• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shtëpia e Bardhë vlerëson muzikantin Leke Negri

August 22, 2023 by s p

Një tjetër vlerësim vjen për muzikantin e talentuar shkodran Leke Negri, këtë herë nga zyra e Shtëpisë së bardhë. Vetë Presidenti Amerikan Joe Biden dhe zonja e parë ka falenderuar instrumentistin për kontributin e tij në muzikë, dhe vullnetarizëm me koncertet e tij dhe mësimdhenie duke shërbyer për popullin amerikan. Leke Negri është vatran i përkushtuar në aktivitetet e Vatrës e komunitetit shqiptar në New York e më gjërë.

Letra e drejtuar nga Shtëpia e bardhë

UASHINGTON

Faleminderit për angazhimin tuaj për vullnetarizëm. Të gjithë në Amerikë kanë diçka për të dhënë. Kur ecni përpara për të shërbyer, kjo rinovon lidhjet e komunitetit dhe forcon besimin që kemi te njëri-tjetri. Vullnetarët na frymëzojnë dhe shpresojmë që puna juaj të vazhdojë të frymëzojë të tjerët për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

Sinqerisht,

Joe Biden

Jill Biden

Filed Under: Analiza Tagged With: LEKE NEGRI

ARTI DHE MUZIKA SI ZHVILLIM DHE EMANCIPIM KULTUROR I SHOQËRISË

January 23, 2023 by s p

Artisti Lekë Negri flet për Diellin e Vatrës në New York: Nga karriera artistike te arti si mjet për ndryshime shoqërore dhe për bashkimin e komuniteteve. Nga arti e muzika shqiptare në Amerikë te roli i Bandës Muzikore Vatra në historinë e muzikës shqiptare. Me artistin Lekë Negri bisedoi Editori i Diellit Sokol Paja.

ARTI DHE MUZIKA SI ZHVILLIM DHE EMANCIPIM KULTUROR

Muzika ka një rol të madh në një shoqëri, siç e ka patur prej mijëra vjetësh. Ajo ka formësuar kulturat dhe shoqëritë në mbarë botën, të transmetuara brez pas brezi. Të gjithë e kanë një marrëdhënie personale me muzikën, efektet e saj në kulturën përreth nesh mund të mos jenë menjëherë të dukshme. Ndikimi i muzikës në shoqëri është i gjerë dhe i rrënjosur thellë në historinë tonë. Muzika është një aspekt thelbësor i të gjitha qytetërimeve njerëzore dhe ka fuqinë të ndikojë emocionalisht, moralisht dhe kulturalisht në shoqëri. Kur njerëzit e një kulture shkëmbejnë muzikë me njëri-tjetrin, ata fitojnë njohuri të vlefshme për një mënyrë tjetër jetese. Të mësosh se si muzika dhe lidhja shoqërore janë të lidhura është veçanërisht e rëndësishme në kohë konflikti kur linjat e tjera të komunikimit rezultojnë të jenë sfiduese. Në mbarë botën, muzika po përdoret si një mjet për ndryshime shoqërore dhe për bashkimin e komuniteteve.


KONTRIBUTI I BANDËS MUZIKORE VATRA NË HISTORINË E MUZIKËS SHQIPTARE

Krijuesi i bandës muzikore kombëtare Vatra, Thoma Nasi ka bërë një punë kolosale  dhe ka dhënë një kontribut  të madh kombëtar jo thjeshtë si themeluesi i saj, por më pas si i pari dirigjent i bandës muzikore presidenciale të Shqipërisë në vitin 1925 me Presidentin e asaj kohe e më pas mbretin Ahmet Zogu, dhe roli i rëndësishëm dhe krijimtaria e tij e cila u bë pjesë e rizgjimit kombëtar përmes muzikës. Që në vitet 1920 banda muzikore Vatra interpretonte muzikë klasike të autorëve klasikë Hendel, Mozart Bethoven, e Schubert po edhe  muzikë të repertorit kombëtar si himni vlora vlora, hymni kombëtar gjithashtu dhe krijime të vetë Thoma Nasit.


AKTIVITETET ARTISTIKE TË LEKË NEGRIT NË SHQIPËRI, EUROPË DHE USA.


Institucionet muzikore me të cilat kam bashkëpunuar gjatë viteve janë disa nga më të mëdhatë në Shqipëri dhe në Europë, veçanërisht duke përfshirë Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë si solist dhe Orkestrën simfonike të RTSH-së, orkestrës  Filarmonike të Sarajevës, ku interpretoja si trombe e parë dhe e dytë.  Daljet e  rregullta në televizionin kombëtar dhe kanalet kryesore televizive si ‘Klan’ dhe ‘Top Channel’ më  kanë bërë një emër të njohur.  Kam  shkëlqyer si trombist  në Festivalet Ndërkombëtare të Operës “Marije Kraja”, ndërsa kam punuar me dirigjentë të shquar si Ermir Krantja, Jacopo Sipari, Martin André, Leonardo Quadrini, Sinopoli, Cuhng etj. Përveç arritjeve të shumta simfonike duke u  shfaqur në shfaqjet dhe rrjetet Top Channel , kam zgjeruar repertorin tim artistik duke bashkëpunuar me grupe të njohura pop, jazz dhe blues, duke përfshirë grupin origjinal ‘Blues Brothers’, duke regjistruar me saksofonistin Lou Marini dhe kitaristin Steve Cropper. Në botën e kinemasë, kam bashkëpunuar me  performancën time e të përbashkët muzikore me klarinetistin Fatos Qerimi, në regjistrimin e muzikës për filmin “Letra në erë” të vitit 2003, me regji të Edmond Budinës. Kam organizuar edhe aktivitete të shumta bamirësie për Caritasin Shqiptar, duke bashkëpunuar ngushtë me sopranon e famshme Ermonela Jaho dhe baritonin Gëzim Myshketa, koncerte në Torino e Romë me orkestren e Rai dhe koncerte jazz ne Montreux Jazz festival dhe Jazz Tirana, kam marrë çmime mirënjohje për kontributin artistik në qytetet Tiranë Durrës e Shkodër. Në Shtetet e bashkuara të Amerikës kam luajtur me të famshmin  trompistin Chris Botti fitues çmimesh Grammy Award dhe australianin Timmy trumpet i cili është i famshëm në skenat ndërkombëtare duke luajtur nuanca jazz në elemente kercimi. Gjithashtu bashkëpunim me trompistët e medhenj jazz James Morrison dhe Wynton Marsalis. Një projekt i rëndësishëm gjithashtu është nje koncert në Shqipëri me Chris Botti  në shtator 2023.

AMERIKA SI SFIDË E JASHTËZAKONSHME PËR ARTISTËT SHQIPTARË


Shqiptarët gjithnjë e më shumë shkëlqejnë në çdo fushë, kudo nëpër botë. Amerika është e madhe, Amerika është e vështirë, Amerika është një sfidë e jashtëzakonshme! Por nëse vjen këtu, duhet ta dashurosh me ndryshimet e veta, me diferencat e veta dhe me vështirësitë e veta. Vetëm duke e dashuruar, do të kuptosh të mirat që ky vend ka, pasi është vendi i mundësive. Është një vend ku realizohen ëndrrat, vetëm të kesh dëshirën, të punosh fort dhe të mos ankohesh. Mos ta kthesh kokën mbrapa dhe të mendosh se kush ke qenë, por mbaje kokën përpara dhe krijo atë njeriun e ri! Dashurinë për Shqipërinë mos ta harrosh, ta trashëgosh në breza dhe do të ndihesh një shqiptaro-amerikan i plotësuar.


KONTRIBUTI TEK VATRA


Si anëtar i Vatrës kam marrë pjesë në koncertin e madh në inagurimin i rrugës Gjergj Kastriot Skënderbeu ne Maj 2022 në Bronx dhe koncertet e nëntorit. Do jem në mbështetje të Vatrës e komunitetit shqiptar në të gjitha aktivitetet kulturore dhe artistike në shërbim të komunitetit tone dhe çështjes kombëtare.

Filed Under: Kulture Tagged With: LEKE NEGRI

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT