• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LAMTUMIRE ALBINE!

January 7, 2020 by dgreca

Lamtumirë Albinë, nji grue energjike, stoike, guximtare e papёrkulun/

Me 6 janar 2020, në New York, u nda nga jeta zoja Albina Pervizi, një viktimë dhe heroinë e kampeve të internimit.

Albina Pervizi – Marashi, ishte vajzë e parafundit e Major Llesh Marashit, me tre vllazën dhe nji motër ma të vogël.

Më maj tё 1945, familja do tё internohesh në Berat, ku Albina do tё ishte vetёm gjashtë vjeçe.

Me kapjen e Llesh Marashit, familja Marashi lirohet, kёshtu ajo në moshë tё njomё fëminore, do tё ishte e pranishme në varjen e atit tё saj nё mes tё qytetit tё Shkodrёs, tue pësue nji tronditje tё madhe, dhe njё traumё qё do kthente nё forcё pёrballё sё keqes… Qysh atё çast në shpirtin e vajzёs do tё lindte urrejtja për ata që i kishin vra babën. N’ato kushte tё vёshtira, familja qëndron në Shkodër, ku ajo me shumё vёshtёrsi mund tё vazhdojë shkollën e tё mbarojё gjimnazin.

Në vitin 1955, do tё arratiseshin dy vllaznit e saj: Alfredi dhe Rudolfi, kurse i treti Eduardi, do tё përfundonte në burg. Pra, sёrish pa mbushё 17 vitet, Albina sё bashku me nanёn e saj, do tё nisnin internimin e dytё tashmё nё fermën Çlirimi, në Fier, ndёrsa e motra, Xhina do tё martohej e re ndёr Pistullorё.

Si vajzё e internueme ajo do tё  përfshihej në punët e randa e tё detyrueme të bujqësisё deri më 1958, ndërkohë qё do tё fejohej me Genc Pervizin, djalin e dytë të Prenk Pervizit, dhe do tё transferohej nё Gradishtë të Lushnjes, ku nё nji vorfni ekstreme do tё bahej edhe martesa e tyne.

Burrë e grue u pёrballёn me punët e randa të bujqësisë, me nji forcë të madhe shpirtnore dhe dinjitet tё naltё. Edhe pse nё njё kamp internimi, ajo do tё ishte nana e gjashtë fëmijëve, dy vajzave dhe katër djemve. I shoqi, Genci do tё vazhdonte nё internim tё pafundmё. Mbas 10 vitesh burg, ai s’do tё lejohej të lëvizte kurrё nga kampi dhe baltat e famshme tё Gradishtës. Sot përshkrimi i asaj periudhe, duket si diçka normale, ndërsa gjendja e familjes Pervizi ishte tejet e rëndueme. Trajtimi i keq, mbajtja gjithë kohёs nën kontroll, presionet e Degёs sё Brendshme, vorfnia ekstreme. Por ata kёt gjendje e përballen me vendosmёri e krenari për mos me iu mposhtё kurrë se Keqes. Nga fundi i viteve ’70, nё Gradishtë u ba nji seri arrestimesh dhe kudo nisi tё mbretnonte klima e pasigurisë.

Në Gradishtë jetonin edhe nana e Gencit, Ana, e shoqja e gjeneralit Prenk Pervizi, djali i madh, ushtaraku Valetin Pervizi, kurse djali i tretë, Leka, jetonte i internuem nё Pluk, afër Lushnjës.

Në këto kushte terrori e frike, Albinës iu ba nji gjyq para popullit, duke e demaskue pse fliste në fushë kundër partisë dhe shtetit. Ky demaskim ishte njё presion i hapёt mbi burrat e familjes, Gencin e Valentinin. Nuk vonoi u demaskua edhe kunata e saj, grueja e Lekës, Gjuliana. Tё dyja gratё kurajoze e krenare qёndruen tё pamposhtuna edhe në kёt rast.

Albina, qe grua me zemёr tё madhe e shpirt tё bardhё. Energjike e palodhun, nanë shembullore, e arsyeshme dhe e ndjeshme edhe n’ato kushte tmerrsisht të vështira i rriti me kujdes e sakrifica, me mundime dhe pёrkushtim, me vlera dhe dashuri gjashtё fёmijёt e saj. Me forcën e krahëve po edhe tё krenarisё sё malёsores stoike ajo s’u ligёshtua kurrё, as nё kampet e vuejtjes as në kanalet e kёnetёn e Myzeqesё, ku të internuemit ishin pёrcaktue robёr tё pёrjetshёm pune dhe nёnshtrimi.

Ndërkohë jeta e saj pёson trauma e drama tё pafundme. Agjentët e sigurimit i vrasin në Paris, vëllanë e madh, Alfredin. Ndёrkohё vëllai në burg, Eduardit, i presin tё dyja kambët dhe e lirojnё. Mbas pak kohёsh vdes, e prej dёshpёrimi i vdes edhe nana. Diktatura e kishte realizue nё mёnyrё shembullore masakrimin e familjes Marashi.

Kur pritesh tё gёzonte ndonji ditё lirie mbas rrёzimit tё Murit tё Berlinit, i vdes edhe i shoqi, Genci, nё prill 1989 mbas nji jete me 42 vite burg e internime. Edhe kёtu shfaqet sёrish ana makabre e diktaturёs dhe shpirtligësia komuniste arrin kulmin, sepse Lekës, vёllait tё vogёl tё Gencit qё jetonte nё Plug, mezi i dhanё pak orё leje veç të shkonte e të vinte mbrenda ditës, pa i dhanё mundёsi të merrte pjesë në varrimin e tё vëllait.

Këto rrethana të tregueme sot thjesht si njohuni, fshehin nё vetvedi, tragjedinë e nji grueje tё thjeshtё si Albina Pervizi – Marashi, po dёshmojnё dramёn e gjithё të internuemve dhe të burgosunve politikё. Atё terror që mbretnonte kudo, nën të cilin ishe i detyruem të jetoje, tё punoje e tё rrisje fёmijё tё pashkolluem, nën diktatin e komunist, që i kishin vue qёllim vetes me asgjesue familjet ma të nderueme të Shqipnisë, duke i trajtue si robër, si skllevër, si bujkrobër.

Albina Pervizi ishte dhe mbeti nji vajzë e grue krenare, energjike e stoike, guximtare dhe e papёrkulun. Me vendosmëni të pashoqe, u ba shembull qëndrese dhe përballimi e vuejtjeve, survejimeve dhe sakrificave. Sigurisht nji viktimë ndër mija viktimash të shumta, po sigurisht një heroinë midis heroinave si shumё vajza dhe gra të internueme, mes tё cilave Albina, spikaste me shpirtin e saj tё pamposhtun, si nji Norё e vërtetë Kelmendi.

Fëmijët e saj, gjithë familja Pervizi, ruejnë respektin, nderimin dhe kujtimn e saj, si njeri i dashtun dhe i sakrifikuem, si grue e nanë shembullore, që do tё mbetet e paharrueme në historinё e kёsaj familje.

Revista Kuq e Zi, u shpreh fëmijëve, dhe gjithё familjes së Prenk Pervizit, ngushёllimet ma të ndieme e ma të thella, fёmijёve e nipave tё saj tё shumtё.

Pushoftë në Paqë! – Requiescat in pace!

6 janar 2020

Filed Under: Featured Tagged With: Lek Previzi-Lamtumire Albine

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT