• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiptaret edhe në SHBA, vetëm “aheng për ditën e grave”?

March 12, 2018 by dgreca

-Veprimtaritë e Komunitetit shqiptar në sytë e një vizitoreje nga Vendlindja/

1 Linda Cela

Nga Lindita Hoxha/

Mendoja se po të kishe mundësinë të jetoje në vendin më të lirë në botë, ndjeshmëria ndaj zakoneve të këqija apo padrejtësive do të ishte më e madhe.Të ndodhesha në  NY me rastin e 8 Marsit për mua ishte shumë emocionuese. Gjithmonë kam dashur të jem në një turmë demostruese të madhe për kauzën e barazisë gjinore, e cila e di me të vërtetë se çfarë kërkon.

Në veçanti interesi im ishte të shihja, të kuptoja më shumë mbi komunitetin (jo vetëm të grave shqiptare ketu). Kjo për shumë arsye: E para sepse komuniteti shqiptar është një ndër më të respektuarit në Amerikë. E dyta sepse femra shqiptare është shumë e lakmuar nga të gjithë komunitetet e tjera për vlerat që mbart dhe ne jemi koshientë e krenohemi më këtë fakt.

E treta sepse doja të kuptoja rolin e tyre dhe ndikimin e tyre në atdhe.Diaspora ka një ndikim shumë të madh, jo vetëm ekonomik, sic jemi mësuar ta shohim, por edhe moral. Mirepo çudia ia kaloi edhe vetes! Pasi që në shkurt më zunë sytë evente të tipit “aheng për ditën e gruas”. A thua se këtë po e organizojnë meshkujt për bekimin që kanë për femrën në ditën e tyre.

Nuk dua të merrem me përcaktimin “gender” në këtë rast, sepse më intereson fenomeni i rëndomtë i mimozave, parfumeve, bizhuterive apo xhirove nga parku. Kjo për një ditë të vetme dhe pastaj”flakja’ tutje e gjithë kësaj, për t’u kthyer në patriarkalizmin famëkeq mbarëshqiptar.

Dhe e gjithë kjo e sjellë në qytetin-Qendër e botës. Me ndryshimin e vetëm që koha dhe puna këtu nuk ua lejon të hazdisen në një ditë të vetme,e për më shumë, kjo u jep mundësi ta zgjerojnë ahengun nga njëra e shtunë në tjetrën, duke zgjedhur fundjavat për kremtimin e madh të kësaj dite.

I vetmi aktivitet i mbajtur këto ditë që iu mvesh rolit të gruas, ishte nderimi me disa çmime simbolike të disa prej grave më të suksesshme në profesionet e tyre.Por a është e mjaftueshme kjo! Ndërkohë që e gjithë ajo shumë e shpenzuar parash, për një valle tallava ose jo, një DJ, instumentist,apo këngëtar a këngëtare, të sjellë nga vendlindja, mund të përdoreshin për benefite më të mëdha.

Nuk dua që skepticizmi im të anojë nga kahu negativ, por a nuk do të ishte e udhës, që këto shoqata-të krijuara me misionin për ndihmë të komunitetit- në nder të kësaj dite, të organizonin një anketë me të gjitha gratë e mundshme, për të kuptuar më shumë nevojat e tyre?!

Ose të mblidhnin një panel diskutimi duke nxjerrë në pah të gjithë problematikat e shumta.

Ka shumë gra që për arsye të ndryshme i rrisnin fëmijët e tyre vetëm dhe me shumë sakfrifica, në një vend që gjithçka zhvillohet dhe ecën shumë shpejt e kërkon shumë mund. Mund të ishte zgjedhur kjo ditë për t’u dhënë atyre ndihmën e duhur; për t’u mundësuar diçka më shumë.

Të organizohej një protestë në emër të të gjithë atyre grave dhe vajzave shqiptare të vrara dhe që vriten cdo vit padrejtësisht në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi, Itali edhe më gjerë… Kjo do ishte edhe kauza me fisnike që në ‘Time Square’ apo ‘Union Square’-sheshe ku u urganizuan tubime të ndryshme- do i jepnin jehonën e duhur një vendi të vogel, por me një problematikë shume të madhe, duke pasur parasysh potencialin dhe vlerën e kombit tonë. Sepse është dhe duhet të jetë e papranueshme që vazhdojnë të bëhen krime, ku vajzat dhe gratëë mbeten në shënjestër, dhe shoqëria jonë i gëlltit si bëmën e radhës, si një më shumë….

Mendoj se kjo do zgjonte edhe disa shpirtra të strukur të dilnin në sheshet e Tiranës, Prishtinës apo Tetovës.Sepse tek ne dalin vetëm ato që janë pjesë e ndonjë OJQ-je, e ndonjë posti që ua mundëson dukjen dhe shumë pak nga shoqëria civile.

Solla vetëm disa shembuj të thjeshtë që mund të bëhen kudo,kurdo, por imagjino se sa mënyra të tjera mund të ketë në një vend si New Yorku, ku mundësitë janë të pafundme. Në një vend ku kapaciteti ynë gjen hapësira për t’u shfaqur. Ku roli i gruas është realisht i vlerësuar si në shumë vende të tjera të zhvilluara dhe ku mund të bëhet shumë e më shumë.

Këto sa u përmendën më sipër janë vetëm disa hapa, që ndihmojnë veçanërisht gruan shqiptare, për të rritur e forcuar statusin e tyre, jo vetëm brenda komunitetit.Duke qenë kështu edhe fëmijëve të tyre do t’u përçojnë ato vlera të duhura, sepse përveç ambientit ku ata rriten, dihet se familja shqiptare vazhdon të jetë kompakte dhe të ketë ndikim tek brezat e rinj.

Përpos kësaj, dua ta vë theksin sërish tek roli i diasporës, sepse gjithëherë ka qënë shkak i lëvizjeve të ndryshme dhe  indirekt apo direkt edhe vendimëmarrëse në trojet shqiptare.

Të gjitha këto parë nga këndvështrimi i një turisteje prej disa muajsh, por jo pak e kyçur ne jetën dinamike dhe të mundimshme të shumëkujt që ka emigruar këtu.  Dhe nuk nisem rëndom -si shumë vite më parë- nga pritshmëria për ata\ato që jetojnë jashtë…

Megjithëkëtë është e papranueshme indiferenca dhe mosndërgjegjja kolektive, mentaliteti, që e kemi sjellë dhe e mbartim në heshtje me vete, e ndërkohe flasim me jehonë për BESëN si të ishte e vetmja relikë me vlerë jona.

Filed Under: Analiza Tagged With: Aheng, Lindita Hoxha, ne ditene grave

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT