KONSULLI I NDERIT EKREM BARDHA: VATRA ME NOLIN DHE KONICËN SHËPTUAN SHQIPËRINË!/…FEDERATA VATRA HYRI DHE DO TË MBETET NË HISTORI E DEDIKUAR PËR BASHKIMIN KOMBËTAR-
KONSULLI I NDERIT EKREM BARDHA URON KRYETARIN E VATRËS/
Në pamundësi për të marrë pjesë në festimin madhështor të 106 vjetorit të themelimit të Vatrës, organizuar të premten me 1 qershor 2018 në Marina del Rey, konsulli i nderit i Shqipërisë në Michigan. Z Ekrem Bardha, i dërgoi kryetarit të Vatrës një mesazh përshëndetës dhe një chek për Vatrën. Ja teksti i përshëndetjes:
I nderuar Zoti Dritan,
Ju falenderoj për ftesën tuaj për të marrë pjesë në mbrëmjen kushtuar 106 vjetorit të themelimit të Vatrës.
Vatra ka qenë dhe do të mbetet personalisht për mua një organizatë patriotike që për më shumë se 1 Shekull iu përkushtua çështjes shqiptare. Tashmë Vatra ka hyrë në histori dhe do të mbetet në histori si vatra që iu dedikua bashkimit të shqiptarëve.
Në historinë e Shqipërisë tri herë kanë arritur shqiptarët që të bashkohen së bashku:
Në periudhën e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili i bashkoi të gjithë princat shqiptarë…
Në periudhëne Vatrës me në krye Fan Nolin dhe Konicën, të cilët e shpëtuan Shqipërinë.
Dhe kur shqiptarët u bashkuan dhe arritën të bindnin aleatin tonë të madh, Amerikën, në luftën kundër armikut çnjerëzor si ishte Serbia dhe më në fund sot kemi një Kosovë të pavarur.
Vatra është ën zemrën time dhe unë do të mbetem deri në fund të jetës një mbështetëse I bashkimit kombëtar.
Më vjen keq, por nuk mund të marr pjesë në festën tuaj për shkak të udhëtimit për në Shqipëri. Duke Ju përshëndetur po ju dërgoj urimet më të sinqerta që Vatra të vazhdojë deri në fund qëllimin e saj fisnik mbi Shqipërinë
Bashkë me letërn përshëndetse po ju dërgoj një cek simbolik për vatrën.
Me respekt
Ekrem Bardha
Michigan 29 Maj 2018
PS: Letra u lexua nga editori I Diellit në Mbrëmjen Gala kushtuar 106 vjetorit të themelimit të Vatrës organizuar me 1 Qershor.