• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“LETRA ANONIME” NGA POPULLI

February 26, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
1.Shkruesit e dikurshëm të “letrave anonime”, sot janë krenar për punën plot pasion e sakrificë që bëjnë pasardhësit e tyre, tashmë jo duke dërguar letra nëpër komitete partie , por letrat anonime prej disa kohe kanë gjetur një terren më të thjeshtë për tu përhapur pa blerë zarf, e dërguar një fije letër, por me metodën on-line.
Kjo u mundësohet shkrueseve anonimë nga Ëeb e disa gazetave të cilat kanë hapur dyert dhe dritaret me qëllim për të thithur lexues duke hapur kornizën “:komente”.
Ja sa e thjeshtë është të shkruash letra anonime në këtë korniza, që kanë hapur gazetat. Aty shkruhet komenti juaj ose : Lini një përgjigje. Dhe çfarë të dhëna kërkohet për të dërguar letrën anonime?
Së pari:emri(e domosdoshme).Pra kërkohet të shkruhet emri.Mirëpo njihet fakt që:shqiptarët kanë aq shumë emra sa mund të çuditet një botë e tërë. Nëse do të hulumtosh nëpër regjistrat e gjendjeve civile të këtij vendi do ti shikosh se çfarë emrash kanë shqiptarët dhe me çfarë emri në realitet thirren aq sa shumë prej emrave të dytë, këta i përdorin pa droje edhe nëpër dokumente zyrtare.
Lind pyetja kush është filani i emrit të parë apo të dytë?Për të kuptuar se deri ku shkojnë marrëzitë e emrave do ti gjeni tek regjistrimi i popullsisë kur regjistruesit hasnin në mijëra peripeci kur personi kërkohej me tjetër emër dhe në realitet kishte një emër tjetër.
Mirëpo tek komentet e gazetave puna qëndron disi më ndryshe.
Kuptohet që askush nuk shkruan emrin e ti,j por më e çuditshmja është se përdor emrin e dikujt tjetër kur ky i fundit as është në dijeni dhe as ka dëgjuar gjë, madje as e ka lexuar fare komentin. Dhe ku ta lexojë, në punën e tij s’ka as kompjuter dhe as android apo iphone. Duke shpërdoruar emrin e dikujt tjetër, shkruesit anonim nxjerrin dufin duke sharrë aq thellë deri në shtat breza duke përdorur një fjalor, që as fëmijët vagabond të rrugëve do tua kishin zili,madje duke u fshehur pas këtyre emrave ata bëjnë lloj-akuzash dhe në vend, që kjo formë të vijë duke u ngushtuar çuditërisht hapësira është e pamat.
Ngre dy pyetje:
A ka ligj që dënon shpifësit?
A kanë gazetat fond të mjaftueshëm për tu përballur me ndëshkimet në miliona lek që shumë qytetarë janë gati të bëjnë denoncimet e tyre sepse u janë prekur padrejtësisht jo vetëm emri por edhe imazhi i punës,familjes,rrjetit shoqëror?
Dihet se të dhënat që kërkohen krahas emrave janë një E-mail
Mirëpo njihet fakti se çdo shqiptarë ka jo më pak 5-6 të tillë E-mail të hapur në yahoo,gmail,hotmail etj,njeri real dhe të tjerët fallco dhe nëpërmjet këtyre adresave ata shpifin ditën me diell duke sharë vendçe çdo njeri që del përpara ,që ka shkruar diçka për mirë apo për keq.
Dhe më e çuditshmja që mbetet është se të gjithë bëjnë sehirxhiun duke lejuar që letërshkruesit anonimë të derdhin vrer e helm për këdo duke cenuar të drejtat elementare të çdo autori që publikon në këto ëebe. Loja që hapi një gazetë opozitare e pavarur u pasua nga të tjerat ,ndërsa një numër gazetash kanë administrator, që bënë përzgjedhjen e komenteve . Kjo në një farë mënyre është e pranueshme se pse ke të bësh me tillë shkruesish anonimë dhe kur ligjin askush nuk e përfill.
2.Në fakt komenti, që është vendosur si kornizë tek Ëebe e gazetave dhe më tej nëpër të gjitha faqet on-line, ka pasur një arsyetim të thjeshtë.
Për shkrimin:” shkruaj komentin tuaj”. Po tu hedhësh një sy gazetave të huaja do të shikosh se kjo praktikë është e pranishme tek ato,ku çdo lexues bënë vërejtje apo shënime për shkrimin në përgjithësi,pa e zënë në gojë fare autorin apo jetëshkrimin e tij dhe bëmat e tij.
Mirëpo kjo nuk mund të ndodhi në Shqipëri në këtë vend e ardhur nga një traditë gjysmë feudal ku në një hapësirë kaq të ngushtë gjeje një larmi tipash,flitet për vitet ‘30, , mirëpo sot a nuk ngjanë kështu ?
Shkrues të thjeshtë dhe të ndërlikuar anonimë të mësuar ngase kanë veshur me kohë formatin e anonimatit kanë gjetur ngrehin e tyre të dashur që mund të jetë ,gjysmë kështjellë,gjysmë kullë kanë përveshur mëngët dhe për çdo shkrim tek gazetat që kanë kornizën e komenteve sjellin dosier herë të vërteta e herë gënjeshtra ,herë llafe kafenesh e herë hapje dosjesh institucionale. Më e keqja është se rrallë e tek madje si gjilpëra në kashtë do të gjesh ndonjë fjalë për shkrimin.
Jo aty gjendet vetëm biografitë personale të autorëve të shkrimit ,bëmat të ndodhurat dhe të pa ndodhura. Këta autorë anonimë, që askush nuk i njeh nga portretet e tyre
:” shiko komentin vëri vlerën,” janë të lexueshëm me fate të çuditshme për vete, por që kanë marrë përsipër hetojnë deri në imtësi për të tjerët,kur askush këtë nuk ua ka kërkuar madje nuk është e lejueshme. Dhe krejt këtë punë ata e bëjnë në mënyrë vullnetare.
A është e lejueshme kjo për moralin e këtyre gazetave (sepse një pjesë e gazetave të tjera kanë vendosur administratorë) për të lejuar ose jo gomarllëqet e këtyre tipave delirantë që për një arsye ose tjetër shkruajnë gjëra që as mëndja njerëzore dot nuk i percepton se kanë ngjarë.
Përhapësit e mjegullnajave të mëdha në këtë vend nuk janë të pakët duke njohur ushtrinë e tyre që paguhej 20 vite më parë për të bërë pikërisht këtë punë ndërsa “artileria” e tyre 24 karatëshe punon natë e ditë duke denigruar çdo gjë,çdo njeri dhe duke haruar se misioni i kornizës poshtë çdo shkrimi është lënë për çka shkruhet më sipër. Shpifësit dihet që kanë si detyrë shpifjen, por këta të këtij soji janë më fanatikë se shpifësi. Por për një ushtri të tërë ateiste që bënë këtë punë,njerëzit që besojnë në Zot e Perëndi nuk ua lejon morali dhe feja që të shpifin është puna e djallit. Djalli, puna e tij është djallëzia, e keqja, që është vendi i djallëzive. -Ushtria e tij janë: madhështia,
xhelozia në të keqe, lakmia, marrja nëpër gojë .Dihet që edhe në librat e shenjtë shpifja është një keqe që e pjell dhe e sjell djalli. Portreti i tyre mbetet djalli. Ngjyra është katran, kurse grykësia, që e identifikon,s’ngopet kurrë me helmin. A duhet lënë terren për djallin?Nëse ikën shkruesit e letrave sepse iku regjimi i mëparshëm, pse duhet lejuar terren për pasardhësit e tyre, ndërkaq që ligjet janë shkruar mirë e bukur e bardha në të zezë.
Po e ilustroj me një fabul:Shiteshin në Stamboll 2 buste, njëri ishte djalli, tjetri i biri. E pyet njëri sa kushton busti i djallit – 500 lira, tha tregtari. Po i të birit?1000 lira.
Pse kaq shumë i biri sesa babai? pyeti prapë blerësi .
Epo – ia ktheu tregtari, ai është “shejtan e bir shejtani”.
Shqip,shqip kësaj i thonë “qen bir qeni”.
A duhet lejuar së pari ky zanat i shkruesve anonimë të vijojë marrëzisht duke denigruar padrejtësisht figurat dhe personalitetet e njerëzve që shkruajnë ? Sigurisht që kjo praktikë duhet marrë fund nga vetë gazetat, që kanë hapur dyert dhe dritaret.
Një mënyrë është që korniza e komentit të formulohet kështu:
Emri……….
Mbiemri…..
karta ID …..
që vërteton identitetin e personit, vendi,profesioni. Duke përmbushur këtë formalitete të domosdoshëm shkruesit e komenteve ballafaqohen më autorin dhe në fund paguajnë kur shpifin padrejtësisht. Me këtë format le të shkruaj çdo gjë që mendon dhe dëshiron brenda sjelljes që ligji lejon dhe sigurisht brenda temës që është shkrimi sipër,madje syresh korniza është hapur bash për këtë punë.
Kjo është mëse e realizueshme .Kur hapa para një viti gazetën Vlora-on-line formatin e ndërtoje vetë për të bërë komente të cilën në të vërtetë e mbylla për arsye të degradimit të komenteve nga smirëzinjtë të cilat nga xhelozia shkruanin gjithfarë marrëzish për autorët. Kjo nuk tregon frikë por një të vërtetë sepse nesër do ti duhen shumë gazetave të ballafaqohen në gjykatë,dhe autorët të kërkojnë miliona për denigrimin që u bëjnë padrejtësisht persona anonimë të cilët fshihen pas anonimatit që lejon formatimi. Gazeta s’ka përse të mbajë përgjegjësi kur anonimat do të duhen të japin të gjitha të dhënat e sakta që i vërteton vetëm karta ID ose pasaporta dhe ndërkaq këta autorë do të ndëshkon ligjërisht .Anonimet le ti bëjmë persona real që janë gati të ballafaqohen me të vërtetën. Nga kullat e tyre gjysmë të errtë e gjysmë labirinte errësire ata kanë vite që hedhin gjyle,ku shajnë,shpifin,denigrojnë pa u ndëshkuar aspak sipas ligjit.
Të kërkosh identitetin sot nga anonimatet me E-mail të rremë do të jetë një punë e madhe ,kur ligji është ndërtuar posaçërisht edhe për këtë pjesë on-line.
Nëse do të vazhdojë kjo praktikë e deritashme atëherë llumi që gëlon labirinteve do të dalë në sipërfaqe dhe ka për të qelbur edhe vetë mediumin,pa folur për gjyqet dhe milionat që do ti kushtojë mediumit.

Filed Under: Analiza Tagged With: “LETRA ANONIME” NGA POPULLI, Gezim Llojdia

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT