Nga Hazir MEHMETI, Vjenë/
Lëvizja ShqipON dëshiron t’i largohet simboleve partiake dhe një ligjërate të ngritur mbi slogane dhe manipulim të qytetarëve shqiptarë. ShqipON hartoi idenë e Demokracisë Pjesëmarrëse(Sistemi i Zvicrës) në platformën SOS, një projekt realist që synon kalimin e pushtetit nga elitat e partisë drejt qytetarëve. Jetojmë në një kohë kur shteti kërkon ndërtimin mbi baza shkencore.
Shqipëria është në vendin e dytë për emigrim në botë. …një hemoragji kombëtare.
Kastën në pushtet e tremb Ligjërata. “U binda që kjo është lëvizja që i duhet Shqipërisë”
Rrugëtim i Lëvizjes ShqipON në Evropë bëhet për të hapur një ligjëratë rreth programit dhe projektit kombëtar që ata kanë hartuar. Kësaj radhe ishte kryeqyteti austriak, Vjena, e njohur në histori për mbështetjen ndaj kulturës tonë dhe çështjes tonë kombëtare. Dr.Ledian Drovoniku, Mr.Majlinda Kola, Ardit Latifi, studius dhe Mirush Palushi, studiues bashkëthemelues dhe veprimtarë të lëvizjes. Ideja dhe programi i organizimit ishte nga Hazir Mehmeti i ndihmuar nga Z. Januz Saliuka, zyrtar në Bashkinë e 10-të të Vjenës, Anton Marku dhe Shoqata “Iliria”, Vjenë.
***
Mr. Majlinda Kola,
Kur lindi Lëvizja ShqipON?
Njohjen mbi rrugëtimin dhe qëllimin e Lëvizjes ShqipON, e shpalosi Mr.Majlinda Kola, bashkëthemeluese që nga fillimi. Videofilmi mbi aktivitetet tri vjeçare të ShiqpON ishte interesant dhe përmbajtës. Në fjalën e saj mes tjerash tha: “ Ne nuk e kemi pasur asnjëherë të drejtën për të vendosur me anë të referendumit për vendime me rëndësi për interesin e tyre dhe atij kombëtar. Shqipëria është ndër të vetmit vende që nuk ka të formuluar me ligj të drejtën e referendumi. Qytetarëve iu duhet krijuar mundësia direkt e votimit dhe ne e kemi ndërtuar mbi parimet demokratike. Ne në program ftojmë të bisedojmë se çka është më mirë, dhe ta pasurojmë më tej atë, nëse ndonjë ka ide që përputhen me parimet e ShqipOn. Ne nuk do heqim dorë prej kauzës për të cilën jemi bashkuar dhe do të punojmë për sensibilizimin e qytetarëve se ka një zgjidhje dhe zgjidhja janë vetëm ata, qytetarët shqiptarë”
Prezantimi i ShqipON vazhdoi me pamje filmimi që nga themelimi i saj dhe të gjithë aktiviteteve që ata kanë mbajtur, por që mediat i kanë kaluar në heshtje si dhe nga veprimtaria e saj kulturore, si simpoziume shkencore apo diskutime të platformave të Rilindjes kombëtare. Lëvizja shqipON lindi si një ide e lirë e disa qytetarëve të lirë, studentëve dhe pedagogëve, për të hapur një perspektivë të re për demokracinë shqiptare, atë të rolit aktiv të qytetarit në jetën politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë. Mori emrin ShqipON që nënkupton aktivizimin e qytetarëve për të dal nga tuneli i tradicionales dhe për të rindezur ëndrrën europiane aty ku u ndërpre njëzet e pesë vite më parë. ShqipON dëshiron t’i largohet simboleve partiake dhe një ligjërate të ngritur mbi slogane e manipulime të qytetarëve shqiptarë. ShqipON hartoi idenë e Demokracisë Pjesëmarrëse të mishëruar në platformën SOS, një projekt realist që synon kalimin e pushtetit nga elitat e partiake drejt qytetarëve. Kjo ide është në avangardë me lëvizjet e tjera evropiane që kërkojnë fuqizimin e qytetarëve vendimmarrës për fatet e vendit. Realizimi i këtij plani ambicioz është në radhë të parë kulturor, sepse synon që shqiptarët të ndryshojnë perspektiven duke mos pritur ndryshime nga ndonjë lider madhështor apo nga partitë politike.
****
Dr.Ledian Droboniku/
“Është jo rastësore që mblidhemi sot në Vjenë si kryeqytet i Austrisë, një vend vërtetë mik që ka kontribuar për etnosin shqiptar. Ndihemi mirë që kemi një komunitet këtu që kanë investuar dhe investojnë në arsimin e tyre dhe mbajtjen gjallë të kulturës shqipe. Deri tani janë të njohura shifrat se vetëm në Itali kanë mbaruar studimet 20 mijë studentë shqiptarë duke përfshirë dhe universitete prestigjioze e të njohura. Këto janë shifra që jep Ambasada Italiane, po kështu edhe në Francë etj, pra shqiptarët kanë investuar për arsimim. Besoj që problemi është te ajo që quhet kultura, Kultura politike, pra çfarë duhet bërë për të kanalizuar gjithë këtë energji në një projekt të përbashkët. Këtu mund të mësojmë prej popujve miq.
Një ligjëratë e re e domosdoshme
Një organizim politik e çojnë përpara ligjërata apo idetë që ajo sjell. Nuk është se rilindasit njiheshin me njëri tjetrin, se ishin miq apo kushërinj, ata u lidhen pas ideve, pas një ligjërate të re. Nëse nuk ka një ligjëratë të re për vendet tona dhe të jetë në një gjatësi valësh me atë që sot po ndodh në perëndim, atëherë çdo lloj bashkëpunimi do të jetë i mangët. Kam disa vite që jam kthyer e po punoj në Shqipëri dhe debati publik është i banalizuar, është i përqendruar në fytyra. Dhe kjo është e papranueshme pasi jetojmë në një kohë kur shteti kërkon ndërtim në baza shkencore, çdo gjë është bërë e specializuar. Nuk mund të ndërtojmë një shoqëri të vlefshme nëse nuk kapemi në një ligjëratë shkencore në të gjitha drejtimet. Ne jemi munduar ta nisim këtë ligjëratë dhe pikërisht kjo është arsyeja pse jemi këtu. Pse jo dhe të lidhemi e bëhemi miq mbi bazat e këtyre ideve në mënyrë që të kuptojmë se si ka ecur evolucioni i vendeve ku ne kemi studiuar e ku jetojmë në perëndim dhe këtë ta konkretizojmë në atdheun tonë. Këtu jam për ta nisur këtë ligjëratë e dhe paraqitur atë si ide apo plan, pastaj për të bërë këtë vajin shqiptar: përse nuk shkon para Shqipëria e përse nuk shkon Kosova e bëjmë pa fund. Unë kam sjell disa të dhëna të cilat janë tronditëse kur t’i mbledhësh të gjitha bashkë. Por arsyet përse është kështu, niveli i diturisë për t’i njohur duhet të jenë të thella. Platoni thotë “Njohuria sensoriale”, nuk është thjesht keq Kosova, keq Shqipëria, por PËRSE? Nëse nuk e kuptojmë PËRSE-në, dhe se ka gjithmonë një dorë mbrapa, realiteti duket banal. Pra, ata mbrapa kanë krijuar një sistem të tillë. Unë jam jurist, konstitucionalist, kam studiuar për ekonomi dhe e kuptoj që ky është një sistem që po iu imponohet vendeve tona. Është një sistem i cili nuk i imponohet vetëm Shqipërisë, pra nuk është një komplot, është një sistem që po i imponohet shumicës së vendeve të vogla kryesisht, në frymën e një kapitalizmi të ri i cili ka disa dekada që ka nisur. Disa vende po rezistojnë, disa më pak e disa rrezikojnë falimentimin. Si do ta shtrijmë këtë ligjëratë në Shqipëri është çështje si e kuptojnë në radhë të parë intelektualët.
Edhe rilindësit tanë dikur kur mblidheshin, së pari e shkruanin traktatin e pastaj bashkoheshin rreth tij. Sikur e kemi harruar atë traditë. Pra duhet dhënë Ligjërata për zhvillimin e vendit. Nuk jam këtu për të diskutuar sa të mira ka Shqipëria, se të gjithë e kuptojnë se jemi një paradoks , Shqipëria ka gjithçka në miniera, është vendi i parë edhe për naftë në rrafshin kontinental, kemi resurse humane pa fund në perëndim të cilat mund të përdoren dhe si KnoëHoë,ashtu si u bë dhe Izraeli. Ajo që na mungon është pikërisht programi i përbashkët. Dhe kjo kërkon një sinkronizim të atyre që janë intelektualë, pra barra bie mbi ata që i kuptojnë dhe ata që i kuptojnë u takon edhe ta transmetojnë te të tjerët.
Shifra e fakte
Unë do ndalem tek aspekti ekonomik, pra se si është implimentuar modeli aktual dhe çfarë lloj modeli ka Shqipëria dhe Kosova që po na pengon të ecim para, për çka do të sjell disa shifra paraprakisht e që janë tronditëse. Raporti i fundit i vitit 2017 për llogari të Organizatës së Komeve të Bashkuara, nxjerr se Shqipëria, pra shqiptarët, janë populli më i palumtur në botë. Duke lënë mbrapa Namibinë dhe kjo është vërtetë shqetësuese kur mendon se si bëhet propaganda në Shqipëri. Pra jemi populli më i palumtur në një vend fantastik dhe aq të bukur, dhe jemi vendi që po plakemi më shpejt, nuk ka lindje dhe ka rrjedhje të popullsisë drejt Europës, pra nuk ka më të ardhme. GDP-ja jonë ka një stanjacion strukturor,dhe nuk po rritemi për faktin se faktori kryesor i prodhimit që është puna po largohet, qindra mijëra të rinj po largohen, dhe këtë radhë edhe ata që shoqëria ka investuar në to, pra të arsimuarit. Emigracioni për kombin është plagë. Unë e kam thënë edhe në shkrime, Shqipëria është në vendin e dytë për emigrim në botë dhe këtë e quaj hemorragji kombëtare, jo emigracion. “Ndryshimi sasior sjell ndryshim cilësor në shoqëri” thotë Hegeli. Unë pyes studentët, kush mendon të ikë nga vendi dhe të gjithë e ngrenë dorën, kështu është edhe në gjimnaze,është tronditëse. Sipas GINIT- ka thellim të pabarazisë në Shqipëri së fundmi, pra pasuria po përqendrohet gjithmonë e në sa më pak duar. Kjo bën ekonominë të mos funksionojë ashtu sikurse trupi që nuk ka gjithandej gjak. Raportet e fundit të BERZH-it tregojnë se vetëm ne dhe Bjellorusia kemi rritje të kostos së jetesës. Këto nuk po i marr nga INSTAT -i i Shqipërisë, sepse nuk ka INSTAT real dhe nuk ka pasur kurrë. Fatkeqësisht, pra Shqipëria, është një vend pas sy e pa vesh dhe njëra parti i ka shifrat e saja, kurse tjetra shënimet e saja. Pra unë si akademik e kam të vështirë të bëj një diskutim nëse nuk kam dy fakte me të cilat mund të elaboroj dhe ato pak të dhëna i marr nga raportet ndërkombëtare. Së fundmi alarmues ishte raporti mbi vdekjet nga kanceri ne lëmë pas vetëm Moldavinë. Edhe këtë e kam marrë nga INSTAT-i italian pasi kemi vajtur në spital dhe nuk na japin shifra, sepse në të vërtetë shifrat janë të frikshme dhe ata i mbajnë të fshehura.
Tjetër, arsimi
Edhe unë punoj në arsim dhe nuk e meriton emrin arsim. Niveli i arsimit shqiptar i matur nga institucionet ndërkombëtare tregojnë më lart se ne Kamboxhan e pas nesh Etiopinë. Këtu të përkujtohet teza e Qubrilloviq, i cili nuk e kërkonte pushtimin e Shqipërisë si megalo-idea, por t’i hiqnin arsimin, dhe kjo është shumë tronditëse.
Tjetër, deficiti tregtar, kjo fjalë e pakuptimtë, ku pothuaj se ne nuk prodhojmë asgjë. Deficiti mbi dy miliard Euro, vetëm Bosnja e kishte diçka të ngjashme, por Bosnja, të paktën bilancin tregtar të prodhimeve bujqësore e kishte pozitiv, kurse ne edhe bilancin e prodhimeve bujqësore e kemi negativ.
Tjetër, numri i partive dhe a ka demokraci Shqipëria?
Demokraci si emër kemi pasur gjithmonë, edhe Enver Hoxha e quante demokraci popullore. Kishte një ritual votimi, kishte disa forume. Por, demokracia në kuptimin perëndimor ku po jetojmë e zhvillojmë jetën e intelektin tonë do një hapësirë të lirë e cila në Shqipëri nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar kurrë. Këtu unë doja ta nisja ligjëratën. Janë të regjistruara 126 parti dhe 1654 OJF. Por shumë sdo të thotë demokraci, ky është një ekuacion i rremë.
Atëherë cili është problemi?
Problemi për ne ka qenë në gjenezë, atë që e tha edhe Majlinda, ne po vinim nga një sistem doktrine i quajtur nomenklatura, pushteti i emërimeve, ku partia ishte i vetmi subjekt që absorbonte gjithë jetën ekonomike, politike e akademike të vendit. Të gjitha raportet e thonë këtë, jo pse e themi ne. Shqipëria ishte e fundit që ra, nuk është se Shqipëria kishte një lëvizje të brendshme, sepse është tentuar të shitet kjo,sikur ishte nga Ramiz Alia etj. Pas rënies u krijua një pluralizëm i rremë, dhe tani ne po e kuptojmë se është i rrem. Duke mos pasur disident, përsëri në krye ranë dy njerëz të regjimit, Sali Berisha dhe Fatos Nano, dhe në dallim nga vendet e tjera si Rumania, Bullgaria, Kroacia etj, që bënë reforma, ato nuk u bënë në Shqipëri. Kur kemi hapur Stabilizim Asocimin, para Krocisë në vitin 1995 ishim të parët në rajon, e pastaj na kaluan të gjithë. Partitë dështuan në kanalizimin e vullnetit të popullit, ishin dhe mbetën të njëjta, të formatuara rreth liderit i cili emëronte gjithçka. Dështuan në krijimin e partive me Demokraci Pjesëmarrëse. U rifaktua lufta e klasave, që unë e quaj Lufta e Klasave 2.0. Pra kalimi në një vend kapitalist i Shqipërisë nuk u shoqërua me reformën e pronës sipas modelit Gjerman e as atij Çek, pra bëmë një mishmash i cili prishi regjimin juridik. Kapitalizmi kërkon transparencë kapitali, pa transparencë asgjë s’mund të ndodhë. Bursa u bë në 96 –tën por nuk u zhvillua kurrë, politika u bë si biznes, biznesi u ngatërrua me krimin dhe u bënë një trinom. Pra nuk ka transparencë, prona jo, kapitali jo dhe as sistem drejtësie. Shqipëria nuk e bëri as sistemin e drejtësisë, por u hap një farsë e cila quhet “shkolla e plepave” dhe për tre muaj u bënë gjykatës dhe prokuror. Dhe, sot i vuajmë të gjithë ato pasoja. Dhe unë, jam avokat në Itali dhe Francë dhe nuk mund të ushtroj më asnjë aktivitet. Pra është uzurpuar hapësira e lirë. Qytetarët ishin të shpronësuar nga sovraniteti në kohën e komunizmit dhe përsëri sot ,çfarë thotë partia bëhet, vetëm se nën petkun tjetër të ri. Në gjithë lëvizjet që kanë qenë dhe që sistemi i krijon ështe e njëjta histori elitiste, pra zgjidhja është: të bëjmë një parti tjetër të re, prapë me sistem elitar dhe s’ke nevojë të pyesesh se si do ta bëjë, por kush do e bëjë. Kjo është ligjëratë skllavëruese, sikur t’i thuash ujkut të bëhet vegjetarian.
E vetmja mundësi që ne kemi të hapim një ligjëratë tjetër të re.
Ne duam shpërqendrim të pushtetit që partitë të shfuqizohen, pra të mos jetë partia pushtet legjislativ, që dikton administratën. Mos të jetë partia e cila zgjedh presidentin, zgjedh drejtorin e Instatit, por këto instrumente t’i kanë qytetarët.
Ligjerata jonë është që të gjitha këto të institucionalizohen. E kemi menduar si model një kushtetutë të re, sepse derisa këto nuk përkthehen në institucione asgjë nuk ndodhë, dhe kjo është detyrë e konstitucionalistëve,,. Perëndimi nga 1700 e këtej jeton në bazë të institucioneve. Pra zgjidhje nuk kam as unë, as ti, por institucioni i cili do jetë i kontrolluar nga qytetarët dhe llogaridhënës. Është ligjëratë e cila në vendet tjera është hapur, kurse në Shqipëri jemi shumë larg kësaj. Por, shenjat e para po jepen, fakti se ligjëratën tonë po e marrin, po e përkthejnë sipas interesave të tyre disa subjekte të tjera por kemi shqetësim se edhe po e devijojnë.
Ekonomia
Në Shqipëri ka një strukturë ekonomike e cila dikton zgjidhjet politike nga sipër dhe nuk ka qenë asnjëherë e kundërta dhe Shqipëria ka bërë reforma (proklamuar !!) të panumërta dhe asgjë nuk funksionon.
Pas rënies së sistemit komunist në 1991, pra i ekonomisë së përqendruar , ishte pyetja: Cilin sistem ne do zbatonim. Tani edhe kapitalizmi “solidar” i viteve 70-të nuk ishte më, kapitalizmi kishte kaluar në ultrafinanciar. Që nga viti 1974 bie parimi i solidaritetit mes kombeve dhe do kemi ndryshime,ku luftërat për tregti do bëhe
n më të egra. Do privatizohen bankat kombëtare, pra do kalojmë në një globalizim financiar duke u hequr shteteve mundësinë për të vepruar, për të pasur sa më pak instrumenta ekonomik. Kuptohet që shteti nuk ka rol në konfliktet sociale të tij për të ndihmuar fatet e shoqërisë, shtresave të margjinalizuara pasi ky rol tani i atribuohet tregut global, respektivisht globalizimit.
Vjen faza e “Terapia Shok” e cila kërkonte shkrirjen e të gjitha ndërmarrjeve publike që kishte Shqipëria.. Edhe ato ndërmarrje të voglat që ishin rentabile u shkatrruan, kjo kërkohej për arsye që shteti të mos ketë asnjë rol në jetën ekonomike e politike, u mbyllen rreth 800 ndërmarrje shoqërore të cilat krijuan një bum të papunësh. Shqipëria humbet të gjitha kapacitet e saj për t’u zhvilluar dhe kjo vazhdon edhe sot e kësaj dite. Ideja ishte se me privatizimet të krijohet baza e një borxhezie artificiale dhe e tregut. Kjo ka funksionuar në disa vende, kurse në Shqipëri nuk funksionoi sepse elita shqiptare nuk ishte elitë patriotike, tani e themi kollaj sepse faktet janë të tilla. Pra pasi i privatizuan ndërmarrjet i shkatërruan që të gjitha dhe nga një borgjezi prodhimi kaloi në një borgjezi tregtie dhe struktura e ekonomisë sonë sot është strukturë importi. Derisa ekonomia e prodhimit kërkon punë, ekonomistë, jurist, lodhje, kontrata me të huajt etj. importi është shumë i thjeshtë, një mekanizëm pervers, jepu me koncesion pesë vetave të drejtën që të sjellin nga jashtë sheqerin, bananen dhe gjithcka. Kjo i mban edhe partitë, sepse koncesionet kanë nevojë gjithmonë për akses politik. Dhe kështu, krijohet kjo simbiozë oligarki ekonomike, monopole ekonomike dhe oligarki politike. Pra, kjo struturë ka nevojë për dhjetë njerëz në ekonomi, dhe ata të dhjetë hyjnë edhe në politikë. Me këtë lloj modeli neoliberal nuk ka më shtete, ka lobe trensnacionale.
Por, çfarë ka ndodhur?
E para,
Nëse ekonomia kolon drejtë importit fillon ajo që quhet “Rest du Boot” do të thotë që ti për ta maksimizuar fitimin tënd duhet të mos lejosh zhvillimin e investimeve në vend. Ligjet për investimet ishin diametralisht të kundërta me ato që ishin në Rumani, Serbi e vende tjera. Kohët e fundit Serbia ka mbi 35 mijë investime të huaja. Ka ligje enkas për investime, ka negocim në OBT në organizatën botërore të tregtisë enkas. Shqipëria i ka bërë të kundërta.
E dyta, që është kryesorja, financa.
Në kapitalizëm rëndësi ka kapitali fatkeqësisht, Shqipëria hoqi dorë nga kontrolli i kapitalit. Në vitin ’97- të, siç e dini mirë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka negociuar që Shqipëria të heq dorë nga kontrollit financiar dhe sot aktualisht Shqipëria nuk ka një bankë shqiptare, ka banka private të huaja.
Çfarë do të thotë kjo?
Sot aktualisht, sipas shifrave të tyre (pushtetarëve) aktualisht janë mbi 4 miliardë Euro depozitat e shqiptarëve, të cilat shumica shkojnë në vendet e tjera sepse ky lloj kapitalizmi (ultrafinanciar) e lejon, kurse në vitet para viteve 80 nuk e lejonte ligji “Glas Stegal” i cili i ndante bankat tregtare nga bankat financiare. Bankat tregtare e kishin detyrë zhvillimin e territorit dhe asaj zone që i përkisnin depozitat aty bëhej investimi për zhvillim, për shembull mblidheshin paratë në Pejë dhe aty investohej, zhvillohej, mblidheshin në Berat, aty zhvillohej, pra sikur një familje dhe ku lloj kapitalizmi kishte kuptim. Ky lloj kapitalizmi nuk është më, sot ka një gllabërim të të gjitha bankave të mëdha dhe ka një lëvizje endogjene të financave, pra Shqipëria nuk ka kontroll në kapitalin e saj. Nuk ka banka publike, ndër vendet e rralla që nuk ka banka publike, bie fjala Gjermania e ka KFË-bankën gjigante e cila shërben për zhvillimin e Gjermanisë. Më kryesorja, ne kemi humbur sovranitetin monetar. Ligji për bankën e Shqipërisë sanksionon në nenin 1 të saj që Banka e Shqipërisë merret vetëm me inflacion. Çka do të thotë: ka hequr dorë nga zhvillimi i punësimit dhe prodhimit. Njeriu që ka pak njohuri ekonomike e kupton këtë, se nëse ti merresh thjesht me inflacionin do merresh me ata që kanë bërë para. Nëse ti bankës i jep dhe natyrë prodhimi, punësimi atëherë nëse bankat private nuk e bëjnë punën e tyre ndërhynë banka publike me emetim apo marrje të riskut të përbashkët për të bërë kreditimin, përndryshe nuk ndodh asgjë. Këtë rol e ka p.sh Banka Amerikane, ka dy funksione: inflacionin dhe punësimin e zhvillimin. Ne kemi marr modelin e Bankës Qendrore Evropiane e cila ka vetëm inflacionin sepse është në pronësi të Gjermanisë dhe sot Euro e favorizon Europën Veriore ndërsa Evropa Jugore ka vështirësi, është në krizë si pasojë e këtij lloj sistemi. Shumë vende, si shembull Polonia, të cilat nuk janë nën Euro po njohin një zhvillim të madh. Këto duhen parë si struktura ekonomike të cilat nuk janë të barabarta.
Pra, Shqipëria edhe pse është një vend i pavarur, nuk e ka mundësinë e kontrollit të monedhës së saj. Sot aktualisht vlera e Euros bie çdo ditë dhe pyesim, si ka mundësi të rritet vlera e Lekut kur ne nuk prodhojmë asgjë, askush nuk mund ta shpjegojë. Ajo që nuk ka arsye ekonomike ka arsye spekulative. Pra atyre për të importuar u intereson Leku i fortë, sepse nëse Leku shqiptar do ishte i dobët do favorizonte eksportet shqiptare, ndërsa kështu importet e tyre bëhen më të lira. Ato që po ndodhin në SHBA, Gjermani etj tregon se Ekonomia Reale është në krizë dhe kjo përkthehet në politikë, pra kush ka më shumë aksese. Ne e shohim se si parlamenti shqiptar mbushet me tregtarë e jo me borxhez prodhimi, të themi një njeri që ka një kantinë vere apo njeri të ka një ferme, por vetëm importuesit e mëdhenj, se akademikë jo se jo. Pra, kjo lloj strukture duhet ndryshuar, përndryshe nuk do hapen kurrë vende pune.
Diaspora
Shqipëria ka gjysmën e saj jashtë, këtë duhet ta bëjmë një pikë force. Diaspora shqiptare apo mërgata shqiptare duhet të vijë në Shqipëri jo përmes kanaleve partiake, sepse çdo gjë që do vjen përmes kanaleve të partive do të përvertohet sepse është struktura e tillë. Në programin tonë ne propozojmë që përfaqësimi i diasporës shqiptare të jetë direkt ,në një Senat Shqiptar i cili do ketë rolin e kontrollit në politikë. Në këtë mënyrë ne vitalizojmë diasporën, e bëjmë Shqipërinë të jetë e tokëzuar me perëndimin dhe njerëzit më të merituar të zgjidhen në secilin vend, për shembull, Austria dy senator, Greqia 3 e kështu me radhë. Lidhjet që kanë në vendet ku ata jetojnë me botën e biznesit, artit t’i bartin në Shqipëri. Kjo nga ana tjetër do të thotë heqjen e pushtetit të partive. Tirana zyrtare nuk mund ta imagjinojë dot që një pjesë e pushtetit të kalojë në diasporë. Kjo i ka frikësuar gjithmonë. Pra Senati nuk mund të bëjë ligje por nuk lejon aprovimin e ligjeve të dëmshme për vendin, është frenues. Në drejtësi kështu funksionon. Ne kërkojmë të kemi banka publike, themelimin e Instituteve për Ekonomi, për Financë. Nëse ti nuk krijon një habitat nuk vjen asnjë investitor, kur nuk ka aeroport të përshtatshëm, kur nuk ka energji të sigurt, nuk ka institute shkencore. Ne nuk kemi zinxhir veterinar apo atë t agronomisë etj. Bërja kapitalizmit nuk bëhet vetvetiu siç u është thënë shqiptarëve.
Ne kërkojmë një shtet aktiv ashtu si u bë Italia, Franca, Kora Jugore dhe vet Amerika u bë kështu. Atëherë pasi shteti zhvillohet krijohen këto institute, bashkëpunim shtet privat (jo komunizëm). Kapitalistët shqiptarë nuk mund ta bëjnë këtë pa mbështetje nga institutet e caktuara. Flotën e Tregtisë së Shqipërisë nuk e bënë dot, të mos kemi flotë tregtie është problem i madh. Aktualisht udhëtarët nga Durrësi gjithmonë marrin anije nga flotat e huaja, apo nuk kemi asnjë aeroplan me flamur shqiptar etj. Pra, nuk kemi asgjë makro ekonomike, asgjë. Dhe nëse nuk do bëhet gjithçka në Makro nuk do ketë investime në Shqipëri. Korrupsioni është një devijim spontan ndaj interesit publik dhe jo shkaktari i gjithë kësaj gjendje. Dhe në Shqipëri kjo bëhet me shkallë dhe kjo quhet kapje shteti, kapje e ekonomisë, kapje e mediave. Ne nuk na botojnë, ka dy vite që nuk kam folur në televizion,mëpërpara disa herë, dhe krejt kjo nga se kastën në pushtet e frikëson Ligjërata.
Shqiptarët do kontribuojnë për vendin e tyre nëse do kenë mundësinë dhe institucionin që i lejon të kontribuojnë në vendin e tyre dhe njëkohësisht t’i mbrojë ata.
Pra të hapim një Ligjëratë të re për vendin qoftë nga ana politike, juridike, ekonomike dhe financiare.
Ne kemi vetëm një atdhe, pa marr parasysh sakrificat ne do vazhdojmë rrugën për Ligjëratën e re dhe kjo që bëjmë është minimumi i atyre që dikur bënin rilindasit e veprimtarët e tjerë të cilët rrezikonin më shumë se sa ne sot.
Shpresoj se kjo ligjëratë do përhapet, Demokracia Pjesëmarrëse, një model i Zvicrës. Ne kemi studiuar edhe traktatet ideologjike të rilindasve tanë. Ata e dinin dhe urrenin lënien e Shqipërisë në një dorë të fortë. Sami Frashëri thotë, se shqiptarët gjithmonë kanë qenë luftëtarë të fortë pasi në luftë bëhen dhe barinjtë bashkë, kurse në demokraci e në ndërtim të vendit jo, dhe kërkonte demokraci nga poshtë, tek plakonitë e tutje, pra vendim marrjet pak nga pak. Një vend zhvillohet nëse të gjithë kontribuojnë për këtë, jo llafe, duhen instrumentet juridike aty. P.sh. buxheti pjesëmarrës, ku bashkia bënë projektet për ndërtimet por janë qytetarët që i votojnë dhe zgjedhin më të nevojshmin për to. Këto gjëra dikujt i duken utopike por po ndodhin, këto po i kërkon Movimento 5 Stelle në Itali, me të cilët kemi vënë kontakte, Podemos në Spanjë, J. Corbin në Angli. Do të vijnë patjetër ngase ky projekt neoriberal është drejtë dështimit, po rritet inflacioni, po degradohet ambienti, e ardhmja është e pa sigurt. Ne mendojmë se po e sinkronizojmë më të mirën që po ndodhë në Europë., pra Demokraci Pjesëmarrëse.
***
Ardit Latifi,
studiues, Itali
Vjenë, Austri 10 qershor 2017
Hyrje
Përshëndetje te gjithëve!
Ndihem i privilegjuar t’jem sot në mesin tuaj, ndihem i lumtur dhe me shpresë kur shikoj që shqiptarë të cilët kanë lënë trojet e tyre me dekada mendojnë çdo sekondë për atdheun!
Mërgata ka qenë gjithmonë një arsye e fortë që ne të punojmë më tepër, edhe për hatrin tuaj, duke qene se zemrën e keni të ndarë përgjysmë mes vendit ku jetoni dhe atdheut të të parëve!
Për të mos u zgjatur shumë dua të them arsyen kryesore pse unë iu bashkova Lëvizjes ShqipON.
Siç e përmenda më lart, kur je jashtë atdheut dhe larg tij, gjithmonë të rri mendja andej dhe e ke me shumë merak mbarëvajtjen dhe zhvillimin e vendit. Kam jetuar per një periudhë jashtë Shqipërisë dhe ndiqja me vëmendje të madhe proçedimet politike që ndodhnin në Shqipëri, ku në t ‘njëjtën kohë më ndiqte mosbesimi dhe mos shpresa që diçka mund të bëhet në atë vend.
Duke qenë se unë e klasifikoj periudhën e Rilindjes Kombëtare si më të lavdishmen e kombit tonë kam qenë në kërkim të atyre që e duan Shqipërinë siç e donin ata!
Gjithmonë kam ëndërruar që dikush ta ndjekë udhën që shtruan Rilindasit për ne, ata mendimtarë dhe patriotë të cilët ishin nga të gjitha viset shqiptare, u bashkuan nën një ideal, bashkimin dhe ndërtimin e të ardhmes së ndritur të kombit tonë nën një flamur.
Pasi u njoha me programin e Lëvizjes pashë që një nga pikat kryesore të saj ishte bashkimi ekonomik, politik dhe gjeografik i trojeve shqiptare. Më saktësisht i Kosovës nën Shqipni.
U binda që kjo është lëvizja që i duhet Shqipërisë. Kjo ishte arsyeja ime kryesore dhe kontakti i parë që më vonë më dha shansin të bashkohem me këtë lëvizje. E vetmja lëvizje në Shqipëri që kishte në një program të qartë dhe mirë argumentuar bashkimin kombëtar.
Të gjithë biem dakord që ne populli shqiptar këtej dhe matanë kufinit qesharak, jemi lënë jetim nga politikanët tanë. Bashkimi kombëtar është jetik për ne përveçse është diçka shpirtërore të cilën ne e vuajmë përditë.
JO pa qëllim politikanët tanë e përmendin bashkimin vetëm si diçka shpirtërore dhe e përfundojnë aty, duke e mbyllur me pamundësinë tonë për t’u dalë kundër fuqive të mëdha me justifikimin që ata nuk na lejojnë dhe ne jemi askushi.
Me këtë ligjëratë ata kanë përdhosur dhe kanë tallur ëndrrat e Shqiptarëve!
Një nga arsyet pse këta politikanë nuk e duan bashkimin është sepse sot ato kanë privilegje te shumëzuara me 2, d.m.th. në dy shtete, nëse do ndodhte bashkimi privilegjet do zvogëloheshin.
Por arsyeja kryesore është ekonomike. Si Kosova ashtu edhe Shqipëria, janë shtete totalisht të varura nga vendet fqinje.
Sot vendet tona pavarësisht që kanë kapacitete për të prodhuar të paktën produktet bazike, nuk e bëjnë atë por, ndihmojnë vendet fqinje duke importuar deri tek produktet me bazike siç është mielli, frutat e perimet. Këtu kemi të bëjmë me një kontribut të drejtpërdrejt në G.D.P e vendeve që na rrethojnë siç janë Serbia Mali i zi, Maqedonia, Greqia. Nëse politikanët tanë do mundoheshin të bënin diçka për t’a ndryshuar këtë situatë nuk do lejoheshin nga fqinjët, që dukshëm si kemi miq dhe do shantazhoheshin nga ata. Shantazhimet janë nga më të ndryshmet deri në bërjen publike të aferave që kanë bërë në kurriz të popullit për interesa personale në bashkëpunim më këta fqinj.
Në këtë pikë vetëm një platformë reale, e papërlyer, me ide të qarta mbi zhvillimin e vendit, e pashantazhueshme dhe mbi të gjitha patriotike, që e vë interesin e vendit mbi atë të partisë mund t’a realizojë bashkimin ekonomik Shqipëri-Kosovë.
Si mund t’a bëjmë këtë dhe ç ‘hapa duhet të ndjekim.
1- Kemi forcën më të re punëtore në Europë!
2- Harmonizimi i Legjislacionit tatimor-doganor!
3- Krijimi i një tregu të përbashkët ekonomik!
4- Mundësitë për të patur një monedhë të përbashkët, mundësisht Kosova të braktisë Euron dhe të marrë Lekun!
5- Përcaktimi dhe harmonizimi i sektorëve strategjikë kombëtar ( bujqësia, turizmi, energjia e rinovueshme )
6- Krijimi i produkteve autoktone shqiptare që të identifikohemi ndërkombtarisht me një markë tonën!
7- Planifikimi nga specialistë të fushës i shfrytëzimit të pasurive natyrore në mënyrë të bashkërenditur!
8- Lidhja e rrugës së Kombit me portin e Durrësit do na bënte një pikë referimi mbi marrëdhëniet tregtare europiane!
9- Hapja e bankave publike të përbashkëta ( agrare )!
10 – Planifikimi i plotë për programe akademike të përbashkëta!
11 – Binjakëzimi i gjimnazeve!
12 – Krijimi i forcave ushtarake të përbashkëta, ligave sportive dhe kombëtares!
13 – Bashkimi Kombëtar do sillte një shpërndarje më të mirë të popullsisë duke zhvendosur qendrën!
14 – Do faktorizoheshin edhe një herë duke u bërë një treg rreth 7 milionësh duke prishur balancat e Ballkanit!
15 – Përhapje ligjërate! T’i mëshojmë fort ideve të kalimit nga një ekonomi importi në një ekonomi prodhimi që të ndërgjegjësohet masa dhe të kuptojë që mënyra e vetme për të luftuar një treg me të tillë konkurrencë është bashkimi kombëtar!
Shpresoj që kjo datë, 10 qershor, përvjetori i Lidhjes së Prizrenit të jetë një ogur i mirë i vazhdimit të rrugës dhe ëndrrës së RILINDJES KOMBËTARE!
Mirush Palushi,
studiues, Itali
Vjenë, 10 qershor 2017
Si një student ekonomie por edhe duke qenë se situata e keqe ekonomike është ajo më e ndjeshmja në të dy shtetet tona, unë kam zgjedhur të flas për programin ekonomik të lëvizjes sonë, si një program që kërkon ndryshim total të drejtimit aktual të ekonomive tona.
Fillojmë duke thënë se ajo çfarë po ndodh në Shqipëri, nuk është banale dhe e rastësishme por pjesë e një vizioni antidemokratik, kundër popujve dhe të drejtave të tyre. Shqipëria nuk është më një vend i izoluar dhe nuk do jetë më kurrë i tillë. Shqipëria është tashmë pjesë e një procesi që njihet me emrin globalizëm dhe që shtrin efektet e tij kudo edhe pse të fshehura me kujdes. Reformat politike dhe ekonomike që i imponohen Shqipërisë janë pjesë e këtij vizioni dhe politikanët tanë janë kukulla te vetëdijshme dhe bashkëpunuese me lobet që punojnë kundër interesave të popujve dhe të drejtave njerëzore. Prandaj duhet të shtrijmë debatin se cili është interesi i Shqipërisë. Me të kuptuar këtë interes kombëtar, largimi i këtyre kukullave është thjesht çështje kohe!
Reformat e vërteta, siç thamë, duhet të orientohen krejtësisht në një drejtim diametralisht të kundërt me atë që është sot, duke kaluar nga një një ekonomi feudale spekullimi, importi ,në një ekonomi kombëtare prodhimi dhe zhvillimi për begati të përgjithshme dhe zgjerimin sa më shumë të një shtrese të mesme dhe ndihmën e shtresave të varfra.
Kështu propozojmë:
-Nisjen e reformave keyneziane dhe braktisjen e dogmës neoliberiste, që dështoi në zhvillimin e një ekonomie kombëtare, në gëzimin e të drejtave sociale dhe ekononike duke detyruar gjysmën e shqiptarëve të braktisin vendin.
-Objektivi është rritja e kërkesës agregate, rritja e aftësive prodhuese në vend, 10 fishimi i GDP dhe trefishimi i rrogave të punëtorëve. Shqipëria sot gjendet shume fish nën potencialin e saj te zhvillimit. Greqia psh me shume më pak pasuri, por ka 30 fish më të lartë GDP se Shqipëria, ashtu si dhe Kroacia, Serbia etj. Kjo është e papranueshme. Nuk ka shpëtim pa çlirimin e ekonomisë dhe energjive të fikura të shqiptarëve. Kapitali duhet të vihet në shërbim të një cikli virtuoz së bashku me punën dhe energjinë e gjithë secilit dhe jo në shërbim të këtij qarku pervers mes pushtetit politik oligarkik dhe monopoleve ekonomike dhe botës kriminale.Krijimi i shërbimeve publike dinjitoze për akses të të gjithë qytetarëve duke krijuar kështu një harmoni sociale dhe rivitalizim të territorit tashmë i braktisur dhe jashtë kontrolliKalimi nga ekonomi spekullimi në ekonomi prodhimi (orientimi i ekonomisë drejt importit është një projekt antikombëtar që penalizon bizneset shqiptare). Pasuria e vërtetë e një vendi nuk është kapitali i tij por aftësitë e tij prodhuese. Sot këto aftësi janë azeruar njësoj si vendet afrikane. Shpërthimi i flluskes financiare globale shumë shpejt do ristartojë botën dhe ato që kanë aftësi prodhuese do jenë në pararojë. Bashkimi i ekonomive me Kosovën është rruga e paevitueshme dhe komplementare për dimensionin e një ekonomie bazuar mbi prodhimin dhe konsumin e brendshëm dhe jo vetëm eksportimi .Lobet ndërkombëtare, elitat financiare transnacionale, pushtetarët kukulla në të dyja anët e kufirit, bota e krimit nuk e dëshiron këtë gjë. Por shqiptarët duhet të kuptojnë se kjo nuk është kapriço por vendosja e fatit të kombit tonë, të përçudnuar politikisht, shpirtërisht dhe ekonomikisht.Kështu duhet shkëputja e rrezikshme prej kapitalit financiar spekullativ ndërkombëtar dhe hartimi i politikave për thithjen e emigrantëve shqiptarë, burimi i çmuar i njohurive mbi proçeset prodhuese dhe mbartës të kapitaleve financiarë.Çmontimi i monopoleve ekonomike, financiare, mediatike dhe lejimi i një tregu të lirë që shpërblen virtuozitetin, talentet dhe riskun e sipërmarrësit.Demokratizimi i kreditimit për fuqizimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.(4 milliardë vetëm në Shqipëri) Kontrolli demokratik mbi normat e interesit duke dalë prej vorbullave spekulative.Demokratizimi i Bankës Qendrore Kombëtare dhe ndryshimi i funksionit drejt zhvillimit të vendit dhe punësimit dhe braktisja e dogmës neoliberiste të ruajtjes së nivelit të çmimeve. Gogoli i inflacionit nuk mund të mbajë peng një vend që ende nuk ka arritur kapacitet e tij të prodhimit. Rritja e kontrolluar demokratisht e bazës financiare do të ndihmojë vënien në kontakt të operatorëve private dhe publike për krijimin e pasurisë reale. Për këtë duhet në radhë të parë Zgjedhja e Guvernatorit të Bankës Kombëtare direkt nga qytetarët në një garë elektorale mes profesionistëve më të mirë të fushës. Kontroll efektiv i Bankës Kombëtare mbi bilancet e bankave të nivelit të dytë në të gjithë vendin.Kthimi i sektorit bankar shqiptar në duart e shqiptarëve me banka private dhe publike. Vetëm banka të tilla e lidhin suksesin e tyre me zhvillimin e territorit ku ndodhen sesa me operacione spekulative ndërkombëtare. Ndarja e bankave në banka tregtare dhe ato financiare sipas ligjit të famshëm Stegal. Ngritja e kreditimit si e drejtë kushtetuese e kontrolluar demokratisht dhe jo tërësisht në duar e elitave financiare private. Kreditimi i bizneseve shqiptare sidomos ato strategjike për vendin edhe me ndihmën publike.Krijimi i një Burse Shqiptare funksionale edhe me detyrim, për ti dhënë fund errësirës së fluksit financiar dhe dominimit të bankave si operatorë të vetëm në tregun financiar. Çmontimi total i monopolistëve të importit duke i hapur rrugën konkurrencës së ndershme dhe virtuozitetit ekonomik.Zgjidhja përfundimtare e konflikteve të pronës private dhe publike brenda dy vitesh si rasti gjerman. Vazhdimi i kaosit mbi pronën favorizon vetëm klikën e pushtetarëve dhe minon ndërtimin e një ekonomie të lirë dhe moderne.Kthimi i sektorëve strategjikë në duart e shqiptarëve për të krijuar një ekonomi prodhimi mbi interesat kombëtarë. Eksportimi vetëm i materialeve të papërpunuara si vende afrikane duhet të përfundojë duke fuqizuar kapacitetet e përpunimit dhe rritjes së vlerës së shtuar në çdo sektor. Rinegocimi i cdo kontrate të padrejtë kombëtare dhe ndërkombëtare hartuar nga qeveri të korruptuara dhe antishqiptare.Krijimi i sindikatave të fuqishme, të pavarura dhe funksionale për të mbrojtur të drejtat dhe rrogat e punëtorëve, kërkesën agregate dhe detyruar biznesin të minimizojë kostot jo vetëm në uljen e pagesave por duke bërë investime teknologjike për zhvillimin e biznesit të tij.Normalizimi i universiteteve shqiptare dhe shkollës në përgjithësi. Thithja e intelektualëve të vërtetë me konkurse publike online. Adoptimi i strategjive dhe teknikave të reja transparente dhe publike për rritjen e cilësisë së arsimit, kërkimit shkencor brenda disa viteve. Rithemelimi i instituteve të ndryshme shkencore në çdo fushë që ti paraprijë modernizimit të vendit. Shqipëria ka mjaftueshëm burime njerëzore me formimi perëndimore të mjaftueshëm për të bërë 10 Shqipëri. Afrimi i këtyre aseteve nuk duhet t‘i lihet në duar partive, por institucioneve demokratike të kontrolluara nga qytetarët si dhe metoda transparente dhe objektive.Masa të përkohshme protektive për sektorët thelbësorë si bujqësia dhe industria bujqësore, turizmi, energjia e pastër, transporti etj. Ngritja e qarkut veteriner dhe agronom kudo në vend si dhe pavarësia e farave shqiptare.Konfiskimin e pasurive të pushtetarëve të lartë këto 26 vite edhe me ndihmën e agjencive ndërkombëtare të hetimit(deputetë, ministra, gjyqtarë, prokurorë, kryetare komunash, drejtorë të lartë të enteve publike, rektorë, dekanë, drejtorë të lartë të forcave ushtarake dhe të rendit etj). Largimin nga skena politike të të gjithë funksionarëve të lartë që ndërtuan këtë sistem pervers antikombëtar këto 26 vite.Ndalimi i flukseve financiare kriminale, duke i prerë rrugën parasë së pisët që korrupton administratën publike, shoqërinë dhe rininë shqiptare.
Të gjitha këto pika janë një përshkrim i programit ekonomik e paksa politik të shkëputura nga platforma S.O.S.