnit me dikë nga periudha e Shtrigave të Salemit, diferenca nuk është aq e madhe. Besohej se fuqitë e shtrigave ishin më të mëdha gjatë natës së Halloweenit. Mendohej se ato kishin lidhje me djallin. Edhe sot simboli i një shtrige mbi fshesë në një natë me hënë është një ndër simbolet më tradicionale të Halloweenit.